Bromite lundruesi që mbron të dhënat tuaja në Android

Uriel

Ushtar mjeshtër
ntp_home.png
bromite_home.png
menu_items.png
doh_flag1.png
doh_flag2.png
bookmarks_import_export.png


Bromite është një nga lundruesat e bazuar mbi Chromë për sistemin Android.Nëse e kërkoni në Google Playstore sdo ta gjeni sepse krijuesi i këtij lundruesi pikërisht ka hequr çdo pjesëz të Google nga burimi që shërben për ta formuar dhe përdorur në Android.Pra çdo mbikqyrje e veprimtarisë tuaj nga Google është e pamundur.Nuk gjendet gjithashtu as në F-droid(ndryshe nga Google Playstore përmban programe burimet e të cilëve janë të hapur për të gjithë pa pagesë).Megjithatë mund ta vendosni në pajisjen tuaj Android me anë të F-droid duke përdorur "the official Bromite F-Droid repository".
 
Disa Nga Mundësitë që ju mundëson Bromite
  • përmban një motor adblock me filtra nga EasyList, EasyPrivacy etj
  • heq click-tracking dhe AMP nga gjetjet pasi kërkoni diçka në internet
  • mbështetje DNS-over-HTTPS nëpërmjet Google, Cloudflare dhe shërbyesave Quad9
  • motora kërkimi StartPage, DuckDuckGo dhe Qwant
  • chrome flags për të ndaluar custom intents dhe clear session kur mbyllni programin
 
  • gjithmonë-incognito mode
  • është hequr krejtësisht safe browsing dhe mundësi të tjera që bien ndesh me fshehtësinë në internet
  • anti-fingerprinting mitigations për canvas, audio, client rects, webGL dhe sensor APIs
  • përdor User-Agent të pandryshueshëm për të fshehur modelin dhe versionin e vërtetë të lundruesit
  • arna që ndihmojnë në ruajtjen e fshehtësisë nga Iridium, Inox patchset, Brave dhe ungoogled-chromium
Lundruesin mund ta shkarkoni këtu.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top