Reklamimi në facebook

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Pas një fushate të vogël testimi dhe pas të dhënave që na u mundësuan dhe nga @Dr_Luka dua të jap disa komente për reklamimin në facebook.
Për botën shqiptare të internetit në facebook, me rreth 1 milionë e 300 mijë përdorues, dhe me tarifat të ulëta që ka tregu shqiptar
mund të themi se dikush që ka ndërmend për të bërë një fushatë që fuqishme me 2500 -3000 euro e mbulon komplet hartën shqipfolëse.
Dhe në fakt është shumë lirë për të bërë të njohur brandin tënd, por për shumicën e sajteve është sasi e madhe parash pasi me kaq punëson
dikë për një vit rrjesht duke dyfishuar stafin e sajtit tënd (nëse je fillikat), shumëfishohen materialet gjithashtu, paguan shpenzimet e faqes, dhe të ngelet për ndonjë kafe. Pra për shumicën është një kosto e madhe, aq më tepër që në këto fushata nuk shitet gjë vetëm ndonjë pëlqim po more, apo vizitorë.

Përpara se të flasim për hollësitë e testimit tonë duhet përmendur se të gjitha këto janë relative, pasi janë shumë parametra që luajnë rol, duke u nisur
që nga dizanjo e reklamës, deri tek orari, apo edhe për sa ditë do e kesh online.

Fillojmë pra.
Nga reklamimi ynë në vizitorë u konvertuan 3.64% dhe gjithashtu u morën 0.25% pëlqime.
kostoja e çdo vizitori ishte 0.032 cent
kostoja e çdo pëlqimi ishte 0.476 cent
Sigursht nëse shpenzoni më shumë kostoja mund të jetë më e vogël pasi i merrni me shumicë.

(edhe njëherë po e përsërisim që këto janë me përafërsi, pasi dihet që algoritmi i "ndihmon" reklamat më tërheqëse apo ato të kanë më shumë reagime, duke bërë që çmimi i tyre të jetë edhe më i vogël. Ne po flasim për rastin konkret)

Dhe këto çmime për një faqe që nuk shet gjë janë të kripura pasi, nëse ecim me këtë çmimore, i bie që 1000 pëqime kushtojnë 476 euro, që është vërtetë shtrenjtë. Megjithatë dua theksoj edhe një herë që përsa i përket reklamimit të emrit tënd ja vlen, dmth të krijosh një emër me famë, vetëm me 1 euro 1 mijë vetë e shohin reklamën tënde.

Do të doja të dija mendimet tuaja për këtë çështje dhe nëse keni eksperimentuar...
 
Faktikisht ëshë e vërtet nëse dëshiron vetëm njohje ia vlenë. Por desha të theksoj edhe atë që ke përmendur edhe ti. Se është shumë e rëndësishme që të luash me oraret për të kapur një audiencë më të madhe.
 
Faktikisht ëshë e vërtet nëse dëshiron vetëm njohje ia vlenë. Por desha të theksoj edhe atë që ke përmendur edhe ti. Se është shumë e rëndësishme që të luash me oraret për të kapur një audiencë më të madhe.
Duhet luajur me oraret patjeter, psh pas orës 18:00 deri nga ora 23:00 për mendimin tim është koha më e duhet por, edhe kjo ka nevojë për një analizë përsa i përket audiencën kë kërkon të kapësh. Gjithashtu fundjava ka luhatjet e saj pozitive apo negative. Psh emicioni Fiks Fare ka reklamat më të shtrenjta pasi jo vetëm që është emisioni më i ndjekur në kanalin më të madh, por sepse është në orarin PRIME TIME.
Gjithashtu ka rëndësi teksi, fotografia, ngjyrat etj që ta bëjë reklamën më tërheqëse për vizitorin.
 
Vlen gjithashtu për të përmendur, që nëse dikush do të tërheqë një numër të madh vizitorësh në sajtin e tij. Do ishte mirë të ndaheshin në disa ditë pasi nëse vijnë më mijëra vizitorë në të njëjtën orë, do të dalë faqja offline nëse nuk keni server të dedikuar. Mos u habisni shumë kompanive ju ka ndodhur kjo, pasi kanë patur një sajt kompani të thjeshtë pa trafik, bëjnë një fushatë reklamuese dhe faqja është down brenda disa orësh. Dëm i madh, pasi nëse do bëje shitje, nuk i bën, ata që erdhën nuk vijnë më, krijon një imazh të keq për kompaninë, dhe të gjitha këto i ke paguar me lekët e tua.:angry:
 
Nga disa komente te tipit më lartë mu duken më tepër nga google translate. Plotësoi numrin e postimeve për të postuar link.
Po këtu jemi. Sikur thamë. E ke parasysh maçokun kur luan. Ai do dhe luan, por pastaj thotë jo dhe e lëshon putrën.
 
Unë e di që u vendos ligji për të mësuar kinezçe në shkollë, por mua më kapi ligji i rusishtes.

Meqë the rusisht, mban mend ndonjë gjë se kismet nga fundi i vitit, po ashtu edhe mund ta nisim. Sepse për kinezçen më ka dhënë fjalën @Angela AS shpresoj dmth :fingerscrossed:.

Se mesa shoh ka akoma ca interesim për rusishten. Se për gjuhët e tjera sllave që i kemi këtu afër (bullgarisht, serbisht, kroacisht) normalisht që interesimi është më i madh.
 
Meqë the rusisht, mban mend ndonjë gjë se kismet nga fundi i vitit, po ashtu edhe mund ta nisim. Sepse për kinezçen më ka dhënë fjalën @Angela AS shpresoj dmth :fingerscrossed:.

Se mesa shoh ka akoma ca interesim për rusishten. Se për gjuhët e tjera sllave që i kemi këtu afër (bullgarisht, serbisht, kroacisht) normalisht që interesimi është më i madh.

Aq sa di vete deri tani, pse jo.. me kenaqesi ☺️. Dy nivele i mbarova une, se shpejti do nis B1. Ketu jam kur te duash!
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top