Ndihmë për Projektin "Laptop Based Radar"

Gazmend Mici

Ushtar fillestar
Përshëndetje!

Unë quhem Gazmend Mici dhe studioj në degën Inxhinieri Telekomunikacioni të Fakultetit të Teknologjisë së Informacionit (UPT). Së fundmi kam marrë përsipër realizimin e nje projekti për ndërtimin e një radari i cili do të jetë në gjendje të dedektojë objektet që janë në lëvizje dhe në prehje. Gjithashtu ai dedekton dhe objektet që ndodhen në një lartësi të caktuar në lidhje me tokën. Projekti shkencor është pjesë e Departamentit të Elektronikes dhe Telekomunikacionit në Universitetin Politeknik të Tiranës. Ndërtimi i këtij radari kërkon disa pajisje që mund të blihen online dhe do të doja që të më ndihmonit me një donacion sado të vogël për materialet, me aq sa keni mundësi. Gjithashtu nëse jeni të interesuar edhe keni pasion ndërtimin e qarqeve elektronike mund të bëheni pjesë këtij projekti në laboratorin e FTI i cili do të prezantohet në ambientet e Departamentit të Elektronikes dhe Telekomunikacionit. Nëse mundeni të kontriboni për realizimin e këtij projekti i cili nuk kushton shumë, jeni të mirëpritur. Gjithashtu nëse nuk mundeni mund tjua sygjeroni njerzëve të tjerë të cilët mund të ndihmojnë.
Për më shumë informacion rreth këtij projekti dhe kostove të materialeve do të gjeni në faqen: https://www.gofundme.com/7gcrg-my-science-project
28037742_1519750003.0089_funddescription.png


Nëse keni pyetje për realizimin e projektit mund të më kontaktoni në: email: Gazmend.Mici @ fti.edu.al

Do ta vleresoja shumë ndihmën tuaj.
Ju faleminderit!
Gjithe te mirat
GM
 
Rregulli fundit nga moderatorët:
Urime për projektin. Projekt interesant urojë që të realizosh ëndrrat e tua.
P.SH. E moderova postimin, vendosa live link dhe për arsye që të mos biesh preh e spamve hoqa link e email.
 
Suksese me projektin. Shqipopedia e mbeshtet perpjekjen tende dhe uron qe ta kapesh kuoten sa me shpejte.
E kemi shperndare edhe ne rrejtet sociale, ku edhe ku mund te beni nje share qe ta arrije sa me shume njerez.
 
Projekti eshte mbyllur me sukses duke realizuar te gjitha objektivat e tij. Matjet jane kryer dhe perpunuar prane laboratoreve te FTI me ndihmen e pedagogeve te brendshem.
 

Attachments

  • Screenshot_20190315-215323_Drive.jpg
    Screenshot_20190315-215323_Drive.jpg
    357.4 KB · Shikuar: 94
Projekti eshte mbyllur me sukses duke realizuar te gjitha objektivat e tij. Matjet jane kryer dhe perpunuar prane laboratoreve te FTI me ndihmen e pedagogeve te brendshem.

Ore po ndonjë projekt sesi të përforcojmë wifi-në që vjen nga lokali matanë rrugës, do e bëjmë ne apo...
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top