Si do duken njerëzit pas një milion vjetësh

Uriel

Ushtar mjeshtër
auto_njeri-650x3581533759429-730x440.png



A do të jenë pasardhësit tanë sajborgë (njerëz gjysmë robot) me makineri të teknologjisë së fundit të vendosura në trup, me gjymtyrë që rriten sërish dhe kamera në vend të syve si ndonjë personazh i dalë nga filmat fantastiko shkencorë?

A do të ndryshojnë njerëzit në qenie hibride gjysmë biologjik dhe gjysmë artificial?

Apo do të bëhemi më të gjatë ose më të shkurtër, më të hollë ose më të trashë, ose madje edhe me karakteristika të reja të fytyrës dhe të ngjyrës së trupit?

Sigurisht, ne nuk e dimë këtë, por për të analizuar këtë pyetje, le të shkojmë prapa në kohë, rreth një milion vite më parë, që të shohim se si dukeshin njerëzit atëherë.

Si fillim, Homo sapiensi nuk ekzistonte.

Një milionë vite më parë, me shumë mundësi kishte disa lloje njerëzish, përfshirë edhe Homo heidelbergensis, i cili kishte ngjashmëri me Homo erektus dhe njerëzit modern, por një anatomi më primitive se sa neandertali.

Por në historinë më të hershme, gjatë 10 000 viteve të fundit, ka pasur ndryshime të konsiderueshme me të cilat njerëzit duhej të përshtateshin. Të jetuarit me bujqësi dhe ushqimi me bollëk ka sjell probleme shëndetësore që jemi detyruar të përdorim shkencën për t’i zgjidhur, si për shembull trajtimi i diabetit me insulinë. Në aspektin e pamjes, njerëzit janë bërë më të shëndoshë dhe në disa zona më të gjatë.

“Ndoshta, do të evoluojmë duke u bërë më të vegjël që trupi jonë të ketë nevojë për më pak energji”, sugjeron, Thomas Mailund, profesor i asociuar në bioinformatikë në universitetin “Aarhus”, në Danimarkë.

“Kjo do të ishte e dobishme në një planet shumë të populluar”, thekson ai.

Në një planet të mbushur plot me njerëz, mbajtja mend e emrave të njerëzve do të ishte një element shumë i rëndësishëm. Në këtë aspekt hyn në lojë teknologjia.

“Një pajisje në tru do të na mundësonte që të kujtonim emrat e njerëzve. Kjo duket si fantazi. Por në fakt jemi në gjendje që ta bëjmë këtë. Aktualisht mund të vendosim një pajisje në tru, por ende nuk dimë si ta lidhim atë që të jetë e dobishme. Jemi duke iu afruar, por për momentin është vetëm eksperimentale”, thotë Thomas.

Të gjithë kemi dëgjuar për foshnje të parapërcaktuara. Shkencëtarët e kanë që tani teknologjinë për të ndryshuar gjenet e një embrioni, pavarësisht kritikave të shumta dhe për momentin askush nuk është i sigurt për atë që do të ndodhë më pas. Por në të ardhmen, Mailund sugjeron se mund të konsiderohet si jo etike që disa gjene të mos i ndryshojnë. Me këtë, mund të kemi në dorë pamjen e një foshnje, pra ndoshta njerëzit do të duken ashtu siç dëshirojnë prindërit e tyre.

Me përparimet në fushën e gjenetikës, shkencëtarët po kuptojnë gjithnjë e më mirë ndryshimet gjenetike dhe si ndodhin këto në popullsinë njerëzore.

Normalisht që nuk mund të parashikohet me saktësi se si do të ndryshojnë variacionet gjenetike, por shkencëtarët e sektorit të bioinformatikës po analizojnë trendet demografike për të na dhënë një ide.

Hodgson, parashikon se “njerëzit e zonave urbane dhe rurale do të dallojnë shumë me njëri-tjetrin. Migracioni nga zonat rurale drejt qyteteve bën që të rritet diversiteti gjenetik në qytete dhe të bier në zonat rurale”.

Për më tepër disa grupe riprodhohen më shumë dhe disa më pak. Popullsitë në Afrikë, për shembull, por zgjerohen me shpejtësi kështu që këto gjene po rriten me një frekuencë të lartë në nivel global. Ndërsa zonat ku ngjyra e lëkurës është me e çelët por riprodhohen më me ngadalë. Për pasojë ngjyra e lëkurës nga një perspektivë globale do të bëhet më e errët.

“Pres që mesatarja e personave disa gjenerata më vonë do të kenë ngjyrë të lëkurës më të errët nga tani”, thotë Hodgson.

Po në hapësirë? Nëse njerëzit arrijnë të kolonizojnë Marsin, si do të evoluojmë? Me gravitet më të ulët, muskujt e trupit tonë mund të ndryshojnë strukturën. Ndoshta do të kemi duar dhe këmbë të gjata.

Madje në një klimë të ftohtë, të ngjashme me epokën e akullnajave, mund të bëhemi më të vegjël, me trupin të mbuluar nga qime izoluese, njësoj si paraardhësit tanë të neandertalit.

“Ne nuk e dimë, por, sigurisht, variacioni gjenetik i njeriut por rritet. Kudo në botë, çdo vit, ka gati dy ndryshime të reja për secilin prej 3,5 miliardë çiftet kromozomike të gjenomit të njeriut”, thotë Hodgson.

Kjo është e jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi është gati e pamundur që pas një milion vitesh do të dukemi po njësoj.
 
A do të jenë pasardhësit tanë sajborgë (njerëz gjysmë robot) me makineri të teknologjisë së fundit të vendosura në trup, me gjymtyrë që rriten sërish dhe kamera në vend të syve si ndonjë personazh i dalë nga filmat fantastiko shkencorë?
A do të ndryshojnë njerëzit në qenie hibride gjysmë biologjik dhe gjysmë artificial?
Apo do të bëhemi më të gjatë ose më të shkurtër, më të hollë ose më të trashë, ose madje edhe me karakteristika të reja të fytyrës dhe të ngjyrës së trupit?

Njerëzit që tani po bëhen gjysëm robot, shkenca dhe teknologjia në mjekësi po bën çudira. Duke filluar që nga 'gjërat më të thjeshta' implantet dentare e deri tek gjymtyrët etj etj.
Ka teori në ndryshme, ideja është që njeriu i të ardhmes ka për të qenë i hollë, i gjatë dhe pa flokë.
pasi qëllimi parësor i flokëve/ qimeve është mbajta ngrohtë.

Sigurisht, ne nuk e dimë këtë, por për të analizuar këtë pyetje, le të shkojmë prapa në kohë, rreth një milion vite më parë, që të shohim se si dukeshin njerëzit atëherë.
Si fillim, Homo sapiensi nuk ekzistonte.
Një milionë vite më parë, me shumë mundësi kishte disa lloje njerëzish, përfshirë edhe Homo heidelbergensis, i cili kishte ngjashmëri me Homo erektus dhe njerëzit modern, por një anatomi më primitive se sa neandertali.

Teoria e evolucionit ka shumë të meta. Unë nuk besoj se njeriu doli nga majmuni, por në fakt e kundërta mund të ketë ndodhur,
nga njeriu të ketë evoluuar majmuni.
Sesa lidhje kemi me direkt me Homo erectus me shokë besoj se ka vend për diskutim.
Atë që mund të themi me siguri për ta është se janë antopomorf apo andoidë (kujdes kuptimi i parë i fjalës android, që ngjan apo ka tipare njeriu.)

Për më tepër disa grupe riprodhohen më shumë dhe disa më pak. Popullsitë në Afrikë, për shembull, por zgjerohen me shpejtësi kështu që këto gjene po rriten me një frekuencë të lartë në nivel global.
Diversitet gjenetik nuk është detyrimisht diçka e mirë, dhe ideja e krijimi të një race unikale dhe se kjo do i zgjidhë të gjitha problemet
është sa naive aq dhe e pabazë.
Arsyeja pse popujt në afrikë po trefishohen apo katërfishohen ka lidhje me dy faktorë:
1. popujt e varfër dhe të prapambetur bëjnë nga 6, 8 apo më shumë fëmijë.
2. dekadat e fundit fëmijët vaksinohen, kanë shkuar shumë ilaçe
kaq e thjeshtë edhe evropa para 80 vitesh aq bënte!!!

Të gjithë kemi dëgjuar për foshnje të parapërcaktuara. Shkencëtarët e kanë që tani teknologjinë për të ndryshuar gjenet e një embrioni, pavarësisht kritikave të shumta dhe për momentin askush nuk është i sigurt për atë që do të ndodhë më pas. Por në të ardhmen, Mailund sugjeron se mund të konsiderohet si jo etike që disa gjene të mos i ndryshojnë. Me këtë, mund të kemi në dorë pamjen e një foshnje, pra ndoshta njerëzit do të duken ashtu siç dëshirojnë prindërit e tyre..

Modifikimi i fëmijëve që përpara lindjes (edhe pse besoj se ka për të ndodhur.) mendoj se do krijojë më shumë probleme.
Aktualisht përderisa në shumë vende lejohet aborti, prindërit i abortojnë vajzat sepse duan djem,
vetëm duke u nisur nga kjo ka problem në shoqëri, pasi nuk është vetëm numri i pabalancuar femra/meshkuj
por mund të vendosësh që dikush të jetojë apo jo sikur të jetë një send: dhe jetën që aq sa shumë e duam
në ketë rast nuk e vlerësojmë.

Hodgson, parashikon se “njerëzit e zonave urbane dhe rurale do të dallojnë shumë me njëri-tjetrin. Migracioni nga zonat rurale drejt qyteteve bën që të rritet diversiteti gjenetik në qytete dhe të bier në zonat rurale”.

Kjo po mund të jetë shumë interesante, pasi mendoj se me kalimin e shekujve do kenë jo vetëm ndryshime
por edhe dallime apo lufra midis tyre...
Pasi njerëzit e fshatit kanë për të qënë njerëz dhe në qytet mund të ketë vetëm mutantë dhe mutacione të ndryshme.


Për më tepër disa grupe riprodhohen më shumë dhe disa më pak. Popullsitë në Afrikë, për shembull, por zgjerohen me shpejtësi kështu që këto gjene po rriten me një frekuencë të lartë në nivel global. Ndërsa zonat ku ngjyra e lëkurës është me e çelët por riprodhohen më me ngadalë. Për pasojë ngjyra e lëkurës nga një perspektivë globale do të bëhet më e errët.

“Pres që mesatarja e personave disa gjenerata më vonë do të kenë ngjyrë të lëkurës më të errët nga tani”, thotë Hodgson..

Kjo është idiotësi, pasi edhe tani po të vësh re përqindja e njerëzve të bardhë në botë është më e vogël.
dhe parashikimet nuk bëhen me një llogjikë kaq të thjeshtë.
Nëse ky "shkencëtari" flet për një super-racë pasi do jemi kryqëzuar të gjithë atëherë ky nuk është studim që mund ta marr seriozisht
këta thonë se nëse të gjithë të bardhët i bëjnë fëmijët me zezakë do jemi të gjithë me ngjyrë. uau sa inteligjentë!
teori kafeneje apo pasi i kemi ngrënë nja katër sufllaqe.
Lëkura me ngjyrë prapë
Përsëri nëse i besohet evolucionit njeriu i të ardhmes nuk ka nevojë për të patur ngjyrë, por shkencëtarët njëherë mbajnë një standard pastaj një tjetër. Nuk është rastësore që afrika është e zezë dhe evropa është e bardhë. Edhe sikur, mos dashtë zoti, evropa mbipopullohet me afrikanë dhe zezakëzohet, dhe raca e bardhë komplet zhduket, evolucioni brenda llojit tregon se edhe ata zezakë kanë për tju përshtatur kushteve gjeografike evropiane dhe do bëhen të bardhë. Ashtu siç mendohej deri më dje se raca e bardhë e ka orgjinën nga afrika dhe gradualisht u çngjyros...

Po në hapësirë? Nëse njerëzit arrijnë të kolonizojnë Marsin, si do të evoluojmë?

Kolonizimi i Marsit nuk duket i pabesueshëm, mund të ndodhë akoma edhe sikur të krijojmë atmosferë,
por edhe sikur të jetojmë në ambjente të mbyllura.

Kjo është e jashtëzakonshme dhe me shumë mundësi është gati e pamundur që pas një milion vitesh do të dukemi po njësoj.

Unë mendoj se edhe pas dy milionë vitesh do të dukemi njëlloj. Dikush në vitin 2.002.018 në 1 shtator do thotë
se @Shefi ishte nga të parët që e parashikoi.
@Dr_Luka duhet ta paguajmë hostin për 100 vite të paktën që të mos na e prekë njeri, dhe të ngremë një fond
që ti bëjë pagesat në mënyrë automatike për shekujt në vijim...

^Sygjeroj që të shikoni filmin Idiocracy
 
Rregullimi fundit:

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top