A janë paraja dhe feja, më të ngjashme se sa mendojmë ne?

Uriel

Ushtar mjeshtër
Screen-Shot-2017-11-01-at-15.40.20.jpg



Diana Brown

Ka qindra (sipas disa vlerësimeve, mijëra) fe në mbarë botën. Fjalorët e Oksfordit e përcaktojnë fenë si “besimin dhe adhurimin e një fuqie kontrolluese mbinjerëzore, veçanërisht një Perëndi apo disa perëndi personale”. Bazuar në këtë përkufizim, mund të nxjerrim disa krahasime interesante mes adhurimit të një perëndie dhe adhurimit të parasë së plotfuqishme. Sepse: Çfarë është paraja nëse nuk është një “fuqi kontrolluese mbinjerëzore”?

Nuk është se të gjithë njerëzit adhurojnë paranë – apo ekonominë, apo institucionet financiare. POr shumë prej kurtheve të fesë së organizuar, janë të ngritura përreth tyre. Në librin e tij “Teologjia e Parasë”, filozofi Philip Goodchild shkruan se i gjithë sistemi ynë financiar është i ngritur mbi besimin.

Paratë tona kanë vlerë sepse ne biem dakord që kanë. Sidomos teksa paraja bëhet gjithnjë e më digjitale – si kartat e debitit dhe Bitcoini – ideja e besimit tek vlerat monetare është thelbësore për strukturën ekonomike që kemi ngritur. Monedha në thelb përfaqëson një premtim për të paguar një borxh, që mbështetet prej një institucioni financiar, si një bankë tregtare apo një bankë qendrore. Pa besimin tek ky premtim, paratë tona nuk vlejnë as sa letra ku janë printuar.

Dhe nuk kanë qenë gjithmonë të printuara. Në të kaluarën, gjërat me vlerë si çokolatat, kripa, piperi dhe të tjera mallra me vlerë përdoreshin për shkëmbim me të tjera mallra e shërbime.

Kështu që, përveç faktit që kemi një sistem ekonomik të bazuar në besimin, ka edhe të tjera aspekte të financës që pasqyrojnë fenë. Shumë fe, për shembull, kanë tempuj apo vende të shenjta ku mund të shkosh të adhurosh, apo të flasësh me një prift, apo anëtar të shenjtë, që të ndihmon të interpretosh vullnetin, sipas perëndisë apo perëndive të tyre. Edhe ëall Street-in, apo cilëndo bursë, mund ta interpretojmë në mënyrë të ngjashme: një qendër e ekonomisë që zien, me investitorë që thërrasin të blesh a të shesësh aksione, bazuar në asgjë tjetër përveç besimit të investitorit – ose në thelb, besimin në vlerën e diçkaje.

Fuqia misterioze e tregut të lirë ose e ekonomisë, gjithashtu duhet të përkthehet në terma laikë për shumë prej nesh, veçanërisht pasi krijimi modern i parave është kaq i komplikuar. Ai përfshin kredi, huadhënie, bankë rezervash të pjesshme dhe kështu me radhë. Ne mbështetemi në këshilltarët financiarë për të interpretuar vullnetin e tregut për ne. Dhe keqmenaxhimi ose keqinterpretimi mund të rezultojë në një “goditje” prej forcës së “mbinatyrshme”, në formën e recesioneve ekonomike dhe depresioneve, siç pamë në shumë vende gjatë krizës financiare globale të vitit 2008.

Feja është përdorur për të kontrolluar sjelljen njerëzore përmes kërcënimit të ferrit apo premtimit të jetës së përjetshme në parajsë. Por filozofi Goodchild argumenton se paraja, dhe borxhi, janë sot motivuesit kryesorë të bashkëpunimit njerëzor – kështu që një pjesë e madhe ka nisur të ndërthuret me fenë. Ekziston një sekt shumë i madh i kristianizmit që njihet si ungjilli i begatisë, i cili konsideron pasurinë personale, si shenjë e të qënit bekuar prej perëndisë, duke i lidhur edhe më shumë paranë me fenë. A do të thotë kjo që ndonjëherë do të krijohet një sekt zyrtar? Apo që forma më tradicionale të fesë do të anojnë në favor të një teologjie të parasë? / “Net” – Bota.al
 
Interesant, vetëm ai kryqi bën 50,000$ e kush nuk do ta donte një kryq të tillë.

Është për të ardhur keq që shumë profesorë, mendimtarë etj po bëhen gjithnjë e më shumë cinikë e nihilistë dhe çdo gjë e shohin katran me bojë. Të thuash që njerëzia nuk ka nevojë për konceptin e parasë apo për frikën ndaj perëndisë për mua është vërtet çudi e madhe pasi në këto pak mijëvjeçarë që ekziston njerëzimi, ka pasur nevojë për të dyja këto gjëra. Ndërtesat më të vjetra në botë zakonisht janë tempuj apo kisha dhe një nga objektet më shpesh të gjetura janë monedha. Pra ideja e zotit është që të jemi njerëz ngaqë jo vetëm ashtu duhet por pasi e kemi frikë perëndinë, edhe në rast se i shpëtojmë ligjit, ndërsa paraja bëri që shoqëria të arrijë në këto nivele ku jemi tani. Paraja është një nga shpikjet më të mëdha të njerëzimit. Nihilistët që çdo gjë e barazojnë me zero dhe duan shkatërrimin e gjithçkaje shikojnë vetëm anët negative dhe prandaj dhe bëhen cinikë dhe 'kafshojnë' çtë gjejnë (kot fjala cinikë vjen nga fjala qen).

Çfarë është paraja nëse nuk është një “fuqi kontrolluese mbinjerëzore”?
Paraja është vlerë, e akumuluar, vlerë e rezervuar. Nëse dikush kultivon qepë dhe do të blejë qumësht duhet të gjejë dikë që shet, sorry shkëmben qumësht me qepë se ndryshe nuk ka çtë bëjë. Para duke qenë vlerë reale transmetohet dhe fizikisht nga prindërit tek fëmija, nuk mund të flasim për botë të qytetëruar nëse nuk do kishte ekzistuar paraja. Shprehja e njohur Money is the root of all evil është katërcipërisht e gabur më mirë do ishte Lack of money is the root of all evil. ose Evil is the root of all evil. Nejse, nuk e di pse është krijuar një perceptim i gabuar se pasuria është e pandreshme se është vepër e djallit ndërsa varfëria është e ndershme apo dhe fisnike.

Monedha në thelb përfaqëson një premtim për të paguar një borxh.
Kjo është pak gabim pasi kjo ishte fillimisht për kartëmonedhën por gjërat kanë ndryshuar prej kohe, madje nuk ka as rëndësi që paraja (dollari) nuk mbështetet më në flori.

Nuk është se të gjithë njerëzit adhurojnë paranë – apo ekonominë, apo institucionet financiare. Por shumë prej kurtheve të fesë së organizuar, janë të ngritura përreth tyre.
Ndërsa për këtë do të thoja se nuk ka faj paraja sesi përdoret apo grumbullohet, por as zoti vetë sesi përdoret çfarë bëjnë njerëzit në emrin e tij.
Ajo që m'u duk interesante te ky shkrim ishte krahasimi i bursës së wall street me intrerpretimet e ndryshme fetare, pasi çuditësisht ka ca lidhje me besimin në interpretimit fetar (sektet e ndryshme kristiane) me besimin e interpretimit të bursave të ndryshme.

Ekonomia është me të vërtetë është e komplikuar dhe si një mister më vetë nuk besoj se ekziston dikush që mund të perceptojë atë tërësisht.
Një lidhje që mund të bëja unë është se nëse ferri është varfëria & borxhi atëherë parajsa është bereqeti dhe pasuria.
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,285
1,318
Çuçuritje 2022
5,248
271
Çuçuritje 2021
16,535
688
Çuçuritje 2020
6,551
303
Çuçuritje 2019
5,805
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top