- Regjistruar
- 12 Shkurt 2018
- Komente
- 12,442
- Reagimet
- 8,797
Ça the nuk kuptove? Mos iu thoni papuqe mo?
Po si i thoni ju andej këtyre. Ja një listë mbase të kujtohen.
GJURMASHKË Çorape të trasha pa qafë, që vishen sipër çorapeve të holla dhe që mbahen nëpër shtëpi në vend të heqlave; shputa.
GJURMË Gjurmashka.
PAPUÇE Pantofla të lehta e të sheshta si gjurmashka, zakonisht prej copë të leshtë a prej stofi përsipër, që mbahen nëpër shtëpi.
PASHMAGJE Gjurmashka të trasha prej leshi që mbahen në shtëpi në vend të pantoflave.
PLLUSHË Çorape leshi të shkurtra; gjurmashka.
PUTË Gjurmashka.
SHOLLË Gjurmashka prej leshi, të thurura si çorapet; putra e çorapit.
TERELIKE Gjurmashka prej cohe, prej meshini a prej pëlhure të trashë që mbahen në shtëpi.
PUPLESHE Papuçe të buta zakonisht me push përbrenda.
KËPUTË gjurmashkë.
SHPUTË Gjurmashkë;
SHTROJË gjurmashkë.