Letër lamtumire

Exp

Kalorës
bb.jpg

Gjeta këtë letër të shkruajtur nga Gabriel Garsia Markes dhe e përktheva. Ai ishte izoluar nga jeta publike sepse vuante nga kanceri. Gjendja e tij përkeqësohej nga dita në ditë, dhe kjo është letra që ai iu dergon miqve të tij. Kur e lexova këtë letër u rënqetha, dhe tani po iua tregoj të gjithëve.
Goodbye pra dhe nga unë.

"Nëse Zoti do të harronte për një çast që jam një marionetë e bërë prej
leckash dhe do të më falte një copë jetë, ndoshta do të thoja të gjitha
ato që mendoj, por me siguri që do mendoja të gjitha këto që them këtu.
Do t’ju jepja vlerë gjërave, jo për vlerën që kanë por për kuptimin
e tyre. Do flija pak, dhe do ëndërroja më shumë, sepse për çdo minutë
që mbyllim sytë humbasim gjashtëdhjetë sekonta dritë. Do të vazhdoja kur
të tjerët do të ndaleshin. Do të zgjohesha kur të tjerët flinin. Do të
dëgjoja kur të tjerët flisnin dhe sa do ta shijoja një akullore me çokollatë!
Nëse Zoti më falte një copë jetë, do vishesha shumë thjeshtë, do shtrihesha
me kurriz nga dielli, duke lënë zbuluar jo vetëm trupin por edhe shpirtin tim.
O Zot, nëse do të mundesha do ta shkruaja urrejtjen time në akull dhe
do të prisja të dilte dielli. Do të pikturoja me një ëndërr të Van Gogut lart
në yje, një poezi të Benedetit, dhe një këngë të Seratit do të ishte
seranata që do t'i dhuroja Hënës. Do të vadisja me lotët e mi
trendafilat, që te ndjej dhimbjen nga gjembat e tyre dhe puthjen e kuqe
të petaleve të tyre. O Zot po të kisha nje copë jetë... Nuk do të lija
të kalonte as një dite pa u thënë njerëzve që dua, se i dua. Do të bëja
çdo burrë apo grua të besonin se janë njerëzit e mi të dashur, dhe do të
rroja i dashuruar me dashuri. Do t'ju tregoja njerëzve se bëjnë gabim
kur kujtojnë se pushojnë se dashuruari kur plaken, pa e kuptuar se ata
plaken kur pushojnë së dashuruari! Fëmijës së vogël do t'i jepja krahë,
por do ta lija vetë të mësonte të fluturonte. Pleqve do tju tregoja se
vdekjen nuk e sjell pleqëria por harresa. Mësova se të gjithë duan të
jetojnë në majën e malit pa ditur se lumturia e vërtetë ndodhet në mënyrën

sesi zbret nga ana e thepisur. Mësova se kur foshnja e sapolindur me
doçkën e vogël shtrëngon gishtin e babait, e robëron atë përgjithmonë.
Të thuash gjithmonë atë që ndjen dhe të bësh gjithmonë atë që mendon.
Nëqoftëse do e dija se sot do te ishte hera e fundit që do të të shikoja
të flije, do të të shtrëngoja fort dhe do t'i lutesha Zotit që të mund të
bëhem roja e shpirtit tënd. Në qoftë se do e dija se kjo do të ishte
hera e fundit që të shoh të ikesh nga porta, do të të përqafoja dhe
do të të jepja një të puthur dhe do të të thërrisja përsëri të të jap
dhe ca të tjera. Në qoftë se do ta dija se kjo ishte hera e fundit që do të
dëgjoja zërin tënd, do regjistroja çdo fjalë tënden që të mund t'i degjoja
vazhdimisht. Nëse do të dija se keto do të ishin momentet e fundit që do të
shikoja do të thoja të dua dhe nuk do te supozoja si budalla që ti
tashmë e di. Ekziston gjithmonë një e nesërme dhe jeta na jep dhe mundësi të tjera
t'i bëjmë gjërat siç duhen bërë, por po e pata gabim, na ka
ngelur vetem e sotmja, do të doja të të them sa të dua dhe kurrë
nuk do të harroj. Të nesërmen askush nuk e ka siguruar as i riu as plaku.
Sot mund të jetë hera e fundit që sheh njerëzit që do, prandaj mos prit më,
bëje sot, sepse mund që e nesërmja të mos vijë kurrë, me siguri do
pendohesh për atë ditë që nuk pate kohë për një buzëqeshje, një përqafim,
një puthje, dhe ishe i zënë për të realizuar një dëshirë.
Mbaji afër ata që do dhe thuaju duke pëshpëritur sa ke nevoje per ta, t'i
duash dhe sillu mire me ta, gjej kohë për të thënë "më fal" "të lutem"
"faleminderit" dhe fjalë të tjera dashurie që di.
Askush nuk do të të kujtojë për mendimet e tua të fshehta. Kërko nga Zoti
forcë dhe urtësi për t'i shprehur. Tregoju njerëzve ç'rëndësi kanë ata për ty."
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top