• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Mësimi i gjuhës angleze

Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Exp

Administrator
#1
Mësimi i gjuhës angleze është po aq i rëndësishëm sa dhe i shqipes.
Shqipopedia ka portalin e saj të dedikuar gjuhës angleze i cili ka një nga fjalorët më të mirë online,
por më shumë fjalori ka mbi 40mijë fjalë, mbi 100 mijë përkthime dhembi 24 mijë shqiptime, dhe akoma vazhdon të pasurohet

për të shkuar klikoni më poshtë Fjalor Anglisht Shqip
mënyra më e shpejtë për të gjetur një fjalë te adresa e shfletuesit
anglisht.shqipopedia.org/këtu shtoni fjalën anglisht dhe shtypni enter
Që të dërgoni mesazhe, hapni tema apo komentoni duhet të jeni të regjistruar. [REGJISTROHU KËTU]

Emisionin Follow ME mund ta gjeni (te cilin do ta ngrejme ne facebook)
Ky emision televiziv ka qene nje program shume i suksesshem ne vitet 90 per mesimin e e gjuhes angleze ne mbare boten.
Gjithashtu aty janë shtuar disa filma anglisht, si dhe këngë të përthyera etj.

Ndërsa te Fjalori anglisht në facebook
Aty keni edhe disa seri me video
Anglishtja pa mësues (6 video)
Anglishtja për fëmijë (20 video)
Emisioni EXTRA (30 video)
https://www.facebook.com/pg/fjalori.anglisht.shqip/videos/

Dy fjalë për gjuhën angleze

Gjuha angleze është një gjuhë me orgjinë gjermane dhe rrjedh nga familja e gjuhëve anglo-saksone. Është gjuha e tretë me e folur në botë si gjuhë amtare, pas gjuhës kineze mandarine dhe pas spanjishtes. Askush nuk e kishte pritur që gjuha angleze të arrinte të bëhej gjuha me influencën më të madhe në botë dhe të përdoret si gjuhë franka (gjuhë komunikimi midis dy personave që nuk flasin gjuhën mëmë të njëri-tjetrit) duke lënë pas gjuhën franceze, spanjolle akoma dhe arabe. Për shkak të rrethanave favorizuese, kjo gjuhë që premtonte pak duke filluar që nga drejtshkrimi absurd tashmë është gjuha më e përhapur në botë. Akoma dhe një anëtar i Akademisë Franceze që konsiderohej armik e anglikanizmave ka thenë "Të flasësh anglisht është domosdoshmëri, të flasësh frëngjisht është privilegj" Gjuha angleze është gjuha amtare e britanikëve, e amerikanëve të veriut, e australianëve, e neozelandezëve dhe shumë afrikanojugorëve. Është gjuhë zyrtare në shumë shtete por edhe përdoret në shumë shtete të tjera si gjuhë e dytë. India psh, një shtet me më shumë se një miliardë banorë dhe qindra gjuhë dhe dialekte që përdoren atje falë gjuhë së përbashkët angleze arrin të ketë një farë uniteti. Gjuha angleze nuk ka ndonjë autoritet qëndror si gjuha franceze që të merret me riformimin e saj, dhe ndoshta ky fleksibilitet dhe kjo anarki kanë bërë që gjuha të ketë sukses kudo. Kjo gjuhë nuk ka problem të pranojë fjalë të huaja si dhe të krijojë fjalë të tjera.
 

Poshnjari

Administrator
Staff member
#2
Dhe është për tu theksuar që fjalori i anglishtes është një nga projektet më të mëdha të Shqipopedia dhe është një fjalorët më të mëdhenjë anglisht shqip në internet
 

Exp

Administrator
#3
nuk eshte puna se eshte vetem i madh por ka rreth 50% te shqiptimeve, vazhdimisht permiresohet, do i shtohen me mijera imazhe, do i shtohen edhe shqiptimet qe mungojne, po pasurohet me metodika dhe materjale sa te duash. tani vetem justifikime ka. se te gjitha kushtet jane plotesuar :like:
epo tani nuk do ju sigurojme edhe internetin
:lol:
(megjithate ka dhe nga ata qe dhe me facebook zero perpiqen ndersa te tjeret harxhojne kohen duke lozur:bubble:)
 
Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.