E duam atdheun por jo te jetojme ne te. Pse?

Uriel

Ushtar mjeshtër
Kush po na e vret dashurine per atdheun, pse gjithmone e me shume njerez ikin nga vendi, nuk besoj se eshte vetem politike kjo pjese.

Si mendoni ju?
 
Kjo është një pyetje komplekse, që nuk e ka vetëm një arsye. Arsyeja bazë që largohemi nuk besoj se është vetëm ekonomike.
Po e nisim nga fillimi fareee... Shqiptarët kanë jetuar për mijëra vjet në krah të dy qytetërimeve më të mëdha dhe më me ndikim në botë, atij helen dhe romak; në vazhdimësi kemi patur ndikime nga dyndjet sllave dhe pushtimi otoman. E megjithatë dhe pse nuk qemë të shumtë në numër arritëm gjithsesi të mbijetojmë nën shekuj. Gjëja kryesore për këtë gjë besoj se është forca dhe kokëfortësia që na karakterizon si komb. Dhe këtë gjë dimë të bëjmë shumë mirë ne, të mbijetojmë. Për të mos mjaftuar këto shto edhe nja 50 vite komunizëm që shkatërroi gjithë elitën kombëtare, atdhedashurinë reale dhe çdo lloj ndjenje humanitare. Në vend të tyre u shtuan dogmat marksiste krenaria boshe dhe nihilizmi, u shtrëmbërua historia dhe realiteti, u ulën vlerat dhe u ngritën antivlerat. U shanë dhe përdhosën atdhetarët dhe patriotët u ngritën spiunët dhe servilët. (Në mendje më vijnë tani dy poezi nga Ali Asllani 1, 2 janë më koherente se kurrë.)

Në shekujt XX dhe XXI Shqipëria dhe shqiptarët kanë ngelur në klasë dhe nuk dinë gjë tjetër të bëjnë por të mbijetojnë. Nëse njerëzit kanë si mentalitet mbijetesën, nuk mund të presëshdiçka më shumë prej tyre. Nja 15% të paktën me të drejtë pasi gjëndja ekonomike është shumë e rënduar. Të tjerët nga mentaliti apo botëkuptimi i vobektë. Pra ata që nuk janë të kënaqur nga kjo gjë (pjesa më e madhe dmth) po të kishin të mundësi do ishin larguar. Mbijetesa është si një lloj lufte; jemi, sillemi dhe mendojmë si gjysmë-barbarë e nuk mendojmë për pasojat e atyre që bëjmë. Kjo është dhe arsyeja që nuk jemi më të kënaqur me jetën që bëjmë këtu dhe prandaj dhe duam të ikim, pasi tani lidhjet me botën e jashtme janë në majën e gishtave tonë (mjafton një celular). Duke qënë nga natyra të pakënaqur (që është shenjë ambicjeje) nuk vlerësojmë atë që kemi por mendojmë për atë që nuk kemi.
Nga Fan Noli më kujtohet një frazë 'Skllevër, bij-skllevësh', dhe fatkeqësisht kjo gjë ende vazhdon dhe me ne, sepse ka lidhje me mentalitetin e mbijetuesit.
Gjermania pas luftës së dytë botërore ka qënë me dhjetra herë më keq se ne, por ku është tani. Sipas mendimit tim ata janë populli më patriot në botë. Ajo që nevojitet është e thjeshtë, e thjeshtë por jo e lehtë, duhet shumë punë, përulje dhe respekt (për njerëzit/ ligjin.)
Sa orë ka punuar mesatarisht një gjerman për Gjermaninë e tij? Pa fund! Ata me të vërtetë dinë të sakrifikojnë.
Po ne? Ne akoma edhe pse nuk kemi nargjile akoma rrimë me orë në kafene...(po e gjeta do sjell çfarë thoshte Mit'hat Frashëri për këtë fenomen)

Dhe meqë pëmenda Mit'hatin, marrim një shembull, ne nuk njohim cilët janë atdhetarët dhe cilët armiqtë tanë. Mit'hat Frashëri, KOKA më e madhe e rilindjes tonë, ende konsiderohet tradhëtar. Dakort shumica nuk e njeh, pasi diktatura e bëri më së miri punën e saj. Por para ca ditësh tek Fevziu qe një emision dhe kishin ftuar një që e quan veten "historian" dhe "gazetar" ai Tare, i cili e nis kështu, unë nuk e njoh Mit'hatin dhe nuk është se e kam studjuar pooor ai kështu kështu... Por kur nuk e njeh, kur nuk e ke studjuar ça ke ardhur të na broçkullitësh, akoma kur edhe shkencëtarët, intelektualët janë të këtij niveli që nuk bëjnë detyrën e tyre, por, ose kanë një axhendë ose s'kanë nevojë të shfletojnë i bien shkurt se i dinë të gjitha, çfarë mund të presësh nga individi i zakonshëm pastaj.

Dashurinë për atdheun nuk besoj se dikush po na e vret qëllimisht, por kjo ndodh për shkak të indiferencës dhe mospërgjegjshmërisë. Uroj që Faik Konica ta ketë patur gabim kur tha se nuk bëhet Shqipëria me shqiptarët. Vetëm me vlerat e shëndosha do të mundë shoqëria, familja dhe kombi të ecin përpara.
 
Largimi i njerezve ka te beje me gjendjen e rende ekonomike ne vend. Shqiptaret e sotem sjane me ata te fillimit te 90-es ku shumica ikte se skishte qene ndonjehere jashte dhe o burra, tja mbathim e te shohim bote me sy. Sot njerezit kur ikin, ikin nga deshperimi. Nese gjendja ne vend eshte e mjerueshme, nese varferia ka mbytur vendin e nese njerezit nuk kane me shprese atehere ata ikin. Dhe quaje direkt apo indirekt, eshte tregues qe qeveria as qe e qeth fare. Dhe qe ata se qethin e kemi pare keto vite. I kemi degjuar ca komedie bejne neper parlament, i kemi lexuar ca deklaratash japin, kemi pare skandalet ku jane perfshire e me ca intrigash merren. Normalisht qe sdo kene mend te merren me popullin e hallet e atij vendi.

Une e urrej politiken shqiptare dhe diskutimi per te me shkakton perzjerje. Nuk ka grope plehrash me te felliqur sesa realiteti politik shqiptar. Dhe per shkak te ketyre maskarenjve, ate vend e ka marre perrupia. Prandaj njerezit duan te ikin nga syte kembet. Kjo eshte tragjedia.
 
Deri në një pikë jam dakord me ty. Por të mos ia hedhim fajin vetëm politikanëve. Nuk jam me asnjë dhe nuk mbështes asnjë. Por ajo që di të them është se një shtet mbahet me taksa. Nëse nuk paguan njeri taksa shteti nuk ka të ardhura. Në këtë drejtim shqiptarët nuk janë të sensibilizuar, madje edhe i tallin ata që paguajnë taksa. Dhe këtu nuk po flasim vetëm për taksat si, tatime në biznes, zhdaganime apo të tjera që kanë lidhje me këto. Këtu nuk paguajnë, ose më saktë nuk paguanin korentin dhe ujin që konsumonin. Dhe bëhet fjalë për dekada me radhë. Nëse asnjeri nuk paguan taksa si mund të fuqizohet një shtet?
Si e ka përmendur edhe @Exp më lartë gjermanët janë një popull për tu imituar se janë një popull si puntorë edhe të përgjegjshëm. Kuptohet se edhe aty ka tek tuk ndonjë që nuk paguan, por ndonjë jo si këtu.
 
Po dëgjoja sot një intervistë nga Katie Hopkins (një gazetare britanike) e cila rastisi dhe tha këto gjëra për Gjermaninë.

- Në shumicën e shteteve, kur futesh në metro, që të kalosh duhet të futësh biletën që të kontollohet dhe të hapet porta dhe më pas të kalosh.
Por në Gjermani, as që nuk kanë fare pengesa apo derë për të kaluar sepse gjermanët janë qytetarë model dhe i duan rregullat aq shumë,
dhe thjesht e blejnë biletën sepse kjo është gjëja e duhur për të bërë.
 
është e qëllimshme dhe e planifikur, ta çojnë buzën tek veshi dhe ta nxijnë jetën që të detyrohesh dhe të largohesh
 
tani jemi realisht me minus, popullsia sa vjen dhe pakësohet

shtesat-natyrore.jpg

shtesat-2.jpg
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,281
1,318
Çuçuritje 2022
5,246
271
Çuçuritje 2021
16,533
688
Çuçuritje 2020
6,549
303
Çuçuritje 2019
5,802
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top