• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Bimë Mjekësore

Exp

Administrator
#1
Pas postimit të listës së bimëve mjekësore te enciklopedia, po publikojmë disa informacione më shumë për bimët mjekësore.

PJESA E PËRGJITHSHME
KAPITULLI I


BIMA, DROGA MJEKËSORE DHE SUBSTANCAT E TYRE VEPRUESE

1. Ç'janë bima, droga dhe përzierja e drogave mjekësore?
Bimë mjekësore quhen të gjitha bimët që përmbajnë substanca vepruese, të cilat parandalojnë,
lehtësojnë ose shërojnë sëmundje të ndryshme.
Bimët mjekësore mund të mblidhen ashtu siç janë ose mund të merren nga ato vetëm pjesët e
veçanta (si lulet, gjethet, rrënjët e rizomat, frytet, farat, lëvoret, degët, sythet, etj.) që janë më të
pasura me substanca vepruese. Si bima e tërë mjekësore, ashtu edhe pjesët apo organet e saj, në
gjendje të tharë, quhen droga mjekësore bimore.
Vlera e bimës dhe e drogës mjekësore varet nga lloji dhe sasia e substancave vepruese që ato
përmbajnë. Pikërisht për këtë arsye bimët mjekësore dhe organet e tyre mblidhen në periudhën kur
janë më të pasura me substanca mjekuese. Kjo kohë, në shumicën e rasteve, përputhet me shkallën
më të lartë të zhvillimit të bimës ose të organit të saj.
Sasia dhe lloji i substancave vepruese që përcaktojnë vlerën mjekuese të bimës apo të drogës
mjekësore bimore varen jo vetëm nga periudha e zhvillimit të bimës, por edhe nga faktorë të tjerë,
siç janë, p.sh., toka, klima, mosha e bimës, gjendja e saj, etj.
Në varësi të natyrës fiziko-gjeografike të shumëllojshme, si dhe të kushteve të posaçme klimatike,
flora e vendit tonë përmban shumë bimë mjekësore, të cilat janë të një cilësie të lartë.
Bimët dhe drogat mjekësore mund të përdoren vetëm, p.sh. lule-kamomili, bar lulebasani, etj., ose
nganjëherë të përziera në mënyrë të përshtatshme që të bëhen më të efektshme. Këto bimë, të vetme
ose të përziera, të grimcuara ose të copëtuara, të shoqëruara ose jo me substanca të tjera
medikamentoze, që përdoren për të parandaluar, lehtësuar ose shëruar sëmundje të ndryshme, janë
quajtur përzierje e drogave mjekësore (specie).

2. Substancat vepruese të bimëve mjekësore
Përbërja kimike e bimëve mjekësore është shumë e ndërlikuar dhe substancat që gjenden në to janë
të shumëllojshme. Ndërmjet këtyre substancave, më kryesoret janë të ashtuquajturat substanca
vepruese (si alkaloidet, esencat, heterozidet, saponinet, taninet, etj), të cilat kanë veprim mjekues
dhe përcaktojnë vlerën e çdo droge mjekësore. Bimët me alkaloide përmbajnë substanca me veprim
të lartë, të cilat ndikojnë mbi sistemin nervor, mbi enët e gjakut, etj., dhe janë helmuese; dozimi i
saktë i tyre ka rëndësi të veçantë, meqenëse çdo shmangie në këtë drejtim çon në helmime me
pasoja vdekjeprurëse.
Bimët me esenca dhe rrëshira që njihen me lehtësi në saje të aromës së tyre, kanë veprim të
larmishëm. Disa veprojnë në sistemin nervor qendror dhe disa të tjera ndikojnë në shtimin e
lëngjeve tretëse dhe, si rrjedhim, në oreksin etj. Shumica e esencave e skuqin (acarojnë) lëkurën,
pengojnë zhvillimin dhe rritjen e mikrobeve. Shumë bimë me esenca shtojnë urinimin, largojnë
gazet nga zorrët, etj.
Në bimët me vitamina gjejmë substanca të domosdoshme për ruajtjen e ekuilibrit. Pakësimi ose
mungesa e vitaminave në trupin e njeriut shkakton lindjen e sëmundjeve të ndryshme.
Bimët me heterozide, së bashku me ato me alkaloide dhe me esenca, përfaqësojnë grupin më të
madh të bimëve mjekësore. Heterozidet janë sheqerna të lidhura me substanca vepruese, kanë veti
të veprojnë në mënyrë specifike, në një ose disa organe të njeriut. Kështu, p.sh., ndërsa grupi i
heterozideve antrakinonike përqendrohet në zorrën e trashë dhe nxit të dalët jashtë pa acaruar
aparatin tretës, grupi i heterozideve kardiotonike vepron në zemër dhe në veshka.
Bimët me taninë kanë veprim rrudhës, prandaj përdoren në mjekësi për të ndaluar heqjen e barkut,
për të mbytur bakteret, për të mjekuar majasëllin, etj.
Bimët me saponine japin lëngje ujore që kanë veti të shkumëzojnë kur tunden. Po të merren nga
goja në sasi të vogla, ato ngacmojnë mukozën e stomakut dhe të zorrëve, kurse në sasi të mëdha
shkaktojnë edhe acarime të rënda. Në shumë raste, disa nga këto bimë ndihmojnë në nxjerrjen e
gëlbazës nga rrugët e frymëmarrjes, ndërsa në raste të tjera nxisin të dalët jashtë dhe urinimin.
Bimët me substanca të hidhura në përgjithësi shtojnë rrjedhjen e lëngjeve që përmirësojnë tretjen e
ushqimeve. Substancat me natyrë sheqerore takohen pothuajse në të gjitha bimët mjekësore.
Substancat sheqerore të asimilueshme kanë rëndësi të veçantë si lëndë ushqyese (glucide të thjeshta,
amidoni, inulina, etj), ndërsa të paasimilueshmet (siç janë mucilagjet, pektinat, gomat, etj) si lëndë
zbutëse; ato rregullojnë mekanikisht të dalët jashtë dhe nganjëherë veprojnë edhe kundër heqjes së
barkut, meqenëse pakësojnë mahisjen e indeve të acaruara të mukozës së zorrës.
Sot shumë autorë u japin rëndësi substancave, të cilat më parë konsideroheshin si të plogëta
(kripërat minerale, acidet organike, vitaminat, etj); këto substanca ndikojnë në thithjen dhe
qëndrueshmërinë e substancave vepruese, në normalizimin e funksioneve jetësore, rritjen e fuqisë
mbrojtëse të organizmit, neutralizimin e substancave helmuese (duke shpejtuar jashtëqitjen e tyre),
rivendosjen e ekuilibrit të kripërave, e tjera.
Pra, bimët dhe drogat mjekësore janë barishte që përmbajnë substanca kimike natyrale, me përbërje
nga më të ndërlikuarat.
 

Exp

Administrator
#2
KAPITULLI II
FORMAT E PËRDORIMIT TË BIMËVE MJEKËSORE NË FAMILJE DHE NJËSITË MATËSE TË TYRE


1. Cilat janë format e përdorimit të bimëve dhe të specieve mjekësore?
Pjesa me e madhe e bimëve mjekësore përdoret ne gjendje të thatë. Bimët e thara (drogat) përdoren
në familje në formë çaji, pluhurash, llapash, etj.
Në varësi nga struktura e drogës (e fortë, e butë, etj) dhe e substancave që përmban, çaji përgatitet
në këto 3 forma kryesore: infuz ose përvalesë, dekokt ose valesë dhe macerat.
Infuzi është çaji që fitohet duke përvëluar me ujë të valuar droga të buta siç janë lulet, gjethet, disa
lloje farash, etj. si dhe droga që përmbajnë substanca vepruese që prishen ose avullohen gjatë
zierjes së zgjatur siç janë, p.sh., esencat, etj. Infuzi përgatitet gjithnjë në enë të zinkuara e të
mbuluara me kapak në mënyrë që të mënjanohet humbja e lëndëve që avullojnë. Kjo formë pra
përgatitet pa e zier drogën. Uji i valuar hidhet mbi drogë dhe përzierja lihet të qëndrojnë për 515
minuta në qetësi. Për përgatitjen e infuzit përdoren zakonisht një deri tri lugë kafeje droge ose çaj të
grimcuar për një gotë ose filxhan çaji me ujë. Rekomandohet që infuzi të përgatitet në sasi që mund
të konsumohet menjëherë ose gjatë ditës. Në përgjithësi infuzi i përgatitur është ushqim i preferuar i
mikrobeve të ndryshme që ndodhen me shumicë në ajër, të cilat helmojnë çajin me produktet e
këmbimit lëndor të tyre. Për pasojë përdorimi i infuzit të ndenjur shkakton nganjëherë çrregullime
të ndryshme, siç janë të vjellët, trazirat e stomakut e të zorrëve, etj. Prandaj, nuk duhet të lejohet
përdorimi i çajit të përgatitur një ose disa ditë më parë. Veç kësaj infuzi, pasi të përgatitet, duhet të
ruhet në enë qelqi dhe jo metalike, sepse në rastin e fundit çaji nganjëherë bashkëvepron me metalin
duke liruar lëndë të dëmshme. Si rregull infuzi ruhet në vende të errëta dhe të freskëta, në
temperaturën e dhomës ose në frigorifer.

Dekokti është çaji lëng që fitohet duke zier në ujë droga të forta, siç janë rrënjët e rizomat, drurët,
lëvoret, degët, etj. Dekokti përgatitet duke zier 10 deri 30 minuta drogën ose përzierjen e bimëve në
një enë të mbuluar me kapak. Drogat që janë më të forta dhe më të drunjëzuara kërkojnë kohë më të
gjatë për t'u zier.

Për përgatitjen e dekoktit nuk duhet hedhur mbi drogë ujë të valuar. Përkundrazi, droga duhet
zhytur në ujë të ftohtë, duhet ngrohur deri në zierje; nga ky çast duhet të llogaritet koha e zierjes së
saj. Për përgatitjen e dekoktit hidhen zakonisht një deri tri lugë kafeje me drogë ose përzierje të
grimcuara në një gotë ose filxhan çaji me ujë. Dekokti pihet njëherësh, ose të shumtën gjatë ditës,
sepse në këtë mënyrë mbeten të paprishura të gjitha substancat që përmban droga.
Macerati është lëngu që fitohet duke mbajtur të zhytur drogën në një tretës (ujë, alkool, verë, etj)
për një kohë të caktuar. Përgatitja e maceratit, duke përdorur ujin si tretës, rekomandohet për drogat
që përmbajnë substanca që jargëzojnë (mucilagje, pektina, etj) dhe bëhet duke zhytur drogën në ujë
të ftohtë për disa orë (zakonisht 6 deri 12 orë) ose për disa ditë me radhë.
Në të tri rastet e mësipërme çaji lëng që fitohet, kullohet nëpërmjet një nape; infuzet dhe dekoktet
pihen të ngrohta/ Nganjëherë çaji mund të pihet i ëmbëlsuar (mundësisht me mjaltë) sipas dëshirës.
Çaji rekomandohet të pihet me gllënjka, nga 3 gota në ditë, të cilat merren në mëngjes esëll, pas
dreke dhe në darkë para fjetjes. Çaji i gatshëm, pavarësisht nga mënyra e përgatitjes, duhet të
përdoret nga i sëmuri , brenda 2448 orëve nga çasti i përgatitjes, përndryshe, duke qenë mjedis i
përshtatshëm për zhvillimin e mikroorganizmave, ai prishet. Çaji lëng me erë thartire, me turbullirë
dhe me ndryshim ngjyre, nuk duhet përdorur.
Pluhurat përgatiten duke pluhurosur imët në haven bimët e thara. Disa pluhura kanë veti të njëjta
mjekuese me ato të çajit që fitohet prej tyre. Pluhurat mund të merren të përziera me ushqime.
Llapat përbëhen nga pluhura të drogave të zbutura në ujë të ngrohtë. Ato i përngjajnë, kështu, një
brumi të butë, i cili pasi përhapet më parë mbi një nape ose pëlhurë vihet mbi pjesën e dëmtuar të
trupit të njeriut.

Përveç formave të mësipërme, të cilat për thjeshtësinë e përgatitjes së tyre përdoren në familje,
drogat mjekuese përdoren edhe në forma të tjera të shumta, prej të cilave më të zakonshmet janë
ekstraktet, tinkturat, etj., që përgatiten në farmaci.
Ekstraktet janë macerate ujore ose alkoolike, të cilat përqendrohen duke i zhvilluar në fund të procesit
të macerimit. Tinkturat janë macerate alkoolike, që përgatiten duke lënë të zhytur 10 deri 40 ditë 1
pjesë droge në 5 pjesë alkool 70%. Lëngu që fitohet kullohet nëpërmjet një nape ose letër filtri.

2. Disa njësi matëse të drogave dhe të çajrave mjekësore

Njësi matëse për drogat dhe çajrat mjekësore janë:
Një lugë kafeje e mbushur plot përmban 1,52 g përzierje drogash.
Një lugë gjelle, e mbushur plot përmban rreth 5 g përzierje drogash.
Një lugë gjelle, e mbushur plot përmban rreth 4 g lule ose gjethe.
Një lugë gjelle, e mbushur plot përmban rreth 8 g rrënjë ose drurë.
Një lugë gjelle, e mbushur plot përmban rreth 7,5 g fara ose bishta.

Njësitë matëse për çajin (lëng) janë:
Një lugë kafeje e mbushur plot përmban 5 g çaj (lëng).
Një lugë gjelle e mbushur plot përmban 15 g çaj (lëng).
Një filxhan kafeje e mbushur plot përmban 50 gr çaj (lëng).
Një filxhan çaji e mbushur plot përmban 100 g çaj (lëng).
— Një gotë uji e mbushur plot përmban 150200 g çaj (lëng).


Njësitë matëse për përgatitjen e çajit të lëngut infuz, dekokt, macerat janë:
— një deri tri lugë kafeje ose 1 lugë supe e mbushur plot me drogë ose çaj për një gotë me ujë, ose,
— gjashtë lugë gjelle të mbushura plot me drogë ose çaj mjekësor për 1 litër ujë.

Dozat e mjekimit me çaj (lëng) janë:
Të rriturit marrin mesatarisht 3 gota me çaj në ditë (një gotë në mëngjes esëll, një gotë pas dreke
dhe një gotë para fjetjes). Ka raste kur çaji merret me lugë gjelle.
Fëmijët e moshës 614 vjeç marrin 1/2 e dozës së të rriturve.
Fëmijët e
moshës 26 vjeç marrin 1/4 e dozës së të rriturve.
Fëmijët e moshës 02 vjeç marrin 1/8 e dozës së të rriturve.


Koha e zgjatjes së kurës me droga mjekësore
Zakonisht veprimi mjekues i bimëve dhe i çajrave mjekësore nuk është i menjëhershëm, por i
ngadalshëm, prandaj kura duhet të vazhdojë dy deri katër javë. Bimët mjekësore janë mjaft të
efektshme dhe pa veprime anësore, gjë që vihet re te substancat kimike sintetike.
Dozat e përgjithshme të drogave dhe të përzierjeve të tyre që livrohen nga farmacitë:
Drogat dhe përzierjet e tyre që përshkruhen në këtë broshurë dhe që gjenden në farmacitë tona
zakonisht jepen për 10 doza, pra sasia e ambalazhuar e tyre lëviz, sipas rastit, nga 30 deri në 100 g.
 

Exp

Administrator
#3
Kapitulli III
MBLEDHJA DHE RUAJTJA E BIMËVE MJEKËSORE


1. Shkurtazi mbi mbledhjen e bimëve mjekësore
Për ata që dëshirojnë të mbledhin vetë bimë mjekësore po japim shkurtazi rregullat që vijojnë:
Organet mbitokësore të bimës: bari, d.m.th. e gjithë pjesa mbitokësore e bimës mblidhet zakonisht,
para lulëzimit të bimës; majat e lulëzuara mblidhen kur lulet e tyre fillojnë të çelin, ndërsa gjethja
mblidhet para lulëzimit, por jo kur fillon të bjerë vetvetiu; lulja mblidhet kur është ende burbuqe ose
kur porsa ka çelur; lëvoret dhe drurët mblidhen në pranverë para daljes ose në vjeshtë pas rënies së
gjetheve; farat dhe frytet mblidhen, zakonisht, në kohën e pjekjes së tyre. Kujdes duhet pasur për
frytet që çahen; këto mblidhen pak para pjekjes së tyre të plotë. Organet nëntokësore (si rrënja,
rizoma. zhardhoku) mblidhen jashtë periudhës së vegjetacionit të plotë; për bimët dyvjeçare
mbledhja bëhet në vjeshtën e vitit të parë ose në pranverën e vitit të dytë, kurse për shumëvjeçaret
në vjeshtë ose në pranverë.
Mbledhja bëhet në kohë të thatë, mundësisht në mëngjes, pasi të jetë tharë vesa dhe kurrë në kohën
e shiut, me përjashtim të rrënjëve që mund të mblidhen pas periudhave me shi.

2. Çfarë duhet të kemi parasysh për ruajtjen e bimëve dhe drogave mjekësore?
Bimët mjekësore ose organet e tyre rrallë përdoren në gjendje të freskët. Bimët e freskëta zakonisht
shërbejnë si lëndë e parë nga të cilat distilohen esencat, nxirret lëngu me shtrydhje, përgatiten
alkoolaturat, etj. Por në shumën e rasteve, bimët e mbledhura thahen në masën e kërkuar, me qëllim
që të ruhen për një kohë pak a shumë të gjatë. Pra, bimët, në shumicën e rasteve, përdoren të thara,
d.m.th. në formën e drogave. Pas pastrimit të bimëve të mbledhura një vëmendje e madhe i
kushtohet tharjes së tyre. Mënyrat e tharjes janë të shumta:

—Tharja në ajër të lirë dhe në diell bëhet duke i hapur bimët ose organet e mbledhura në shtresa të
holla mbi pëlhura, rrogozë, tabake etj. dhe jo drejtpërdrejt në tokë. Kjo metodë tharjeje nuk lejohet
as për lulet, sepse prishet ngjyra e tyre, as për bimët me esenca, meqenëse këto të fundit avullohen,
gjë që ul cilësinë e drogës. Për ta mbrojtur bimën nga kondensimi i vesës së mëngjesit
rekomandohet mbulimi i saj.

—Tharja në hije dhe nën strehë bëhet në hangarë, nën çatitë e banesave, në depo, etj., ku bima e
mbledhur hapet zakonisht në trina, ose në shtretër me tel dhe pëlhurë.
—Tharja me ajër të ngrohtë dhe të thatë bëhet zakonisht në mjedise që kanë soba të ngrohura
(ndezura); në këtë rast mund të punohet në çdo kohë, ditën dhe natën.
—Koha që nevojitet për tharjen e pjesëve të ndryshme të bimës ndryshon sipas stinës, natyrës së
bimës apo organit të saj dhe mënyrës së tharjes. Lulet në përgjithësi thahen për 38 ditë në verë dhe
për 814 ditë në pranverë e vjeshtë, gjethet dhe barërat me strukturë normale për 36 ditë në verë dhe
për 1014 ditë në pranverë dhe vjeshtë, rrënjët dhe rizomat për 14 ditë në verë dhe për 21 ditë në
pranverë e vjeshtë, etj.
Gjatë tharjes, nga bima avullohet shumë ujë dhe për pasojë ajo humbet në peshë. Kështu, për një
pjesë
bimë ose organi të saj të tharë, duhet të merren të njoma: 3,5 pjesë për rrënjë, 5 lule, 5,3
gjethe, 2,5 fara etj.

Pas tharjes, drogat mjekësore bimore duhen ruajtur në vende pa lagështirë, të mbrojtura nga drita,
pluhuri, ajri, etj. Kujdes duhet pasur veçanërisht për lulet e gjethet, të cilat rekomandohet të ruhen në
kuti teneqeje ose në shishe qelqi të mbyllura mirë dhe në qeska plastmasi.
Vëmë në dukje se drogat dhe speciet e ruajtura në kushte të përshtatshme në vende të thata etj.,
ruajnë veprimtarinë e tyre 18 deri në 24 muaj nga data e grumbullimit, prandaj duhet pasur
gjithnjë parasysh që bimët mjekësore të konsumohen brenda afatit të sipërshënuar.
 

Exp

Administrator
#4
Kapitulli IV
SËMUNDJET SIPAS ORGANEVE, DIETA DHE MJEKIMI ME BIMË DHE ÇAJRA MJEKËSORE
1. SËMUNDJET E GOJËS

Hapësira e gojës shërben si portë për depërtimin e shkaktarëve të ndryshëm që sjellin sëmundje
infektive, të karakterit të përgjithshëm. Nëpërmjet saj kalojnë mikrobet që vijnë nga jashtë ose që
ndodhen në mbulesat e saj mukoze. Nga kjo del e qartë se higjiena e gojës është kusht i
rëndësishëm për të parandaluar jo vetëm sëmundjet e përgjithshme, por edhe ato lokale që mund të
zhvillohen në gojë në formë të plagëve, djegieve, pezmatimeve (inflamacioneve) dhe që shoqërohen
me çrregullime të gëlltitjes, përtypjes, të të folurit etj. Shpesh sëmundjet e stomakut janë pasojë e
sëmundjeve të gojës dhe veçanërisht të dhëmbëve, sepse mikrobet e tyre, mund të shumëzohen e të
shpërndahen edhe në tërësinë e organizmit, duke shkaktuar shpesh sëmundje të rënda e
vdekjeprurëse. Sëmundjet e kyçeve, të zemrës e të veshkave janë pasojë e qelbëzimit të bajameve, e
prishjes së dhëmbëve, etj. Këto sëmundje vijnë edhe si pasojë e duhanit, e helmeve industriale, etj.
Për këtë arsye është e nevojshme që të merren masa për parandalimin e sëmundjeve të dhëmbëve, të
iritimit dhe të inflamimit të gingivave, të qelbëzimit të mukozave dhe veçanërisht të bajameve.

Gjatë këtyre sëmundjeve këshillohen ushqime të pasura me substancë mucilagjinoze, pektinike dhe
me konsistencë të butë, dhe jo ushqime me substanca irrituese dhe djegëse etj. Shumë bimë
mjekësore përdoren për higjienën e gojës dhe për ruajtjen e saj nga ndikimet e mikrobeve patogjene.
Era e keqe e gojës ndikon negativisht në të sëmurin; në raste të veçanta, ajo mund të shkaktojë
gjendje depresive, mënjanim nga shoqëria, mërzitje te i sëmuri dhe bezdi te personat që e rrethojnë.
Shkaqet e erës së keqe të gojës janë të shumta e të ndryshme. Midis këtyre mund të përmendim
tretjen me vështirësi të stomakut, erën e vetë substancave ushqimore (sikurse ndodh kur hahet
hudhër), disa sëmundje të rënda dhe të zgjatura të veshkave dhe të metabolizmit (si në sëmundjen e
sheqerit, qelbëzimin e bajameve, të sinuseve, mushkërive) si dhe prishjen e dhëmbëve kariozë.
Mjekimi i erës së keqe të gojës lidhet me trajtimin e sëmundjes kryesore që e shkakton atë. Por ushqimi
i rregullt me fruta e zarzavate të freskëta, të dalët jashtë normal, higjiena e gojës dhe jeta e rregullt
lehtësojnë mënjanimin e kësaj gjendjeje jo të këndshme. Në zhdukjen apo dobësimin e saj ndikojnë dhe
një sërë drogash me origjinë bimore, që përmbajnë esenca me erë të këndshme dhe me veti antiseptike,
siç janë: bari i bishtamithit (12), lëvoret e limonit (65) dhe të portokallit, boronica (14), e tjera.

*) Numrat në kllapa përbri bimëve që takohen në këtë kapitull tregojnë renditjen e bimës në pjesën e dytë «të veçantë»
dhe jo faqen e tekstit.
Kundër acarimit të gojës dhe kundër aftës përdoren droga që përmbajnë tanine, si arrat (5), etj. dhe
droga me esenca antiseptike të kombinuara me tanine, siç janë sherbela (133), zhumbrica (153),
rozmarina (116), boronica (14), vërriu i zi (148), podiqja (106), e tjera. Për mjekimin e mbulesës
mukoze të acaruar të gojës në farmacitë tona livrohet pa recetë mjekësore preparati «Myrrha-Bebi»
që përgatitet me lëndë të parë bimore.

Acarimi dhe mahisja e bajameve (angina), janë sëmundje me fillim t;ë shpejtë, të cilat shpeshherë
marrin edhe karakter të zgjatur (kronik), dhe vijnë si pasojë e rrufës, e ftohjeve të zakonshme ose e
prekjeve nga sëmundje të rënda infektive (difteria, skarlatina) dhe e përdorimit të pijeve e
ushqimeve të ftohta. Këto të fundit shkaktojnë skuqjen dhe inflamacionin e mukozës së grykës dhe
të bajameve, duke vështirësuar gëlltitjen, përtypjen, të folurit, që shoqërohen nganjëherë me
dhembje gryke, veshi, koke dhe me nxehjen e pjesëve të ndryshme të trupit. Këto sëmundje duhet të
diagnostikohen në kohë, që të merren masa përkatëse në varësi të shkakut të lindjes së tyre, për të
parandaluar ndërlikimet e mundshme në kyçe, veshka e zemër, që shpesh janë të rënda dhe me
pasoja serioze për jetën e të sëmurit. Midis bimëve mjekësore që preferohen për mjekimin e
anginës, të faringitit dhe të laringitit janë ato me veprim zbutës, që përmbajnë mucilagje e pektina,
siç janë mëllaga (87), mëllaga e bardhë (88), thundërmushka (142), çaji kundër acarimit të fytit
(157), gjethe delli (40), disa droga me taninë, si arra (5), manaferra (77), mjedhra (93), luleshtrydhja
(73), etj., disa droga me esenca antiseptike, siç janë çaji për gargarë (158), etj. Veçanërisht
vlerësohen bimët aromatike me veprim antimflamator, si kamomili (47), bishtamithi (12) etj. Ajo
mjekohet edhe duke lyer grykën me lëng limoni të holluar me ujë ose me lëng limoni, glicerinë,
acid borik, nishadër, etj.

2. SËMUNDJET E HUNDËS
Pezmatimi i mbulesës së mukozës së hundës (rrufa) lind për shkaqe të ndryshme, por më shpesh
nga të ftohtit, nga nuhatja e pluhurave helmuese dhe nga faktorë alergjikë. Rrufa mund të kalojë
lehtë dhe shpejt ose mund të marrë karakter të rëndë e të zgjatur. Ajo shpesh shoqërohet me
dhembje të kockave të fytyrës, gingivave, veshëve, të cilat shtohen veçanërisht kur pas një pune të
lodhshme kalohet në mjedise të ftohta dhe me lagështirë; ajo zhvillohet më lehtë te njerëzit e
mësuar në mjedise të ngrohta dhe me tym e ajër të nxehtë, sesa te njerëzit e kalitur fizikisht në
mjedise të hapëta dhe me ajër të freskët, që lahen me ujë të ftohtë etj.

Si mjete ndihmëse për mjekimin e rrufës rekomandohen çajra të ngrohta që përmbajnë vitaminë C,
tanine dhe esenca antiinflamatore, si, p.sh., çaji familjar (156), çaji mjekësor për zbutjen e kollës
(159), gjethedelli (40), bliri (13), thundërmushka (142), rigoni (45), çaji i malit (18), shtogu (136)
etj. Si preparate farmaceutike me produkte bimore dhe që livrohen në farmacitë tona pa recetë
mjeku, mund të përmendim Kamiolin dhe Rhinolin që përdoren me pika në hundë.

Për mjekimin e rrufës mjekësia popullore përdor 1 lugë me oriz, piper e dyllë, të cilët, pasi
përzihen, digjen në zjarr dhe tymi që lirohet nuhatet nga i sëmuri; sipas një metodë tjetër, thithet
tymi që del nga djegia e sheqerit me kafe; i sëmuri mbulohet mirë në dhomë të nxehtë derisa të djersitet.

Hemorragjia nga hunda (epistaksis), si rregull, vjen nga hipertensioni, nga sëmundje të gjakut, nga
pamjaftueshmëria e punës të mëlçisë, nga nefriti, diabeti, etj. Ajo vjen edhe nga sforcimi fizik e
ndejtja për një kohë të gjatë në diell, nga thithja e pluhurave dhe e tymrave të dëmshëm, nga goditja
e hundës, nga rrufa, etj. Hemorragjia e hundës mjekohet lokalisht (duke shtypur hundën me gisht,
duke vënë akull mbi të, duke futur copa pambuku hemostatik, etj.) me rrugën e përgjithshme (sipas
shkakut përdoren koagulantë, vitaminat C P e K. antibiotikë kur bëhet tamponim, etj.) dhekirurgjikale.

Për mjekimin e hemorragjisë nga hunda rekomandohen edhe disa bimë, si bari 9 bishtkalit, hithra,
bari i patës, bukaleret e dushkut, frytet e blirit etj. Bishtkali merret gjatë ditës në formë çaji
(dekokti) që fitohet duke zier 50 g drogë në 500 g ujë. Bukaleret e dushkut përdoren në formë
pluhuri, i cili thithet me hundë. Po kështu përdoren edhe frytet e blirit, por të njomura më parë me
uthull, etj. Rezultate të mira kundër hemorragjisë së hundës jep nganjëherë edhe vendosja në hundë
e pluhurit të lëvozhgave të vezëve paraprakisht të kaurdisura.
 

Exp

Administrator
#5
3. SËMUNDJA E STOMAKUT
a) Gastriti ose pezmatimi i mukozës së stomakut lind nga irritimi i saj nga substanca të ndryshme
kimike, nga produkte jo të mira ushqimore, nga toksikoinfeksione, nga faktorë alergjikë etj.
Sëmundja karakterizohet nga ndryshime funksionale, sekretore ne stomak, që shoqërohen me prerje
oreksi, me etje, me prishje të shijes, me rëndim dhe fryrje të stomakut, me urth, pështjellim e të
vjella, me dhembje barku, që mund të shkaktojnë ngritjen e temperaturës, disa herë edhe
simptomatologji të përgjithshme, si marrje mendësh, dhembje koke, dobësi, shpejtim pulsi dhe ulje
të presionit të gjakut.

Mjekimi me kohë dhe dieta e përshtatshme e shëron sëmundjen për pak ditë, në rast të kundërt ajo
merr karakter kronik. Gastriti kronik lind nga mosmarrja në rregull e ushqimit, nga helmimet
kronike, si, p.sh., nga alkooli dhe duhani, nga helmimet profesionale, etj. Në gastrit kronik mund të
shtohet sekretimi i stomakut ose mund të pakësohet.
Shtimi i sekretimit të lëngut të stomakut shoqërohet me djegie të vazhdueshme të këtij të fundit,
nganjëherë me të vjella dhe me kapsllëk. Disa herë vihen re shqetësime të përgjithshme, si lodhje e
shpejtë, prishje e gjumit, nervozizëm etj. Në këtë sëmundje duhet të respektohet dieta, veçanërisht
në fazën fillestare dhe në atë të riakutizimit të procesit dhe të ndalohet duhani dhe pijet alkoolike.

Pakësimi i sekretimit të lëngut të stomakut shoqërohet me çrregullime në zorrë, me kapsllëk, etj.; në
disa raste vihen re dhe çrregullime psikike. Të sëmurët ankohen shumë, vuajnë nga frika e kancerit
dhe bëhen hakmarrës. Në rastet e theksuara, nga goja ndjehet erë veze e keqe, pështjellim dhe
rëndim i stomakut, të vjella periodike. Në dietën e të sëmurëve me gastrit, zarzavatet zënë një vend
me rëndësi, sepse ato ndihmojnë në sekretimin e të gjitha gjëndrave të aparatit tretës, sidomos të
atyre të stomakut. Kështu, p.sh., lëngu i lakrës shton sekretimin e lëngut të stomakut, prandaj
rekomandohet në gastritet kronike, që shoqërohen me ulje të sekretimit, kurse lëngu i patates dhe i
karrotës, përkundrazi, e ulin sekretimin e këtij lëngu, prandaj rekomandohen në gastritet që
shoqërohen me shtimin e sekretimit.
Perimet bëjnë mirë edhe pse përmbajnë, celulozë, e cila shton prodhimin dhe harxhimin e lëngut të
tëmthit dhe nxjerr jashtë organizmit kolesterinën, duke shtuar peristaltikën.
Në krizat e gastritit mund të përdoret një dietë e afërme me atë që këshillohet në ulcerat, kurse në
gjendjet pa krizë përdoret dietë e zakonshme duke kufizuar sheqernat dhe duke rritur proteinat,
vitaminat dhe sasinë e qumështit. Kur nga të vjellat e vazhdueshme humbet shumë kalium, që ka
për pasojë çrregullimin e funksionit sekretues dhe lëvizës të aparatit tretës, jepet oriz i zier, patate të
pjekura dhe lakër e shtypur.

Kundër shtimit të sekretimit mund të përdoret, për neutralizim, bikarbonati i sodës ose, më mirë,
oksidi i magnezit. Nga hyrja në reaksion e bikarbonatit me acidin klorhidrik të lëngut gastrik
çlirohet anhidridi karbonik (CO2), i cili ka veti të ngacmojë gjëndrat e stomakut dhe të shtojë
rishtas sekretimin e lëngut gastrik, ndërsa anhidridi karbonik nuk formohet gjatë bashkëveprimit të
acidit klorhidrik me oksidin e magnezit. Por edhe një seri bimësh kanë veti të pakësojnë lëngun e
stomakut, veçanërisht ato që përmbajnë atropinë, hiosciaminë, siç janë, p.sh., helmarina (180),
tatulla (188), madërgona (185), etj. Këto bimë kanë veprim të fortë fiziologjik, prandaj përgatiten
dhe vihen në përdorim vetëm me recetë mjekësore.

Kundër shtimit të lëngut të stomakut rekomandohet përdorimi i lirit (66), bishtamithit (12), milcës
(91), valerianës (148), etj.
Për shtimin e lëngut të stomakut është mirë të përdoret limonadë me pepsinë dhe acid klorhidrik,
acid klorhidrik etj.
Por ka edhe një seri bimësh mjekuese me veti të shtojnë sekretimin e lëngut të stomakut, ndër të
cilat rekomandohen çaji për oreks (161), kinëfusha (53), arra (5), pelini (101), radhiqja (114),
sanëza (122), çikorja (19).
Në dhembjet dhe çrregullimet e stomakut rekomandohet përdorimi i çajit kundër dhembjes së
stomakut (162), kurse kundër të vjellave kamomili (47), milca (91), mendra (85), sherbela (133),
bliri (13), valeriana (138), etj.

b) Sëmundja ulçeroze karakterizohet nga formimi i, puçrrës në stomak ose në duoden. Shenjat e
kësaj sëmundjeje janë të shumta; prej tyre më kryesorja është dhembja e puçrrës; nuk përjashtohen
rastet kur te sëmundja ulçeroze nuk shfaqet kjo shenjë e rëndësishme. Fillimi i dhembjes ulçeroze
varet nga vendi i lokalizimit të saj. Dhembja është e hershme kur puçrra është lokalizuar në stomak
dhe e vonshme kur ajo është lokalizuar në duoden; në të dy rastet ajo pakësohet me marrjen e
ushqimit. Ulçera shpesh shoqërohet edhe me të vjella dhe urth nga shtimi i sekretimit, që mund të
shoqërohet edhe me djegie krahas dhembjeve, që lindin në zonën e mbistomakut. Dieta
rekomandohet në varësi nga faza e acarimit dhe e qetësisë së procesit, por në të dy rastet duhet të

respektohen këto rregulla të përgjithshme:
— të përdoret ushqimi mbrojtës ndaj ndikimeve mekanike. kimike dhe nxehtësisë;
— të ndërpriten pijet alkoolike dhe duhani;
— të merren masa komplekse që ndikojnë në përmirësimin e funksionit sekretor dhe motor të
aparatit tretës në veprimtarinë nervore. Në dhembjet akute respektohet dieta sikurse në shtimin e
sekretimit të stomakut. Nuk jepen lëngje frutash e idhtima, sidomos para ushqimit, ushqimet që
japin urth, si lakra, spinaqi. ullinjtë, kufizohet kafeja e pijet e tjera oksituese, nuk lejohet pirja e ujit
të ftohtë dhe e ujërave minerale, ushqimi nuk duhet të fillojë me supë e çorbë, me mish e peshk ose
me pije alkoolike. Rekomandohet përdorimi i gjalpit të lopës, kajmakut e të qumështit, sytliaçit etj.
Frutat duhet të jenë krejtësisht të pjekura dhe të ëmbla. Të sëmurët kanë shumë aciditet (thartira) në
stomak pranojnë më mirë qumështin e freskët, ndryshe nga ata që kanë pak aciditet, të cilët
pranojnë më mirë kosin. Në kohën e krizës ulçeroze është mirë të ndërpritet ushqimi dhe të pihet çaj
me pak sheqer ose të përdoret supë barishtesh në sasi të vogël dhe herë pas here e bardhë veze e
rrahur me vaj ulliri, me gjalpë ose kajmak.

Në periudhën pa dhembje i sëmuri mund të fillojë dalëngadalë të mos përdorë dietë të fortë, por
prapëseprapë edhe në këtë kohë. kanë epërsi qumështi, sytliaçi ose muhalebia, buka e thekur,
biskotat, mjalti etj. dhe vetëm pas një farë kohe mishi i grirë, trutë e gatuara, perimet, uji mineral i
ngrohtë etj. Ka të dhëna se lakra e bardhë është mjet natyror që ndihmon në mjekimin e ulçerës së
stomakut, sepse ajo përmban vitaminën U, e cila ndihmon në rigjenerimin e plagëve dhe të
ulçerimeve.
Një rol të mirë ndihmës në mjekimin e sëmundjeve të stomakut lozin edhe disa bimë mjekësore.
Kështu, p.sh., për qetësimin e dhembjeve dhe të çrregullimeve rekomandohet çaji kundër dhembjes
së stomakut (152); për pakësimin e aciditetit të rritur rekomandohen liri (66), bishtamithi (12),
milca (91), valeriana (148), etj. ndërsa si ndihmëse në mjekimin e ulçerës së stomakut dhe të
duodenit liri (66), lulebasani (68), sherbela (133), mëllaga e bardhë (88), gjethedelli (40), hithra
(44), hudhra (44), qepa (111), milca (91), bishtkali (52), etj. Në rastet e rrjedhjes së gjakut
(hemorragjisë) mund të përdoren bishtamithi (12), boronica (14), hithra (44), manaferra (77),
bargjaku (7), nejça si piper uji (96)i etj.

c) Mungesa e oreksit (anoreksia). Për të rifituar oreksin përdoren droga bimore me shije të hidhur,
të cilat përbëjnë grupin e medikamenteve të hidhura (amara) ose të hidhtinave. Para se të njihej
veprimtaria reflektore e gjëndrave të stomakut, mendohej se këto substanca vepronin
drejtpërsëdrejti në gjëndrat sekretore të organizmit, por me metodat eksperimentale u vërtetua se ato
veprojnë me shijen e tyre të hidhur, nëpërmjet të mbaresave nervore të shijes që janë të vendosura
në mbulesën mukoze të gojës, sidomos në pjesën e sipërme të gjuhës.
Duke pasur parasysh mekanizimin e veprimit të këtyre substancave, këto duhet të përdoren dukë
respektuar rregullat që vijojnë:
—substancat e hidhura ose drogat që përmbajnë ato, të përdoren të shoqëruara me ushqime,
përndryshe nuk shtojnë sekretimin e lëngut të stomakut. Gjithashtu. Ato nuk japin efektin e
dëshiruar edhe kur merren gjatë ushqimit ose mbas tij.
—barnat e hidhura duhet të përdoren vetëm para ushqimit, 1530 minuta para tij; po ashtu, çajrat ose
preparatet me substancë të hidhur nuk duhet të ëmbëlsohen meqenëse efekti i tyre sigurohet
pikërisht nga shija e hidhur që ato kanë; veprimi i preparateve të hidhura rritet krahas me rritjen e
hidhësisë së tyre. Preparatet me hidhtina prej bimësh mjekësore, në farmaci përgatiten dhe jepen në
formën e tinkturave, pluhurave, ekstrakteve; drogat e hidhura bimore në mjekësinë popullore
përpunohen zakonisht duke i lënë në verë ose në raki të fortë 810 ditë dhe, pastaj duke i kulluar;
merren me lugë gjelle ose me gotë rakie, gjithnjë para
buke, për hapjen e oreksit.
—drogat bimore me shije të hidhur, krahas substancave të hidhura, përmbajnë edhe përbërës të
tjerë me veti të caktuara, prandaj duhet të përdoren me kujdes, për të mënjanuar efektet e dëmshme
që kanë disa prej tyre, si, p.sh., pelini (101), i cili mund të dëmtojë sistemin nervor dhe gjymtyrët.
Për hapjen e oreksit rekomandohet përdorimi i shumë bimëve dhe i shumë çajrave mjekësore, si,
p.sh.; çaji për hapjen e oreksit (161), kinëfusha (53), radhiqja (114), pelini (101), arra (5), sanëza (122).
 

Exp

Administrator
#6
4. SËMUNDJET E MËLÇISË
Mëlçia e zezë dhe lëngu që prodhohet prej saj luajnë rol të rëndësishëm në procesin e përgjithshëm
të tretjes. Ushqimet kanë veti të shtojnë si sekretimin e lëngut të stomakut dhe të zorrës, ashtu edhe
sekretimin e mëlçisë dhe të nxjerrin lëngun e saj në zorrë, që luan rol të rëndësishëm në emulgimin
(përzierjen) e yndyrave në zorrë. Sëmundjet e mëlçisë së zezë dhe të rrugëve të saj bëhen shkak për
lindjen e ndryshimeve funksionale dhe në aparatin tretës. Mjafton të përmendim se në inflamacionin
e zgjatur të fshikëzës së tëmthit (koleoistit kronik) shpesh vihen re çrregullime të tretjes e kapsllëk
që vazhdojnë me heqje barku, (diarre), me ndryshime në sekretimin e lëngut të stomakut, të
pankreasit, etj., të cilat shkaktojnë edhe ndryshime të përgjithshme, si, p.sh., shqetësime, pagjumësi
etj. Në këtë rast dieta e përshtatshme, që nxit zbrazjen e fshikëzës së tëmthit dhe që rregullon
funksionin e zorrës, është një masë e rëndësishme për parandalimin dhe mjekimin e sëmundjeve të
mëlçisë. Kjo dietë duhet të plotësohet edhe me kalitjen fizike, e cila ndikon në normalizimin e
funksioneve të mëlçisë së zezë. Kalitja fizike ndikon në përmirësimin e qarkullimit të gjakut në
mëlçi, në oksigjenimin, si dhe në furnizimin e saj me substancat e nevojshme për sintezën dhe
depozitimin në të të rezervës sheqerore (glikogjenit). Dieta në sëmundjet e mëlçisë duhet të jetë e
tillë, që të lehtësojë si sekretimin, ashtu edhe derdhjen e tëmthit, gjë që arrihet duke marrë shpesh
porcione të vogla ushqimi (46 herë në ditë), që shërben si ngacmues fiziologjik i mekanizmave që
vënë në lëvizje derdhjen e tëmthit. Për këtë ndihmojnë edhe lëvizjet, shëtitjet e gjata në ajër të
pastër, gjimnastika etj.
Mëlçia e zezë është gjëndër e madhe, e cila shpesh quhet edhe laborator biokimik i organizmit,
sepse kryen ,një seri funksionesh të rëndësishme:

a) Sekreton dhe nxjerr në zorrë lëngun e tëmthit, i cili ndikon në tretjen e ushqimit dhe në lëvizjen
(peristaltikën) e zorrës.
b) Përpunon dhe transformon një seri substancash ushqimore, si sheqernat, proteinat e yndyrat.
c) Nxjerr në gjak prodhimet e nevojshme që ndikojnë në normalizimin e proceseve të organizmit.
Duke pasur parasysh funksionet kryesore të mëlçisë mund të përcaktojmë edhe sëmundjet
(patologjinë) e saj dhe të rrugëve të tëmthit, të cilat karakterizohen nga pakësimi i sekretimit dhe i
mënjanimit të lëngut të tëmthit në zorrë, nga kalimi i kripërave të tij në gjak, gjë që shkakton lindjen
e të verdhtit; mund të lindin edhe ndryshime të tjera në vetë indin e mëlçisë që çrregullojnë
funksionet e saj fiziologjike të sintezës, të transformimit dhe të mënjanimit të produkteve të
ndryshme ushqimore me origjinë shtazore, bimore e minerale etj.

Është e këshillueshme që në të gjitha çrregullimet e mëlçisë t'i drejtohemi mjekut për përcaktimin e
diagnozës dhe mjekimin racional.
Preparatet me origjinë bimore që praktikon mjekësia popullore dhe ajo shkencore për sëmundjet e
mëlçisë përdoren në këto drejtime kryesore: për mjekimin e pezmatimit të mëlçisë (hepatitit) dhe të
fshikëzës së tëmthit (kolecistit) dhe për tretjen e gurëve të tëmthit (kolelitiazë). Ndërmjet bimëve që
përdoren në familje për mjekimin e sëmundjeve të mëlçisë dhe të rrugëve të tëmthit rezultate të
mira ka dhënë mendra e butë (85), e cila mund të përdoret për një kohë të gjatë dhe pa shkaktuar
efekte të padëshirueshme anësore.
Midis bimëve që nxisin zbrazjen e fshikëzës së tëmthit (kolagoge) rekomandohet kinëfusha (53),
milca (91), akja (2), kokoçeli (54), radhiqja (114), çikorja (19), angjinarja (4), ulliri (145),
rozmarina (116), pelini (101), qepa (47), rrepa (117), sanëza (122), gjembgomari (39), tëmlagjaku
(139), speci djegës (127), etj.
Ndërmjet bimëve që nxisin prodhimin e tëmthit mund të rekomandohen pelini i zi (102), dhe pelini
(101), kokoçeli (54), radhiqja (114), mendra (85), angjinarja (4), rozmarina (116), akja (2), kumaku
(59), arrsi (6), gjembgomari (39), mëlqinja (84), podiqja (106) purqarku (110) etj.
Në çrregullimet e fshikëzës së tëmthit rekomandohen çaji kundër acarimit të fshikëzës së tëmthit
(163), çaji kundër acarimit të rrugëve të tëmthit (164), qepa (111), pelini (101), çikorja (19),
kinëfusha (53), angjinarja (4), sanëza, (122). radhiqja (114) rozmarina (116); mendra (85). Kurse si
ndihmëse në rastet e gurëve të tëmthit rekomandohen angjinarja (4), radhiqja (114), gjuhënusja
(42), akja (2), bari i shpretkës (9), purqarku (110) rrepa (117) etj.
Në përgjithësi për sëmundjet e mëlçisë rekomandohet preparati bimor i angjinares “Cinaran Profarma”.
Ndërmjet bimëve që rekomandohen si ndihmëse në sëmundjen e sheqerit (antidiabetike) mund të
përmendim gjethet e boronicës (14), hithrën (44), ullirin (145), lëvozhgën e fasules (25), manin (78),
tërshërën (141), qerbashin mjekësor (112), kinëfushën (53) rrodhen e madhe (119), angjinaren (4), etj.
 

Exp

Administrator
#7
5. SËMUNDJET E ZORRËS
Sëmundjet e zorrës që prekin si funksionin sekretor, ashtu edhe atë motor (lëvizës) të këtij organi
mund të jenë pasojë e ndryshimeve lokale në mbulesën e mukozave dhe neuro-reflektore (me anën
e nervave) e humorale (me anën e substancave që gjenden në gjak). Ndryshimet kryesore që vihen
re në këtë trakt mund të përmblidhen në sa vijon:
—në pakësimin ose shtimin e sekretimit të gjëndrave të zorrës, që ndikon në procesin e tretjes dhe
të thithjes së substancave të ndryshme nga zorrët.
—në pakësimin ose shtimin e lëvizjes (peristaltikës) së zorrës si pasojë e ndryshimeve nervore ose
muskulore në to.
—në çrregullimet nga parazitët ose mikroorganizmat, të cilët mund të shkaktojnë këto gjendje
patologjike: tretje të ushqimit me vështirësi të shoqëruara me grumbullim gazesh (meteorizëm);
acarim (katar) të mbulesës mukoze të zorrës të shoqëruar me dalje jashtë të shpeshta ose me heqje
barku (diarre); kapsllëk (konstipacion) të shoqëruar me dhembje të anës së majtë ose të djathtë të
barkut; zhvillim të parazitëve dhe të mikrobeve, të cilët dëmtojnë mukozën, helmojnë organizmin
me produktet e tyre jetësore ose shkaktojnë mahisjen (inflamacionin) e mbulesës mukoze, që
shoqërohet me dhembje, heqje barku ose kapsllëk.

a) Mahisja (pezmatimi) e zorrës së hollë (enteriti) mund të shkaktohet menjëherë ose pas një kohe të
gjatë nga agjentë të ndryshëm patologjikë. Ajo shoqërohet me dhembje., heqje barku, fryrje të
zorrëve nga gazet dhe çrregullime të tjera. Në këto raste është e domosdoshme dieta dhe përdorimi i
barnave që pastrojnë zorrën, sepse ato ndihmojnë në shpejtimin e shërimit. Në mjekimin e mahisjes
së zorrës së hollë ndihmojnë bimët që përmbajnë mucilagje e pektina, si mollët e grimcuara hollë
dhe çajrat e ngrohta në vend të ujit, që përgatiten me tërshërë (141), oriz, karotë (50), dell (40),
salep (121), elb (24) etj. Por bimët, nga të cilat fitohen çajrat kundër enteritit, duhet të përmbajnë,
para së gjithash, tanine, të cilat, me efektin e tyre rrudhës (lidhen me shtresën proteike të mukozës
duke formuar një cipë mbrojtëse), jo vetëm mbrojnë zorrën, por edhe ulin pezmatimin, duke
ngushtuar enët e gjakut. Gjithashtu, shfrytëzohen edhe bimët me vajra të etershme e me substanca
azulenike që kanë veti të efektshme kundër pezmatimit (antiinflamatore).
Në mjekësinë popullore dhe shkencore takojmë një radhë bimësh, të kombinuara ndërmjet tyre ose
jo për mjekimin e enteritit, si ftuan, mushmollën, thanën, kulumbrinë (58), gështenjën (33),
boronicën (14), arrën (5), bishtamithin (12), trëndafilin e egër (143), hudhrën (45), luleshtrydhen
(73), bargjakun (75), manaferrën (77), mendrën (88), trumzën (144), sherbelën (133), mjedrën (93),
shegën (131) vidhin (150), tërfilin e livadheve (140), çajin e Evropës (17) etj.

b) Mahisja e zorrës së trashë (koliti). — Mahisja e mukozës së zorrës së trashë mund të shkaktohet
gjithashtu menjëherë ose pas një kohe të gjatë. Ajo mund të shoqërohet me heqje barku (diarre), e
cila shpesh kthe het në kapsllëk. Diarreja shpesh është me shkumë, e cila, në raste më të theksuara,
del e përzier me gjak, me pjesë të patretshme ushqimi dhe me copëza nga mukoza e zorrës. Ndryshe
nga koliti i menjëhershëm (akut), forma e zgjatur (kronike) është proces që mjekohet me vështirësi
dhe ngadalë.
Dieta edhe në këtë sëmundje ka rëndësi të veçantë dhe, si rregull, duhet përdorur ushqim i lehtë që
asimilohet shpejt dhe që nuk formon shumë celulozë. Mjekimi i kolitit bëhet, në radhë të parë, me
droga bimore që përmbajnë taninë me veprim antiseptik (fenole dhe polifenole), me bimë me
esenca që kanë veprim antiinflamator dhe ato me mucilagje dhe pektina. Çajrat që përdoren për
mjekimin e kolitit duhet të merren për një kohë të gjatë; për një efekt më të mirë, një lloj çaji duhet
të zëvendësohet herë pas here me një lloj tjetër; çaji mund të përzihet me lëngje frutash për të
rregulluar shijen e tij.
Për mjekimin e kolitit ka dhënë rezultate të mira kura me bar majasëlli (8), e cila vazhdon 20 ose 30
ditë. Bari i majasëllit jep gjumë.

c) Heqja e barkut (diarreja). Diarreja është dukuri që sjell shumë sëmundje akute apo kronike,
prandaj suksesi i mjekimit të saj lidhet ngushtë me mënjanimin e shkaktarit; nganjëherë diarreja
kalon shpejt dhe lehtë, duke respektuar regjimin e dietës dhe përdorimin e kurës përkatëse.
Vëmendje e veçantë i duhet kushtuar diarresë dhe barkut të fëmijëve të moshës së gjirit gjatë verës,
të cilët disa herë janë vdekjeprurës për ta.

Marrja e lëngjeve duhet të konsiderohet si një masë e rëndësishme mjekimi, veçanërisht në formën
e çajrave bimore që përmbajnë, p.sh., mendër (85), kamomil (47), çaj kinez (17), mollë etj. dhe
shumë bimë të tjera që përmbajnë tanine, mucilagje e pektina, ndërmjet të cilave vendin e parë e
zënë sythat (majat e kërcenjve) dhe gjethet e manaferrës (77), boronica (14), hithra (44), lulebasani
(68), bargjaku (7), rigoni (115), hudhra (45), thana, sherbela (133), bishtamithi (12), kulumbria
(58), vidhi (150), shega (131), trëndafili i egër, (143) etj.

ç) Kapsllëku (konstipacioni). Edhe kjo dukuri është pasojë e ndikimit të faktorëve te ndryshëm ne
organizëm. Kapsllëku vjen si pasojë jo vetëm e sëmundjeve të zorrës së trashë, por edhe e organeve
të veçanta dhe të organeve në tërësi; Shpesh ai shkakton lindjen e migrenës dhe të dhimbjeve të
kokës, dobësi të përgjithshme, shqetësime dhe vështirësi e dhembje në bark etj.
Respektimi i regjimit dietetik duke marrë ushqim të pasur me celulozë (barishte) dhe duke bërë
lëvizje, gjimnastikë, ecje të gjata dhe shëtitje në ajër të pastër, është faktor që parandalon lindjen e
kapsllëkut. Për të luftuar kapsllëkun mund të përdoren bimë të ndryshme që përmbajnë glukozide
antrakinonike, siç janë senameqi (124), drunakuqi (22), rebarba etj., droga me mucilagje, si mëllaga
(87), liri (66), kulumbria (58) etj., të cilat jepen të vetme ose të kombinuara në formë çaji. Kundër
kapsllëkut arrihen rezultate të mira edhe duke përdorur komposto kumbullash, lëng lakre të
shtrydhur, lakër turshi etj.

d) Parazitët e zorrëve (helmintat). Krahas sëmundjeve të shkaktuara nga mikrobet, te njerëzit dhe te
kafshët janë përhapur shumë edhe sëmundjet që varen nga hyrja dhe zhvillimi në organizëm i
parazitëve të ndryshëm — helminteve (helmins-krymb); sëmundjet që shkaktohen prej tyre quhen
helmintoza.
 

Exp

Administrator
#8
Në vendin tonë lufta kundër parazitëve të zorrës konsiderohet e rëndësishme për punonjësit e
shëndetësisë dhe konsiston në marrjen e masave që kanë për qëllim zhdukjen e helminteve në të
gjitha fazat e zhvillimit të tyre. Kjo luftë kundër parazitëve është, gjithashtu, detyrë e çdo punonjësi,
meqenëse parazitët e grumbulluar në hapësirën e zorrës së njeriut jetojnë me ushqimet e tij, e
helmojnë atë me produktet e veprimtarisë së tyre jetësore, i dëmtojnë atij, në mënyrë mekanike,
paretet e zorrës dhe hapin në këtë mënyrë portat për kalimin në gjak të helmeve dhe të mikrobeve të
ndryshme. Helmintet ulin aftësinë punonjëse dhe rezistencën e organizmit kundrejt infeksioneve të
ndryshme. Njeriu i infektuar me parazitë të zorrëve është mbartës i sëmundjes edhe për të tjerët.

Masat kundër krimbave të zorrëve kanë për qëllim parandalimin e infektimit të njeriut me helminte
dhe me vezët e tyre dhe zhdukjen faktike të parazitëve në të gjitha fazat e zhvillimit të tyre. Për të
pasur sukses në mjekimin, i sëmuri mbahet në dietë të lehtë dyditore, gjatë së cilës kufizohen yndyrat.
Në mbrëmje, para mjekimit, përdoret një pastrues kripor (sulfati i magnezit), kurse substanca
mjekuese përdoret të nesërmen në mëngjes esëll. Meqenëse këto substanca nuk e vrasin parazitin, por
vetëm i frenojnë atij muskulaturën ose i eksitojnë sistemin nervor, është e nevojshme që, disa orë pas
mbarimit të kurës, të rimerret kripa pastruese, e cila, në këtë rast, ndihmon nxjerrjen e parazitëve të
paralizuar. Parazitët nga ana e strukturës së tyre janë të shumte. Më kryesorët ndër ta janë:

Oksiuret. Janë krimba të vegjël, të hollë, 23 mm të gjatë dhe lokalizohen në fundin e zorrës së
trashë, në rektum. Për nxjerrjen e tyre më shpesh përdoren klizma nga bimët, shpëlahet zona e
anusit (të dalurit jashtë) me hudhër të zier në qumësht dhe përdoren medikamentet përkatëse.

Askaridet. Janë krimba që takohen shpesh te fëmijët, rreth 20 cm të gjatë, femrat edhe deri 30 cm,
ndërsa meshkujt më të shkurtër. Ato përhapen nga njerëzit e infektuar me vezët e parazitëve që
nxjerrin nga zorrët e tyre nëpërmjet të dalët jashtë. Për t'i prerë rrugën përhapjes së këtyre
parazitëve duhet të forcohet higjiena individuale. Fëmijët e infektuar ankohen për dhembje barku,
për gaze në zorrë, për pështjellin, diarre, dhembje koke, çrregullime të shikimit dhe të dëgjimit.

Këta fëmijë shfaqin shenja nervozizmi.
Nëpërmjet bimëve mjekësore që rekomandohen për të luftuar parazitët e zorrëve mund të
përmendim:
— thelpinjtë e hudhrës; 20 g thelpinj zihen në një sasi të mjaftueshme uji dhe lëngu përdoret në
formë klizme. Në formë dekokti çaji i hudhrës së zier përzihet me qumësht dhe përdoret nga 23 lugë
në ditë.
— majat e lulëzuara të pelinit (101); 8 g maja përvëlohen me 1 litër ujë të valuar dhe lihen kështu
për 1 orë; çaji i fituar kullohet dhe pihet prej tij çdo mëngjes esëll nga një gotë për të luftuar
krimbat. Kujdes, nuk duhet të përdoren doza të larta, meqenëse pelini shkakton çrregullime të rënda
në organizëm (fëmijët e infektuar me krimba këshillohet të hanë për tri ditë me radhë karrota para
marrjes së preparatit që mbyt parazitët) (vermifug).
— farat e minurit të pelinit të detit (Chenopodium ambrosiodes); këto fara, në formë pluhuri,
përvëlohen me një gotë ujë që zien; çaji që fitohet pihet kundër krimbave. Veçanërisht me efekt
kundër oksiureve për shkruhet në formë klizme çaji që fitohet duke mbajtur të zhytur në ujë për 24
orë 30 g fara të thata të lupinit (Lupinus albus).
—kaptinat e santolinës (Santolina chamaecypari ssus) në formë pluhuri në dozën 24 g të përziera
me mjaltë; ato njihen si mjet i mirë kundër parazitëve të zorrëve.
—çaji i majave të lulëzuara të thara të lulebasanit (68); fitohet duke përvëluar 30 g lulesa me 1 litër
ujë që zien; përdoret jo vetëm kundër acarimeve të fshikëzës, por edhe kundër krimbave të
fëmijëve.

Tenia. Është parazit i njeriut dhe i kafshëve; është shumë i gjatë; luftohet me vështirësi, prandaj
rezultatet janë shpesh të dyshimta. Ndërmjet bimëve që rekomandohen, mund të përmendim shegën
(131), kungullin (60), fierin mashkull (124) etj.

e) Majasëlli (hemorroide) është sëmundje që zhvillohet te të rriturit, veçanërisht te të moshuarit dhe
shfaqet me zgjerimin dhe pezmatimin e venave të pjesës së poshtme të zorrës së trashë (të rektumit)
dhe të anusit Sëmundja është më e shpeshtë te njerëzit që rrinë shumë ndenjur, që vuajnë nga
kapsllëku i vazhdueshëm, nga mëlçia e zezë dhe që përdorin shpesh dhe në mënyrë sistematike pijet
alkoolike, veçanërisht likernat. Shpesh majasëlli shfaqet te gratë shtatzëna, te personat që përdorin
shumë mishin, (veçanërisht të tymosur), në rastet me mahisje të zorrës së trashë dhe në rastet e
përdorimit të mjeteve të forta purgative dhe të klizmave të shpeshta. Shumë herë majasëlli shkakton
ndërlikime, midis të cilave vlen të përmendet rrjedhja e vazhdueshme e gjakut nga fshikëzat e fryra
venoze, të cilat mund të jenë të shumta rreth anusit me madhësi sa një fasule e vogël.
Ndërmjet masave që parandalojnë formimin e majasëllit rol të rëndësishëm luajnë rregullimi i të
dalurit jashtë dhe zhdukja e kapsllëkut. Ato kombinohet me një dietë të lehtë; në kolitet duhen
përdorur substancat, që përmirësojnë mahisjen dhe që zhdukin shkaktarin e sëmundjes. Njerëzve që
punojnë ndenjur u këshillohen banjat me ujë dhe shëtitjet e lëvizjet e rregullta e të vazhdueshme,
kufizimi i mishit, mbajtja e dietës me perime dhe fruta, etj. Për mjekimin e majasëllit kombinohen
bimë ose preparate që qetësojnë dhembjet, ndalojnë hemorragjinë dhe luftojnë kapsllëkun. Në bimët
që rekomandohen kundër majasëllit hyjnë bishtamithi (12), boronica (14); plepi i zi (105), konet e
qiparisit (123), manaferra (77), rigoni (115), bari i majasëllit (8), etj.

f) Për të ndihmuar largimin e gazeve nga zorrët përdoren disa bimë që përmbajnë esenca; ndërmjet
këtyre mund të rekomandohen: mendra (85), kamomili (47), dafina (20) etj.
 

Exp

Administrator
#9
6. SËMUNDJET E RRUGËVE TË FRYMËMARRJES
Sëmundjet e grykës, farinksit, larinksit, sikurse u theksua, janë të natyrës së menjëhershme e të
zgjatura dhe karakterizohen nga pezmatimi i mbulesës mukoze të këtyre rrugëve. Ky proces mund
të përhapet gradualisht e të kapë edhe trakenë e bronket. Procesi mund të shoqërohet me ngritjen e
temperaturës, me kollë dhe me vështirësi të frymëmarrjes. Kolla në fillim mund të jetë e thatë, por
gradualisht zbutet dhe shoqërohet me nxjerrje gëlbaze. Zëri mund të ngjiret. Shkaqet e lindjes së
pezmatimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes janë të shumta, por midis kryesoreve mund të
përmendim ftohjet e përgjithshme e të këmbëve, pezmatimin e grykës, përdorimin e tepruar të
pijeve të ftohta, të duhanit, etj. qëndrimin për një kohë të gjatë në mjedise me tymra, gaze irrituese,
pluhura helmuese, etj; të kënduarit e zgjatur etj.

a) Pezmatimi i bronkeve (bronkiti) mund të jetë i menjëhershëm (akut) që vazhdon pak kohë dhe i
zgjatur (kronik), dhe mjekohet ngadalë e me vështirësi. Sëmundjet e bronkeve mund të shfaqen veç
e veç ose mund të vijnë si pasojë e pezmatimit të rrugëve të sipërme të frymëmarrjes. Ato
shoqërohen me disa shenja Karakteristike, siç janë: kolla, temperatura e lartë, dhembja e gjoksit dhe
vështirësia në frymëmarrje. Është e nevojshme që të merren të gjitha masat për parandalimin e
kalimit të formës akute dhe të shpejtë të bronkitit në formën e zgjatur kronike. Masat në këtë
drejtim janë të thjeshta, por mjaft të rëndësishme. Së pari, këshillohet regjim shtrati, i shoqëruar me
marrjen e pijeve të nxehta, si çaj mali (18) ose ndonjë çaj tjetër (17), qumësht të nxehtë me pak
sodë, limonada të ngrohta me limonë dhe portokaj. Farat e sinapit përdoren duke i hedhur në ujë të
nxehtë, ku futen këmbët; farat mund të vihen në qafë, apo në kurriz, në këtë mënyrë: pluhuri i farës
së sinapit përhapet në një copë beze, vendoset për 1/2 minute në ujë të vakët (por gjithnjë nën 40°C,
përndryshe aktiviteti i farëve humbet), pastaj mbi sipërfaqen e trupit. Bimët ose medikamentet që
ulin temperaturën si dhe ato që ndihmojnë për nxjerrjen e gëlbazës, nuk duhet të përdoren
menjëherë në fazën fillestare, por kur është formuar gëlbaza dhe kur temperatura e lartë fillon të
bëhet e dëmshme, pra frenuese për veprimtarinë fermentative të disa proceseve me rëndësi të
organizmit të njeriut. Me rezultate të mira përdoren drogat që përmbajnë mucilagje, vajra eterike
(me erë të këndshme) si dhe një seri drogash me glukozide dhe saponina, që ndikojnë në nxjerrjen e
gëlbazës (ekspektorante). Për mjekimin e bronkiteve ndihmojnë dhe shumë substanca kimike, të
cilat kombinohen me bimë ose me preparate bimore. Kundër bronkitit dhe katarreve të rrugëve të
frymëmarrjes rekomandohen; çaji kundër kollës (160), aguliçja (1), fiku (26), metriku (90), pisha
(103), dafina (20), gjethedelli (40), zhumbrica (153), etj., si mjete mbrojtëse dhe zbutëse të rrugëve
të frymëmarrjes rekomandohen çaji për zbutjen e kollës (159), salepi (121), gjethedelli (40), çaji
zbutës dhe antiseptik (154), gështenja (33), rigoni (115), trumza (144), bliri (13), mëllaga e bardhë
(88), zhumbrica (153), thundërmushka (142), dëllinja (21), etj. Si mjete kundër kollës këshillohet
përdorimi i çajit kundër kollës (160), gështenja (33), lulekuqja (71), mëllaga (87), lulelepuri (72),
llopoi (74), majdanozi i egër (76), mani (78), manushaqja (79), mëllaga e bardhë (88), netulla (98),
rigoni (115), shkumbakja (134), shpatorja (135), thundërmushka (142), zhumbrica (153), etj. si dhe
i preparateve të Profarmës me bazë bimore, siç janë shurupet «Pertussin», që livrohet lirisht nga
farmacitë pa recetë mjekësore si dhe «Tusikalmin» (vetëm për të rriturit) e «Tusipektol», me recetë
mjekësore. Si mjete që ndihmojnë për nxjerrjen e gëlbazës mund të rekomandohen çaji kundër
kollës (160), anasoni (3), zhumbrica (153), mëllaga e bardhë (88) thundërmushka (142), aguliçja
(1), gështenja (33), gjethedelli (40), kapinoku (48), kufilma (57), luledelja (69), lulekuqja (71)| etj,
si dhe kombinimet e tyre.

b) Pezmatimi i mushkërive vjen po nga ato shkaqe që përmendëm edhe më parë për sëmundjet e
rrugëve të frymëmarrjes, të cilat rëndohen nga era e fortë, lagia në shi, ndenja në tokë të njomë ose
në barin e lagur, qoftë edhe në diell, qëndrimi me këmbë të lagura dhe të ftohta; pezmatimi i
mushkërive vjen edhe pas bronkiteve të forta, gripit dhe infeksioneve të tjera. Kjo sëmundje
shoqërohet me kollë e gëlbazë, disa herë me gjak apo ngjyrë ndryshku, me dridhje dhe temperaturë,
me dhembje koke dhe gjoksi, me pagjumësi, disa herë me pështjellim, etj.

Nga mjekimi i kujdesshëm dhe regjimi dietetik i mirë, në rastet kur rezistenca e organizmit është e
mirë, sëmundja kalon lehtë dhe pa ndërlikime serioze. Mjekimi me bimë duhet të konsistojë në
përdorimin e drogave me veprim antiseptik, që lehtësojnë nxjerrjen e gëlbazës, që ulin temperaturën
dhe që qetësojnë, në përgjithësi, organizmin dhe ulin dhembjet eventuale shoqëruese.
Rekomandohen aguliçja (1), bliri (13); shtogu (136), dulcamara etj, si mjete djersitëse, lulebasani
(68), si nxitëse e oreksit dhe pakësuese e gëlbazës etj. Një ndihmë të mirë në sëmundjet e
mushkërive japin edhe venduzat e fërkimi (masazhi)
 

Exp

Administrator
#10
7. SËMUNDJET E ZEMRËS DHE TË ENËVE TË GJAKUT

a) Sëmundjet e zemrës janë të ndryshme si për sa u përket shkaqeve të lindjes, ashtu edhe për sa i
përket ecurisë së tyre. Për këtë arsye, pacientët me zemër të sëmurë duhet të drejtohen te mjeku për
një diagnostikim dhe mjekim të rregullt. Midis sëmundjeve kryesore të zemrës do të përmendim ato
që kanë lidhje me çrregullimin e ritmit, si pasojë edhe të pulsit. Një seri sëmundje të zemrës
shoqërohen me ënjtjen e këmbëve, të barkut dhe të mëlçisë si pasojë e dobësimit të muskulit të saj;
sëmundjet e zemrës me zhurma nga defektet e valvulave (veset) të zemrës mund të shoqërohen edhe
me ndryshimin e funksionit të veshkave, që shkakton ënjtjen e këmbëve të barkut, etj. Sëmundje të
zemrës shoqërohen edhe me ndryshime në enët e gjakut dhe në presionin arterial.
Para se të fillojë mjekimi me bimë mjekësore duhet të përcaktohet mirë natyra e gjendjes
patologjike, në qoftë se ajo është organike apo funksionale.
Në sëmundjet organike të zemrës përdoren një seri preparatesh nga bimët, si, p.sh., nga luletogzi
(Digitalis) (183), strofanti, lotzoja (182), shpendra (186), boçka (178), landro (181), etj., të cilët
kanë veprim të fortë fiziologjik dhe shpesh japin efekte helmuese; ato duhet të përdoren me
rekomandimin e mjekut dhe në kushte spitalore.
Në sëmundjet funksionale të zemrës (me origjinë nervore) përdoren shumë preparate me origjinë
bimore si valeriana (148), livandoja (67), leonuri i zemrës (63), murrizi (94), milca (91), etj. Si
ndihmëse për përmirësimin e qarkullimit të gjakut rekomandohen vjeshtulla (152), hudhra (45),
rozmarina (116), leonuri i zemrës (63), etj.

b) Sëmundja e hipertonisë karakterizohet nga ngritja e presionit arterial. Kjo sëmundje shpesh është
pasojë e çrregullimit të funksioneve të aparateve nervore qendrore, të cilat marrin pjesë në
rregullimin e presionit të gjakut. Hipertonia mund të lindë edhe nga çrregullimi i dukurive
biokimike të metabolizmit, nga faktorët predispozues, si mosha, arteroskleroza dhe sëmundjet e
tjera të mundshme të veshkave. Shenjat e presionit të rritur të gjakut shfaqen gradualisht, presioni
arterial në fazat fillestare lëkundet me ngritje e zbritje dhe më vonë stabilizohet në shifra të ngritura.
Dhembja e kokës, marrja e mendëve, çrregullimi i gjumit, shpejtimi i ritmit të pulsit, dobësia e
përgjithshme, janë shenjat karakteristike të sëmundjes. Thellimi i gjendjes së hipertonisë mund të
sjellë ndryshime edhe në zemër, e cila fillon të zgjerohet. Sëmundja e hipertonisë nganjëherë
shoqërohet me arterosklerozën e enëve të gjakut, e cila nuk lë pa prekur enët koronare (që ushqejnë
zemrën), ngushtimi i të cilave shkakton dhembje në zonën e zemrës, vështirësi në frymëmarrje gjatë
sforcimit fizik etj.. Në mjekimin e sëmundjes së hipertonisë një rol të rëndësishëm luan mjekësia
popullore dhe ajo shkencore. Ndërmjet bimëve që rekomandohen për mjekimin ë hipertensionit
mund të përmenden hudhra (45), leonuri i zemrës (63), metriku (90), murrizi (94), rozmarina (116),
ulliri (145), nejçe si piper uji (96), prasi (108), rrushqyqja (120), milca (90), grami (35), vjeshtulla
(152) shtara (187) si dhe fomi mjekësor (28), bushi (16), tërshëra (141), luleshtrydhja (73), mjedhra
(93), etj. Mjekimi i hipertensionit duhet të shoqërohet edhe me përmirësimin e funksionit të sistemit
nervor dhe në parandalimin e mbingacmimeve, duke organizuar më mirë regjimin e jetës, me
pushim e shëtitje, pa pije alkoolike dhe duhan, me dietë ushqimi për rënien në peshë të të sëmurëve
të dhjamur (adipozë).

c) Arterioskleroza prek enët e gjakut dhe shoqërohet me zhvillimin e indit fibroz në paretet e
artereve, që shkakton forcimin e pareteve të këtyre të fundit, pra humbjen e elasticitetit dhe
çrregullimin e funksioneve të tyre. Procesi arteriosklerotik prek jo vetëm enët e gjakut, por edhe
zemrën, trurin etj. Midis faktorëve që ndikojnë në lindjen graduale të arterosklerozës vlejnë të
përmenden ushqimi i tepruar, të ndenjurit e vazhdueshëm, çrregullimet endokrine, faktorët
emocionalë, të cilët sjellin shpesh çrregullimin e metabolizmit të dhjamërave, veçanërisht të
kolesterinës.

Duhet theksuar se është më lehtë të parandalohet lindja e arterosklerozës, se sa mjekimi i saj,
prandaj u duhet dhënë rëndësi e dorës së parë masave parandaluese, siç janë: higjiena e punës, puna
fizike, kufizimi i përdorimit të dhjamërave, të cilat përmbajnë kolesterinë; për këtë arsye
rekomandohet zëvendësimi i yndyrave dhjamore me bimore, pakësimi i brumërave, sheqernave dhe
kripës së gjellës. Dieta përqendrohet kryesisht në përdorimin e perimeve e të frutave dhe shoqërohet
me ndërprerjen e plotë të alkoolit dhe të duhanit. Këshillohen masa për normalizimin e gjumit,
veçanërisht me bimë mjekësore me veti qetësuese, si p.sh., me preparatet e valerianës. Ndërmjet
bimëve që rekomandohen në mjekimin e arterosklerozës (antisklerotike) bëjnë pjesë angjinarja (4),
hudhrat (45), vjeshtulla (152), rrushqyqja (120), grami (35), këputja (52), murrizi (94), etj.
 

Exp

Administrator
#11
8) SËMUNDJET E VESHKAVE
Sikurse edhe në sëmundjet e zemrës, shkaqet e lindjes së sëmundjes së veshkave dhe llojet e pasojat
e tyre në tërësinë e organizmit janë të shumta dhe të ndryshme. Diagnostikimi dhe mjekimi i këtyre
sëmundjeve duhet të bëhet nga ana e mjekut. Bimët mjekësore japin rezultate pozitive, në rast se
përdoren me kriter të drejtë dhe në raste të përcaktuara mirë.

Qëllimi i përdorimit të bimëve mjekësore bëhet për të ndihmuar shtimin e diurezës, veçanërisht kur
në organizëm grumbullohen ujë e kripëra dhe formohen edeme (ënjtje), si pasojë e sëmundjeve të
veshkave, zemrës apo mëlçisë; disa bimë mjekësore kanë veti të pakësojnë lëngjet e grumbulluara
në hapësirat e organizmit, si, p.sh., në hapësirën ndërpleurale (në mushkëri), në bark, në zemër etj.
Bimët përdoren, gjithashtu, për të mënjanuar substancat e dëmshme dhe helmuese të ndryshme, që
formohen në gjak gjatë ndryshimeve metabolike, apo që hyjnë në organizëm me rrugë të ndryshme.

Drogat bimore që ndikojnë në shtimin e diurezës, në vartësi nga vendi i veprimit të tyre, mund t'i
përmbledhin në këto dy grupe kryesore:
bimë diuretike që veprojnë jashtë veshkave në largësi si p.sh., drogat që ulin vetinë e indeve për
të mbaj tur ujin dhe shtojnë sasinë e gjakut qarkullues, që shtojnë punën e zemrës apo përmirësojnë
qarkullimin e gja kut në veshka. Në këtë grup përmblidhen drogat me glukozide kardiotonike (shih
sëmundjet e zemrës), ujët e sheqeruar, shurupet me limon, ujërat minerale që përmbajnë pak kripëra
dhe disa bimë të tjera me veprim diuretik;
— bimë diuretike që veprojnë drejtpërsëdrejti në qelizat e veshkave, të cilat kanë lidhje me
jashtëqitjen e urinës, si kafeja (46) dhe çaji kinez (17), qepa (111), prasi (108), si dhe çaji kundër
pezmatimit të veshkave (166), bishtat e vishnjeve (151), kulumbria (58), radhiqja (114), trëndafili i
egër (143), ulliri (145), mustaqet e mis rit (92), dëllinja (21), lëvozhgat e fasules (25), boçka (178),
etj. (shih veshka tek dëftuesi terapeutik ne fund të tekstit). Midis sëmundjeve të rëndësishme të
veshka ve mund të përmenden:

a) Pielonefriti: është sëmundje infektive alergjike, që zhvillohet nga depërtimi i mikrobeve me
rrugë të ndryshme në indin e veshkave. Procesi mund të zhvillohet menjëherë (forma akute) ose
ngadalë (forma kronike). Shenjat e tij mund të jenë ngritja e temperaturës, dhembja e kokës dhe e
mesit, ndryshimi i sasisë së urinës dhe shtimi i rruazave të bardha në të (disa herë dhe i rruazave të
kuqe të gjakut) dhe pezmatimi i fshikëzës së ujit.
Në shumë raste, mjekimi me antibiotikë nuk jep rezultate për çka mjekimi me bimë (fitoterapia) me
çajra të ngrohta fiton rëndësi të veçantë. Këshillohet përdorimi gjerësisht i lëngjeve: mjekimi është i
gjatë dhe kërkon kujdes dhe durim nga mjeku dhe pacienti. Rezultate të mira ka dhënë, në disa
raste, përdorimi i kallinjve të frutifikuar të dellit (40).

b) Nefriti: përfaqëson pezmatimin e veshkave dhe shfaqet me forma të ndryshme, me ecuri jo të
njëllojtë dhe me zgjatje të papërcaktuar. Më shpesh preken enët e gjakut të glomerulave (që filtrojnë
gjakun); kjo sëmundje që quhet glomerulonefrit, mund të zhvillohet shpejt ose ngadalë.
Glomerulonefriti akut është sëmundje me origjinë infektive alergjike (më shpesh riga infeksioni
streptokoksik) që prek më shumë moshën e re; kjo sëmundje nganjëherë zhvillohet £a shenja të
dukshme karakteristike dhe kalon, kështu,, me lehtësi në formën kronike me pasoja të rënda për
organizmin. Zhvillimi i saj është i shpejtë dhe shoqërohet me dhembje koke e beli, me rrahje zemre
e vështirësi frymëmarrjeje, me pakësim të sasisë së urinës dhe me shfaqje të ënjtjeve (edemave).
Urina e të sëmurit përmban me shumicë rruaza të bardha dhe të kuqe gjaku, si dhe albuminë. Në
këta të sëmurë vihet re një rritje e presionit të gjakut dhe . një zmadhim gradual i zemrës së majtë.

Glomerulonefriti kronik është pasojë e nefritit akut të pamjekuar, që paraqitet me kuadër klinik të
ndërlikuar, me epërsi të shenjave të parashtruara në glomerulonefritin akut. Roli pozitiv i mjekimit
me bimë në nefritin akut është i padiskutueshëm, por duhet të bëhet gjithmonë nën kontrollin
mjekësor, për të parandaluar kalimin e formës akute në atë kronike. Rëndësi e veçantë u duhet
kushtuar masave që parandalojnë lindjen e nefritit. Në radhë të parë duhen të merren masa për
luftimin e vatrave të infeksionit, si, p.sh., bajamet e infektuara, dhëmbët e prishur etj. Në mjekimin
e nefritit një ndihmë të çmuar japin edhe përdorimi i bimëve mjekësore antiinflamatore dhe
antialergjike, si dhe respektimi i regjimit të shtratit, të ushqyerit me qumësht e perime, kufizimi i
kripës së gjellës etj. Për parandalimin e nefritit të zgjatur (kronik) është e nevojshme të mjekohet
plotësisht forma e tij akute (e menjëhershme). Mjekimi vazhdon duke respektuar regjimin dietetik
dhe përdorimin e preparateve të ndryshme, sintetike e bimore, të cilat duhet të përcaktohen nga
mjeku. Në këto raste rekomandohet edhe çaji kundër acarimit të veshkave dhe të rrugëve urinare
(166). Rezultate të mira jep edhe përdorimi i kallinjve të frutifikuar të dellit (40).
 

Exp

Administrator
#12
9. SËMUNDJET E RRUGËVE URINARE
Për mjekimin e sëmundjeve të ndryshme të këtyre rrugëve përdoren një seri preparatesh bimore, të
cilat lehtësojnë kalimin e urinës në rrugët urinare, bëjnë tretjen e lëndëve që ngacmojnë indin e
veshkave, parandalojnë formimin e gurëve, bëjnë hollimin e urinës, etj. Këto preparate, pra, bëjnë
që veshkat të ngacmohen më pak dhe të mënjanojnë normalisht produktet e padëshirueshme që
formohen në rrugët urinare.

a) Gurët në veshka dhe në rrugët e urinës janë sëmundje të rënda me dhembje të forta, të cilat
vijnë si pasojë e çrregullimit të metabolizmit në tërësi, që shkakton formimin e gurëve. Nga
përbërja kimike, gurët e veshkave mund të jenë urate (përmbajnë. kripërat e acidit urik), fosfate
(kripëra kalcike e magnezi edhe acidi fosforik), karbonate dhe oksalate (kripëra të acidit oksalik).
Të sëmurët me gurë në aparatin urinar urinojnë shpesh dhe me dhembje, shpesh me gjak, si pasojë e
gërvishtjes që iu bën guri rrugëve urinare. Parandalimi konsiston në mospërdorimin e atyre lëndëve,
që shkaktojnë formimin e gurëve, ndaj të cilëve organizmi është i predispozuar.

Lloji i gurit përcaktohet me analizë kimike. Gjatë kurës së heqjes së gurëve të aparatit urinar
rekomandohen sasi të mëdha lëngjesh në formë të çajrave bimore, të cilat i përcakton mjeku. Dieta
duhet të jetë e pasur me vitamina, ushqim të rregullt; rekomandon lëvizje e shëtitje, të cilat ndikojnë
mirë në mjekimin e kësaj sëmundjeje.

Ndërmjet bimëve që rekomandohen kundër gurëve të aparatit urinar dhe si ndihmëse në krizat
përkatëse hyjnë mëllaga (87), bishtat e vishnjeve (151), kemasheni me qime (51), majdanozi (75),
shelgu (152), këputja (52), shtogu (136), gjarpri mjekësor (37), mustaqet e misrit (92), dëllinja (21),
grami (35), hithra (44), farat e dellit (40) etj. (Shih veshkat tek diftuesi terapeutik në fund të tekstit).
Kundër acarimit të aparatit urinar në tërësi dhe të fshikëzës rekomandohen kulumbria (58), gërdeci
(32), mustaqet e misrit (92), ndërsa kundër acarimit të prostatës majdanozi (75), farë delli (140),
rozmarina (116), grami (35), hithra (44), poleni i luleve të misrit (92), e të pishës etj.

Në sëmundjet e aparatit urinar ndeshemi edhe me raste të urinimit të pavullnetshëm te fëmijët,
veçanërisht gjatë gjumit, kundër të cilit rekomandohen përdorimi i çajit përkatës (165), mëllaga
(87), gërdeci (32), shelgu (132), këputja (52) lulebasani (68), manaferra (37), bishtamithi (12),
milca (91), gjethedelli (40), kone të selvisë (qiparisit) (123), etj.
 

Exp

Administrator
#13
10) SËMUNDJET E SISTEMIT NERVOR
Shkaqet dhe llojet e sëmundjeve nervore janë të ndryshme dhe të shumta. Një pjesë e mirë e tyre
mjekohen me preparate sintetike, por edhe mjekimi me bimë është i vlefshëm në format e lehta,
veçanërisht në çrregullimet e karakterit funksional.
Sistemi nervor përbëhet nga një ind jashtëzakonisht i ndjeshëm, prandaj edhe ndikimet jashtë dhe
brenda organizmit lënë gjurmët e tyre në funksionin dhe veprimtarinë e këtij sistemi të rëndësishëm.
Sëmundjet e sistemit nervor për qëllime praktike i ndajmë në 3 grupe dhe konkretisht në
çrregullime të indit nervor në qendër, në rrugët përçuese dhe në mbaresat periferike. Por ka edhe
sëmundje që nuk prekin indin nervor, të cilat nuk shoqërohen me ndryshime të jashtme
(morfologjike) dhe të brendshme (strukturale listo-patologjike); këto sëmundje ekzistojnë
pavarësisht se tërësia anatomike e indit është e plotë.

Sëmundjet nervore mund të shoqërohen me humbjen e ndjeshmërisë dhe të lëvizjeve; i sëmuri nuk
ndjen dhembjen, të ftohtit, të nxehtit, erën, shijen, etj.
Në grupin e sëmundjeve nervore që nuk prekin indin përkatës hyjnë ato sëmundje që shoqërohen
me nervozizëm, me ngacmime të theksuara ose të lehta. Krahas mjekimit me preparate sintetike, që
përdoren për mjekimin e këtyre sëmundjeve, si dhe mjekimit me preparate bimore në rastet e lehta,
është i nevojshëm edhe aplikimi i terapisë fizikale, me banja e dushe, me rreze dielli, me ndërrim
klime dhe duke respektuar një dietë të caktuar. Terapia bimore në sëmundjet nervore ka .për qëllim
të lehtësojë dhembjet, të qetësojë të sëmurin dhe të normalizojë çrregullimet e sistemit nervor.

Shpesh për këto sëmundje përdoret rrënja e valerianës (148); në mënyrë të ngjashme me valerianën
veprojnë edhe sumbullarja (129), likopësi (64), hudhra (45), milca (91), mendra (85), zhumbrica
(116), etj., të cilat kanë gjetur përdorim veçanërisht në gjendjet nevrastenike. Si qetësuese kundër
shqetësimeve nervore (si sedative) rekomandohen valeriana (148), kamomili (47), mendra (85);
kundër pagjumësisë (si mjet hipnotik) rekomandohen valeriana (148), bliri (13), milca (91), murrizi
(94), etj.; kundër marrjes së mendve rekomandohet murrizi (94), milca (91), mendra (85), sherbela
(133) etj. Si nxitëse (stimuluese) të sistemit nervor qendror (analeptike, tonike) rekomandohen çaji
kinez (17), kafeja (46), rozmarina (116) etj.

11) SËMUNDJET E GRAVE
Megjithëse sëmundjet organike femërore zhvillohen lokalisht, ato kanë lidhje me funksionet e
përgjithshme të organizmit dhe ndikojnë në to. Nga kjo nxjerrim përfundimin se gjatë mjekimit
duhet të kemi parasysh jo sëmundjen, por organizmin e sëmurë. Kjo ka rëndësi të veçantë sidomos
në hemorragjitë e theksuara dhe në lindjen e anemisë, gjatë ciklit menstrual, infeksioneve, etj.

Higjiena personale e gruas është masë e rëndësishme profilaktike. Në të gjitha rastet duhet kërkuar
ndihma mjekësore për diagnostikim të saktë dhe mjekim të drejtë. Njihen shumë bimë mjekësore që
përdoren për mjekimin e sëmundjeve të grave, por edhe ato duhet të përdoren me këshillën e
mjekut. Të gjitha bimët që përdoren në sëmundjet e grave i përkasin vetëm mjekimit plotësues dhe
kryhen nën kontrollin e mjekut. Një pjesë e bimëve që ndikojnë në këto sëmundje kanë veprim të
fortë; këto bimë dhe preparatet e nxjerra prej tyre përshkruhen vetëm me recetë të mjekut, prandaj
nuk trajtohen në këtë botim. Në praktikën e përditshme për rregullimin e ciklit menstrual mund të
përdoren bimët aromatike me veprim të lehtë, si kamomili (47), lulebasani (68), nejçe si piper uji
(96), rozmarina (116), etj.

Një seri bimësh ndikojnë mirë në ndalimin e rrjedhjes së gjakut jashtë ciklit menstrual, si, p.sh.,
briri i thekrës (179), luleshtrydhja (73), petëlat e trëndafilit, manaferra. (77), ndërsa kundër
acarimeve të rrugëve gjenitale rekomandohen arra (5), dhe për aktivizimin e funksioneve gjenitale
— sherbela (133) etj.
 

Exp

Administrator
#14
12) SËMUNDJET E LËKURËS
Arritjet e mjekësisë së përparuar nuk kanë zgjidhur përfundimisht problemin e mjekimit të
sëmundjeve të lëkurës, të cilat janë të ndryshme jo vetëm nga origjina e lindjes, por edhe nga
mënyra e zhvillimit. Mjekësia popullore ka luajtur në këtë fushë dhe vazhdon të luajë akoma edhe
sot një rol të veçantë. Megjithatë konsultimi me mjekun ka rëndësi jo vetëm për diagnostikimin e
drejtë të sëmundjes, por edhe për mjekimin e bazuar të saj.

Higjiena e vazhdueshme e lëkurës është masë e rëndësishme parandaluese për lindjen dhe
zhvillimin e sëmundjeve të lëkurës. Mjekimi i sëmundjeve të lëkurës bëhet duke i përdorur
medikamentet si lokalisht, ashtu edhe nga goja. Përdoren nga jashtë ato bimë që përmbajnë vajra,
mucilagje, tanine dhe substanca të tjera polifenolike, azulen e proazulen, vitamina e provitamina,
vajra eterike antiseptike etj. Për mjekimin e ekzemës përdoren gjerësisht: bushi (16), pata (bar)
(100), luleshtrydhja (73), metriku (90), arra (5), kinëfusha (53), çikorja (19), radhiqja (114), rrodhja
e madhe (119).

Djegiet përbëjnë një fushë tjetër të rëndësishme ku përdoren bimët, si bishtamithi (12), gjethedelli
(40), lulebasani (68), kamomili (47), rrënja e bunga (H8), vërriu i zi (149).

Kundër morthit mund të përdoren: qepa (111), shtrapëri (137), murrizi (94), arra (5), bishtamithi
(12), pelini i zi (102), sherbela (133) etj.
Bimët mjekësore të vendit tonë përdoren edhe kundër inflamacioneve lokale, plagëve, çibanëve etj.,
të cilat janë përshkruar në dëftuesin terapeutik për sëmundjet e lëkurës. Nga mjekësia popullore dhe
ajo shkencore njohim më shumë bimë që .përdoren për forcimin e rrënjëve të flokëve dhe për
parandalimin e rënies së tyre, siç janë, p.sh., lëngjet alkoolike të lëndëve të shelgut të bardhë (132),
gjethet e rozmarinës (116), gjethet e sherbelës (133), gjethet e hithrës (44), etj.

13. REUMATIZMI DHE SËMUNDJET E TJERA QË SHOQËROHEN ME DHEMBJE
Në këtë grup hyjnë sëmundje që zhvillohen në mënyrë të theksuar, të cilat shpesh kalojnë në fazën
kronike e të zgjatur e mjekohen me vështirësi. Proceset reumatizmale të kyçeve mjekohen në fazën
përkatëse me ujërat minerale, sikurse veprohet në vendin tonë, me uj«at minerale të llixhave të,
Elbasanit, Peshkopisë, Leskovikut, Bënjës etj. Nga përvoja shekullore e mjekësisë popullore dhe
shkencore, nga bimët e njohura shfrytëzohen ato që kanë. veti irrituese për indet dhe që shkaktojnë
skuqjen (hipereminë) e tyre. Një rol të rëndësishëm luajnë edhe masazhet, banjat, çajrat, kompresat
etj. Gjatë këtyre procedurave duhet kujdes për të mos dëmtuar mbulesën e lëkurës. Për mjekimin e
reumatizmit është i nevojshëm këshillimi me mjekun; për trajtimin e artriteve, si mjete ndihmëse
rekomandohen shelgu (132), bari i shpretkës (9), gështenja (33), shtogu (136), arra (5), mështekna
(89), thundërmushka (142), gjuhënusja (42), grami (35), dëllinja (21), fasulja (25) etj., si dhe sinapi
(125) speci djegës (127), stërkungulli (128) etj.

14. ANEMIA
Sëmundjet e gjakut janë të ndryshme, dhe të shumëllojshme për sa i përket zhvillimit të tyre.
Anemia është sëmundje që shoqërohet me pakësimin e rruazave të gjakut dhe të sasisë së
hemoglobinës. Për mjekimin e anemisë duhet të njihet shkaku që e ka shkaktuar atë. Ndër bimët që
rekomandohen kundër anemisë hyjnë pelini (101), hithra (44), sanza (122), bishtamithi (12), etj.
Shumë bimë janë përdorur edhe për ndalimin e hemorragjive, si bishtamithi (12), boronica (14),
manaferra (77), bargjaku (7), metriku (90), nejça si piper uji (96), pulithi (109) etj.

15. DJERSITJA
Bimët që përdoren për djersitje (sudorifera, diaforetike) në ftohjet e zakonshme dhe për uljen e
temperaturës së lartë, janë përdorur „prej shekujsh nga mjekësia popullore dhe vazhdojnë edhe sot
të përdoren gjerësisht edhe nga mjekësia shkencore. Megjithatë, mekanizmi i veprimit të tyre
fiziologjik vazhdon ende të mos jetë i qartë; pavarësisht nga kjo, këto bimë ruajnë rëndësinë e tyre
praktike edhe sot. Çajrat e përgatitura me lulen e shtogut (136), të blirit (13), mjedhrës (93), qinglën
(112), rigonin (115) etj., japin mjaft djersë dhe ruajnë organizimin nga ndërlikimet e mundshme.

Sot në shumë vende të botës çajrat preferohen më shumë se substancat kimike, të cilat janë të
rrezikshme për organizmin.
Një seri preparatesh bimore kanë gjetur përdorim profilaktik edhe kundër gripit, veçanërisht ato që
përmbajnë fitoncide të bimëve të larta (si hudhra, qepa etj.).
Bimët përdoren edhe për të ndaluar djersitjen, sidomos helmarina (80), tatulla (188) dhe madërgona
(185), por këto bimë janë helmuese, prandaj përdoren vetëm në bazë të recetës së mjekut. Midis
bimëve që përdoren kundër djersitjes me veprim më të dobët, por të parrezikshëm për organizmin,
rekomandohen sherbela (133), rrënja dhe bunga (118), hudhra (45), arra (5), kapinoku (48),
trëndafili i egër (143), pelini (101). Kundër etheve rekomandohen edhe lëvorja e bimës së kinës dhe
bimë të tjera mjekësore që përmbajnë salicilate natyrore, si sythet e plepit të zi (105), lëvoret e
shelgjeve (132) etj. Për uljen e temperaturës së lartë përdoren, gjithashtu, bimët e hidhura, si sanza
(122), kinëfusha (53), pelini (101) etj., të cilat japin rezultate akoma më të mira kur pihen të
kombinuara edhe me aspirinë.
 

Exp

Administrator
#15
16. MASAZHI
Fjala masazh vjen nga fjala arabe “mass” që do të thotë prekje dhe ka kuptimin e veprimeve që
bëhen duke prekur ose shtypur me duar ose me gishta një pjesë të sipërfaqes së trupit të një
organizmi të gjallë. Masazhi e ka prejardhjen nga mjekësia popullore dhe është aplikuar që në kohët
më të vjetra edhe nga populli ynë. Masazhi është një veprim, i cili, duke fërkuar zonat e duhura,
gjallëron reflekset si në sipërfaqe, ashtu edhe në thellësi të muskulaturës dhe në organet e
brendshme.
Masazhi konsiderohet si metodë mjekuese, sepse ndihmon në përmirësimin e mjaft sëmundjeve që
lidhen me dobësimin e muskulaturës dhe të qarkullimit të gjakut në të. Masazhi aplikohet në
thyerje, ndrydhje, dalje të kyçeve, etj., për të gjallëruar muskulin dhe për të zhdukur mundësinë e
dobësimit të muskujve përreth. Masazhi përmirëson qarkullimin e gjakut në vendin 6 thyerjes dhe
forcon veprimtarinë e sistemit nervor, gjë ndihmon në shërim dhe ngjitje më të shpejtë të vendit
të thyer, rifitimin e lëvizjeve të plota të një kyçi (artikulacioni), thithjen e shpejtë të gjakut nga një
muskul i goditur ose thithjen e lëngut nga një kyç i dëmtuar etj.

Masazhi ndihmon në qetësimin e dhembjeve ulçeroze dhe përmirëson funksionimin e aparatit tretës
nëpërmjet shtimit të sekretimit të lëngut të stomakut dhe gjallërimit të muskulaturës së tij e të
zorrëve. Nganjëherë masazhi lehtëson kapsllëkun dhe aplikohet me sukses në sëmundjet e nervave
periferike, në qetësimin e dhembjeve, për fuqizimin e muskujve, në paralizën e gjysmës së trupit.

Masazhi përmirëson qarkullimin e gjakut dhe ndihmon shërimin ë plagëve të zgjatura (kronike) dhe
të paushqyera (trofike) në këmbë; ndihmon edhe në djegie dhe dermatoza. Masazhi aplikohet edhe
për shkrirjen e indit dhjamor nën lëkurë, kur ai ndodhet me shumicë; kokrrizat dhjamore shtypen
dhe si rrjedhim thithen nga enët limfatike.
Lidhur me mekanizmin e veprimit të masazhit mund të themi se ai përgatit muskujt për punë, duke i
furnizuar ata me një sasi më të madhe gjaku, i cili ngre gradualisht temperaturën e tyre. Masazhi pas
punës, ndihmon në nxjerrjen e mbeturinave të metabolizmit që prodhohen gjatë veprimtarisë së
muskulit, përmirëson elasticitetin e muskujve dhe pakëson dhembjet e muskulit të lodhur, kur ai
vihet në lëvizje. Masazhi ndikon mirë edhe në funksionin e trungjeve të mëdha nervore. Me
ndihmën e masazhit rifillon dhe rritet transmetimi i ngacmimeve të humbura të trungut nervor.
Masazhi i vazhdueshëm mbi një trung nervor të ndjeshmërisë (sensitiv) shkakton efekte anestezike
të përkohshme. Masazhi ndikon mirë edhe në sistemin vazomotor të lëkurës dhe të organeve të
brendshme.

Masazhi kryhet në mënyra të ndryshme: — ledhatimi (prekje e lehtë me shuplakën e dorës nga
periferia në qendër për lëkurën ose në drejtim të fijeve për muskulin) e bën të pandjeshëm
sipërfaqen e lëkurës dhe ndikon kryesisht në qetësimin e dhembjes; — fërkimi (fërkohet me
shuplakë në drejtim të zgjatjes së dorës ose të këmbës, ose në drejtim rrethor për rastin e gjoksit,
supit, shpinës, etj.) vepron më në thellësi se ledhatimi; — shtypja (shtypet me dorë ose me majë të
gishtave nga periferia në qendër ose kapja që imiton mbrujtjen e brumit) vepron thellë në indet dhe
nuk lejon formimin e ngjitjeve në pjesët e dëmtuara të muskujve; pickimi (në sipërfaqe të vogla ose
në bark, duke kapur indin me dy gishta) dhe vibracioni (dora ose gishtat të ngjeshur për lëkurë
shtypen dhe lëshohen pa e humbur asnjëherë kontaktin dorë-lëkurë) kanë veti qetësuese (p.sh. në
puçrrën e stomakut bëhet në zonën mbistomak); goditja (duart punojnë njëra pas tjetrës) shkakton
një farë ngacmimi në organet në thellësi. Secila metodë ka efekt të ndryshëm dhe varet nga mënyra
e kryerjes. Si rregull, masazhi fillon dhe mbaron me lëvizje të lehta dhe zgjat 5 deri 25 minuta.
Në përgjithësi duhet pasur parasysh ky rregull: sa më lehtë të bëhet masazhi aq më tepët nxiten
reaksionet dhe e kundërta, sa më energjikisht të bëhet ai, aq më tepër pengohen reaksionet.

17. KUPAT (VENDUZAT, GOTAT)
Kupat, gjithashtu, e kanë prejardhje nga mjekësia popullore dhe janë përdorur që në kohet më të
vjetra. Efektet e mira të mjekimit me kupa kanë bërë që përdorimi i tyre të transmetohet brez pas
brezi deri në ditët tona. Kupat përdoren për mjekimin e sëmundjeve të rrugëve të frymëmarrjes dhe
të muskulaturës se tyre. Rezultate të mira janë arritur dhe në mjekimin e gripit që shoqërohet me
pezmatimin e bronkeve, mushkërive, me dhembje të muskujve etj.
Kupat vihen (hidhen), zakonisht, mbi shpinë në këtë mënyrë: lëkura pastrohet dhe lyhet me pak vaj,
pastaj kupat (e përgatitura për këtë qëllim) ngrohen mbi flakën e llambës së alkoolit (ose mbi flakën
e qiririt) ose të një cope pambuku të njomur me alkool, i cili ndizet e futet shpejt në kupë dhe kjo e
fundit, me ajër të rralluar, përmbyset menjëherë mbi lëkurë. Në kupë krijohet një boshllëk, i cili e
tërheq lëkurën në brendësi të saj. Si rregull vihen jo më pak se 6 deri 7 kupa, të cilat lihen mbi
lëkurë 10 ose 15 minuta dhe pastaj hiqen. Heqja e kupave duhet të bëhet me kujdes; për këtë, me
njërën dorë kapet kupa dhe me dorën tjetër shtypet lëkura nën buzët e kupës, në mënyrë që të futet
ajri brenda dhe kupa të shkëputet nga lëkura.

Mekanizmi i veprimit te kupave është i ngjashëm me atë të masazhit. Në zonën ku lëshohen kupat
bëhet një ngacmim i drejtpërdrejtë dhe reflektor i mbaresave nervore të lëkurës dhe të enëve të gjakut.
Nga shtimi i ngacmueshmërisë së mbaresave, nervore të sistemit nervor periferik , ndodhin
ndryshime në qarkullimin e gjakut dhe të limfës dhe fuqizim i muskulaturës së enëve ,të gjakut. Në
fillim, "si pasojë e shtypjes, pakësohet ardhja e gjakut ne indet përreth kupës që pasohet nga një
shtim i ardhjes së gjakut në lëkurë (skuqja, hiperemi). Nga rritja e qarkullimit të gjakut dhe e limfës
bëhet më mirë thithja e produkteve të zbërthimit, që formohen nga prishja e indit në vatrën e
pezmatimit, shpërndarja, e gjakut të grumbulluar dhe nxitja e veprimtarisë së indeve të sëmura; nga
thellësitë e indeve thithen lëngjet inflamatore (eksudati dhe infiltrati), gjë që ndikon në largimin e
dhembjeve. Rritja e qarkullimit të gjakut në lëkurë shoqërohet me skuqjen e saj, ngritjen e
temperaturës lokale, hapjen e poreve të lëkurës dhe përmirësimin e rrjedhjes së djersës dhe të
yndyrës nga gjëndrat përkatëse. Nga këto ndryshime përmirësohet frymëmarrja nëpërmjet lëkurës
dhe gjendja e përgjithshme e të sëmurit, gjë që shoqërohet me kthimin e oreksit, me normalizimin e
gjumit dhe me riaftësimin për punë.

PJESA E VEÇANTË
Kjo pjesë është ndarë në tre kapituj të emërtuar përkatësisht: — bimët dhe drogat mjekësore, —
përzierjet mjekësore
dhe — bimët mjekësore me veprim shumë të fortë helmues.
Në kapitujt e kësaj pjese, bimët dhe çajrat mjekësore trajtohen veçmas, një nga një, të renditura
alfabetikisht sipas emrit të tyre në gjuhën shqipe.

Për secilën bimë jepet emri shqip dhe sinonimet kryesore, emri në gjuhën latine, familja përkatëse,
si dhe një përshkrim i përmbledhur botanik i shoqëruar me përhapjen e bimës tek ne; për ilustrim
jepen edhe figurat ose skicat e bimëve kryesore. Mënyra e grumbullimit dhe e tharjes së bimës së
tërë apo e organit të saj nuk trajtohet veçmas për çdo bimë; këtë lexuesi do ta gjejë në kapitullin III
të pjesës së përgjithshme të emërtuar «Mbledhja e ruajtja ë bimëve mjekësore». Në kapitullin
«Vetitë» që jepet për çdo bimë, përshkruhen lëndët kryesore që përmban organi i tharë i bimës
(d.m.th. droga) qe përdoret në mjekësi, vetitë e tij vepruese dhe fushat e përdorimit të drogës në
mjekësi. Në nëntitullin «Përgatitja dhe përdorimi» tregohet mënyra e përpunimit të drogës për të
fituar medikamentin përkatës dhe dozat e marrjes së tij gjatë kurës. Së fundi, për çdo bimë jepet
shkurtazi ruajtja e drogës dhe afati i përdorimit të saj,

Në kapitullin VII, kushtuar bimëve mjekësore me veprim shumë të fortë helmues, vetitë dhe
përdorimi jepen të përmbledhura vetëm sa për ta njohur lexuesin me fushën e veprimit të tyre.
Përdorimi i bimëve mjekësore në tërësi dhe veçanërisht dhe i atyre që përshkruhen në kapitullin VII
duhet të bëhet sipas porosisë së mjekut.