Fjalor Greqisht Shqip - Kurse Greqisht

Exp

Kalorës
Fjalor Greqisht Shqip - Kurse Greqisht - Gjuha Greke
Përshëndetje VIZITOR:hi:, Shqipopedia ka kohë që ka ngritur online portalin e gjuhës greke:rofl: ku mund të mësoni greqisht në mënyrë autodidakte mesimet i keni ketu indeksi i mësimeve gjithashtu aty do të gjeni edhe fjalorin e greqishtes me shqiptimet e tyre me zë.

Kurse greqisht në Tiranë ose Online me Skype
Nëse interesoheni për mësime private:nerdy:, online apo në Tiranë dërgoni një mesazh mësueses këtu @Angela AS
Që të dërgoni mesazhe, hapni tema apo komentoni duhet të jeni të regjistruar. [REGJISTROHU KËTU]

Në këto kurse do të mësoni të lexoni, kuptoni, flisni dhe shkruani mirë greqisht:selfie:.
Ne përdorim metodikat më bashkëkohore të mësimit të gjuhës, të cilat përdoren dhe nga universitetet greke për mësimdhënien e greqishtes. Metodika jonë bazë është "Greqishtja e Re për të Huajtë", është një libër që ka dhënë prova për efektshmërinë e tij dhe është libri më i mirë që ekziston për mësimin e greqishtes si gjuhë të dytë. E themi këtë pasi është e pasur me një larmi fjalësh që mbulon fusha të ndryshme, nga ana gramatikore janë të përfshira gjithçka që ju duhet të dini; e shoqëruar me ushtrime të shumta, është thjesht metodika më e kompletuar që ju nevojitet.
Mund të ndiqni kursin normal me 2 orë në javë, atë intensiv me 4 orë në javë, ose sipas nevojave tuaja individuale.
Këto kurse me mësues personal, mund të kryhen edhe online, nuk ka rëndësi ku ndodheni, pasi mund t'ju japim mësim edhe nëpërmjet skype, dhe pagesat tuaja mund të bëhen nëpërmjet paypal.

Gjithashtu kemi dhe materiale ekstra me video apo audio për të patur një formim sa më të plotë. Është fjalori greqisht shqip që Shqipopedia ka mundësuar, i cili ka mbi 7500 fjalë me shqiptime me zë. Ndërsa përsa i përket mësimeve me video, ato janë disa dialogë në situata të ndryshme të cilët ju japin një ide më të mirë sesi zhvillohet një bisedë. Të gjitha këto mësime janë të përkthyera në shqip dhe mund të keni akses tek to në çdo kohë pasi dhe këto janë online falas.

Gjuha Greke
Gjuha greke është një nga gjuhët më të vjetra në botë, e cila shquhet për pasurinë e saj linguistike dhe plasticitetin e saj. Është një gjuhë që i ka dhënë shumë gjuhësisë dhe njerëzimit në përgjithësi. Rëndësia e njohjes së gjuhës greke është mëse e domosdoshme dhe në ditët tona, edhe pse nuk konsiderohet një gjuhë komerciale. Arsyet që dikush duhet të dijë këtë gjuhë janë të shumta, për ne shqiptarët është dhe faktori emigracion, por kjo është arsyeja më banale për të ditur këtë gjuhë po ta krahasojmë më rëndësinë e saj. Gjuha greke ka rreth 3000 mijë vjet që shkruhet dhe përbëhet nga 24 shkronja. Të gjithë e kemi dëgjuar shprehjen nga alfa te omega që do të thotë nga fillimi në fund. Sepse alfa është shkronja e parë e gjuhës greke dhe omega e fundit. Duke patur orgjinë nga alfabeti finikas, gjuha greke shërbeu si si bazë për alfabetin latin dhe më pas atë cirilik.
 
Rregulli fundit nga moderatorët:

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top