Çfarë është Open Source

Uriel

Ushtar mjeshtër
Një program kompjuterik i lirë (i quajtur edhe program Me kodë të Hapur, ang. Open Source) është një program kompjuterik me një licencë që i lejon të gjithëve lirshëm ta përdorin, studiojnë, modifikojnë, apo ta rishpërndajnë; për karakteristikat e tij, i kundërvihet programi i licencuar.


Karakteristika
Fjala i lirë, nuk do të thotë që mund të përdoret programi kompjuterik i lirë në mënyrë të paligjshme: një program kompjuterik i lirë është, sidoqoftë, i nënshkruar një licencë përdorimi, ndryshe nga ai Public Domain (domen publik).

Emërimi
Emri u përdor për herë të parë nga Richard Stallman dhe Free Software Foundation (sq. Themelimi i Programit kompjuterik të Lirë) në fillimet e viteve 1980.

FSF-ja rakomandon përdorimin e "free software" (program kompjuterik i lirë) sesa "open source software" (porgram kompjuterik me kodë të hapur) sepse ky term i referohet për gjëra teknike dhe nuk jep idenë e lirisë siç duhet.

Open Source (lexo Oupën Sors) apo burimi i hapur është një projekt i lirë që ka adhurues të shumtë, zhvilluesish të kodeve të veglave informatike, dhe një licencë për software, software me kodë të hapur pas të drejta autori, që mund të shikohet ose të modifikohet nga kushdo.

Funksionimi i këtij projekti është i thjeshtë dhe praktik, zhvilluesit marrin dhe japin, njohuri mbi domenet (kodifikimet) në gjuhë programuese të ndryshme pa kompensime. Siç e thotë edhe vetë fjala përkufizimi i burimit të hapur (Open Source Definition), bëhet fjalë për përkufizime në domene të shkruara në gjuhë të ndryshme, këto përkufizime janë të hapura dhe të lira për përdorim të gjerë dhe zhvillim të mëtutjeshëm. Cilido përdorues apo lexues i këtyre përkufizimeve mund të shohë, përmirësojë apo ndryshojë individualisht përkufizimin nga burimi ku e ka marrë. Duhet thënë që ndryshimet e bëra, kanë vlerë vetëm për përkufizimet individuale të cilat nëse janë të mira përdoren si burim për përkufizime e përmirësime të mëtejshme.

Vegla të përpiluara nga përkufizime të tilla dhe vetë përkufizimet copa-copa, kryesisht mund të gjenden nga përdoruesit e sistemit operativ Linux, që njëherit janë edhe nxitësit kryesorë të këtij projekti që në internet ka krijuar një rrjetë të zhvilluesve urrejtës të përfitimeve nga dituria. Si do që të jetë kjo rrjetë e tyre shpesh nxitet edhe nga komercialistët me qëllime përfitimi të njohurive e veglave të reja informatike
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top