Rregullorja e Forumit Shqipopedia

Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
MIRËSEVINI TE FORUMI SHQIPOPEDIA
forumi-shqipopedia.jpg

(Foto nga Forumi Romak)

Ashtu si çdo komunitet tjetër, edhe këtu nevojiten rregulla që gjërat të shkojnë mirë. Këtu do përmendim disa rregulla që duhet të respektohen nga çdo anëtar që është i regjistruar dhe dëshiron që të bëhet pjesë e komunitetit Shqipopedia.​
Pikë së pari duam të bëjmë të ditur se postimet në këtë forum nuk shprehin qendrimin e stafit të forumit por mendimin e atij anëtari që poston, përjashtim kanë rastet kur kjo përfshihet në rregulloren e këtij forumi. Duhet të keni parasysh se temat, postimet apo komentet bëhen pjesë e forumit dhe ato nuk do fshihen apo moderohen nëqoftëse nuk janë në kundërshtim me rregulloren e këtij forumi.

1. Sillu mirë o burrë i dheut, apo e bukur e dheut mos bëj sherr.
2. Gjuha bazë që përdoret në forum është gjuha shqipe. Prandaj kërkohet nga sejcili që ta shkruajë një shqipe sa më të pastër.
Këtu përfshihen edhe shkronjat "ë" dhe "ç" nëse e lejon tastiera.
3. Duhet të respektoni çdo anëtar, gjithsecili ka mendimin e vet, dhe nëse keni ndonjë problem, ska problem, këtu jemi.
4. Forumi Shqipopedia nuk lejon ofendime apo gjuhë banale, s'jemi në parlament këtu.
5. Në rast shkelje anëtarët mund të paralajmërohen & përjashtohen nga forumi.
6. Përpiquni që temat të hapen në kategorinë përkatëse.
6.1 Postimet e shkurtëra, prsh flm, ok, jo, po etj. dhe ato pa lidhje mund të fshihen pa paralajmëruar.
7. Mundësisht fotografitë të ngarkohen në forum.
8. Temat me subjekt fetar apo politik mundësisht të evitohen.
9. Nëse sygjeroni ndonjë program, faqe etj duhet ta keni përdorur apo testuar më parë.
10. Rregullorja mund të jetë subjekt i ndryshimeve, dhe anëtarët kanë përgjegjësinë për të kontrolluar ndryshimet e saj.


Hierarkia e forumit është si poshtë:

ushtar.jpg
USHTAR


● Kaçak malesh 0 postime
● Ushtar fillestar 1-50 postime
● Ushtar i thjeshtë 51-100 postime
● Ushtar me eksperiencë 101-300 postime
● Ushtar i sprovuar 301-600 postime
● Ushtar mjeshtër 601-1000 postime
● Ushtar i lartë 1001-3000 postime
● Ushtar legjendar 3001+ postime


kalorës.jpg

KALORËS

(Kalorës është rang nderi që iu jepet anëtarëve të forumit
për kontributin e tyre, zakonisht pasi kanë kaluar stazhin e ushtarit legjendaer)
● Kalorës (Ushtar legjendar, që ka marrë trofeun Kreshnik i vërtetë.)
● Kalorës i Lartë (Ushtar legjendar, që ka marrë trofeun Arbëresh fisnik.)




oficer.jpg

OFICER

(Oficer dhe Oficer i lartë është rangu më i lartë që iu jepen anëtarëve
të forumit për arritjet e tyre.)
● Oficer
● Oficer i Lartë




keshtjellar.jpg

KËSHTJELLAR


● Kështjellar 3001+ postime (vetëm për administratorët)
Kështjellar, është pozicion strategjik që i jepet administratorëve
pasi kanë kaluar fazën e ushtarit legjendar, dhe që
ka marrë trofeun Kreshnik i vërtetë.





TROFETË:
■ Trim me fletë - 500 reagime
■ Kapedan i madh -1000 reagime
■ Kreshnik i vërtetë - 2000 reagime
■ Suliot levend - 3000 reagime
■ Arvanitas patriot - 4000 reagime
■ Arbëresh fisnik - 5000 reagime


Përditësimi i fundit:
 
Rregulli fundit nga moderatorët:
Status
Nuk është e hapur për përgjigje të mëtejshme.

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top