• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Ça thuhet vërdallë

Shefi

Administrator
#1
Në këtë teme do shtojmë biseda dhe opinione të ndryshme për tema interesante
Ky është një diskutim për korrektësinë politike (Political Correctness). Kjo gjë nuk e ka kapur Shqipërinë
por po kthehet sëmundja e botës së lirë perëndimore, ku për një gjysëm fjale apo një keqkuptim
mund të akuzohesh sikur të jesh armiku numër një. Ky diskutim edhe më ka rëndësi pasi është i ftuar Jordan Peterson.
Normale që ne absolutisht që jemi kundra korrektësisë politike, pasi ka vetëm fjalë të lirë dhe jo gjuhë urrejtjeje.
 

Shefi

Administrator
#4
Edhe pse TEDx Talks filloi si një platformë mjaft interesante është ndikuar nga shumë politika negative të majta dhe i ka
rënë mjaft kredibiliteti, nuk ka ngelur qen dhe mace pa e bërë një fjalim atje. Megjithatë aty ka dhe fjalime interesante dhe me vlerë
Psh. ky fjalimi këtu flet për Astroturfing (që vjen nga fjala astroturf = bar artificial) që ka si qëllim tju manipulojë
dhe t'ju ndyshojë opinionin/mendimin për diçka të caktuar. Dhe kjo vjen e kamufluar, dhe nuk kuptohet që është një mesazh i sponsorizuar
nga një entitet politik, fetar, ideologjik etj.
 

Shefi

Administrator
#5
Siç e dinë mirë ca, shefi është prej shumë vitesh ndjekës i UFC (arteve marciale të kombinuara). Shpresojmë që dhe Ilir Latifi të ketë mundësi të ndeshet për titullin kampion pasi që nga debuti i tij i parë që përveç fuqisë dhe zemrës nga ana teknike ishte mjaft dobët tani mund të themi me plot gojë që është një konkurrent i denjë për titullin kampion. Më poshtë keni një bisedë të Joe Rogan me Georges St-Pierre, kampionin kanadez dhe pjesë historike në UFC.
 

Shefi

Administrator
#7
Një dokumentar që e kam parë kohë më parë, për orën biologjike të njeriut. [Nuk duhet humbur]
 

Shefi

Administrator
#10
Ne videon siper shpegohet edhe fenomeni Millennial whoop (britma e mijevjecarit)
dhe kjo eshte arsyeja kryesore pse te gjitha kenget pop ngjajne me njera-tjetren
me pak fjale te gjithe ne nje vrime i bien fyellit.
millennial-whoop-key-of-c.jpg

ketu keni ca shembuj

 

Shefi

Administrator
#11
Nje bisede interesante me biznesmenin Peter Schiff, bisede per pagesen minimale, punesimin, bitcoin, arin etj.
 

Shefi

Administrator
#15
Kujt do i vinte mendja që një nga intervistat më të mira të Xhordan Peterson do ishte me doktorin Mehmet Oz.