• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Rusia 2018 - Kampionati Botëror i Futbollit

Shefi

Administrator
#87
Bravo franca @Universal mund te themi me plot goje qe qe ndeshja me e bukur e kampionatit deri tani.
megjithate nje ndeshje te tille mund ta nxirrte vetem me skuadrat amerikanolatine qe luajne loje te hapur.
megjithate uruguai e ka shume here me te mire mbrojten, dhe ndoshta mund ta kishte me te veshtire kundra portugalise por le te shohim.
Perfundimisht as Mesi dhe as Ronaldo nuk e moren dot qypin e boterorit
 

Exp

Administrator
#95
Mbaje bute @Exp se do zhgenjehesh...
Hahaha. Nuk zgjënjehem jo.
Ti e di shumë mirë që kroacia e fitoi tashmë botërorin e saj. Nëse fiton franca nuk është ndonjë gjë e madhe pasi gjithmonë është pretendente dhe këtë vit e ka një skuadër të papërmbajtshme.
Nëse fiton franca është normale pasi ka qënë një herë kampione dhe që në fillim ishte favorite. Do gëzohen francezët, do gëzohesh ti dhe ata tifozë që i kanë ngelur francës dhe kaq.
Por vetëm imagjino sikur të fitojë kroacia ca do bëhet. Do bëhet nami more, do bëhet nami. Një shtet me vetëm 4 milionë banorë të marë kupën e botës. Një etno-shtet ballkanas ku që të gjithë lojtarët kanë një kombësi. Është fenomenale fare mo. Do përsëritet historia e uruguait që dhe ai shtet i vogël ka dalë kampion bote, do përsëritet historia e greqisë që arriti të marrë evropianin do përsëritet historia e chievos që vetëm me lojtarë italianë u ngrit në kategori dhe për pak mori kampionatin italian. Do ketë shumë shumë ndryshim nëse e fiton kroacia dhe jo franca. Është si ajo historia e davidit dhe goliadit.
Franca 64 milionë dhe kroacia 4