• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Certifikata SSL

Uriel

Freelance Developer Uriel
#1
Nese jeni perdorues i perditshem i internetit dhe nuk e dini cfare eshte SSL, atehere dicka nuk shkon.
Instalimi nje certifikate sigurie qe lejon hapjen e web nen https
Sa here qe transmetoni te dhenat nga browseri/celulari ne drejtim te nje faqe interneti, informacioni juaj kalon ne disa "vende". Nese jeni ne nje lokal e po perdorni nje wireless falas, te dhenat tuaja (username/pass apo referenca (cookie) qe tregon qe ju duhet te jeni i/e identifikuar ne sistem) kalojne nga routeri i pronarit, pastaj tek ai i internet service providerit, e ne disa providera me rradhe.
Teknikisht nuk eshte e pamundur qe dikush te vjedhe kete informacion nga ju, prandaj keshillohet qe gjithmone te perdoret httpS qe bazohet mbi nje Secure Socket Layer, ose me fjale me te thjeshta, ne nje enkriptim. Pra informacioni enkriptohet ne browser/celular dhe percillet i enkriptuar ne server. Nese dikush do te gjej cfare po shkruani, atehere ai sheh vetem dicka te enkriptuar te cilen nuk mund te dekriptoje.

Mjafton qe te hapni webin njehere me https dhe teknikisht referenca duhet te lidhen gjithmone me https. Kjo eshte dhe norme e browserave modern qe duke filluar nga Janari i ketij viti, sahere identifikoheni ne ndonje faqe qe nuk ka SSL do ju japin nje njoftim kujdesi.
 

Shefi

Administrator
#2
Përveç kësaj eshte edhe shumë pozitive për SEO-n, dhe G-ja e ka thënë vetë që i jep shumë rëndësi.
në fakt e kemi lënë pak lëshuar ne por besoj se brenda vitit kemi për ta shtuar edhe tek Shqipopedia