• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Rusia 2018 - Kampionati Botëror i Futbollit

Shefi

Administrator
#1
Ky është topi i liçensuar për këtë kampionat.
topi.jpg

E Enjte, 14 Qershor
Rusi - Arabia Saudite
Moskë
E Premte, 15 Qershor
Egjipt - Uruguaj
Jekaterinburg
Marok - Iran
Shën Peterburg
Portugali - Spanjë
Soçi
E Shtunë, 16 Qershor
Francë - Australi
Kazan
Argjentinë - Islandë
Moskë
Peru - Danimarkë
Saransk
Kroaci - Nigeri
Kaliningrad
E Dielë, 17 Qershor
Kostarikë - Serbi
Samara
Gjermani - Meksikë
Moskë
Brazil - Zvicër
Rostov
E Hënë, 18 Qershor
Suedi - Korea e Jugut
Nizhdi Novgorod
Belgjikë - Panama
Soçi
Tunizi - Angli
Volgograd (Stalingrad)
E Martë, 19 Qershor
Poloni - Senegal
Moskë
Kolumbi - Japoni
Saransk
Rusi - Egjipt
Shën Peterburg
E Mërkurë, 20 Qershor
Portugali - Marok
Moskë
Uruguaj - Arabia Saudite
Rostov
Iran - Spanjë
Kazan
E Enjte, 21 Qershor
Francë - Peru
Jekaterinburg
Danimarkë - Australi
Samara
Argjentinë - Kroaci
Nizhdi Novgorod
E Premte, 22 Qershor
Brazil - Kostarikë
Shën Peterburg
Nigeri - Islandë
Volgograd (Stalingrad)
Serbi - Zvicër
Kaliningrad
E Shtunë, 23 Qershor
Belgjikë - Tunizi
Moskë
Gjermani - Suedi
Soçi
Korea e Jugut - Meksikë
Rostov
E Dielë, 24 Qershor
Angli - Panama
Nizhdi Novgorod
Japoni - Senegal
Jekaterinburg
Poloni - Kolumbi
Kazan
E Hënë, 25 Qershor
Arabia Saudite - Egjipt
Volgograd (Stalingrad)
Uruguaj - Rusi
Samara
Iran - Portugali
Saransk
Spanjë - Marok
Kaliningrad
E Martë, 26 Qershor
Australi - Peru
Soçi
Danimarkë - Francë
Moskë
Islandë - Kroaci
Rostov
Nigeri - Argjentinë
Shën Peterburg
E Mërkurë, 27 Qershor
Korea e Jugut - Gjermani
Kazan
Meksikë - Suedi
Jekaterinburg
Zvicër - Kostarikë
Nizhdi Novgorod
Serbi - Brazil
Shën Peterburg
E Enjte, 28 Qershor
Japoni - Poloni
Volgograd (Stalingrad)
Senegal - Kolumbi
Samara
Angli - Belgjikë
Kaliningrad
Panama - Tunizi
Saransk
E Shtunë, 30 Qershor
16-çja: Ndeshja nr 50: Grupi C - fituesi - Grupi D - vendi i 2-të
Kazan
( - )
16-çja: Ndeshja nr 49: Grupi A - fituesi - Grupi B - vendi i 2-të
Soçi
( - )
E Dielë, 1 Korrik
16-çja: Ndeshja nr 51: Grupi B - fituesi - Grupi A - vendi i 2-të
Moskë
( - )
16-çja: Ndeshja nr 52: Grupi D - fituesi - Grupi C - vendi i 2-të
Nizhdi Novgorod
( - )
E Hënë, 2 Korrik
16-çja: Ndeshja nr 53: Grupi E - fituesi - Grupi F - vendi i 2-të
Samara
( - )
16-çja: Ndeshja nr 54: Grupi G - fituesi - Grupi H - vendi i 2-të
Rostov
( - )
E Martë, 3 Korrik
16-çja: Ndeshja nr 55 (Grupi F - fituesi - Grupi E - vendi i 2-të)
Shën Peterburg
( - )
16-çja: Ndeshja nr 56 (Grupi H - fituesi - Grupi G - vendi i 2-të)
Rostov
( - )
E Premte, 6 Korrik
Çerekfinale: Ndeshja nr 57 (Ndeshja nr 49 - fituesi - Ndeshja nr 50 - fituesi)
Nizhdi Novgorod
( - )
Çerekfinale: Ndeshja nr 58 (Ndeshja nr 53 - fituesi - Ndeshja nr 54 - fituesi)
Kazan
( - )
E Shtunë, 7 Korrik
Çerekfinale: Ndeshja nr 60 (Ndeshja nr 55 - fituesi - Ndeshja nr 66 - fituesi)
Samara
( - )
Çerekfinale: Ndeshja nr 59 (Ndeshja nr 51 - fituesi - Ndeshja nr 52 - fituesi)
Soçi
( - )
E Martë, 10 Korrik
Gjysmëfinale: Ndeshja nr 61 (Ndeshja nr 57 - fituesi - Ndeshja nr 58 - fituesi)
Shën Peterburg
( - )
E Mërkurë, 11 Korrik
Gjysmëfinale: Ndeshja nr 62 (Ndeshja nr 59 - fituesi - Ndeshja nr 60 - fituesi)
Moskë
( - )
E Shtunë, 14 Korrik
Vendi i 3-të Ndeshja nr: Ndeshja nr 63 (Ndeshja nr 61 humbësi - Ndeshja nr 62 humbësi)
Shën Peterburg
( - )
E Dielë, 15 Korrik
Finalja: Ndeshja nr 64 (Ndeshja nr 61 - fituesi - Ndeshja nr 62 - fituesi)
Moskë
( - )
 

Attachments

#7
Kombëtaret që kanë lojtarët me vlerën më të madhe në Kampionatin Botëror – Franca, Spanja e Brazili udhëheqin, lënë pas finalistët e kaluar, Gjermaninë dhe Argjentinën

This image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 780x439.


Kur vije të vlera e Kombëtareve në Kampionatin Evropian, shifrat edhe mund t’ju zhgënjejnë.

Kjo pasi Anglia ka vlerë më të madhe se sa Gjermania, ndërsa Belgjika vlen më shumë se Argjentina.

Sikur Botërorin ta vendosnin çmimet e lojtarëve përfundimi do të ishte me Francën kampione dhe kjo do të dihej pa filluar.

Por më mirë që asgjë nuk është e sigurt dhe vlera nuk luan, por lojtarët në fushë që do të jenë 11 kundër 11.

Transfermarkt.de është faqja e specializuar për transferimin dhe vlerat e lojtarëve, nga ku është bërë edhe renditja e të gjitha ekipeve të Botërorit.

Kombëtarja me vlerën më të vogël në Rusi do të jetë ajo e Panamasë pasi kushton vetëm 9.4 milionë euro.

10.Kroacia (341 milionë euro)

Kroacia ka lojtarë me vlerë të madhe si Luka Moric, Ivan Rakitic, Mario Mandzukic e Ivan Perisic.

Vlerën më të madhe me 50 milionë euro e ka mesfushori i Barcelonës.

9.Uruguai (368 milionë euro).

Kombëtarja latine e zë këtë vend falë vlerave të Luis Suarez (70 milionë) dhe Edinson Cavanit (60).

Kualiteti si skuadër nuk iu mungon dhe do të jenë arrë e fortë për të gjithë.

8.Portugalia (468 milionë euro).

Portugalia edhe pse vjen si kampion i Evropës, nuk ka lojtarë më vlerë shumë të madhe.

Vlerën skuadrës ia rrit Cristiano Ronaldon, por ka edhe individ të tjerë të mirë.

7.Argjentina (708 milionë euro)

Argjentina ka shumë emra të mëdhenj në sulm, por qëndron keq në mbrojtje.

Lionel Messi kushton afër 200 milionë ero, ndërsa vlerë të madhe kanë edhe Paulo Dybala, Kun Aguero, Angel Di Maria e Gonzalo Higuain.

6.Belgjika (758 milionë euro)

Belgjika ka një brez fenomenal lojtarësh që luajnë në klubet më të mëdha në Evropë.

Yje si Eden Hazard, Kevin De Bruyne, Romelu Lukaku kanë sot vlerë të madhe në treg.

5.Gjermania (872 milionë euro)

Kampionët aktual të botës, nuk kanë individ të shquar, por kanë një skuadër të jashtëzakonshme.

Ata e dinë se si fitohet botërori edhe pse nuk kanë në skuadër lojtarë që kushton 100 milionë euro.

4.Anglia (874 milionë euro)

Nuk e keni parë gabim. Anglia e ka njërën prej skuadrave më të kushtueshme në Kampionatin Botëror që mbahet në Rusi.

Çmimet në Angli mbesin të fryra, pasi vlera e portierit Jordan Pickford, 30 milionë euro.

3.Brazili (950 milionë euro)

Brazili kthehet si skuadër e fortë pas një kohë, duke u parë edhe si pretendent.

Me në krye Neymarin, Brazili ka njërën prej skuadrave më të kushtueshme në botë.

2.Spanja (1,04 miliard euro)

Spanja është kombëtarja e parë që e kalon vlerën e 1 miliard eurove.

Lojtari më i shtrenjtë është Sergio Busquets që vlen 80 milionë euro. Iniesta vetëm 10 milionë euro ndërsa Pepe Reina, vlen 2 milionë, si më i liri.

1.Franca (1.08 miliardë euro)

Franca është skuadra më e shtrenjtë në botë, të paktën në letër. Yje si Paul Pogba, Antoine Griezmann e Kylian Mballe kanë vlerë nga 100 deri në 200 milionë euro secili.

Por për t’i parë si favoritët kryesor është paksa e vështirë.

This image has been resized. Click this bar to view the full image. The original image is sized 1024x683.


Duke e parë këtë e kupton që vlera në treg nuk e tregon edhe vlerën në fushë, pasi Spanja, Gjermania, Brazili dhe Argjentina shihen nga ekspertët si më të mirë se Franca.

Pastaj Anglia e katërta! Një mbetet e sigurt, ky botëror do të jetë më i shtrenjti ndonjëherë për nga vlera e lojtarëve.

Telegrafi.
 

Exp

Administrator
#9
Himni i botërorit këtë vit. Bravo Era. Në fakt theksi xhamajkian është si modë kohët e fundit edhe aglishtja e Erës ngjan si xhamajkiane. Bravo çupave Erës & Duas për sukseset e fundit.
 

Shefi

Administrator
#10
As Italia, as Holanda madje as Skocia nuk qenkan në këtë kampionat. :sarcastic:
Ja t'ju hedhim një sy :movember:...
Duke qënë se nuk e kemi parë ndeshjet e kualifikimeve nuk kemi një mendim të plotësuar
për gjendjen e secilës skuadër. Por kjo nuk na pengon të bëjmë vlerësime apo parashikime.
Çfarë kishte më shumë se ne ai oktapodi hë:drunk::cwl:...

Fillimisht duhet mbështetur skuadra e shtetit organizues dhe uroj që Rusia të arrije çerekfinale.

Së dyti duhen përgëzuar skuadrat ballkanase të Serbisë dhe Kroacisë që marrin pjesë në këtë kampionat.
Edhe pse Kroacia ka nivel të lartë dhe nuk ngjan me Ballkanin.

Në gjysmëfinale shoh këto skuadra
Brazil
Gjermani
Spanjë
[skuadra X]

megjithatë nëse Gjermania e has Brazilin shpresoj ta zbërthejë përsëri. Seç janë ca gjermanë që ju bëhet tani apo jo @niki
 
#11
Parashikimet për Botërorin, Brazili e Gjermania shihen favorite


Botërori i Rusisë nis pas 4 ditësh, por parashikimet për skuadrën fituese nga kompanitë e basteve kanë nisur prej kohësh.

Sipas asaj që publikohet tek e përditshmja “Marca”, dy prej përfaqësueseve që shihen si favoritet kryesore janë Brazili dhe Gjermania.
Menjëherë pas tyre, në klasifikimin për pretendimet për fitoren në fund, shihen Spanja e Franca, të ndjekura nga Argjentina e Belgjika.
Dhjetëshen e skuadrave favorite për triumfin final në Kupën e Botës e mbyllin Anglia, Portugalia, Uruguaji e Kroacia.
Por, parashikimet nuk ndalen këtu.
Janë vënë kuota edhe për futbollistin që do të jetë shënuesi më i mirë i turneut, e sipas kompanive të basteve, ky titull do t’i takojë brazilianit Neymar, ndërkohë që të tjerë kandidatë për këtë trofe janë edhe sulmuesi i Argjentinës, Lionel Messi, dhe ai i Portugalisë, Cristiano Ronaldo.
Duke qëndruar te këta të fundit, për Messin, arritja sërish në finalen e Kupës së Botës dhe fitorja e trofeut kuotohet me koeficientin 26. E njëjta histori edhe për Cristiano Ronaldon e Portugalinë, por 33-vjeçari dhe përfaqësuesja e tij e kanë një precedent, triumfin në “Euro 2016”.
Tjetër parashikim interesant i kompanive të basteve është ai për ekipet finaliste. Sipas tyre, probabiliteti më i madh është që kjo finale të luhet mes Gjermanisë e Brazilit, me koeficient 12, i ndjekur nga sfida Gjermani-Spanjë, Brazil-Spanjë dhe Francë-Spanjë.