• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Mënyrat e emigrimit në Australi

Exp

Administrator
#1
Shume shqiptare e kane enderr emigrimin ne kontinentin dhe shtetin e Australise, dhe shume e kane realizuar kete enderr. Nuk diskutohet se ekzistojne shume menyra per te emigruar ne kete shtet te bekuar, c'eshte e verteta eshte e veshtire dhe nuk mund te pretendohet se emigrimi ne Australi eshte dicka e lehte, ndoshta eshte pak e veshtire por kjo nuk do te thote se eshte e pamundur. Tani eshte ndoshta pak me e lehte sigurisht qe nevojiten me shume leke, durim dhe pak fat.

Kategoria e pare fare eshte ata qe kane nje te aferm te rrethit te ngushte familjar (baba, mama, moter, vella, bashkeshort, bashkeshorte, bije apo bir) me shtetesi apo pasharporte australiane. Normale kete gje e di shumica prej nesh dhe jane shume te pakte ata qe gjenden ne kete kategori.





Kategoria e dyte eshte ate qe arrijne dhe kryejne nje martese me nje person qe eshte australian. Por edhe kjo gje nuk eshte aq e lehte edhe sikur te duash ku ke per ta gjetur ate australian apo australiane per t'u martuar me ty, akoma dhe martese me para vetem e vetem sa per dokumentat (gje qe nuk eshte e domosdoshme apo e keshillueshme) ka veshtiresi te ndryshme, vetem largesia mjafton te t'u permendur.



Ndoshta menyra me e mire eshte shperngulja dhe emigrimi atje, nese disponi nje pashaporte evropiane apo amerikane, dhe ne baze te ligjeve ne fuqi jane dhe kriteret qe duhet te permbushni per tu futur dhe natyralizuar ne boten australiane. Nese disponi nje pashaporte te tille adresohuni ne ambasaden e vendit tuaj (te pashaportes suaj, sepse Shqiperia nuk ka ambasade australiane, shqiptare i permbushin nevojat e tyre ne ambasaden australiane ne Athine, ne Greqi, apo ne ambasaden australiane ne Rome, ne Itali) per te marre informacionet e duhura rreth udhetimin ne Australi dhe emigrimit atje.



Ekziston nje liste e paracaktuar personash te kualifikur ne dege te ndryshme, profesioniste me pak fjale, per te cilet ka nevoje Australia. Gje per te cilen eshte me e lehte per te kerkuar nje vize pune dhe me pas te kerkosh leje qendrimi apo shtetesi australiane ne vazhdim. Profesione te tilla mund te jene ne fushen e mjekesise, inxhinierise, etj etj.



Nje tjeter menyre eshte aplikimi ne nje nga universitet e Australise, pra fillimisht mbroni gjuhen angleze, me pas nese ju pranojne ne universitet pergatisni dokumentacionet e duhura. Universitetet ne Australi jane tre vjet. Me pas mund te aplikoni per pune dhe keni shanse me shume per te vazhduar jetesen atje.



Dhe ndoshta menyra e fundit komunikimi me ndonje zyre avokatie ne Australi te specializuar ne fushen e emigrimit, por kjo gje kerkon mjaft kohe dhe nje sasi te konsiderueshme parash. Sajti yne nuk ka per momentin informacione me te hollesishme me zyrat e avokatise ne Australi.