Ne vetëm fitojmë dhe bëjmë para.

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Gjuha që flasim krijon botën dhe botëkuptimin tonë. Marr shkas nga një bisedë në anglisht që dëgjova para pak kohëve për të bërë një krahasim midis gjuhëve të ndryshme. Në anglisht earn money = fitoj para & win money = fitoj para. Pra gjuha shqipe paska një handikap, pasi ne përdorim të njëjtën fjalë në raste të ndyshme. Earn money do të thotë që ti ke punuar je munduar dhe ke merituar të marrësh para për punën e bërë. Ndërsa Win money do të thotë fitova para psh më ra llotaria dmth pa punë kot, qyl.

Pra në botëkuptimin shqiptar/shqipfolës paratë fitohen qyl nuk meritohen. Për të mos përmendur shprehjen që e themi rëndom Bëj para. Paraja nuk bëhet, para bën vetëm ai që punon tek fabrikat e specializuara që prodhojnë para. Gjithë të tjerët duhet të shkojnë në punë përditë dhe t'i meritojnë ato.
Pra kemi dhe themi
Win money = fitoj para (shansi pra, llotari, qyl, i gjeta rrugës, short, etj etj)
Make money = bëj para (kuptimi real: merrem me stampimin e parave në fabrikë.) (Kuptimi i përdorur: përfitoj jashtëzakonisht shumë para, psh, vjedhje trafik, korrupsion, tender, etj )
Earn money = ???? nuk kemi fjalë që korrespondon dhe tregon vlerësimin e punës me vlerë monetare...

Le të shohim edhe disa gjuhë të tjera (popuj) që e kanë të njëjtin problem
spanjisht ganar/ ganar
frëngjisht gagner/ gagner
greqisht kerdhizo/ kerdhizo

ndërsa as gjermanët dhe as italianët nuk e kanë këtë problem
italisht guadagnare - vincere
gjermanisht verdienen - gewinnen
 
Paraja nuk bëhet, para bën vetëm ai që punon tek fabrikat e specializuara që prodhojnë para. Gjithë të tjerët duhet të shkojnë në punë përditë dhe t'i meritojnë ato.
Faktikisht ai që punon nuk bën para, por prodhon para. Nuk mund të komentoj për termin anglisht, por shqip mendoj se mund të jetë përkthimi më i duhur. Pasi para bën ai që punon. Nëse e ke dëgjuar shprehjen " kam bërë para të madhe " ose ai " ka bërë para në kurbet " para si i bërë ose i bëri duke punuar fortë ose shumë.
 
Kur evropianët nuk e njihnin duhanin, nuk pinin duhan. kaq e thjeshtë është,
Kjo është dhe arsyeja bazë e huazimeve të fjalëve nga njëra gjuhë në një tjetër, mungesa e sendit, apo konceptit.

Nëse shkon tek fiset primitive nuk mund të
bisedosh me fjalë që nuk kanë dhe koncepte që nuk i njohin. Prandaj janë aty ku janë, nuk mund t'ju shpjegosh se çfarë është
helikopteri psh. për ata është një zog i metalik që ka një klithmë të vazhdueshme dhe të tmerrshme...

Dhe shpesh herë ngaqë importimi i fjalës bëhet nga persona që nuk e dinë 100% kuptimin apo konceptin e fjalës,
krijohen keqkuptime, duke bërë që fjala e huazuar të mos të ketë kuptim të njëjtë me atë të gjuhës fillestare.
Psh. fjala shqipe kurnac nuk ka të njëjtin kuptim me fjalën fjalën kurnaz në turqisht e cila do të thotë dinak.

Kjo gjë ndodh edhe në gjuhë më të konsoliduara si psh rusishtja.
Vauxhall Motors është një nga kompanitë më të mëdha të motorëve dhe automobilave që nga viti 1857, mesa duket
kur rusi i parë që ishte Britani duke mos ditur gjuhën, ka kujtuar se Vaksall (вокзал) i thonë stacionit të trenave.
Kështu pra akoma dhe sot, вокзал është fjala që përdorin rusët për stacionin e trenave.

Interesant ky interpretim, po para per mua eshte lumturia dhe liria e njeriut.
Po paraja sot e kësaj dite, është dhe mbetet shpikja më e madhe e njerëzimit, se po nuk pati para do kishte vetëm shkembim malli :mad:
 
Faktikisht ai që punon nuk bën para, por prodhon para. Nuk mund të komentoj për termin anglisht, por shqip mendoj se mund të jetë përkthimi më i duhur. Pasi para bën ai që punon. Nëse e ke dëgjuar shprehjen " kam bërë para të madhe " ose ai " ka bërë para në kurbet " para si i bërë ose i bëri duke punuar fortë ose shumë.

"Kam bërë para të madhe"
Është shprehje me kuptim figurativ, pasi nënkupton se dikush ka fituar aaaaaq shumë
sikur të ketë prodhuar , apo printuar ato. Prodhoj edhe bëj janë sinonime ;)
 
"Kam bërë para të madhe"
Është shprehje me kuptim figurativ, pasi nënkupton se dikush ka fituar aaaaaq shumë
sikur të ketë prodhuar , apo printuar ato. Prodhoj edhe bëj janë sinonime ;)
Për sinonim jam dakord, por mos harro se fjala qaj dhe lotoj është sinonim por përdoret për kuptime të ndryshme. Pra nuk mund të themi që qava nga gëzimi por më ranë lotët nga gëzimi. Dhe kur themi kam bërë parà nuk është fjala për parà qyl, por më eci ose kam punuar shumë. Tani se si mund ta përdori një person është tjetër gjë.
 
Rregullimi fundit:
Një përkufizim i fjalës bëj është : I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje.
Që do të thotë punova shumë për të bërë parà.
 
Një përkufizim i fjalës bëj është : I sjell dikujt një pasojë, i shkaktoj diçka; jam shkaktar për diçka, jam shkaku a burimi i një pasoje.
Që do të thotë punova shumë për të bërë parà.

Si shprehje normalisht që përdoret. Dhe nuk është e thënë se është gabim.
Por thelbi dhe kuptimi esencial është një çikë kontradiktor.
Ti punon që të marrësh (fitosh, përfitosh) para
sepse nëse do të mund të bënim para nuk do bënin punë për para
do bënin para direkt.

Kuptimi fillestar i bëj është, prodhoj, krijoj.
 
Për sinonim jam dakord, por mos harro se fjala qaj dhe lotoj është sinonim por përdoret për kuptime të ndryshme. Pra nuk mund të themi që qava nga gëzimi por më ranë lotët nga gëzimi.
Këtu e ke gabim. Themi qava nga gëzimi. Mbase nuk të ka rastisur ta dëgjosh por përdoret.

Dhe kur themi kam bërë parà nuk është fjala për parà qyl, por më eci ose kam punuar shumë. Tani se si mund ta përdori një person është tjetër gjë.
Këtu ke të drejtë por unë nuk thashë sesi po e përdorim, por në kuptimin e fshehtë që kjo fjalë ka. Ose më mirë sesi ka arritur që të ketë këtë kuptim.
Pra dikush që ka punuar shumë dhe i ka ecur tani nuk po merr më para nga puna por ngaqë po merr aq shumë po BËN para sikur të ketë makinë që prodhon para.
 
Këtu e ke gabim. Themi qava nga gëzimi. Mbase nuk të ka rastisur ta dëgjosh por përdoret.


Këtu ke të drejtë por unë nuk thashë sesi po e përdorim, por në kuptimin e fshehtë që kjo fjalë ka. Ose më mirë sesi ka arritur që të ketë këtë kuptim.
Pra dikush që ka punuar shumë dhe i ka ecur tani nuk po merr më para nga puna por ngaqë po merr aq shumë po BËN para sikur të ketë makinë që prodhon para.
Mendoj se mund të jetë një debat i gjatë për këtë shprehje. Kurse sa për qava na gëzimi është e vërtetë që përdoret, por unë kisha ndërmend lotë gëzimi. :mmm:
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top