Exp

Kalorës
shqiptare-ne-australi.png

Shqiptarë në Australi

(Informacionet e blogut të shqiptarëve në Australi po i zhvendosim këtu që të jenë më të sistemuara për ata që e kërkojnë këtë informacion. Fjasim për emigracionin e ligjshëm, dhe çfarë ju duhet të bëni që të sistemoheni pasi të keni mbërritur në Australi)

Pëshëndetje të gjithë shqiptarëve që janë down under në Australi!!!

Ky është një manual për proçedurat e që duhet të ndjekin emigrantët që kanë fituar statusin e emigrantit në Australi. Ka shumë informacione të dobishme për të gjithë ju atje. Mirëse erdhët në Australi e veçanërisht në Canberra!


Qeveritë e Komonuellth-it, Shteteve, Territoreve dhe ato lokale të Australisë, së bashku me agjensitë joqeveritare u sigurojnë banorëve Australianë një sërë shërbimesh. Kjo broshurë ju jep informacion lidhur me llojet e shërbimeve dhe ndihmën që ju jepet, dhe se ku mund të shkoni dhe të merrni këshilla. Ato që hyjnë si refugjatë apo me mënyra humanitare duhet t’i përmbahen edhe informacionit të dhënë posaçërisht nga Department of Immigration and Multicultural and Indigenous Affairs (Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene). Canberra është kryeqyteti i Australisë dhe qendra administrative për qeverinë federale të vendit. E formuar që në 1913 Canberra ka shumë ndërtesa nacionale si Parliament House (Shtëpinë e Parlamentit), War Memorial (Lapidarin e Luftës) dhe National Gallery of Australia (Galerinë Nacionale të Australisë). Qyteti i Canberras është i vendosur në Australian Capital Territory (ACT). ACT nuk është në shtet por pak a shumë ka një qeveri përgjegjësitë e të cilës janë të ngjashme si me ato të qeverisë shtetërore edhe asaj lokale. Kjo broshurë ju jep informacion mbi disa nga shërbimet e dhëna nga Qeveria e ACT. Ju lutemi të gjeni kohë dhe ta lexoni këtë broshurë me kujdes. Ne besojmë se do t’ju ndihmojë ndërkohë që filloni jetën tuaj të re në Australi. Ju duhet të përdorni botimin e fundit, që gjendet në shumicën e zyrave të shërbimeve të vendosjes dhe përmes faqes së rrjetit website ‘Settling in Australia’ www.immi.gov.au/settle. Ne ju sugjerojmë që në fillim të lexoni cc 1-4. Këta merren me çështjet e rëndësisë së veçantë që lindin gjatë javëve të para të qëndrimit. Problemet që do t’ju duhet të përballoni ndërkohë që filloni jetën tuaj të re në Australi janë komplekse dhe në ndryshim. Do të ketë sfida por edhe shpërblime. Në fund, suksesi juaj do të varet nga vetë përpjekjet tuaja, si dhe nga vullneti i atyre që dëshirojnë t’ju ndihmojnë. Mirëse erdhët dhe fat të mbarë!




1 Çfarë duhet të bëni së shpejti pas mbërritjes

A. Bëni kërkesë për Tax File Number (Numrin e Taksës)
Më përpara bëni këtë gjë. Të gjithë ata që marrin të ardhura në Australi kanë nevojë për Tax File Number. Të ardhurat përfshijnë rrogën nga punësimi, paratë e fituara nga investimet dhe pagesat nga qeveria.

Ju mund të regjistroheni nepërmjet internetit gjatë 24 orëve të ditës, 7 ditët e javës. Përndryshe formularët merren prej Centrelinkose Australian Taxation Office
(ATO) (Zyrës Australiane të Taksave), e cila është në numëratorin telefonik White Pages (Faqet e Bardha), ose ju mund tëtelefononi ATO-në dhe të kërkoni që t’ju dërgohet një formular.

Australian Taxation Office 13 2861
Regjistrimi nepërmjet internetit për Tax File Number
bëhet në adresën në këtë website www.ato.gov.au/individuals


B. Regjistrohuni në Medicare dhe mendoni rreth mundësisë së shfrytëzimit të shërbimeve shëndetësore private (kundrejt një shume, paguar rregullisht kompanisë së siguracionit).

Qeveria Australiane ju ndihmon me shpenzimet mjekësore përmes një skeme që quhet Medicare. Ju mund të keni të drejtë që të regjistroheni në Medicare dhe të shfrytëzoni menjëherë shërbimet dhe programet mjekësore si shërbimet spitalore falas, ndihmën me shpenzimet e kujdesit jashtë-spitalor dhe mjekimet e subvencionuara.

Për t’u regjistruar në Medicare, ju duhet të prisni afërsisht 10 ditë pune pas ardhjes në Australi dhe më pas të paraqiteni pranë një zyre të Medicare, të shënuar në numërator, me faqe të bardha të quajtur ”White Pages” me pasaportën ose dokumentet e udhëtimit. Nëse plotësohen të gjitha kriteret e regjistrimit, do t’ju jepet numri i kartës Medicare dhe karta do t’ju dërgohet me postë rreth 3 javë më vonë.

Nëse keni nevojë të shikoni një doktor urgjentisht, ju mund të regjistroheni me Medicare pa pritur të plotësohet 10 ditëshi dhe kërkoni një numër të përkohshëm.
Medicare ka një 'Welcome Kit' , e cila është e përkthyer në gjadhtëmbëdhjetë gjuhë të ndryshme. Ajo ju shpjegon për shërbimin Medicare dhe shërbimet e tjera shëndetësore të qeverisë si dhe kriteret e pranimit për përfitime dhe pagesa. Mbani mend që ta kërkoni materialin informativ kur shkoni në zyrën e Medicare.
Medicare 13 2011



C. Hapni një llogari bankare

Njerëzit në Australi zakonisht i mbajnë paratë nëpër banka, shoqëri ndërtimore apo unione kreditore. Australianët përdorin karta bankare dhe karta krediti për shumë qëllime. Është e këshillueshme të hapni një llogari bankare brenda gjashtë javëve pas ardhjes, për arsye se zakonisht do t’ju duhet vetëm pasaporta si dokument identifikimi. Pas gjashtë javësh, që të hapni një llogari bankare do t’ju duhen dokumente të tjera shtesë, dhe mund ta keni të vështirë nëse ju nuk keni shumë dokumenta të tjera. Jepini bankës suaj Numrin e Taksës që të evitoni tarifat e larta të taksimit mbi interesin e fituar.


D. Regjistrohuni me Centrelink (Shërbimin Social)
Centrelink-u, një agjensi qeveritare ju jep ndihmë për të kërkuar punë, jep pagesat e sigurimit social si dhe ndihma të tjera. Banorët e sapoardhur mund të regjistrohen me Centrelink-un për të marrë ndihmë kur kërkojnë punë, për të gjetur ndihmë në njohjen e kualifikimeve joaustraliane (d.m.th. kualifikimet e fituara në atdhe e gjetkë) si dhe për t’u futur në kurset e duhura (përkatëse). Centrelink gjithashtu ka një formular aplikimi për Numrat e Taksës dhe mund t’ju asistojë që ta dorëzoni formularin e aplikimit me Zyrën e Taksave, me qëllim që të mos vonohet e drejta për pagesat tuaja.
Nëse keni fëmijë, ju do të mund të keni të drejtë që të merrni pagesa të sponsorizuara nga qeveria për familjet si ndihmë kundrejt shpenzimeve të rritjes së fëmijëve


E. Regjistrohuni në kurset e Gjuhës Angleze
Komunikimi në Anglisht është shumë me rëndësi dhe çelësi i vendosjes tuaj të suksesshme.

Kurset e mësimit të gjuhës angleze për të sapoardhurit në Australi jepen nga Adult

Migrant English Program (AMEP) (Programi i Gjuhës Angleze për Emigrantët e

Moshës së Rritur). Si banor i ri ju mund të keni të drejtë që të merrni 510 orë të

mësimit të gjuhës Angleze falas. Regjistrohuni sa më shpejt të jetë e mundur ose

mund ta humbni këtë të drejtë! Për më shumë informacion dhe për adresat se ku

mund të regjistroheni, shihni Kapitullin 2, Help with English (Ndihmë me Anglishten).




F. Regjistroni fëmijët tuaj në shkollë.
Sipas ligjit Australian, fëmijët mes moshës 6 deri në 15 vjeç duhet të shkojnë në shkollë. Ju duhet t’i regjistroni fëmijët në shkollë sa më parë që të jetë e mundur. Për më shumë informacion shihni Kapitullin 10, Education and child care (Arsimimi dhe Çerdhet//Kopshtet).



G. Merrni patentën e shoferit
Nëse keni patentë shoferi nga një vend tjetër në Gjuhën Angleze apo të përkthyer zyrtarisht në Gjuhën Angleze, ju keni të drejtë të drejtoni automjete për tre muajt e para pas mbërritjes tuaj në Australi. Më pas në se doni të drejtoni automjete duhet të merrni patentën përkatëse Australiane. Për këtë, zakonisht duhet të kaloni testin teorik, praktik si dhe kontrollin e syve për të konstatuar aftësinë e shikimit. Për informaicone të tjera, kontaktoni:
Dickson Motor Vehicle Registry 6207 7000
 
Rregullimi fundit:
2 Ndihme me Anglishten

Shërbimet e përkthimeve me gojë dhe me shkrim

INTERPRETING (PËRKTHIMET ME GOJË)
Nëse nuk flisni mirë Anglisht, agjensitë qeveritare duhet t’ju sigurojnë një përkthyes
për t’ju ndihmuar që të kryeni punë në atë agjensi. Shumë shpesh ju sigurohet
përkthimi përmes telefonit. Nëse është e nevojshme, agjensitë Qeveritare mund të
marrin një përkthyes që të jetë i pranishëm në takim.

Ju mund të merrni një kartë speciale falas në Sportelet Qeveritare të ACT për t'ia
treguar agjencive të qeverisë, që iu kërkon atyre t'ju sigurojnë ju ndihmë me përkthim
(shikoni Kapitullin 4, Where to go for help (Ku të shkoj për ndihmë)) ose duke
telefonuar:


ACT Interpreter Card 6207 0555

Nëse keni probleme për të kuptuar sistemin e automatizuar telefonik të agjencive
Qeveritare, telefononi direkt Translating and Interpreting Service (TIS) (Shërbimi i
Përkthimeve) të Komonuelthit dhe ato do t’ju ndihmojnë.

TIS ka përkthyes në shumë gjuhë. Ju mund t'i telefononi Shërbimit të Përkthimeve me
Telefon të TIS-it, gjatë 24 orëve të ditës, dhe 7 ditëve të javës.

Translating and Interpreting Service (TIS) 13 1450
(Shërbimet e Përkthimeve me Gojë dhe me Shkrim)
www.immi.gov.au/tis/index.htm

Në se dëshironi të lidheni me Centrellink-un dhe keni nevojë për ndihmën e një
përkthyesi/e, mund ta tefefononi Centrelink-un direkt me numrin telefonik:
Centrelink (me ndihmën e një përkthyesi/e) 13 1202

PËRKTHIMI I DOKUMENTEVE TUAJA TË RËNDËSISHME
Një përkthim i përmbledhur/ekstrakt në Anglisht i dokumenteve tuaja të cilat mund të
jenë të nevojshme për vendosjen tuaj në Australi mund të jepet falas nga Department
of Immigration and Multicultural and Indigenous Affairs (Departamenti i Imigracionit
dhe Çështjeve Multikuturore e Indigjene). Këto dokumente mund të pëfshijnë
çertifikatat e lindjes e të martesës, kualifikimet arsimore dhe referencat e
punësimeve. Nëse dëshironi ndonjë përkthim falas, ju duhet të jeni banor i
përhershëm ose nënshtetas Australian dhe ju duhet ta bëni kërkesën brenda dy
vjetësh që nga dita e ardhjes ose e dhënies së qëndrimit të përhershëm.

Ju duhet t'i dorëzoni këto dokumenta për përkthim nëpërmjet institucionit që ofron
shërbimin e AMEP (shikoni më poshtë). Përkthimi i dokumentave të tjerë mund të
organizohet nëpërmjet përkthyesave të akredituar mbi bazat e pagesës për shërbimin
e kryer. Për një listë të përkthyesave të akredituar në gjuhën tuaj, vizitoni faqen e
internetit të National Accreditation Authority for Translators and Interpreters (NAATI)
(Autoritetit Kombëtar të Akreditimit për Përkthyesat) në adresën www.naati.com.au

Mësimi i Gjuhës Angleze për të Rriturit

ADULT MIGRANT ENGLISH PROGRAM (AMEP)

Ju mund të keni të drejtë të mësoni Gjuhën Angleze me Adult Migrant English
Program, (AMEP) (Programin e Gjuhës Angleze Për Emigrantët e Moshës së Rritur).
Klientëve që përfitojnë u jepen 510 orë mësimi falas. Nëse është e nevojshme jepet
edhe kujdes falas në çerdhëkopshte për fëmijët.

Ju duhet të regjistroheni brenda tre muajve që nga dita e ardhjes ose të përfitimit të
qëndrimit të pëhershëm, ose ndryshe mund ta humbni këtë të drejtë. Pasi të jeni
regjistruar ju mund ta shtyni mësimin nëse keni nevojë të kujdeseni për familjen, të
punoni apo jeni të lidhur nga përgjegjësi të tjera.

AMEP ju ofron një sërë mënyrash mësimi. Ka kurse me orar të plotë mësimi ose me
orar të shkurtër që organizohen në klasa dhe vendndodhje të ndryshme . Ju mund të
mësoni edhe në shtëpi nëpërmjet mësimit me korrespondencë ose me ndihmën e një
mësuesi në shtëpi.

Për ata njerëz që mund të mos kenë nivelin arsimor të lartë dhe që jetojnë në zonat
rurale (fshat) dhe rajonale, zhvillohen klasa intensive për mësimin e Gjuhës Angleze.
Këto klasa mbahen në grupe të vogla dhe drejtohen nga një mësues/e i/e kualifikuar

Informacioni për klasat e Anglishtes gjendet në një sërë gjuhësh. Për më shumë
informacion vizitoni faqen e internetit të AMEP-it www.immi.gov.au/amep ose
kontaktoni:.

ACT Adult Migrant English Service
Canberra Institute of Technology
Reid Campus (J Block)
Constitution Avenue
REID ACT 2612
Telefoni: 6205 9600



Migrant Resource Centre (Qendra juaj Për Përkrahje Për Imigrant), (shihni
Kapitullin 4, Where to go for help (Ku të shkoni për ndihmë)), dhe Centrelink-u (shih
Kapitullin 7, Employment) mbajnë informacion për AMEP si dhe për mënyra të tjera
për të përmirësuar Gjuhën Angleze.

LANGUAGE, LITERACY AND NUMERACY PROGRAM (LLNP)
(Programi i Gjuhës, Leximit dhe Numrave)

Ju mund t’ju takojë ligjërisht pjesëmarrja në programin Language, Literacy and
Numeracy Program (Program i Gjuhës, Leximit dhe Numrave) (LLNP) edhe nëse keni
kryer kursin e AMEP ose edhe nëse nuk ju takon ligjshërisht përfshirja në AMEP.
LLNP përfshin shkrim, bisedim, dëgjim dhe lexim në gjuhën Angleze, matematikë
dhe mësim zanati për t’ju ndihmuar që të gjeni punë. Që t’ju takojë ligjërisht ky
program duhet të regjistroheni me Centrelink si person që kërkon punë (shikoni
kapitullin 7, Employment (Punësimi)).

Centrelink 13 2850
Nëse nuk flisni Anglisht 13 1202


OTHER ENGLISH LEARNING OPTIONS

(Mundësitë e Tjera për të Mësuar Anglisht)
Kurset e Anglishtes ju ofrohen gjithashtu nëpërmjet institucioneve të tjera mësimore
dhe qendrave të komunitetit (shikoni Kapitullin 10, Education and child care (Edukimi
dhe Kujdesja për fëmijë) nën Vocational Education (Mësimi për Zanatë)).
 
3 Shërbimet e Urgjencës

Në raste urgjencash, telefononi 000, për:
Police (Policinë)
• Ambulance (Ambulancën)
• Fire Brigade (Zjarrfiksat)


Telefonatat 000 janë falas. Qëndroni gati që të jepni emrin tuaj, adresën, numrin e
telefonit (nëse keni), si dhe llojin e shërbimit që kërkoni.


Nëse nuk flisni Anglisht, i thoni punonjësit të shërbimit telefonik se çfarë ndihme ju
duhet (thone vetëm ”Police” për – Policinë, ”Ambulance” për–Ambulancën” ose
Fire” për – Zjarrfikësen, dhe pastaj tregoni gjuhën që flisni p.sh. ”Albanian” dhe do të
lidheni me Shërbimin e Përkthimit Telefonik (TIS) direkt, prandaj mos e mbyllni
telefonin. Përkthyesi i Shërbimit të Përkthimeve Telefonik (TIS) do të ndihmojë
policinë, zjarrëfikësat apo shërbimin e ambulancës duke u treguar atyre adresën tuaj
si dhe të dhëna të tjera rreth jush.

Policia
Policia në Australi nuk ka lidhje me ushtrinë dhe nuk ka rol në politikë. Ata kanë për
qëllim të mbrojnë jetën dhe pronën e komunitetit dhe të parandalojnë dhe gjejnë
krimin, si dhe të mbajnë paqen. Në rast urgjence, telefononi 000. Për çështje jo
urgjente, merrni 13 1444 ose stacionin e policisë lokale. Numrat e tyre ndodhen nën
seksionin ‘Police Stations’ në numëratorin telefonik White Pages. Shërbimet policore
janë falas.

Ambulanca
Nëse keni nevojë për ambulancë, telefononi në 000. Ambulancat japin transport
urgjent në spital si dhe kujdes të menjëhershëm mjekësor. Në disa Shtete dhe
Territore, shërbimi i ambulancës mund të jetë falas ose më i lirë vetëm për njerëzit që
marrin pensione nga qeveria ose që kanë Health Care Card (Kartelë Shëndetësore)
(të dhënë nga Centrelink-u për njerëzit që vlerësohen si me të ardhura të ulëta).
Shërbimi mund të jetë i shtrenjtë nëse nukmerrni sigurime sociale, prandaj ju mund të
dëshironi të bëheni anëtar i ambulancës ose të regjistroheni në një Fond Sigurimi
Shëndetësor Privat që do t’i mbulojë këto shpenzime për ju. (Shihni Kapitullin 11, The
health system (Sistemi Shëndetësor).

Anëtarësia me Ambulancën 1800 648 484

Zjarri
Zjarrfikësat shuajnë zjarret, shpëtojnë njerëzit nga ndërtesat që digjen dhe
ndihmojnë në situata kur rreziku vjen prej gazit apo kimikateve. Në rast urgjent
telefononi në 000. Në raste jourgjente, ju mund të përdorni numrin e telefonit shënuar
nën ‘Fire Stations’ në numëratorin telefonik White Pages.

Numra të tjerë të urgjencave
Numrat e telefonit të nevojshëm të urgjencave janë të rreshtuar në faqen e
brendshme të mbulesës të numeratorit telefonik White Pages. Ato përfshijnë:
Poisons Information Centre
(Qendra e informimit për Helmime) 13 1126
Child Abuse Prevention Services

(Shërbimet e Parandalimit të Abuzimit të Fëmijëve) 1800 688 009
 
4 Ku të shkoni për ndihmë



Adult Migrant English Program (AMEP)

(Programi i Anglishtes për Emigrantët e Moshës së Rritur)
Mësuesit e ‘AMEP’ jo vetëm që mund t’ju ndihmojnë me gjuhën Angleze por ata edhe
mund t’ju ndihmojnë të kuptoni mënyrat e jetesës Australiane si dhe aktivitetet e
përditshme si shërbimet bankare, pazaret, aplikimet për punë dhe pjesëmarrjen në
komunitet. Njerëzit në klasën tuaj mund të ndodhen në rrethana të ngjashme me ju
dhe mund të kenë të dhëna të dobishme për ju. Për më shumë informacion për
AMEP, shihni Kapitullin 2, Help with English (Ndihmë me Anglishten).

Qendrat Përkrahëse për Migrantë dhe Agjensitë e Shërbimit për Migrantë

Migrant Resource Centres (MRCs) dhe Migrant Service Agencies (MSAs) kanë
nëpunës që ju japin ndihmë dhe informacion kur arrini në Australi, veçanërisht nëse
vini nga një vend ku nuk flitet gjuha Angleze. Ata mund t’ju drejtojnë në shërbime të
tjera të dobishme.

MRC-ja lokale ofron kurse të ndryshme, duke përfshirë bisedime në klasë në gjuhën
Angleze, për t’i ndihmuar të porsaardhurit që të stabilizohen. Për prindërit që
vazhdojnë këto kurse sigurohen. kopshte dhe çerdhe për kujdesjen e fëmijëve.
Shikoni mëposhtë për vendndodhjen e MRC-së apo MSA-në më të afërt dhe duhet të
jetë një nga pikat e para të takimit pas mbrritjes në Australi.

Kontaktoni:
Migrant Resource Centre of Canberra and Queanbeyan Inc
1st Floor, Griffin Centre
Bunda Street
CIVIC ACT 2601
Telefoni: 6248 8577



Organizatat etnike dhe të komunitetit

Ka shumë organizata etnike dhe të komunitetit që mund t’ju ndihmojnë ose të ju
rekomandojnë tek ato që mund t'ju ndihmojnë juve. Ka gjithashtu klube, shoqata dhe
organizata fetare, anëtar i të cilave mund të dëshironi të bëheni. Ato janë shënuar
nën ‘Clubs’ dhe ‘Organisations’ në numëratorin telefonik të quajtur Yellow Pages
(Faqet e Verdha). Qendra juaj Përkrahëse për Emigrantë ose Agjensia e Shërbimit
për Emigrantë janë të gatshëm t’ju japin listën e klubeve dhe organizatave që mund
t’ju përshtaten nevojave dhe interesave tuaja.

Organizatat e ndryshme me fonde nga Qeveria, siç është Community Settlement
Services Scheme (CSSS) (Skema e Shërbimeve të Komunitetit për Vendosjen e
Personave të Sapoardhur), ofrojnë shërbime që ndihmojnë në stabilizimin e njerëzve
nepërmjet një sërë aktivitetesh.


Ju mund të kontaktoni ne:
Woden Community Service
Corinna Street
WODEN
Telefoni: 6282 2644

Belconnen Community Service
Chandler Street
BELCONNEN
Telefoni: 6251 0200



Punonjësit për të rinjtë
Punonjësit për të rinjtë janë njerëz të kualifikuar dhe me përvojë, të cilët punojnë me
të rinjtë. Ata pajisin të rinjtë me informacion, ndihmë dhe veprimtari në mjedis të
shëndoshë dhe punojnë në Qendra Rinore, Qendra Përkrahëse Emigrantësh dhe
Këshillat.

Ndihma LigjoreNë çdo Shtet dhe Territor ndodhen organizata të komunitetit që punojnë për të
informuar njerëzit lidhur me të drejtat dhe detyrimet e tyre ligjore, dhe për t’i
përmirësuar ( me anë të informimit) mundësitë e tyre për t’u lidhur më mirë me
sistemin e drejtësisë.

Ju mund të kontaktoni:
Law Society of the ACT
Legal Advice Bureau
1st Floor, 1 Farrell Place
CIVIC ACT 2601
Telefoni: 6247 5700


Legal Aid Office (ACT)
4 Mort Street
CIVIC ACT 2601
Telefoni: 6243 3411
Telefoni: 1300 654 314

Për ndihmë në çështjet ligjore lidhur me sigurimin social:

Welfare Rights and Legal Centre 6247 2177
Havelock House
Gould Street
TURNER ACT 2612
Për ndihmë lidhur me problemet e borxheve:

CARE Financial Counselling Service 6257 1788
Waldorf Apartments
Shop 16, Level 1
2 Akuna Street
CANBERRA ACT 2601

Dhuna
Ekzistojnë shërbime të ndryshme për të ndihmuar viktimat e krimeve apo të dhunës,
duke përfshirë edhe dhunën në familje. Njerëz të tjerë ndihmojnë gratë dhe burrat, si
dhe familjet e tyre për t’i përballuar streset që shpesh herë kontribuojnë në
shpërthimin e dhunës në familje. Ju lutem shikoni kapitullin 5, Zakonet dhe Ligjet
Australiane.

Dhuna në Familje (Linjë telefonike për urgjenca, e hapur 24 orë)
6280 0900
Shërbimi i Parandalimit të Dhunës Ndaj Fëmijëve 1800 688 009

Të Drejtat e Konsumatorit
Zyrat e Ombudsman-it hetojnë ankesat për organizatat qeveritare, kompanitë private
në disa industri. Ato mund të marrin masa që t’u japin fund praktikave të trajtimeve të
paligjshëm, të padrejta ose diskriminuese ndaj jush, ose të ndërhyjnë në përpjekje
për një rezultat më të drejtë për ju (kur nuk jeni dakort me ndonjë vendim)
Australian Broadcasting Authority (ABA) Organi Autoritar i Transmetimeve në
Australi, bën hetime të ankesave të njerëzve rreth përmbajtjes së papërshtatshme të
shërbimeve të transmetimit të radios, televizionit dhe të internetit. Fillimisht ankesat
duhet t'i drejtohen pronarit të shërbimit. Në se nuk zgjidhjet çështja e ankesës keni të
drejtë ta dërgoni ankesën tuaj organit ABA. Për më shumë informacion, shikoni faqen
e internetit www.aba.gov.au ose tefefononi në numrat e poshtëshënuara:

ABA (Thirrje telefonike falas) 1800 226 667
TTY 02 9334 7777


Australian Competition and Consumer Commission (ACCC) (Komisioni
Australian i Konkurrencës dhe Konsumatorit) u jep konsumatorëve një mbrojtje ndaj
praktikave biznesore të padrejta në fushat e vendosjes së çmimeve dhepraktikave
tregtare të padrejta. Ky Komision mbron konsumatorët edhe ndaj praktikave që janë
kundra konkurimit. Së fundi, i mbron konsumatorët edhe në lidhje me sigurinë e
prodhimeve.



Disa numra kontakti janë:

ACT Ombudsman (Ombudsmani i ACT) 1300 362 072
Commonwealth Ombudsman
(Ombudsmani i Commonwealth-it) 1300 362 072
Advertising Standards Bureau
(Byroja e Standarteve të Reklamimit) 6262 9822
Australian Banking Industry Ombudsman
(Ombudsmani Australian i Industrisë Bankare) 1300 780 808
Credit Union Dispute Resolution Centre 1800 624 241
Credit Union Ombudsman 1300 139 220
Insurance Enquiries and Complaints 1300 780 808
Superannuation Complaints Tribunal (SCT) 1300 884 114
Australian Competition and Consumer Commission
(Komisioni Australian i Konkurrencës & Konsumatorëve) 1300 302 502
Financial Industry Complaints Service
(Shërbimi i Ankesave për Industrinë e Financave) 1300 780 808
Private Health Insurance Ombudsman
(Ombudsmani i Sigurimit Shëndetësor Privat) 1800 640 695
Telecommunications Industry Ombudsman
(Ombudsmani i Industrisë së Telekomunikacionit) 1800 062 058
 
4 Ku të shkoni për ndihmë (pjesa II)


ACT Government Shopfronts
Shopfronts Ndërlidhëse Qeveritare të ACT, një shërbim i Qeverisë, kryejnë
shërbime në sportel si me dhënë informacion, me marrë pagesa dhe qira për
strehimin publik, dhe me lëshu leje të reja.
Canberra Connect 13 2281
Ose telefononi
Për më shumë informacin rreth Qeverisë së ACT, ju mund të vizitoni faqen e tyre të
internetit në www.act.gov.au. Ose www.canberraconnect.act.gov.au

Bibliotekat e ACT
Qeveria e ACTmirëmban biblioteka në të cilat njerëzit mund abonohen për të marrë
libra hua falas. Bibliotekat kanë ose mund të porosisin libra në gjuhë të ndryshme veç
Anglishtes. Në disa biblioteka ju mund të përdorni edhe internetin (falas). Për më
shumë informacion shikoni faqen e internetit www.library.act.gov.au ose telefononi
Customer Information Centre 6205 9000

Commonwealth Regional Information Services (CRIS)
Commonwealth Regional Information Services (CRIS) (Shërbimi Informativ i
Komonuvellthit për Krahinat) është një shërbim informativ për shërbimet qeveritare të
Commonwealth-it dhe programet për Australinë rurale dhe rajonale. Ky shërbim
informativ nxjerrë në shtyp The Commonwealth Regional Information Directory
(Udhëzuesi Informativ Rajonal i Komonuellthit), të cilin mund ta merrni duke
telefonuar:
Commonwealth Regional Information Services (CRIS) 1800 026 222

Lehtësim në rast Urgjence

Nëse keni nevojë urgjente për ushqime, veshje, strehim apo orendi ju mund të
kërkoni ndihmë nga ‘non-government organisations’ (organizatat joqeveritare) ose
organizatat bamirëse si :
St Vincent de Paul Society (Shoqata St Vincent de Paul) 6282 2722
The Salvation Army (Ushtria a Shpëtimit) 6295 1644
The Smith Family 02 9550 4422
Mund të ketë kushte të veçanta për ligjshmërinë në këto organizata por ka një
numër të madh organizatash që mund të asistojnë njerëz në rrethana të ndryshme.
Ju mund të kontaktoni MRC-në ose këshillin lokal të shikoni se çfarë gjendetështë e
vlefshme në zonën tuaj.

Gjetja e të afërmve
Australian Red Cross (Kryqi i Kuq Australian) jep shërbime për gjetjen dhe dërgim
mesazhesh për të afërm të ndarë nga lufta, nga turbullirat civile dhe fatkeqësitë
natyrore.
Australian Red Cross (Kryqi i Kuq Australian) 6206 6000

Telefoni për këshillim në kriza
Gjenden shumë shërbime telefonike këshillimi duke përfshirë Lifeline që ju ofron
këshillim falas në raste krizash gjatë 24 orëve të 7 ditëve të javës. Ju mund të ndiheni
të dëshpëruar, thjesht të keni nevojë të flisni me dikë ose të dëshironi të përdorni
shërbimet e këshillimit të veçantë për financa, kumar, apo për të rinj.
Lifeline 13 1114

Martesa dhe marrëdhënjet e tjera të afërta.
Relationships Australia (Shërbimi, Marrëdhëniet Australia) ofron këshillime me
psikolog, edukim dhe shërbime ndërmjetësimi për individë, çifte dhe familje. Kostoja e
tyre varet nga të niveli i të ardhurave tuaja. Në se është e nevojshme mund të
sigurojnë edhe përthkyes për ju.
Relationships Australia 1300 364 277


Qendra për Informacione dhe Referime në Shërbim të Grave
Qendra Informatike dhe Referuese për Gra (WIRC) është një vend ku gjitha gratë,
familjet e tyre si dhe gjithë anëtarët e komunitetit mund të gjejnë informacione dhe
përkrahje rreth çështjeve apo shqetësimeve që influencojnë jetën e tyre, të familjes
apo miqëve, shoqeve etj. që kanë. Për më shumë informacion shikoni faqen e
internetit www.wirc.act.gov.au ose lidhuni me këtë në adresën e mësipërme:
Women’s Information Referral Centre
(Qendra Informatike dhe Referuese për Gra)
Level 6
Eclipse House
197 London Circuit
CANBERRA CITY
Telefoni: 6205 1075 / 6205 1076
Këshillime për njerëz që janë torturuar dhe traumatizuar
Companion House ofron këshillime me psikolog dhe përkrahje për refugjatë dhe
njerëz që kanë kushtet (historinë e ardhjes) të ngjashme me ato të refugjatëve.
Kjo organizatë ka psikolog dhe punonjës shoqërorë që flasin disa gjuhë të ndryshme.
Për ato gjuhë që nuk zotrohen nga anëtarët e stafit punonjës, mund të sigurohet
përkthyes. Hallet e njerëzve që diskutohen me punonjësit e shërbimet Companion
House mbahen sekret. Shërbimi u ofrohet të gjithëve pa dallim feje apo bindjeje
politike.
Companion House 6247 7227
Email: [email protected]

Shërbimet Financiare
Në Australi gjenden një numër i madh bankash, lloje të sigurimeve shëndetsore dhe
materiale, superannuation (pagesa të bëra nga punëdhënësi për kohën e
pensionimit) si dhe prodhime dhe shërbime të ndryshme të investimeve.
Prodhimet dhe shërbimet financiare mund të kryhen vetëm nga një biznes që ka
liçensen nga Qeveria për t’i kryer këto veprime. Eshtë e kundraligjshme oferta e
kryerjes së shërbimeve financiare pa patur liçensën e duhur.
Gjenden njerëz të pandërgjegjshëm që mund të përpiqen t’ua vjedhin paratë duke ju
mashtruar që ju t’ja jepni paratë tuaja. Nëqoftëse keni ndonjë ankesë rreth
depozitimit të parave, kredive biznesore, sigurimeve materiale, superannuation,
këshillave rreth investimeve apo financave në përgjithësi, apo nuk jeni të sigurtë ose
keni dyshime rreth ndonjë telefonate në lidhje me ndonjë investim, kontaktoni
Australian Securities and Investment Commision (ASIC), (Komisioni i Sigurimeve
dhe Investimeve të Australisë).
ASIC Infoline (Numri i telefonit për Informacione) 1300 300 630

VEPRIMET BANKARE
Shërbimet bankare ofrohen nga vet bankat, shoqëritë ndërtimore si dhe njësive të
dhënjes së kredive. Për të tërhequr paratë mund të shkoni direkt në bankë ose
mund t’i tërhiqni me kartën bankare duke futur numrin PIN (Numri Identifikues
Personal), (d.m.th. kodin tuaj sekret) për të nxjerrë kartmonedhat nga ATM
(Automatic Teller Machine), (aparati automatik i nxjerrjes së parave nga banka). Mos
e shënoni numrin tuaj PIN në kartën tuaj bankare! Nëqoftëse ndodh që karta e juaj
bankare vidhet ose e humbisni – menjëherë lajmëroni bankën tuaj.

KREDITE E NDRYSHME
Me ‘Kreditë e Ndryshme’ kuptohet rasti kur ju merrni para borxh dhe bini dakort që
do t’i paguani më vonë me fajde, që quhet ‘interest’. Disa nga kreditë e ndryshme
janë kredi personale, kredi për shtëpi, kartat e kreditit si dhe ‘overdrafts’ (kreditë nga
banka që i lejojnë bizneset të lëshojnë çeqe me shuma më të mëdha se ç’disponojnë
vet në llogarinë e tyre). Kostoja e kreditit varet shumë nga lloji i kredisë, nga merret
kredia, sa kohë ju duhet për ta paguar, përqindja e interesit si dhe pagesa të tjera të
lidhura me kredinë.
Nëqoftëse hasni vështirësi në pagimin e kredisë për shkak se humbisni punën apo
sëmureni, keni të drejtë të kërkoni që të bëhen ndryshime në pagimin e kredisë. Në
se ju duhet ndihmë kontaktoni:
Shërbimi Informativ Financiar i Centrelink 13 2300
Këshilltarët financiarë ofrojnë këshilla falas në kushte të konfidencës. Për ta gjetur
një këshilltar financiar afër jush kontaktoni ASIC shikoni në faqen e internetit të ASIC.
ASIC website (faqja e internetit për ASIC) www.fido.asic.gov.au

SIGURIMI MATERIAL
Sigurimi material (insurance) përfshin pagimin e një shume parash çdo vit për t’u
mbrojtur nga rreziku i humbjes së parave në se nuk shkojnë punët në rregull ose
ndodh diçka. Të zakonshme janë sigurimet materiale për shtëpinë, për mobiljet dhe
paisjet e e tjera si dhe për makinën. Nëqoftëse keni makinë, ju nevojitet sigurimi
material për t’i mbuluar shpenzimet në se ju dëmtoni personin tjetër në rastin e një
aksidenti.

Tax Help (Ndihmë për Taksën)
Viti Australian i taksës është nga Korriku në Qershor. Sipas ligjit Australian shumicës
së njerëzve u kërkohet të fusin taksën e kthimeve vjetore. Tax Help ju ofrohet
njerëzve me të ardhura të ulëta, duke përfshirë moshat e vjetra, atyre që vijnë nga
vende që nuk flasin Anglisht, atyre me prejardhje Aboriginezeapo prej ishullit Torres
Strait ose të paaftëve.
Tax Help (Ndihma për Taksën) është shërbim falas dhe është i disponueshëm prej 1
Korrikut deri më 31 Tetor. Njerëzit mund të gjejnë vendodhjen e Qendrës së Ndihmës
për Taksë më të afërt duke telefonuar:
Tax Help 13 2861
 
5 Ligji dhe zakonet Australiane

Njohja dhe kuptimi i zakoneve dhe ligjeve Australiane ju ndihmon t'i përshtateni jetës
në komunitetin Australian. Australia është një shoqëri tolerante me njerëz nga
prejardhje kulturore dhe etnike të ndyshme. Australia inkurajon emigrantët që të
ndajnë me të tjerët dhe të vazhdojnë kulturën e tyre tradicionale. Nga ana e tyre, prej
emigrantave pritet që të respektojnë zakonet Australiane dhe të zbatojnë ligjet
Australiane, dhe të respektojnë në mënyrë të barabartë kulturat e tjera.
Disa zakone dhe ligje Australiane mund t’ju duken ndryshe nga ato të vendit tuaj të mëparshëm.

Zakonet Australiane
Shoqëria Australia është një shoqëri që pranon njerëz nga shumë kultura të
ndryshme. Gati një e katërta e popullatës Australiane ka lindur jashtë kurfijëve të
Australisë. Janë rreth 200 kombe paraardhëse që përbëjnë popullaten e Australisë.
Ndonëse gjuha Angleze është gjuha kombëtare, Australianët flasin afërsisht 200
gjuhë gjithsej. Individët inkurajohen që ta ruajnë dhe t’u tregojnë të tjerëve rreth
besimeve dhe praktikave kulturore që kanë. Gjithashtu të respektojnë të drejtën e
gjithë secilit për të bërë të njejtën gjë brenda kuadrit të ligjit Australian.
Ka rëndësi të njihen dhe të mbahen parasysh disa zakone të thjeshta që të
stabilizoheni dhe të zini vendin tuaj në shoqërinë Australiane.

Takimi dhe komunikimi me njerëzit
Kur takoni dikë për herë të parë, është normale ndërsa i shikoni ato në sy që t'i tokni
dorën e djathtë me dorën tuaj të djathtë. Njerëzit që nuk njihen paraprakisht,
zakonisht nuk puthen as nuk përqafohen kur takohen.
Shumë Australian, kur flasin me dike, e shikojnë bashkëfolësin në sy, si shenjë
respekti dhe për ta lënë bashkëfolësin të kuptojë që po e dëgjon se ç’flet. Megjithatë,
duhet ta keni parasysh, se shikimi drejt në sy gjatë bisedimit i bën disa njerëz ta
ndjejnë vehten në siklet apo të turpërohen.
Kur Australianët takojnë dikë për herë të parë, ata mënjanojnë bërjen e pyetjeve
direkte dhe personale si psh për moshën, martesën, fëmijtë ose paratë.
Me përjashtim të rastit kur ju kanë prezantuar dike me emrin e tyre, apo në rast se ju
kërojnë që t’i flisni me emrin e parë, është zakon t’ju flitet njerëzve me titullin e tyre
dhe me mbiemrin. (P.sh. Mr. Wong – Zoti Wong. Ms Smith, - Zonjusha Smith, Mrs
Brown – Zonja Brown, Dr Lee – Dr Lee). Zakonisht në vendin e punës përdoret
vetëm emri i parë, gjithashtu Australianët kur flasin me shokë e shoqe thërrasin njeri
tjetrin vetëm me emrin e parë.

Sjellja e hijshme
Australianët zakonisht thonë “Please” - “Të lutem” kur kërkojnë diçka ose ndonjë
shërbim dhe thonë zakonisht edhe “thank you” “faleminderit” kur dikush i ndihmon
ose u jep atyre diçka. Po të mos thoni “please” dhe “thank you” do të quhej sjellje e
pahijshme.
Australianët thonë zakonisht “excuse me” “më falni” për t’ja tërhequr vëmendjen dikujt
dhe “sorry” “më fal” kur ato përplasen padashje. Australianët e përdorin “excuse me”
apo “pardon me” kur ato gromësijnë si dhe kur nxjerrin gazra me zhurmë pa dashje
nga goja para njerëzve si në publik po ashtu edhe në shtëpi.
Duhet të përpiqeni të arrini në orar gjithmonë kur keni mbledhje apo takime të
ndryshme zyrtare. Në se e shihni që do të vonoheni, përpiquni ta telefononi personin
me të cilin keni lënë takim për të lajmëruar që do të vonoheni. Kjo gjë ka rëndësi të
madhe kur keni takime zyrtare për arsye se mund t’ju thonë se duhet ta paguani
kohën që jeni vonuar. Po ta harroni takimin zyrtar gjithashtu mund t’ju thonë ta
paguani në se nuk lajmëroni paraprakisht që do të mungoni. Për një njeri që vjen
gjithmonë me vonesë mund të krijohet përshtypja se tek ai / ajo nuk mund të kesh besim.

Shumica e Australianëve përdorin shami hundësh apo piceta prej letre për t’i fryrë
hundët. Nuk i frynë përtokë apo në trotuarë. As nuk pështyjnë përtokë / trotuarë.
Shumë njerëz do të thonë “bless you” kur të dëgjojnë që tështinë. Kjo shprehje nuk
ka asnjë nënkuptim fetar.
Ka rëndësi ta dini që ka sjellje që jo vetëm quhen të pahijshme por janë edhe të
kundraligjshme. Si shembull të sharat në vende publike, të shtyrit kur ndodhesh në
rradhë si dhe urinimi apo dalja për nevojat e tjera personale kudo, përveç në WC-të
publike apo private (nevojtoret).

Veshja
Shoqëria Australiane është e përbërë nga një shumëllojshmëri kombesh. Kjo gjë
reflektohet në larminë e madhe të veshjeve të ndryshme që shikon tek njerëzit nga
sfera dhe vende të ndryshme. Ligje apo rregulla për mënyrën e veshjes pothuaj nuk
ka fare (janë të pakta). Megjithatë, janë vendosur rregulla rreth mënyrës së veshjes
në vendet e ndryshme të punës dhe në disa vende ku ndërtohet. Për shembull,
çizme të ndryshme si dhe helmeta apo kasketa të forta duhen mbajtur sipas
kërkesave të vendit të punës, për ta siguruar punëtorin nga rreziqet. Ushtarakët si
dhe punonjësit e disa bizneseve mbajnë uniformë.
Klubet e ndryshme, kinematë, si dhe vende të tjera mund të kenë si kërkesë që
anëtarët dhe klientët e tyre të vishen pastër dhe në mënyrë të rregullt., me këpucë
apo sandale por jo shapka.
Shumë njerëz preferojnë të vishen me rroba jo formale (p.sh me xhinsa etj.) sepse
ndjehen më rehat ose që t’i përshtaten rrethit shoqëror ku ndodhen, apo klimës.
Shumë njerëz vishen me rrobat e tyre tradicionale sipas zakonit apo për arsye fetare.
Si p.sh. veshja e murgjërve me rrobat e gjata gjer në fund të këmbëve, apo me gjëra
të ndryshme për ta mbuluar kokën siç janë, shamija e kokës, “turban” (që mbajnë
burrat Indian) etj, si dhe veshje të tjera tradicionale.
 
5 Ligji dhe zakonet Australiane (pjesa II)

Shprehje të përditshme Australiane
Shumë shprehje të zakonshme apo të përditshme Australiane mund t’ju duken
njerëzve që vijnë për herë të parë në Australi si të çuditshme. (Si pa kuptim). Në se
nuk jeni të sigurt për domethënjen e ndonjë shprehjeje mund të pyesni, nuk ka gjë.
Po ju parashtrojmë disa shembuj të këtyre shprehjeve që mund të mos kuptohen
• “Bring a plate”: është një shprehje që përdoret në raste kur ju ftojnë për të
marrë pjesë në ndonjë gosti shoqërorë apo edhe për të festuar së bashku me
njerëzit e punës. “Bring a plate”, dhe do të thotë të sillni në gosti një pjatë të
përgatitur me ndonjë ushqim.
BYO – kjo është shkurt për “Bring Your Own” që do të thotë: sille me vehte
pijen. Mund të jetë alkool, pije feskuese apo ujë. Disa restorante janë BYO.
Mund të sillni me vehte shishet e verës. Megjithatë zakonisht kërkojnë para
për gotat që ua japin edhe për larjen e tyre. Kjo lloj pagese për shërbimin e
gotave quhet: “corkage”.
Fortnight – kjo është një periudhë dyjavore. Shumë njerëz në Australi
paguhen çdo dy javë. (Marrin rrogen një herë në dy javë)

Barazia dhe Qëndrimi Kundra Diskriminimit
Ju keni të drejtën të respektoheni dhe nevojat tuaja të konsiderohen njësoj si të të
tjerëve. Askush nuk duhet të trajtohet ndryshe nga të tjerët për shkak të racës,
përkatësisë kombëtare, vendlindjes, gjinisë, gjendjes civile, shtatzanisë, besimit
politik dhe fetar, paaftësisë truporëmendore ose preferencës seksuale. Kjo vlen për
shumicën e fushave, duke përfshirë punësimin, arsimin, strehimin, blerjen e të mirave
materiale dhe shfrytëzimit të shërbimeve që ofrohen nga mjekët, bankat dhe hotelet.
Në veçanti, burrat dhe gratë janë të barabartë para ligjit si dhe për të gjitha gjërat e tjera.

Është e kundraligjëshme ta ofendosh, ta shash, ta ulesh apo ta frikësosh një person
apo një grup njerëzish për shkak të racës, gjinisë, gjendjes civile, shtatzansisë apo të
besimeve fetare dhe politike që mund të kenë.
Quhen të papranueshme një sërë veprimesh (nganjëherë cilësohen si ”urrejtje
racore”) ku përfshihen të folurit, të kënduarit, apo bërja e gjesteve të ndryshme në
vende publike. Mund të quhen si të tilla edhe vizatimet, imazhet (figurat vizuale) si
dhe botime të ndryshme si gazetat, pamfletat dhe faqet e internetit.
Human Rights and Equal Opportunity Commission – Komisioni i të Drejtave të
Njeriut dhe Barazisë para Mundësive për Punë etj, (HREOC-ja) merret me
zbatimin e ligjit të Komonuellthit në fushën e të drejtave të njeriut, të diskriminimit, të
drejtësisë shoqërore dhe së drejtës që kanë njerëzit për të ruajtur jetën e tyre private.
Human Rights & Equal Opportunity Commission 1300 656 419

Shkeljet e Kodit Penal- Krimet
Krimi zakonisht përcaktohet si një sjellje ose akt i kundraligjshëm dhe mund të
rezultojë me dënime. Pritet nga gjithësecili në Australi bindje ndaj gjithë ligjeve
Australiane në fuqi.
Australian Police Multicultural Advisory Bureau (03) 9603 8341

Ritet fetare si dhe zakonet kulturore duhet të ekzistojnë brenda ligjeve ekzistues
Australiane. Për shembull, ligjet në shtetet dhe territoret Australiane ndalojnë ritet e
disa vendeve që zbatojnë dhunën në familje si dhe genital mutilation.
Në se keni qenë dëshmitar në ndonjë shkelje ligjore ose keni informacion që mund ta
ndihmojë policinë në zgjjidhjen e ndonjë krimi, telefononi në këtë numër:
Crime Stoppers 1800 333 000

DHUNA NE FAMILJE
Në Australi dhuna karshi një personi tjetër është e kundraligjshme. Kjo shkelje merret
shumë seriozisht. Me “dhunën në familje” përshihet dhuna brenda shtëpisë dhe
brenda çiftit të martuar. Dhuna në familje do të thotë viktima pëson ose ka frikë që
mund të pësojë goditlje fizike, seksuale ose psikologjike, izolim të detyruar me forcë
apo mangësi ekonomike (kur nuk ja lejon bashkëshorti etj të drejtën e mbajtjes apo të
harxhimit të parave). Për informacione të tjera telefononi:
Domestic Violence (Linjë telefonike për urgjenca, e hapur 24 orë) 6280 0900

Shërbime dhe Këshillime me Psikolog
PO Box 1922
Fyshwick ACT 2609

Fëmijët mbrohen me ligj nga abuzimi dhe dhuna në të dyja rastet, si në shtëpi edhe
në shkollë. Kushdo që gjendet me faj me këto shkelje ligjore dënohen me ligj. Në se
ju ose dikush që njihni ka nevojë për t’u mbrojtur nga dhuna apo abuzimi, duhet të
njoftoni policinë ose Child Abuse Prevention Service – Shërbimi për Parandalimin e
Abuzimit ndaj Fëmijëve (shikoni Kapitullin 3, Shërimet e Urgjencës), ose kërkoni
ndihmë nga njëra prej organizatave në listën e Kapitullit 4, Ku të Shkoni për Ndihmë.
Child Abuse Prevention Service 1800 688 009

Men’s Line Australia (Linja telefonike për Burrat Australian) ofron këshillime me
psikologë, informacion dhe shërbime referimi për të ndihmuar meshkujt në
përmirësimin e aftësive të tyre për të patur sukses në lidhjet e tyre të ngushta dhe për
t’i përballuar sfidat që hasin kur përballohen me çrregullime (prishjen) e jetës së tyre
familjare apo në marrëdhënjet e ngushta që janë të rëndësishme për ta. Kjo linjë
telefonike ofron përkrahje dhe ndihmë edhe për gratë dhe anëtarët e tjerë të familjes
që shqetësohen për mirëqënjen e burrit, babait apo partnerit të tyre. Për
informacione të tjera shikoni faqen e internetit www.menslineaus.org.au ose
telefononi:
Men’s Line Australia (Linja Telefonike për Burrat Australian) 1300 789 978
Linja është e hapur 24 orë

Drejtimi i Automjeteve
Për të ngarë çfarëdo lloj makine në Australi duhet të keni një patentë shoferi.
Gjithashtu automjeti që drejtoni duhet të jetë e regjistruar në qeveri. Për informacione
rreth patentave të automjeteve si dhe të regjistrimit të tyre, shikoni Kapitullin 1, Çfarë
duhet të bëni së shpejti pas mbrritjes.
Shkelja e ligjeve të trafikut mund të sjellë gjoba të mëdha, humbjen e patentës së
shoferit, bile edhe burgim. Ka rripa sigurimi që quhen ndryshe edhe ”restraints” –
”pengesa” në çdo makinë. Këto shërbjenë për t’i siguruar të rriturit, fëmijët dhe bebet
për t’i ndihmuar të mos vriten në raste të aksidenteve. Ligji thekson se çdo njeri që
udhëton në makinë duhet të mbajë rripin e sigurimit apo ulësen e duhur për fëmijët
sipas moshave. Në se bëni aksident rrugor, duhet ta lajmëroni policinë menjëherë.
Ligjet janë veçanërisht strikte për kufirin e shpejtësisë si dhe drejtimin e automjetit
pas konsumimit të alkoolit. Nivelet e lejuara të alkoolit në gjak ndryshojnë nga shteti
në shtet dhe në përputhje me klasin e patentës që ka shoferi. Për informacione të
tjera shikoni faqen e internetit: www.alcoholguidelines.gov.au ose kontaktoni:
Alcohol Guidelines 6205 4545

Duhani dhe Pijet
Pirja e duhanit ndalohet në një numër në rritje vendesh në Australi, duke përfshirë
shumicën e zyrave qeveritare, klinikat shëndetësore dhe vendet e punës. Në disa
Shtete e Territore pirja e duhanit është e ndaluar edhe në restorante e shitore.
Ndalimi i duhanit tregohet shpesh, por jo gjithmonë me shenja.
Shitja e produkteve të duhanit personave të moshës jo-madhore (persona nën 18
vjeç) është kundravajtje për shitësat. Shitja e duhanit tek një person i moshës jomadhore
është e ndaluar në shumicën e Shteteve dhe Territoreve.

Pirja e alkoolit është veprim i ligjshëm në Australi por vetëm në vende të caktuara dhe
në raste të caktuara. Një person që i shet alkool një personi të moshës jo-madhore
(nën moshën 18 vjeçare- një i "mitur") kryen kundravajtje. Gjithashtu, është e
jashtëligjshme për një person të moshës jo-madhore të pijë alkool jashtë pronave
private siç është shtëpia e vet. Pirja e alkoolit ndalohet edhe në disa vende publike.

Mjedisi

Mjedisi i pastër dhe mbrojtja e natyrës janë shumë të rëndësishme për Australianët.
Krijimi i mbeturinave, ndotjes dhe hedhja e tyre pa leje është e jashtëligjshme.
Kafshët, peshqit, butakët dhe bimët e vendit janë të mbrojtura me ligj. Mos shkoni për
gjueti, të zëni peshk ose të mbliedhni bimë ose butakë pa kontrolluar nëse keni
nevojë për leje. Gjithashtu, ka rregulla të veçanta të cilat ruajnë National Parks
(Parqet Kombëtare) nga dëmtimi.

Zhurma

Ka ligje që mbrojnë Australianët nga zhurma e tepruar. Rregullat ndryshojnë ndërmjet
Shteteve dhe Territoreve, dhe gjithashtu varen nëse zona është për përdorim
kcomercial, industrial ose për banim. Në përgjithësi komshijtë i tolerojnë zhurmat e
rralla, por nëse janë të shpeshta, tepër të larta ose ndodhin natën, kanë të drejtë të
ankohen në Komunen ëshillin lokale, në autoritetin tek përfaqsuesi ei Shtetit ose i të
Territorit për ambjentin, ose në polici.
Për më shumë informacion mbi ndotjen e ambjentit dhe zhurmat, për të regjistruar një
ankesë, dhe për shërbime të tjera për ambjentin, telefononi:
Environment ACT 6207 9777
Pas orarit zyrtar Canberra Connect 13 2281

Kafshët
Australia ka ligje për mbrojtjen e kafshëve nga keqtrajtimi ose neglizhimi. Njerëzit që
keqtrajtojnë kafshët dhe zogjtë mund t’ju vihet gjobë ose dhe mund të burgosen. Ka
ligje lokale se si duhet të mbahen kafshët shtëpijake në shtëpi. Kafshët shtëpijake si
qentë është e nevojshme të regjistrohen në këshillin tuaj lokal. Shikoni nën Dog
(Qeni) në Government Section (në Seksionin e Qeverisë) të White Pages.
 
6 Strehimi
Qiramarrja e shtëpive private ose apartamenteve
Marrja me qira e shtëpive zakonisht bëhet nëpërmjet një Real Estate Agent (Agjenti
për Shitblerjen dhe lëshimin me qira të Pronave të Paluajtshme) ose direkt nga të
zotët privat. Pronat që jepen me qira zakonisht reklamohen në gazetat e përditshme,
sidomos të Mërkurave dhe të Shtunave nën seksionet ‘To Let’ dhe ‘Accommodation
Vacant’. Ju mund të shkoni edhe në zyrën e Real Estate dhe të shikoni listën e
shtëpive që kanë ata gati për t’u dhënë me qira. Një dokument i quajtur "lease"
(kontratë qiradhënie) është dokument ligjor të cilin e firmosni kur bini dakort të merrni
një pronë me qira për një periudhë të caktuar kohe. Mos nënshkruani kontratën
nëse nuk i keni kuptuar plotësisht kushtet e parashtruara në dokument, sepse
pas nënshkrimit jeni të lidhur nga ana ligjore në bazë të pikave dhe kushteve të
asaj kontrate.
Juve mund t’ju duhet gjithashtu të paguani një depozitë të quajtur ’bond’ (zakonisht
shumën e 4 javëve qira) e cila ju kthehet kur largoheni nga banesa, me kusht që ta
lini të pastër dhe pa dëme. Qiraja zakonisht paguhet 2 ose 4 javë përpara.
Ndihmë ju ofrohet njerëzve që hasin vështirësi në gjetjen apo zgjatjen e qëndrimit në
banesa me qira, në tregun e lirë të lëshimit të banesave me qira. Ndihmë e kufizuar
nga qeveria mund të jepet për “bondin” (një shumë parash, zakonisht baraz me
qiranë për një muaj, që i jepet agjencisë së lëshimit të banesave paraprakisht si
kapar, dhe e cila mbahet deri në largimin nga banesa. Në se lihet banesa e rregullt,
kjo shumë i kthehet qiraxhiut), për qiranë e parapaguar dhe qiranë e prapambetur.
Qeveria e Komonuellthit ofron asistencë për qiranë. Aplikantët që plotësojnë kushtet
dhe përfitojnë prej këtij programi të asistencës, mund të marrin një shumë që i
shtohet asaj që marrin nga Centrelinku për t’i ndihmuar në përftimin e një banese në
tregun e lirë privat të banesave me qira.

Të drejtat dhe përgjegjësitë e qiraxhinjëve
Për informacion mbi të drejtat dhe detyrimet që kanë qirxhinjtë e banesave private,
ose për të marrë një broshurë informative kontaktoni:
Tenants Advice Services
PO Box 8
Civic Square ACT 2608
Telefoni: 6247 2011
Tenants Union (Sindikata e Qiraxhinjëve) 6247 1026

Blerja e shtëpive private ose apartamenteve
Shtëpitë apo apartamentet në shitje zakonisht reklamohen në gazetë. Agjensitë e
shitblerjes së tyre kanë një listë pronash në shitje dhe zakonisht mund t’ju japin një
katalog falas. Nëse jeni duke blerë shtëpi për herë të parë në Australi ju mund të jeni
të ligjshëm për një Commonwealth " First Home Buyers Grant" (Subvencionim i
Komonvelthit për ato që Blejnë për Herë të parë Shtëpi).

Nëse keni nevojë të merrni para hua për të blerë një pronë duhet të kontaktoni
bankën apo shoqërinë ndërtimore apo institucione të tjera financiare. Njerëzit në
Australi zakonisht përdorin një avokat kur blejnë një pronë, që të kontrollojë tapinë
dhe dokumentet. Përsëri, mos nënshkruani kontratën nëse nuk i kuptoni
plotësisht kushtet e vëna në të.

Banesat Shtetrore
Nëse ju merrni pagesë nga Centrelink ose keni të ardhura shumë të ulëta ju mund të
aplikoni të merrni me qira banesë nga shteti. Koha e pritjes për banesë shtetrore
ndryshon në bazë të vendit ku ju doni të jetoni, madhësia e familjes suaj dhe urgjenca
e nevojës suaj për strehim. Për informacion për banesat shtetrore kontaktoni:
ACT Housing 6207 1500

Strehimi Urgjent
Strehimi në rast krize ju ofrohet si grave dhe burrave në ACT dhe Queanbeyan.
Zakonisht duhet të paguani për shumicën e mundësive që ju ofrohen për t’u strehuar.
Megjithatë, shpesh herë mund të arrihet një përfundim duke rënë në ujdi. Kjo varet
nga rrethanat. Kontaktoni numrin e poshtëshënuar për një listë të mundësive që
mund të shfrytëzoni:

Community Information & Referral Service ACT 6248 7988
Shërbimet shtëpijake të Domosdoshme
Edhe nëse jetoni me qira ose bleni, disa shërbime shtëpijake që mund t’u duhet të
lidhni janë si më poshtë. Përpiquni që t'u jepni atyre që sigurojnë këto shërbime
njoftim pak ditë përpara se të lëvizni diku tjetër.

ELEKTRIKU
ActewAGL 13 1493
GAZI
ActewAGL 13 1886
UJI
ActewAGL 13 1493


TELEFONAT
Kompanitë e telefonave, duke përfshirë Kompaninë pjesërisht publike Telstra, janë
të rreshtuara në numeratorin telefonik Yellow Pages (Faqet e Verdha) nën 'Mobile
telephones and accessories’ (Telefonat celularë dhe pjesë) dhe 'Telephones – long
distance’ (Telefonat - distanca të gjata)

Disa prej këtyre shërbimeve mund të kërkojnë një shumë për lidhjen e telefonit në
fillim. Ju lutemi sqarojeni këtë gjë me kompaninë që siguron shërbimin e lidhjes
telefonike (p.sh. Telstra) para se të nënshkruani kontratën me ta. Ata do t’ju dërgojnë
rregullisht një faturë ku janë shënuar çmimet për secilin prej shërbimeve të tyre që
keni përdorur. Ju duhet t'i kontaktoni menjëherë nëse nuk keni mundësi ta paguani
faturën në datën e caktuar, ose nëse preferoni që në vend që të merrni fatura të
mëdha në intervale kohe më të gjata, të merrni fatura më të vogla më shpesh.
Thirrjet telefonike me vende jashtë Australisë mund të jenë të kushtueshme dhe
shuma e faturës së telefonit mund të rritet shumë shpejt. Do t’ju duhet t’i bëni thirrjet
me jashtë tepër të kontrolluara.
Shumë njerëz në Australi kanë celularë, mirëpo, këto telefona mund të jenë shumë të
shtrenjtë për t’u përdorur. Ju duhet të kujdesoheni që kuptoni plotësisht detyrimet
financiare dhe ligjore përpara se të vendosni të blini një telefon të tillë.

MBLEDHJA E MBETURINAVE DHE TË RIPËRPUNUESHMEVE
Qeveria e ACT-t (Canberra’s) ofron shërbimin e mbledhjes së mbeturinave të
shtëpisë dhe disa materialeve të ripërpunueshme (që mund të përdoren përsëri) si
letra, qelqi, teneqeja dhe disa plastika. Në Kanberra, koshat me rrotëza (wheelie bins)
për mbeturina dhe koshat për materialin e ripërpunueshëm janë të ndarë. Ata nxirren
një natë para se mblidhen, buzë rrugës çdo javë për mbeturinat e zakonshme dhe një
herë në dy javë për të ripërpunueshmet. Për ta ditur se cila ditë është e caktuar për
mbledhjen e tyre, pyesni komshinjtë ose telefononi në numrin:
ACT Waste (Mbeturinat ACT) 6207 2500

Raportoni kur dëmtohen koshat ose kur nuk është zbrazur koshi i juaj:
Cleanaway 6260 1472/ 6260 1547
 
7 Punësimi

Kërkimi i punës
Gazetat e përditshme reklamojnë vendet e punës (ose ‘positions vacant’ (vendet e
lira)), sidomos të Shtunave. Në numëratorin ‘Yellow Pages’ dhe në bordet e punësimit
të internetit gjithashtu janë të shënuara edhe agjensitë private të punësimit .
Çdo banor Australian mund të regjistrohet me Centrelink ku mund të ndihmohet të
gjejë punë. Pas regjistrimit ju rekomandoheni tek Job Network (Rrjeti i Punës), që
përbëhet nga organizata private, të komunitetit apo të qeverisë, të kontraktuara nga
Qeveria e Commonwealth-it që ti ndihmojnë njerëzit të gjejnë punë.
Si i/e sapoardhur, shpesh është ide e mirë të bisedoni me një këshilltar/e punësimi
me eksperiencë për t'u siguruar që mënyra juaj e të kërkuarit punë është e
përshtatshme, veçanërisht nëse ju hasni në vështirësi për t'u marrë në intervistë.
Job Network services (shërbime për t’ju ndihmuar për të gjetur punë)
Nën Job Network (Shërbimi për gjetje të punës) gjenden një numër shërbimesh punësimi.
Këto përfshijnë:

• Job Search Support Services (Shërbime për t’ju ndihmuar në gjetjen e

punës) – Ky shërbim ju ofrohet personave që kërkojnë punë që i plotësojnë
kushtet, menjëherë sa të regjistrohen nga Centrelink-u ose nga njëra prej
shërbimeve për gjetje të punës. Ky shërbim ka për qëllim t’Ii ndihmojë njerëzit
të gjejnë punë sa më parë.
• Intensive Support Services (Shërbimet e Përkrahjes Intensive) – ofron
ndihmë përsëri për personat në kërkim të punës (që i plotësojnë kushtet) ku
përfshihet treinimi për t’u aftësuar për paraqitjen e vehtes gjatë intervistës për
punë me punëdhësin.
• Përkrahje Intensive – Treinim për kërkim të punës- përfshin ofrimin e
ndihmës për punësim në përshtatje të çdo individi. Kjo përkrahje ju ofrohet
atyre personave që plotësojnë kushtet. Këtu përfshihet edhe përmirësimi i
aftësimit të tyre për të kërkuar punë vet, si dhe zgjerimi i lidhjeve (d.m.th. të
kompanive, fabrikave, bizneseve, etj që janë punëdhënësit) që kanë të bëjnë
direkt me gjetjen e punës. Aktivitetet e këtij treinimi përfshijnë ndihmë në
përgatitjen e resumesë (historikut të arsimimit dhe të punësimit) dhe të
aftësimit të personave që treinohen, në drejtim të aplikimeve të tyre për punë.
• Përkrahja Intensive – ndihmë në përshtatje të klientit- ofron më tepër
ndihmë vetëm për vetëm me instruktorin për pesonat që i plotësojnë kushtet.
Pikësynimi është gjetja e pengesave që has individi kur kërkon punë.
Njëkohësisht kjo përkrahje i drejton përpjekjet e punë-kërkuesit gjatë kërkimit
të punësimit; dhe
New Enterprise Incentive Scheme – Skema e krijimit të ndërmarrjeve të
reja (NEIS) ndihmon personat që janë pa punë ta fillojnë dhe ta drejtojnë
biznesin e tyre. Pjesëmarrësit e kësaj skeme mund të marrin ndihmë NEIS që
ofron treinim për biznese të vogla, ndihmë financiare dhe këshilla gjatë vitit të
parë të biznesit.

Të gjithë punë-kërkuesit mund të pëdorin gjithashtu pajisjet në Centrelink dhe
agjencitë e ndryshme që merren me gjetjen e punës për njerëzit si kompjuterë të
specializuar për informacione rreth kompanive etj që kërkojnë krah pune, kompjuterë
të tjerë ku mund të shfrytëzohet interneti, telefonat, fotokopjuesit, faksat, etj) Të
gjithë pajisjet janë në dispozicionin tuaj për përdorim, falas. Për informacion mbi këto
shërbime, si dhe për kushtet se kujt i takojnë me ligj këto shërbime, shikoni faqen e
internetit www.workplace.gov.au ose telefononi:
Employment Services Information Line 13 6268
Centrelink-u gjithashtu rekomandon klientët për njohjen e kualifikimeve të marra në
vende të tjera dhe jep këshilla rreth shërbimeve të tjera për punësim të vlefshme që
gjenden në zonën lokale.
Zyrat e Centrelik-ut ndodhen në shumicën e lagjeve të qytetit si dhe në qendrat
kryesore të fshatrave. Vendndodhja e tyre jepet në numëratorin telefonik White Pages
e numrat e telefonit shënohen në Kapitullin 8, Social Security (Sigurimi Social).

Department of Employment and Workplace Relations (DEWR)
(Departamenti i Punësimit dhe Marrëdhënjeve në Vendin e Punës)
Departamenti i Lidhjeve tëi Punësimit dhe Marrëdhënjeve në Venditn e të Punës
(DEWR) ka disa vendndodhje të lidhura me punësimin që mund të ndihmojnë ata që
kërkojnë punë në Australi të gjejnë punë. Ai bën të mundur shërbime dhe informacion
në internet, me udhëzime për informacion punësimi, asistencë qeveritare, punë,
karriera, treiajnim dhe kushte pune. Për informacion shkoni tek:
www.workplace.gov.au

Programi për eksperiencë pune
Office of Multicultural Affairs (Zyra e çështjeve multikulturore) ka një program për
eksperiencë pune për njerëz me prejardhje të ndryshme, të papunësuar për një kohë
të gjatë. Ky program kombinon një kurs katër javësh në aftësi zyrtare dhe me tetë
javë pune praktike.
Work Experience Program 6207 6199
Kualifikimet
Është e këshillueshme që të bëni përpjekje që t’ju njihen kualifikimet formalisht në
mënyrë që të përmirësohet mundësia për të punuar në të njëjtin profesion për të cilin
jeni kualifikuar.

KUALIFIKIMET PËR ZANATET

Nëse ju keni kualifikime në inxhinieri, ndërtim, metalurgji, elektricitet apo tregtitë e
furnizimeve,Trades Recognition Australia (TRA) (Njohja e Zanateve në Australi)
mund t’ju këshillojë se si t’ju njihen këto kualifikime në Australi. Në se jetoni në
Canberra, kontaktoni:
Trades Recognition Australia (Njohja e Zanateve - Australia)
GPO Box 9879
SYDNEY NSW 2001
Telefoni: (02) 9246 0760

Për ata që ndodhen jashtë Australisë, pyesni në adresën dhe numrin që vijon:
Trades Recognition Australia (Njohja e Zanateve - Australia)
GPO Box 9879
CANBERRA ACT 2601
Telefoni: +612 6121 7456

TERTIARY QUALIFICATIONS (KUALIFIKIMET E LARTA)

National Office of Overseas Skills Recognition (AEI-NOOSR) (Zyra Kombëtare
për Njohjen e Dipllomave etj. të Fituara në Vende jashtë Australisë) jep informacion
se si t’ju njihen në Australi kualifikimet akademike të arsimit të lartë që keni marrë në
vende jashtë Australisë. Në disa raste profesionistët që kanë kryer studimet jashtë
Australisë të cilët gëzojnë nënshtetësinë Australiane ose janë me rezidencë të
përhershme, mund t’ju takojë me ligj të përfitojnë nga Bridging of Overseas-trained
Professionals Loan Scheme (BOTPLS), (Skema e Dhënjes së Kredisë
Profesionistëve që kanë kryer studimet jashtë Austalisë). Këto kredi aplikohen për të
mbuluar pagesat për kurset për avancimin e njohurive deri në nivelin Australian në
mënyrë që profesionistët me kualifikime nga jashtë të arrijnë nivelin e kërkuar për të
ushtruar profesionin e tyre në Australi. Për informacion të zgjeruar shikoni faqen e
internetit të AEI-NOOSR-së www.dest.gov.au/noosr/brgcourses.htm ose telefononi:
AEI-National Office of Overseas Skills Recognition 1800 020 086
Nëse dokumentet ku tregohen kualifikimet tuaja nuk janë në Gjuhën Angleze, ju
duhet ti përktheni. Shihni Kapitullin 2, Ndihmë me Anglishten.
 
7 Punësimi (pjesa II)

Kushtet e punës (të drejtat e punëdhënësit/ punonjësit)
Shumica e punëve mbulohen prej awards (minimumi i pagës apo shpërblimi që duhet
të paguhet për zanate te ndryshme të caktuara nga Shteti apo Commonwealth-i),
përveç të Viktorisë, ku shumica e punëve mbulohen ose nga awards federalë, ose
Sektorët e Industrisë Shtetërore. Shpërblimet duhet të zbatohen nga punëdhënësi
sipas ligjit dhe mbulojnë kushtet e punës si minimumi i pagesave, shpenzimet e
punës, jashtëoraret, shpërblime në para për ata që punojnë jashtë orarit të
zakonshëm, orët e punës, pushimi vjetor, pushimet në bazë të viteve të punës dhe
pushimet mjekësore

Disa vende pune mbulohen prej Certified Agreements (Marrëveshjeve të
Noterizuara). Këto janë përmbledhje marrëveshjesh për rrogat dhe kushtet e punës të
cilat bëhen drejtpërsëdrejti mes punëdhënësit dhe një grupi punëtorësh ose
sindikatës që i përfaqëson.

Australian Workplace Agreement (AWA) (Marrëveshja Australiane e Vendit të
Punës) është një marrëveshje individuale mes një punëdhënësi dhe punëtori për
rrogat e punëtorit dhe kushtet e punës. Për më shumë informacion telefononi në:
Office of the Employment Advocate (Zyra e Avokatëve të Punësimit)
1300 366 632
Wageline (Linja për rrogat) 1300 363 264
Sipas ligjit, punonjësit janë të garantuar me të drejtën që të anëtarësohen ose jo në
një ‘union’ (sindikatë punëtorësh) apo në çfarëdo organizate tjetër. Për më shumë
informacion telefononi në:
Australian Council of Trade Unions (ACTU) (Këshilli Australian i Unioneve)
1300 362 223

Superannuation (Pagesat e Detyruara nga Punëdhënësi për Pensionim)
‘Superannuation’ është një program për ruajtjen e parave gjatë kohës që ju jeni të
punësuar për të siguruar që kur të arrini moshën e pensionit do të keni të ardhura të
mjaftueshme për të jetuar. Shumë njerëz e quajnë shkurt “super”. Pothuajse çdo
njeri që është i punësuar duhet të lidhet me një fond për ‘superannuation’.
Në bazë të ligjit punëdhënësi i juaj është i detyruar të derdh një shumë baraz me 9%
të të ardhurave tuaja në fondin e caktuar ‘superannuation’. Keni mundësi të fusni
edhe para të tjera në fonin e lartpërmendur. Ka raste që punëdhënsit paguajnë
shumë pak ose nuk paguajnë fare detyrimin e tyre kontribues si punëdhënës që janë.
Për të parë në se punëdhënsi i juaj po ju paguan shumën e duhur, duhet të
kontaktoni fondin tuaj të ‘superannuation’. Për informacion më të zgjeruar kontaktoni:
Australian Taxation Office Superannuation Infoline 13 1020
Australian Securities & Investments Commission 1300 300 630



Taksimi
Një Tax File Number (TFN) (Numër Takse) është një numër i veçantë që iu lëshohet
individëve ose organizatave nga Australian Tax Office (ATO) (Zyra Australiane e
Taksave) dhe nevojitet për të gjitha format e marrjes së të ardhurave. Jepini përparësi
aplikimit për TFN. Mënyra më e shpejtë për ta siguruar TFN (Numrin e Taksës) për
njerëzit e porsaardhur është nepërmjet internetit. Regjistrimi me internet mund të
bëhet gjatë 24 orëve të ditës, 7 ditët e javës. Të vetmet gjëra që nevojiten janë të
dhënat e pasaportës si dhe adresa e juaj në Australi. Pas afërsisht 10 ditësh TFN

(Numrin i Taksës) mund ta prisni në kutinë postare. Formularët e Aplikimit gjenden në
zyret e Centrelink-ut, përndryshe mund të printohen nga faqja e internetit të ATO
(Zyrës Australiane të Taksave), ose duke i kërkuar me telefon në TFN Helpline
(Linjen Telefonike për Ndihmë me Numrin e Taksës). Koha e pritjes për shqyrtimin e
aplikimit dhe dërgimin e TFN është 28 ditë.

Kur filloni punë, punëdhënësi juaj do t’ë ju kërkojë të plotësoni një formular për TFN
Declaration (Deklarimin e TFN-së) në të cilin ju duhet të shkruani TFN-në tuaj. Në se
ju e keni TFN-në që më përpara, punëdhënësi nuk ka të drejtë të nxjerrë më tepër se
shumën normale të taksës derisa të ketë kaluar koha e zakonshme, standarte, për
shqyrtimin e një kërkese për TFN-në.

Nëse keni çfarëdo të ardhura gjatë vitit fananciar (ndërmjet 1Korrik dhe 30 Qershor),
ju duhet të dorëzoni një Income Tax Return (Kthim Takse mbi të Ardhurat) deri në
30 Tetor të atij viti nëse nuk është kryer ndonjë marrëveshje tjetër.
Australia ka Goods and Services Tax (GST) (Taksën e të Mirave dhe Shërbimeve)
që është një taksë prej 10% të çmimit fillestar për mbi shumicën e tyreartikujve. GST
përfshihet në çmimin që ju kërkohet të paguani. Disa sende si ushqimi bazë, pjesa
më e madhe e shërbimit të arsimit,shërbimet mjekësore, kujdesi për fëmijët për ata
që plotësojnë kushtet për shfrytëzim dhe shërbimet e shtëpive të shëndetit për pleq,
nuk kanë GST.
Nëse keni biznes atëherë ju keni nevojë për një Australian Business Number (Numrin
Australian të Biznesit) për marrëdhëniet me Australian Tax Office (Zyrën Australiane
të Taksave) si dhe biznese të tjera. Për më shumë informacion telefonojini Zyrës
Australiane të Taksave:
Tax File Number Helpline (Linja e Ndihmës për Numrin e Taksës)
13 2861 opsioni 3
Business and GST enquiries (Pyetje mbi Biznesin dhe mbi GST)
13 2866
Other enquiries (Informata të Tjera) 13 2861
Faqja e internetit e Tax Office (Zyrës së Taksave) www.ato.gov.au
Faqja e internetit për regjistrimin e Tax File Number (Numrit të Taksës)
www.ato.gov.au/individuals
 
8 Sigurimi Social

Sistemi i Sigurimit Social në Australi jep ndihma në të ardhura për njerëzit që kanë
nevojë. Përfitimet e sigurimit Social jepen përmes një Agjensie Qeveritare të quajtur
Centrelink. Vendndodhjet dhe numrat e telefonit të Centrelinkut mund t’i gjeni në
numëratorin telefonik lokal White Pages.
Mundësia e marrjes së pagesave të Centrelink varet nga klasi i vizës suaj. Edhe nëse
jeni bërë banor/e i/e pëhershëm/me i/e Australisë, një periudhe pritjeje për pagesat
mund të aplikohet (shikoni më poshtë)
Nëse nuk flisni Anglisht, Centrelink mund të ju sigurojë përkthyes për takimin tuaj. Ju
mund të kontaktoni Centrelink në gjuhën tuaj me anë të telefonit:

Centrelink (multilingual services) (Shërbimi Shumëgjuhësh i Centrelink) 13 1202
Faqja e internetit e Centrelink www.centrelink.gov.au
Ju duhet t'i tregoni Centrelink-ut dokumenta identifikuese si pasaporta dhe
dokumentat e udhëtimit, të dhënat rreth strehimit dhe numrit të llogarisë suaj bankare
gjithashtu, kur të aplikoni për pagesa. Më shumë informacione mbi kërkesat e
identifikimit gjenden në numrin e mësipërm ose duke transferuar nga interneti në
kompjuterin tuaj faqen e fakteve: “Proving your identity to Centrelink” (Vertetimi i
identitetit tuaj Centrelink-ut) nga faqja e internetit e Centrelink-ut.
Ju duhet të keni një Tax File Number (TFN) (Numër Takse) ë që të keni mundësi të
merrni çfarëdo pagese nga Centrelink-u. Centrelink-u mund t’ ju japin një formular
lutjeje që ta dorëzoni pranë Zyrës Australiane të Taksave pasi ta keni plotësuar.

Periudhat e pritjes për pagesat e Centrelink
Shumicës së migrantëve të sapoardhur ju nevojitet të jetojnë në Australi për dy vjet si
banorë të përhershëm para se të marrin shumicën e pagesave të sigurimit social,
duke përfshirë edhe ndihmat e papunësisë, të sëmundjes, të studentëve dhe një
numër pagesash të tjera. Që të keni të drejtën e pensioneve të moshës dhe
paaftësisë zakonisht duhet që të keni jetuar në Australi 10 vjet.

WAITING PERIOD EXEMPTIONS (PERJASHTIME NGA PERIUDHA E PRITJES)
Refugjatët dhe ata që vijnë në Australi me viza humanitare përjashtohen nga
periudha dy vjeçare e pritjes, së bashku me bashkëshortët dhe fëmijët e tyre, nëse
këto marrëdhënie (martesa apo bashkëjetesa) kanë ekzistuar para se personat e
këtyre dy kategorive (refugjatë dhe me vizë humanitare) të arrinin në Australi.
Një pagesë e quajtur Special Benefit (Ndihmë Speciale) mund të jepet gjatë
periudhës së pritjes, nëse ju jeni në vështirësi për arsye të një ndryshimi tërësor e
përtej kontrollit tuaj në rrethanat tuaja. Kjo pagesë jepet vetëm në raste shumë të
rralla. Paaftësia juaj për të gjetur punë apo mbarimi i parave nuk janë arsye të
mjaftueshme për kualifikim për Ndihma Speciale.

Nëse ju mbeteni i/e ve, sakat apo prind i vetëm pasi bëheni banor Australian, ju
mund të keni të drejtë të merrni pension. Ju gjithashtu mund të merrni pension të
moshuari pa patur nevojë që të qëndroni 10 vjet në Australi nëse jeni i mbuluar nga
një marrëveshje internacionale e sigurimit social.

Pagesa me drejtë takse për familje
Nëse keni fëmijë që varen nga ju, mund t’ju takojë të merrni Family Tax Benefit
(Pagesa me drejtë takse për familje) si dhe Child Care Benefit (Pagesa për
Kujdesje ndaj Fëmijës) për të ndihmuar me shpenzimet gjatë rritjes së fëmijëve.
Nuk ka periudhë pritjeje për këto pagesa, por duhet të keni një vizë të përhershme
qëndrimi që ta gëzoni këtë të drejtë pagese. Eshtë e rëndësishmë që të kuptoni se
Pagesa me Drejtë Takse për Familje ka qëllim që të jetë vetëm si një shtesë të
ardhurash, dhe nuk mjafton për të jetuar.

Family Assistance Offices (Zyrat e Ndihmës për Familje) janë vendosur në
Centrelink, Medicare, Zyrat Australiane të Taksimit, si dhe faqet e internetit të ATO
(Zyrës Australiane të Taksimit) ku jepen këshilla nga ekspertë, ose telefononi në
numrin.

Family Assistance Office 13 6150

Më shumë informacion
Centrelink-u ka shumë informacion lidhur me shërbimet dhe pagesat e tij. Për të
sapoardhurit dhe për ata që nuk e kanë Gjuhën Anglishte si gjuhë parësore, ekziston
një sasi e madhe informacioni e përkthyer duke përfshirë edhe materialin udhëzues të
përgjithshëm, ‘Welcome to Centrelink’.Telefononi në 13 1202 për një kopje të saj apo
të informacioneve të tjera të përkthyera ose vizitoni faqen internetore
www.centrelink.gov.au dhe zgjidhni 'We speak your language' (Ne flasim gjuhën tuaj)
në faqen e Centrelink-ut. Mund të gjeni informacion të mëtejshëm mbi pagesat dhe
shërbimet e Centrelink-ut duke klikuar në opsionin ’Moved to Australia’ Vendosja në
Australi) në faqen e internetit të quajtur
Ju mund të merrni informacione të tjera duke telefonuar numrat vijues:

Centrelink (Shërbimet Shumëgjuhëshe të Centrelink) (Ndihmë në gjuhë të tjera jo-Angleze) 13 1202

Për takime me Centrelink-un 13 1021

Employment Services, Newstart, Special Benefit (Shërbimet e Punësimit,

Newstart, Përfitimi Special) 13 2850

Age Pensions (Pensionet e Moshës) dhe Pensioner Concession Cards (Kartat
e koncensionit të pensionistave) 13 2300

Family Assistance Office (Pagesat e Ndihmës Familjare) 13 6150

Youth Allowance and Austudy (Youth Allowance dhe Austudy)13 2490

Disability (paaftësitë), sickness (sëmundjet) dhe carers (ato që kujdesen për
këto njerëz të sëmurë) 13 2717

Centrelink International Services (Shërbimet Ndërkombëtare të Centrelink)
(pensionet jashtë shtetit) 13 1673
Customer feedback
(Përshtypjet e Klientëve) 1800 050 004

Teleshkrimi për shurdhët/memecët:
Pyetje mbi pagesat 1800 810 586
Marrëdhëniet me klientat 1800 000 567
Nëse merrni nga jashtë shtetit +613 6222 3455
 
9 Transporti

Transporti Publik
Qeveria e ACT jep edhe shërbimin lokal të autobuzave (ACTION) përreth Canberras.
Kontaktoni ACTION për të parë nëse keni të drejtë të merrni kartë koncesioni për
udhëtim në autobuz. Stafi i ACTION në ndërresat e autobuzave ju ndihmon për oraret
ose kontaktoni:
ACTION 13 1710
Për informacion lidhur me shërbimin hekurudhor jashtë Canberras kontaktoni:

Countrylink 13 2232
Oraret e autobusave privatë shpesh mund të merren nga shoferi i autobuzit ose duke
i telefonuar shoqërisë së autobuzave. Shoqëritë e Autobuzave janë të shënuara në
numëratorin telefonik të Yellow Pages, nën ‘Bus and coach scheduled services’.
Një shërbim që kryhet përmes Canberras dhe Kuinbian është:

Deane's Buslines 6299 3722
Taksitë punojnë 24 orë në ditë në pjesën më të madhe të Australisë. Tarifa tregohet
nga një sahat në treguesin e taksisë. Kompanitë e taksive janë shënuar në
numëratorin telefonik Yellow Pages nën emrin 'Taxi cabs'. Në shumicën e qyteteve
gjenden taksi të veçantë për njerëzit që përdorin karrocë për invalidë.

Automjetet private
Automjetet e reja dhe ato të përdorura reklamohen për shitje në gazeta dhe gjenden
edhe në ekspozita për makina të reja apo vendet e shitjes së makinave të dorës së
dytë. Çmimi i blerjes së një automjeti zakonisht nuk përfshin koston e regjistrimit,
pullin e taksës dhe siguracionin e detyrueshëm. Zakonisht këto që sapo përmendem
duhen paguar veçmas nga blerësi.
Për të parë nëse ish-pronari ka borxhe për një makinë, e cila është regjistruar në
cilindo shtet apo territor, përveç Western Australia dhe Tasmani, shikoni faqen e
internetit të Regjistrit të makinave të blera me borxh, (që njihen me emrin e shkurtuar
"REV") në www.revs.nsw.gov.au, ose telefononi:

Registrar of Encumbered Vehicles
(Regjistri e Automjeteve te blera me borxh) 1800 424 988
Pyesni në numrin tefefonik 02 9633 6333

REVS gjithashtu mund t'ju ofrojë informacion rreth pyetjeve që mund të keni për
çështje që kanë të bëjnë me transport apo me patentat e ndryshme.

Për informacion lidhur me marrjen e parave hua për blerjen e një automjeti,
kontaktoni bankën tuaj apo kompaninë e financave. Mbani mend të siguroheni që i
kuptoni të gjitha kushtet para se të nënshkruani ndonjë kontratë për huamarrje.

Çdo Shtet dhe Territor ka shoqatat a motorristëve, të cilat japin shërbime të tilla si
inspektime për makina për blerësit potencial të automjeteve të dorës së dytë,
informacion për udhëtimet, siguracion dhe shërbim në rrugë (në rast se automjeti juaj
prishet). Shumica e shërbimeve të tyre jepen për ata që nuk janë anëtarë si edhe për
anëtarët, ndërsa shërbimet për anëtarët i mbulojnë ato edhe në Shtete dhe Territore
të tjera nëpërmjet organizatave simotra. Në ACT, ju mund të kontaktoni:
National Road Motorists Association (NRMA) 13 2132

Për informacion lidhur me marrjen e driver’s licence (patentës së shoferit) shihni
Kapitullin 1, What to do soon after arrival (Ç'duhet bërë shpejtë pas mbrritjes).
Vini re se ligjet Australiane të trafikut janë shumë strikte. Shihni Kapitullin 5,
Australian customs and laws (zakonet dhe ligjet Australiane)
 
10 Arsimi dhe çerdhet

Çerdhet/Kopshtet
Ka shumë lloje çerdhesh me orar të plotë dhe të reduktuar për fëmijë që janë shumë
të vegjël për të shkuar në shkollë ose për kohën pas shkollës. Numëratori telefonik
Yellow Pages ka një sërë zgjedhjesh për llojet e çerdheve që ekzistojnë, duke
përfshirë preschools (parashkollën) ose kindergartens (kopshtet) që i përgatisin
fëmijët për në shkollë, child care ose daycare (qendrat për kujdesin gjatë ditës) që
kujdesen për fëmijë më të vegjël dhe family daycare (qendrat familjare) ku një prind
kujdeset për fëmijët së bashku me familjen e tij/saj.
Ka edhe playgroups (grupe loje), ku prindërit e fëmijët mblidhen së bashku që
fëmijët të mësojnë dhe qëndrojnë së bashku si dhe që prindërit të flasin e të
shkëmbejnë informacione, etj.

Playgroup Association (Shoqata e Grupeve të Lojës) 6285 4336
Për informacionin e dhënë nga qeveria lidhur me:
• shërbimet e kujdesit të fëmijëve në zonën tuaj;
• llojet e kujdesit;
• ndihmën e qeverisë për shpenzimet e kujdesit;
• shërbimet për fëmijë me nevoja të veçanta; dhe
• shërbime për fëmijë me prejardhje të ndryshme kulturore
kontaktoni shërbimin informativ të Childcare Access.
Childcare Access 1800 670 305
Vini re se ju mund të keni të drejtë të merrni Pagesa për Ndihmë Familjare si ndihmë
për çerdhet/kopshtet e shpenzime të tjera. (Shihni Kapitullin 8, Social Security
(Sigurimi Social)

Shkollat
Parashkollat janë të vlefshme për të gjithë fëmijët 4 vjeçarë. Parashkollat ndihmojnë
fëmijët që të zhvillohen fizikisht, emocionalisht dhe në shoqërisht në vitin para se të
shkojnë në shkollë.
Është e detyrueshme që fëmijët e moshës mes 6 dhe 15 vjeç të shkojnë në shkollë.
Fëmijët zakonisht e fillojnë shkollën kur janë 4 ose 5 vjeç dhe vazhdojnë derisa ato
bëhen 17 ose 18 vjeç, si përgatitje për universitet ose arsimim të mëtejshëm. Fëmijët
nën 12 ose 13 vjeç ndjekin primary school (shkollën fillore) dhe ata më të mëdhenj
shkojnë në high school (shkollën e mesme).
Ju mund t’i dërgoni fëmijët tuaj ose në një shkollë publike ose në një private. Për të
gjetur shkollat e zonës suaj mund të shihni nën ‘Schools’ në numëratorin telefonik

White Pages ose vizitoni faqen e internetit www.dest.gov.au/schools/authorit.htm.
Government Schools (Shkollat Shtetrore) japin arsim falas, megjithatë, në shumicën
e shkollave kërkohen kontribute vullnetare për të ngritur nivelin e programeve
mësimore dhe sportive të shkollës. Pagesa është një çështje që prindërit të vendosin
nëse duan apo jo.

Non-government Schools (Shkollat private) kërkojnë pagesë, dhe ato mund të kenë
drejtim fetar ose një filozofi të caktuar arsimore. Prindërit që duan të mësojnë më
shumë për shkollat private mund të caktojnë një takim me autoritetin përkates arsimor
joqeveritar ose të kontaktojnë direkt shkollën që kanë zgjedhur.
Pyesni në shkollën tuaj rreth before and after school care (kujdesje para dhe mbas
shkollës) ose school holiday programs (programi i pushimeve të shkollës) për
fëmijët e moshës shkollore.

Fëmijët që nuk flasin Anglisht
Fëmijët e porsaarritur që nuk flasin anglisht mund të futen në English Language
Schools (ELS) and Centres (ELC) (Shkolla dhe qendra të mësimit të gjuhës
angleze), të cilat japin intensive English programs (programe intensive të
Anglishtes) të bëra për fëmijë.

Përkthyesat
Prindërit dhe kujdestarët që nuk flasin Anglisht t’i kërkojnë shkollës që një përkthyes
të jetë prezent kur diskutohen çështje në lidhje me fëmijët e tyre. Për të kontaktuar
shkollën me telefon ato mund të përdorin gjithashtu edhe Translating and
Interpreting Service (TIS) (Shërbimin për Përkthime) në numrin e telefonit 131 450.

Regjistrimi

Që të regjistroni fëmijët tuaj në shkollë, kontaktoni shkollën me telefon ose shkoni vet.
Ju duhet të merrni me vete vizën ose dokumentet e Hyrjes në Australi, prova të datës
së lindjes së tyre, dhe të gjitha dokumentet letrat etj, duke përfshirë edhe raportet e
shkollës që kanë lidhje me arsimin e deritanishme. Mund t’ju duhet t’i paraqisni edhe
dokumenatat e imunizimit (vaksinimet e fëmijëvet).

Arsimi Profesional

Kurset e TAFE (Technical and Further Education) (Arsimim Teknik dhe i
Mëtejshëm) janë formuar për studentë që duan të marrin aftësi profesionale apo
zanate. Kurse të shumta mbulojnë një sërë fushash profesionale si teknologji
informative, shërbime biznesi, art dhe gazetari, turizëm dhe shërbime, ndërtim dhe
transport, prodhim bujqësor dhe miniera dhe inxhinieri. Kolegjet TAFE janë me
pagesë dhe nxënësit duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme që të kualifikohen për
pranim në disa nga këto kurse. Për më shumë informacion kontaktoni:

Canberra Institute of Technology 6207 3100

Universitetet
Universitetet Australiane janë ndër më të mirat në botë. Një degë normale zgjat tre
vjet, por ka edhe degë dyshe dhe studime pasuniversitare që zgjasin më shumë për
t’u mbaruar. Disa degë kanë mësim me korrespondencë dhe mësim me orar të
reduktuar (part-time)
Për informacion lidhur me pranimet dhe degët, kontaktoni universitetin e duhur, ose
vizitoni faqen e internetit në www.dest.gov.au/tenfields ose
www.dest.gov.au/highered/courses.htm. Në faqen e internetit
http://studyinaustralia.gov.au/sia/splash.htm ka informacion të dobishëm rreth të
studiuarit në Australi. Ky informacion gjendet në 12 gjuhë. Për më shumë
informacion kontaktoni:

Australian National University 6125 5111

University of Canberra 6201 5111

Australian Catholic University 6209 1100

Australian International Hotel School 1800 500 307

Shpenzimet për kurset universitare përfshijnë pagesat për sindikatën studentore,
librat, pagesat për shpenzimet zyrtare të përgjithshëm dhe Higher Education
Contribution Scheme (HECS) (Skemën e Kontributit për Arsimin e Lartë). Në raste
të veçanta, studentët mund të paguajnë borxhet të quajtura "HECS" pasi ata të fillojnë
ta sigurojnë një rrogë. Në raste të tjera, kjo pagesë për arsimim të lartë duhet paguar
para se të fillohen studimet.

HECS Enquiry Line 1800 020 108

HECS website (faqja e internetit e HECS) www.hecs.gov.au
Pagesat e Youth Allowance (për njerëz të moshës 16-24 vjeç) dhe Austudy (për ata
25 vjeç e lart) japin ndihmë financiare për studentët me orar të plotë që u është
aprovuar studimi. Të dyja pagesat varen nga të ardhurat dhe pronësitë të cilat duhet
të jenë brenda një kufiri të caktuar. Për të sapoardhurit zakonisht vlen periudha dy
vjeçare e pritjes. Për më shumë informacion lidhur me këto skema mbështetjeje
financiare kontaktoni Centrelink-un (shihni Kapitullin 8, Social Security (Sigurimi Social))
 
11 Sistemi Shëndetësor

Medicare Për banorët Australianë, kostot e kujdesit bazë mjekësor dhe spitalor mbulohen
automatikisht nga shërbimi Medicare. Medicare paguan për shumicën e kostove të
vizitave tek doktorët, radiografitë, analizat e gjakut, kujdesin në spitalet publike, dhe
disa shërbime të tjera.
Medicare nuk paguan për shpenzimet e autoambulancave, dentistët, fizioterapitë,
optikat, sëmundjet e këmbëve, kiropraktikat, ose për spitalet private. Për më shumë
informacion për Medicare, shihni Kapitullin 1, What to do soon after arrival (Ç'duhet
bërë shpejtë pas mbrritjes).

Centrelink Health Care Card (Karta e Kujdesit për Shëndetin e Centrelink-ut)
Nëse ju merrni një pagesë Centrelink-u ose fitoni të ardhura të ulëta, ju mund t'ju
takojë me ligj një Health Care Card nga qeveria (Karta e Kujdesit për Shëndetin).
Karta do t'ju japë të drejtën për një sërë lëshimesh, duke përfshirë koston e ilaçeve
dhe shërbimeve mjekësore (mjek, dentist, ambulancë). Për më shumë informacion
mbi Centrelink, shikoni Kapitullin 8, Social Security.
Edhe pse keni Health Care Card, ju duhet të paraqitni Medicare Card për të gjithë
trajtimet themelore spitalore dhe mjekësore në lidhje me Health Care Card.

Sigurimi Shëndetësor Privat
Shumë Australianë i përkasin fondeve të sigurimit shëndetësor privat. Këto mbulojnë
trajtimet mjekësore si pacient privat në spitalet publike dhe ato private, dhe mund të
përfshijnë disa shërbime që nuk mbulohen nga Medicare, si shërbimet dentare dhe
optike. Shpenzimet dhe llojet e sigurimit ndryshojnë shumë prandaj është me rëndësi
që të kontrolloni të dhënat me kujdes para se të pranoni llojin e sigurimit, kur
vendosni të bleni sigurimin shëndetësor privat.

INCENTIVES (INICIATIVAT)

Qeveria ka marrë një sërë nismash financiare për të inkurajuar njerëzit që të marrin
sigurim shëndetësor privat. Qeveria e Commonwealth-it përballon 30% të Vlerave të
sigurimit shëndetësor privat , dhe vë 1% taksë për ata njerëz me të ardhura të larta
që nuk kanë sigurim shëndetësor privat.

LIFETIME HEALTH COVER (MBULIM SHËNDETËSOR I PËRJETSHËM)
Ekziston edhe një sistem i quajtur Lifetime Health Cover (Mbulim Shëndetësor i
Përjetshëm), nën të cilin fondet e sigurimeve shëndetësore private kërkojnë shuma të
ndryshme në varësi të moshës në të cilën njerëzit marrin sigurim spitalor për herë të
parë. Njerëzit që e bëjnë këtë në ose para moshës 30 vjeç dhe e mbajnë anëtarësinë
paguajnë më pak gjatë jetës sesa njerëzit që bëhen anëtarë kur janë më të vjetër.
Nëse ju vononi të anëtarësoheni, do të paguani 2% më shumë për çdo vit që
vonoheni pas moshës 30 vjeçare, deri në një maksimum 70% nëse dikush merr
siguracion shëndetësor për spital për herë të parë në moshën 65 vjeçare.
Qeveria po planifikon t'i ndryshojë rregullat e Lifetime Health Cover (Mbulimi
Shëndetsorë i Përjetshëm) në mënyrë që emigrantët që do të vijnë në të ardhmen
nuk do ta paguajnë një shumë shtesë për arsye të moshës së tyre. Emigrantët që do
të vijnë do të kenë një afat prej 12 muajsh që nga dita që ju takon me ligj të mbulohen
nga Medicare, për t'u lidhur me "Private Insurance" (Siguracion Privat). Në se do të
lidhen me Siguracionin Privat pas këtij afat 12 mujor, atëherë do t'ju duhet ta
paguajnë një pagesë të shtuar.

MORE INFORMATION (MË SHUMË INFORMACION)
Më shumë informacion për sigurim shëndetësor privat mund të merret duke vizituar
faqet e internetit www.health.gov.au/privatehealth dhe www.phiac.gov.au ose duke
telefonuar:
Private Health Insurance Ombudsman 1800 640 695
Ndihma Mjekësore

EMERGENCIES (URGJENCAT)
Trajtim Urgjent mund të merret përmes disa qendrave mjekësore ose
departamenteve të urgjencës së spitaleve. Spitalet publike dhe private ndodhen të
shënuar nën ‘Hospitals’ në numëratorin telefonik të White Pages. Informacioni për
ambulancat jepet në Kapitullin 3, Emergency Services (Shërbimet e Urgjencës).
Kur shkoni në spital mos harroni të merrni me vete ilaçet që përdorni si dhe kartën
‘Medicare’, kartën e anëtarësisë së sigurimit shëndetësor privat, Kartën e Përfitimeve
Shëndetsore apo Kartën sipas Pensioneve të ndryshme.
Mjekimi për urgjenca është i vlefshëm 24 orë në seksionet e 'Casualty' (Aksidenteve)
ose 'Emergency' (Urgjencës) të spitaleve publike.
 
11 Sistemi Shëndetësor (pjesa II)

GENERAL PRACTITIONERS (GPs) (MJEKËT E PËRGJITHSHËM)
Nëse nuk është rast urgjent, ju duhet të shkoni në fillim tek doktori i familjes (i quajtur
edhe ‘general practitioner’ ose GP) ose në një qendër mjekësore. Ju mund ta zgjidhni
vetë doktorin ose qendrën mjekësore që do shkoni - ato janë të rreshtuar në
numeratorin telefonik Yellow Pages nën emrin 'Medical Practitioners'.
Doktori juaj mund t’ju faturojë sipas sistemit bulk bill. Kjo do të thotë se ju duhet të
nënshkruani një formular të Medicare, dhe doktori këtë formular e dërgon në
Medicare, e cila më pas e paguan doktorin. Ndryshe doktori mund të marrë pagesën
nga ju, dhe ju duhet të bëni kërkesën që të merrni paratë mbrapa nga Medicare ose
nga sigurimi shëndetësor privat. Në të dy rastet, ju duhet të keni me vete kartën e
Medicare dhe të Health Care Card.

PËRKTHIMI
Mjekët mund të kenë një linjë telefoni që ka përparësi për të thirrur një përkthyes për
të përkthyer për ju gjatë konsultës suaj mjekësore. Kjo nuk kushton as për ju as për
mjekun, duke patur parasysh që ju jeni banor i përhershëm ose nënshtetas
Australian.
TIS Doctors Priority Line (24 hours) (Linja e telefonit e Mjekëve që ka Përparësi
e TIS-it 24 orëshe) 1300 131 450

SPECIALISTS (SPECIALISTAT)
Ju nuk mund të bëni vizitë tek një specialist pa shikuar pëpara një GP (mjek të
përgjithshëm). Doktori mund t’ju rekomandojë tek një specialist mjekësor për mjekim
të mëtejshëm.

MEDICINES (ILAÇET)
Nëse doktori juaj mendon se keni nevojë për ilaçe, atëherë ju jep një recetë të cilën
duhet ta çoni në farmaci. Shumica e ilaçeve, si antibiotikët, jepen vetëm me recetë.
Nëse keni Health Care Card ose Pension Concession Card të dhëna nga
Centrelink-u, përfitoni zbritje çmimi në medikamente të caktuara. Ju duhet të sillni me
vetë dhe kartën tuaj të Medicare kur të merrni ilaçet nga farmacia. Për ndihmë
informative në lidhje me ilaçet, bisedoni me njërin prej farmacistëve ose, nga e Hëna
deri të Premte nga ora 9 e mëngjezit deri në 6 të mbrëmjes, telefononi :
Medicines Line 1300 888 763

Qendrat Shëndetësore të Komunitetit
Community Health Centres
(Qendrat Shëndetësore të Komunitetit) sigurojnë
shërbime me kosto të ulët për njerëz të të gjitha moshave. Jo të gjitha qendrat
sigurojnë të njëjtat shërbime. Megjithatë, shpeshherë shërbimet e vlefshme përfshijnë
infermierinë, përkrahje dhe edukim për shëndetin, fizioterapi, kujdes dentar, kujdes
mjekësor, këshillim dhe mirëqënie sociale. Ato janë të rreshtuara në numeratorin
telefonik White Pages nën emrin 'Community Health Centres' ose 'Health'.

Shëndeti Mendor
Ekzistojnë një numër shërbimesh për njerëzit që kanë nevojë për ndihmë me
problemet e shëndetit mendor dhe me sëmundjet mendore. Në shumicën e rasteve,
njerëzit që kanë nevojë për ndihmë për vështirësitë e shëndetit mendor duhet të
kontaktojnë mjekun e tyre të përgjithshëm ose qendren shëndetësore të komuntetit

Shërbimet për njerëzit me prejardhje të ndryshme kulturore dhe
gjuhësore

Shumica e spitaleve dhe qendrave të mëdha mjekësore kanë grupe profesionistësh
mjekësorë që japin shërbime për komunitetet e emigrantëve lokale. Këto shërbime
përbëhen nga konsulta, këshilla, rekomandime dhe informacione për shëndetin.
Telefonojini spitalit lokal ose Qendrës Shëndetësore të Komunitetit për të parë nëse
kanë Multicultural Health Worker (Punonjës Shëndetësor Multikulturor) për grupin e
gjuhës suaj.

Migrant Health Unit (Dega e Shëndetit të Migrantëve) mund t’ju ndihmojë në marrjen
e shërbimeve mjekësore brenda ACT. Nëse e lajmëroni këtë zyrë në avancë, mund
të merret një përkthyes Boshnjak, Kantonez, Kroat, Serb, Spanjoll dhe Vietnamez.
Nëse ju duhet një përkthyes për shëndetin, në një gjuhë tjetër që nuk përmendet më
sipër, telefonijini Translating and Interpreting Service (TIS) (Shërbimit për Përkthime)
(shikoni Kapitullin 2, Help with English).

Migrant Health Unit 6205 3333
Ekziston gjithashtu dhe një shërbim për të ndihmuar njerëz nga kultura të ndryshme
të kuptojnë dhe të gjejnë kujdesin që i përshtatet moshës
Multicultural Aged Care Adviser
(Këshilluesi për të moshuarit Multikulturorë) 6205 1385

Imunizimi (Vaksinimi)
Imunizimi i mbron si fëmijët edhe të rriturit nga infeksionet e dëmshme për shëndetin.
Imunizimi nuk është i detyruar por rekomandohet për të gjithë fëmijët. Disa Shtete
dhe Territore (NSW, Victoria, Tasmania, dhe ACT-ja) kanë kërkesën e paraqitjes së
imunizmit (vaksinimit) të fëmijës kur të futet në çerdhe apo kopësht si dhe para se të
regjistrohet në shkollë. Kjo praktikë ndiqet që çerdhja, kopështi apo shkolla të kenë
dijeni se cilët fëmijë nuk janë imunizuar. Imunizimet mund të bëhen tek mjeku i juaj
familjar. Në se fëmijët tuaj nuk kanë bërë vaksinat, nuk do t'ju takojnë me ligj pagesat
për kujdesjen e fëmijëvet.
Linja telefonike për Vaksinime 1800 671 738

Shërbimet Stomatologjike
Në zonën tuaj lokale ka dentistë privatë të cilët zakonisht marrin pagesa për
shërbimin e tyre. Ju mund të dëshironi që të merrni sigurim shëndetësor privat si
ndihmë për pagesat e shërbimit dentar.
Edhe Qeveritë Shtetërore dhe të Territoreve japin një sasi të kufizuar kujdesi dentar
falas për mbajtësit e kartave të koncesioneve të Centrelinkut. Shërbimet e dhëna janë
për lehtësimet primare të dhimbjeve dhe disa shërbime bazë duke përfshirë edhe
protezat. Ju lutemi të kontaktoni qendrën mjekësore më të afërt ose spitalin për
hollësirat e shërbimeve në zonën tuaj dhe kontaktoni Centrelink-un (shikoni kapitullin
8, Social Security) për të parë nëse kualifikoheni për një koncesion.

Më shumë informacion
Për më shumë informacion dhe të dhëna për shërbime të tjera shëndetësore, pyesni
doktorin tuaj lokal, qendrën mjekësore, Community Health Centre, spitalin ose
farmacistin.
 
12 Argëtimi dhe Media

Aktivitetet në natyrë
Australia është e përshtatshme për aktivitete në natyrë, si udhëtime, ecje në pyll,
kampe dhe sporte. Ka disa rregulla sigurimi për të kujtuar kur jeni jashtë në natyrë:
• Në det gjithmonë notoni në zona që patrullohen nga shpëtimtarët e jetës. Notoni
gjithmonë në zonën mes flamujve.
• Shmangni të notuarit dhe të peshkuarit vetëm.
• Vini kapele në ditët me diell që të shmangni djegien e lëkurës nga dielli dhe
kancerin e lëkurës. Kjo është veçanërisht e rëndësishme për fëmijët dhe shumë
shkolla do të insistojnë në veshjen e kapelave të diellit gjatë muajve të verës
• Lyeni lëkurën me krem për mbrojtje nga dielli. Mund ta blini në supermarkatë ose
në farmaci.
• Zjarret e hapura dhe skarat e mëdha nuk lejohen në ditët e total fire ban (ndalim i
plotë i zjarrit).
Numrat e mëposhtëm të telefonit mund të jenë të dobishëm:
Environment ACT Helpline 6207 9777
Weather forecasts (Parashikimi i motit) 1196


Media
Shumica e dyqaneve të gazetave në qendrat e mëdha tregëtare kanë gazeta në një
sërë gjuhësh, por nëse ata nuk mbajnë atë lloj që ju dëshironi, ju mund ti kërkoni që
ata ta porosisin për ju.

Special Broadcasting Service (SBS) (Shërbimi i Veçantë i Transmetimeve të
Emisioneve) stacionet televizive dhe të radios kanë programe në shumë gjuhë të
ndryshme të komunitetit. Programet javore janë të shënuara në gazetat e qytetit. Lista
e stacioneve etnik të radios mund të gjenden në National Ethnic and Multicultural
Broadcasters’ Council (NEMBC) (Këshilli I Transmetuesve Etnik dhe Multikultoror
Kombëtar) me faqen e internetit: www.nembc.org.au
Stacionet e radios shumë gjuhëshe janë:

Radio Stacioni Frekuenca

Community Radio 2XX 98.3 FM

Canberra Multicultural Service 91.1 FM

SBS radio 105.5 FM

Interneti
Gjenden një sërë programesh që ofrojnë shërbimin e internetit dhe treinimit falas ose
me një çmim të ulët për ata njerëz që për ndryshe nuk mund të shfrytëzonin
internetin. Për më shumë informacion, kontaktoni Këshillin tuaj lokal, shkollën tuaj të
lagjes (për ata që jetojnë në zonat rurale dhe të largëta) ose telefononi:
NetSpots 1800 222 797
 
13 Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene

Department of Immigration and Multicultural and Indigenous Affairs (DIMIA)
(Departamenti i Imigracionit dhe Çështjeve Multikulturore e Indigjene) pika juaj
kontaktuese për të gjitha çështjet e vizave dhe Nënshtetësisë Australiane. DIMIA
mund të kontaktohet në numrin e përgjithshëm: 13 1881. Shumë informacione të
përgjithshme të imigracionit gjenden dhe në faqen kryesore të internetit të DIMIA-s
www.immi.gov.au. Klikoni në Life in Australia (Jeta në Australi)
(www.immi.gov.au/settle) për më shumë informacion mbi vendosjen.
Zyrat e zonave të ndryshme të DIMIA (Departamentit të Emigracionit dhe Çështjeve
Shumë Kulturore) merren me një sërë shërbimesh për imigrim, si viza dhe leje, dhe
kërkesa për qëndrim të përkohshëm dhe të përhershëm.

ACT DIMIA Office
Level 3
1 Farrell Place
CIVIC ACT 2601
Orët e hapjes për këtë zyrë janë:

E Hënë dhe e Martë 9.00 e mëngjezit - 4.00 pasdite
E Mërkurë 9.00 e mëngjezit - 1.00 pasdite
E Enjte dhe e Premte 9.00 e mëngjezit - 4.00 pasdite


Nënshtetësia
Ju mund të bëni kërkesë për nënshtetësinë Australiane nëse keni jetuar në Australi
për dy vjet si banor i përhershëm gjatë pesë vjetëve të fundit. Kjo duhet të përfshijë
kalimin në total të 12 muajve gjatë dy viteve të fundit në Australi. Për më shumë
informacion, kërkoni Citizenship Kit (Udhëzues për Marrjen e Nënshtetësisë) në çdo
zyrë të DIMIAs ose përmes Linjës së Telefonit për Informacion për Nënshtetësinë në
13 1880.
Pasi t’ju jepet nënshtetësia Australiane, ju mund të bëni kërkesë për pasaportë
Australiane nëpërmjet Zyrës së Postës. Nëse ju mbani nënshtetësinë Australiane si
dhe atë të një vendi tjetër, ju duhet të udhëtoni brenda dhe jashtë Australisë duke
përdorur pasaportën Australiane.

Vizat e kthimit për banorët
Nëse ju jeni banor i përhershëm Australian dhe planifikoni te largoheni nga Australia
për çfarëdolloj periudhe të përkohshme dhe dëshironi të ktheheni në Australi, ju mund
të keni nevojë për një Resident Return Visa (Viza e kthimit për banorët). Kontaktoni
DIMIA-n për të parë nëse keni nevojë për vizë që të ktheheni në Australi.

Vizitat Familjare në Australi


PËR VIZITË
Vizitorët duhet të bëjnë kërkesë për një vizë që mbulon gjithë kohën e qëndrimit të
tyre në Australi. Çdo lloj vize vizitori ka kushte të veçanta, prandaj për më shumë
informacion kontaktoni Australian Overseas Immigration Office (Zyrën më të afërt
të Imigracionit Australian jashtë Shtetit) (shikoni më poshtë).
Sistemin Electronic Travel Authority (ETA) (Autoriteti Elektronik i Udhëtimit) mund
ta shfrytëzojnë mbajtësit e pasaportave nga më shumë se 30 shtete përmes
agjensive të autorizuara të udhëtimit dhe linjave ajrore, dhe përmes shumicës së
zyrave diplomatike Australiane. Shërbimi ETA u mundëson shumë vizitorëve me
qëndrim afat-shkurtër në Australi të marrin autorizim për udhëtim në Australi
ndërkohë që ata i bëjnë përgatitjet e tyre të udhëtimit. Për shfrytëzuesit e ETA-s,
udhëtari nuk ka nevojë që të plotësojë formularin e aplikimit për vizë. Informata të
zgjeruara gjenden në faqen e internetit: http://www.immi.gov.au/eta/index.htm.

PER TE EMIGRUAR
Programi Australian i Emigrimit ka tre pjesë:
• Family migration (Emigrim Familjar). Aplikanti duhet të ketë një të afërm
në Australi që ta sponsorizojë.
• Skilled migration (Emigrim sipas Aftësive). Aplikanti duhet të ketë aftësi
ose vlera të veçanta të cilat do të kontribuojnë në ekonominë ose në fushat
e tjera të jetës Australiane.
• Programet Refugee, Humanitarian, Special Humanitarian dhe Special
Assistance
(janë programet për Refugjatë, njerëz që pranohen mbi baza
Humanitare, mbi baza Humanitare Speciale si dhe programi për Ndihmë
Speciale).

Të afërmit tuaj që duan të emigrojnë duhet t’u përgjigjen kushteve strikte të cilësdo
kategori të emigrimit. Rregullat e emigrimit janë komplekse dhe ndryshojnë shpesh,
prandaj është mirë të kontaktoni DIMIA-n për informacion sipas situatës suaj.
Një listë e Zyrave Australiane të Emigracionit Jashtë Shtetit ndodhet në faqen e
internetit: www.immi.gov.au/wwi/index.htm
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top