• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Fjalë të çuditshme...

Exp

Administrator
#1
Fjala zhaponè nuk ekziston në fjalorin e gjuhës shqipe, por megjithatë përdoret në to folur.
Iu referohet bluzave pa mëngë. E ka orgjinën nga fjala frënge japonais (lexohet zhaponè) dhe që do të thotë, japonez, dhe e mori kuptim edhe për rrobat e tilla pasi japonezët kishin të tilla rroba.
 
Poshnjari

Administrator
Staff member
#3
Por ajo që më bëri më shumë përshtypje është se të paktën fjalori shqip mund ta referonte se fjala zhapone është një fjalë e huazuar nga frëngjishtja.
 
Exp

Administrator
#5
Fjala lajthis/ lajthit është e çuditshme pasi duket sikur e ka orgjinën nga lajthitë, dhe çfarë lidhje kanë lajthitë me të gabuarit askush nuk e di...
.
..
në fakt etimologjia e kësaj fjale çuditërisht vjen nga greqishtja nga folja lanthano (λανθάνω -gaboj)
 
#6
Fjala lajthis është e çuditshme pasi duket sikur e ka orgjinën nga lajthitë, dhe çfarë lidhje kanë lajthitë me të gabuarit askush nuk e di...
Kurse unë mendoj të kundërtën. Lajthia është e mirë dhe ai që e ka provuar i pari ka ngelur pa fjalë. Dhe kanë pyetur: po ky ç'pati?
Lëre do ketë shtuar ndonjë tjetër lajthiti.
Dhe kështu ka ngelur lajthi. :rofl2:
 
Exp

Administrator
#7
Fjala dialektore mollois (me theksin tek i-ja) do të thotë tregoj. Shembull. -Hajde të të mollois.
Dihet që shumë fjalë të huaja pasi janë futur në gjuhën shqipe janë shkuar.
Kjo fjalë vjen nga fjala greke (μολοώ/ moloo' shkurtim i ομολογώ/ omologo') që do të thotë tregoj, dëshmoj.

Edhe pse është fjalë shuuumë e vjetëruar ka ende plaka që e përdorin kur kanë diçka që ja vlen të thuhet. :talking:
 
Poshnjari

Administrator
Staff member
#8

Kisha hapur një kategori për fjalore dialektor, do ishte mirë ta zhvendosje atje këtë