Reklamimi në facebook

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Pas një fushate të vogël testimi dhe pas të dhënave që na u mundësuan dhe nga @Dr_Luka dua të jap disa komente për reklamimin në facebook.
Për botën shqiptare të internetit në facebook, me rreth 1 milionë e 300 mijë përdorues, dhe me tarifat të ulëta që ka tregu shqiptar
mund të themi se dikush që ka ndërmend për të bërë një fushatë që fuqishme me 2500 -3000 euro e mbulon komplet hartën shqipfolëse.
Dhe në fakt është shumë lirë për të bërë të njohur brandin tënd, por për shumicën e sajteve është sasi e madhe parash pasi me kaq punëson
dikë për një vit rrjesht duke dyfishuar stafin e sajtit tënd (nëse je fillikat), shumëfishohen materialet gjithashtu, paguan shpenzimet e faqes, dhe të ngelet për ndonjë kafe. Pra për shumicën është një kosto e madhe, aq më tepër që në këto fushata nuk shitet gjë vetëm ndonjë pëlqim po more, apo vizitorë.

Përpara se të flasim për hollësitë e testimit tonë duhet përmendur se të gjitha këto janë relative, pasi janë shumë parametra që luajnë rol, duke u nisur
që nga dizanjo e reklamës, deri tek orari, apo edhe për sa ditë do e kesh online.

Fillojmë pra.
Nga reklamimi ynë në vizitorë u konvertuan 3.64% dhe gjithashtu u morën 0.25% pëlqime.
kostoja e çdo vizitori ishte 0.032 cent
kostoja e çdo pëlqimi ishte 0.476 cent
Sigursht nëse shpenzoni më shumë kostoja mund të jetë më e vogël pasi i merrni me shumicë.

(edhe njëherë po e përsërisim që këto janë me përafërsi, pasi dihet që algoritmi i "ndihmon" reklamat më tërheqëse apo ato të kanë më shumë reagime, duke bërë që çmimi i tyre të jetë edhe më i vogël. Ne po flasim për rastin konkret)

Dhe këto çmime për një faqe që nuk shet gjë janë të kripura pasi, nëse ecim me këtë çmimore, i bie që 1000 pëqime kushtojnë 476 euro, që është vërtetë shtrenjtë. Megjithatë dua theksoj edhe një herë që përsa i përket reklamimit të emrit tënd ja vlen, dmth të krijosh një emër me famë, vetëm me 1 euro 1 mijë vetë e shohin reklamën tënde.

Do të doja të dija mendimet tuaja për këtë çështje dhe nëse keni eksperimentuar...
 
Ja psh një mbrojtje doktorature citon shqipopedian
PhD.jpg


https://books.google.com

Ka marrë si referatë këtë tabelën
vetëm se ka bërë përkthimin gabim atë Highest Level - duhet të ishte lowest level
iq.jpg



iq-sh.jpg

https://shqipopedia.org/psikologji/cfare-eshte-testi-iq

Po më vjen inat :envy: se kanë marrë si autor Lukën :bhow: por tabelën e shtova unë :angry:
:dead:
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
Po lëre Lukën ti se ai ha bukë më vete jo si ca e ca... E kishte marrë gradën ai ishte bërë toger, jo si puna jote akoma tetar ngele.
:lol::lol:
Ore meqë ra llafi di gjë nga bëhet ai...
Ka kohë që nuk ka qenë aktivë, as në forum as në faqet e tij. Më duket se ja ka bërë gruaja 8 me 2 :lol::rofl2:
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top