• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Bobollaqe?!

Exp

Administrator
#1
Një fjalë tjetër kjo që të vë buzën në gaz:cwl::giggle:

Bobollaqe :lol:

Për ata që nuk e dinë për çfarë bëhet fjalë. Janë ca petulla të vogla dhe të rrumbullakta si qofte, që mund të haen ashtu siç janë
apo t'i shoqërosh me mjaltë apo shurup apo sheqer.
bobollaqe.png
Këto lloj petullash e kanë orgjinën nga lindja. Në arabisht (lukimat = لقمة=kafshatë ) në turqisht (lokma) dhe në greqisht (lukumadhes = λουκουμάδες)
Nuk e di ndonjë emërtim tjetër për këto por nëse dini ndonjë, apo keni ndonjë sygjerim na thoni. Do pyetur dhe mësuesja e greqishtes @Angela AS

/frymëzuar nga festa e brumit
 
Last edited by a moderator:

Exp

Administrator
#3
Përveç bobollaqeve jam i mendimit se nga Gjirokastra është futur edhe përdorimi i fjalës sufllaqe.
Por në greqisht suvlaki (σουβλάκι) përgjithësisht i thonë shishkave (përveç zonës së Athinës)
suvlaki.jpg
Ndërsa suvllaqeve iu thonë gjiro ose pita-gjiro (πίτα γύρος)
pita-gyro.jpg
Megjithatë nuk është se vetëm ne e kemi gabim, pasi në Athinë shishkave iu thonë kalamaki (καλαμάκι)
dhe gjiros i thonë suvlaki dhe vazhdon një debat i gjatë se cili është përdorimi i saktë dhe askush nuk lëshon pe,
as Athina as Selaniku. Mesa duket dhe ne kemi marrë kuptimin direkt nga Athina.

Sipas ekspertizës sonë, suvlaki (σουβλάκι) vjen nga fjala suvla (σούβλα) dhe do të thotë hell i vogël dmth shishkë.
Që do të thotë se Athina e ka gabim dhe si rrjedhojë edhe ne e kemi gabim.

Ndoshta këtë gabim e kanë bërë arvanitasit kur ishin një përqindje të madhe në Athinë dhe më pas ka ngelur ashtu
pasi një gabim të tillë e bën dikush që nuk e njeh gjuhën mirë.

Gjithsesi sido që të jetë puna sdo ishte keq të kishim ndonjë gjiro me një birrë të ftohtë këtu.
 
Poshnjari

Administrator
Staff member
#4
Përveç bobollaqeve jam i mendimit se nga Gjirokastra është futur edhe përdorimi i fjalës sufllaqe.
Por në greqisht suvlaki (σουβλάκι) përgjithësisht i thonë shishkave (përveç zonës së Athinës)
View attachment 397
Ndërsa suvllaqeve iu thonë gjiro ose pita-gjiro (πίτα γύρος)
View attachment 398
Megjithatë nuk është se vetëm ne e kemi gabim, pasi në Athinë shishkave iu thonë kalamaki (καλαμάκι)
dhe gjiros i thonë suvlaki dhe vazhdon një debat i gjatë se cili është përdorimi i saktë dhe askush nuk lëshon pe,
as Athina as Selaniku. Mesa duket dhe ne kemi marrë kuptimin direkt nga Athina.

Sipas ekspertizës sonë, suvlaki (σουβλάκι) vjen nga fjala suvla (σούβλα) dhe do të thotë hell i vogël dmth shishkë.
Që do të thotë se Athina e ka gabim dhe si rrjedhojë edhe ne e kemi gabim.

Ndoshta këtë gabim e kanë bërë arvanitasit kur ishin një përqindje të madhe në Athinë dhe më pas ka ngelur ashtu
pasi një gabim të tillë e bën dikush që nuk e njeh gjuhën mirë.

Gjithsesi sido që të jetë puna sdo ishte keq të kishim ndonjë gjiro me një birrë të ftohtë këtu.
Mu desh një kohë e gjatë që të përshtatsha me këtë kuptim në Athinë. Edhe zona e peloponesit ( Πελοπόννησο ) përdor pita gjiro për sufllaqen dhe souvlaki për shishkat. :bhow::angry:
 
Angela AS

New Member
#5
Per mua eshte here e pare qe e degjoj si emertim :rofl:. "Bobollaqet" mendoj jane thjesht nje emertim dialektor i "petullave".

Ekziston nje variant i ngjashem qe bejne ne itali qe quhen "petullat e karnavaleve" (castagnole), te cilat ne perberesit e tyre kane edhe veze. Megjithate edhe "petullat normale", shume i bejne me veze e shume pa.

Emertim tjeter nuk di..

D0B91CD4-44AB-4500-A87C-C8BB68D15C70.jpeg
 
Attachments

Exp

Administrator
#6
Per mua eshte here e pare qe e degjoj si emertim :rofl:. "Bobollaqet" mendoj jane thjesht nje emertim dialektor i "petullave".

Ekziston nje variant i ngjashem qe bejne ne itali qe quhen "petullat e karnavaleve" (castagnole), te cilat ne perberesit e tyre kane edhe veze. Megjithate edhe "petullat normale", shume i bejne me veze e shume pa.

Emertim tjeter nuk di..
Shumë interesante
:thanks:
Nuk e dija në italisht, në fakt një kërkim fët e fët që bëra edhe wikipedia më nxirte Loukoumades dhe nuk e zgjata më. https://it.wikipedia.org/wiki/Loukoumades
fjalë që nuk tingëllon dhe aq fjalë shumë e italizuar madje nuk ka as arsye pse u-ja të jetë ou. nejse.

Por e përveç castagnole qënka edhe frittella.
https://it.wikipedia.org/wiki/Castagnole_(dolce)
https://it.wikipedia.org/wiki/Frittella

Mund të jetë dialektore si fjalë por përderisa nuk ka konkurrencë ka për t'u bërë zyrtare:selfie:
 
Angela AS

New Member
#7
Shumë interesante
:thanks:
Nuk e dija në italisht, në fakt një kërkim fët e fët që bëra edhe wikipedia më nxirte Loukoumades dhe nuk e zgjata më.
fjalë që nuk tingëllon dhe aq fjalë shumë e italizuar madje nuk ka as arsye pse u-ja të jetë ou. nejse.

Por e përveç castagnole qënka edhe frittella.

Mund të jetë dialektore si fjalë por përderisa nuk ka konkurrencë ka për t'u bërë zyrtare:selfie:
Zyrtarja mendoj eshte"petulla" :wink:, por ty me duket te pelqen fjala "bobollaqe" me shume.. :cwl:
 
Poshnjari

Administrator
Staff member
#8

:rofl2:
Alternativa tjetër është përdorimi i fjalës bobole. Megjithëse kjo fjalë përdoret për drithërat që fryhen nga uji. Por gjithsesi mund ta bëjmë lidhjen. Si? Si bëhen petullat? Me miell. Çfarë lloj mielli është? Gruri. Ja ku dolëm tek fjala e duhur. Bobole. Por @Exp i pëlqen të flas pak me përkëdhelje, kështu na del fjala bobollaqe. ;):rofl::cwl:
 
Exp

Administrator
#9

Hm shumë interesante, nuk qënka kaq i thjeshtë muhabeti.
Ore e di ti që na ndihmove ta nxjerrin etimologjinë e bobollaqeve.

latinisht balla> greqisht ballaki> shqip bo(bëj)+ bollaqe (bëj topka)

E shikoni pra që fjalët nuk duhen ofenduar ngaqë duken qesharake
 
Exp

Administrator
#10
Zyrtarja mendoj eshte"petulla" :wink:, por ty me duket te pelqen fjala "bobollaqe" me shume.. :cwl:
Zyrtarisht petulla i bie, darkort jam. Por përderisa ka lloj lloj petullash dhe mund të themi se ekziston
një familje e madhe petullash prandaj duhen bërë cilësimet e duhura.
Ja një shembull psh.
Mendo tani të vesh tek dyqani i petullave, te petullaria dmth, dhe t'i thuash petullashitësit i cili zakonisht është dhe petullabërësi apo ndryshe petullaxhiu:
-Dua të blej petulla.
-Që do petulla e di unë se unë nuk shes fiq! Puna është çfarë petullash do?
Do bobollaqe, bumbe, petullare, jufka të ëmbla, brombulla, qifqi, petulla të pashkës apo petulla të zakonshme?

E shikoni pra se çfarë bëhet. Dhe kaq i di vetëm unë kushedi sesa lloje petullash nuk janë përmendur.

Për ata që nuk i kanë dëgjuar këto lloje petullash më lini të shpegohem. Bobollaqet i thamë.
Bumbe: petulla vogla që hidhen në gjellë,
Petullare: petull e hollë dhe e madhe sa një pjatë gjelle dhe ka një vrimë në mes. Është e kripur dhe zakonisht shoqërohet me djathë.
Qifqi: petulla me dhjosmë
Jufkat e ëmbla: janë të ngjashme me bobollaqet.
Petullat e pashkës: Bëheshin me arra dhe me mjaltë dhe nga mënyra e përgatitjes janë si krepat e ditëve të sotme.
Brobulla: Këtë nuk e di këtu e gjeta, por edhe kjo e embël qënka.

Po gjetëm edhe nja ca lloje të tjera petullash do krijuar dega e petullogjisë:D
 
Angela AS

New Member
#12

Janë edhe: Krofnet - të cilat në përgjithsi i bëjnë të mbushura me reçel, çokokrem etj, ose të kripura me mbushje të ndryshme.
Petullat e fshira ose petullat plloç siç i quajnë disa - të cilat ngjajne me krepat e sotme, vetëm se brumi pergatitet me kos dhe i lyejnë me gjalp, hudhra dhe thërrime djathi.

Këto Brobullat se di, se kam idenë si janë.
 
Exp

Administrator
#13
Mos janë tullumba këto mo?
E shikon ti, edhe tullumba lloj petulle i bie të jetë.

Janë edhe: Krofnet - të cilat në përgjithsi i bëjnë të mbushura me reçel, çokokrem etj, ose të kripura me mbushje të ndryshme.
Petullat e fshira ose petullat plloç siç i quajnë disa - të cilat ngjajne me krepat e sotme, vetëm se brumi pergatitet me kos dhe i lyejnë me gjalp, hudhra dhe thërrime djathi.
Ja këto petullat e mbushura nuk i dija në shqip unë, dmth ne iu themi krofne. Sepse janë sa petulla ruse, të mbushura me pure patatesh apo me djathë, shumë të mira, sidomos ato me pure patatash, këtyre ata iu thonë piroshki.
Petulla plloç?:D E bukur kjo,

Këto Brobullat se di, se kam idenë si janë.
Kjo është e bukura e Shqipërisë mund të ikësh 5 kilometra më tutje dhe mund të gjesh ndonjë fjalë të re.

Kjo më kujton një emision për fëmijë shumë vite më parë mund të ketë qënë drejtuese Ketrin Gjocaj.
Edhe tek po pyeste fëmijët e vegjël, i erdhi radha një femije nga jugu të thoshtë një gjëegjëzë.
E tha gjëegjëzën dhe askush nuk e gjeti. Epo mirë i tha kjo na e thuaj se çfarë ishte se nuk e gjejmë dot.
-Zigji! -thirri me gjëzim fëmija. -Zigji?! Po çfarë është zigji?- pyeti e habitur drejtuesja.
-Po zigji është siç ështa pallënxa! -Pallënxa?! Tani po që e kuptoi përse bëhej fjalë ajo:cwl:

Që të merrimi vesh zigji tani njihet gjerësisht si kandar, ndërsa pallënxa është zigji me pjatë.
zigji.jpg pallënxë.jpg
 
Exp

Administrator
#14
shiko çfarë nxorri fjalori i gjuhës shqipe

BOBOL m. sh. Vidhëz.

BOBOLAK mb. Që është i fryrë e i rrumbullakosur. Qofte bobolake.

BOBOLE f. kryes. sh.
1. Kokrra misri të ziera e të fryra nga uji, që hahen zakonisht të ngrohta. Bobole me sheqer (me pekmez). Është fryrë si bobole.
2. Kokrra fasuleje, bathe, gruri etj., të paziera mirë dhe të fryra nga uji. Bobole bathësh. Bobole pa lëng. U bënë bobole.
3. Makarona të shkurtra e të fryra, rryla.
4. fig. Grua e shkurtër e topolake.
 
Angela AS

New Member
#15

Çdo gjë e fryre qënka "bobole" me pak fjalë.. :giggle: interesante edhe kjo. :like:
 
Exp

Administrator
#18
Në fakt ka shumë gjasa që ca fjalë që mendojmë se janë huazime nga latinishtja, mund të jetë e pjesë e shqipes së lashtë.

pra këto që dimë tani:
pra në latinisht balla/palla (top) ka lidhje me fjalën greke βόλος (që do të thotë diçka e rrumbullakosur, topth)
dhe mbase rrënja mund të jetë nga shqipja e vjetër bol (top, diçka e rrumbullakët)

fjalë të tjera në anglisht që kanë rrënjën nga fjala bol
ball, bowl, boll, bowling, bull
 
Poshnjari

Administrator
Staff member
#19

Problemi i gjuhës shqip ka qenë që nuk ka qenë e shkruar. Pra, nuk kemi patur një fjalor të tonin. Por si gjuhë është shumë e pasur në fjalë, pavarësisht që shumica nuk kanë shumë njohuri. Dhe ajo që është më për të ardhur keq është pozita e gazetarëve dhe politikanëve që u pëlqen shumë të përdorin fjalë të huaja.