Disa komente për kufizimet në youtube

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Dua të theksoj se edhe pse shpesh herë kam shprehur mendimin tim për google-in dhe për politikat e saj të njëanëshme,
nuk më habiti që u kufizuan monetizimet në youtube, edhe se është diçka që ka sens. E kemi biseduar vite më parë që
më habiste ideja që çdokush mund të kualifikohej, dhe mund të nxirrte të ardhura, pa asnjë kriter, kjo ishte komplet jashtë realiteti.
Normalisht që cilado platformë në fillimet e para nuk është se i ka të parashikuara si rregulloren edhe parametrat
e caktuara. Si në çdo fushë edhe aty funksiononte parimi ecim duke parë e duke bërë.
Shembull forumi ynë, është në hapat e parë dhe normalisht nuk mund të
parashikohet se çfarë drejtimi do marrë për 5 vjet. Akoma kategoritë dhe temat nuk janë përcaktuar mirë, edhe rregullorja
ka disa udhëzime bazë kryesisht që të mos jetë bosh.

Kthehemi tek youtube tani, për të gjithë ata që nuk u prekën ju lumtë vazhdoni punën e mirë që bëni, ndërsa për ata që
u demonetizuan, dua të them se jeni në një pikë në të cilën duhet të vendosni, ose do ecni para, ose ky sport nuk është për ju.
Është kaq e thjeshtë. Pra nëse pas disa vitesh nuk arrini të kapni cakun, ose duhet ta merrni më seriozisht dhe të kualifikoheni
ose lëreni fare më mirë. Nëse e bëni për sport atëherë është tjetër muhabet.

Pasi 4 mijë orë video shikime në vit, mund të tingëllojë shumë, por në fakt nga ana monetare mund të themi se nuk janë dhe aq shumë,
pasi rasti më i miiiirë mund të kapësh një çek në muaj (çeku=$100). Pra të ardhurat vjetore për një kanal që mezi e kalon
cakun janë nga 240 deri në 1000 dollarë, ose nëse bëjmë një llogari mujore nga 20 deri në 100 dollarë muaji.
Por meqenëse janë shumë parametra që ndikojnë tek të ardhurat, duke filluar nga përbajtja e kanalit dhe fuqia e tij,
janë akoma dhe gjeografia e vizitorëve, deri tek përdoruesi i bllokuesve të reklamave.
Kështu që po nxjerrim një mesatare prej 600 dollarë viti ose 50 dollarë muaji.
E cila normalisht nuk të vret xhepin po erdhi vazhdimisht...

Kryesisht problemi qëndron për jutubersat me video të shkurtra që mund të kenë vështirësi për numrin e minutave, si dhe për audiencën shqiptare
pasi cpc-ja apo cpm-ja janë dramatikisht të ulëta në krahasim me evropën apo amerikën. Një tjetër gjë që kam vënë re për përdoruesin shqiptar
është që me vështirësi klikohet butoni subscribe dhe nuk jemi shumë interaktive, por dhe kur jemi, kryesisht jemi negative.

Megjithatë këto nuk duhet tju shkurajojnë pasi janë me dhjetra mijëra ata që jutubin e kanë karrierë dhe nxjerrin shumë €/£/$...
 
Rregullimi fundit:
Unë mendoj që është një hap shumë i mirë i Google. Mua personalisht mu deminituzuan tre kanale, por nuk jam kundra. Kjo më tregoi se nëse duhet ta shikoj youtube si një metodë për të nxjerrë para më duhet të punoj më shumë dhe më mirë.
 
Unë mendoj që është një hap shumë i mirë i Google. Mua personalisht mu deminituzuan tre kanale, por nuk jam kundra. Kjo më tregoi se nëse duhet ta shikoj youtube si një metodë për të nxjerrë para më duhet të punoj më shumë dhe më mirë.

Edhe une i atij mendimi jam. Pasi abuzimi ishte stratosferik dhe normalisht ishte jashte cdo kontrolli dhe e pamenaxhueshem. Jo se tani u rregulluan te gjitha. Por vidheshin shume video, dhe te nxjerrim sa te nxjerrim dhe qyl e kemi. Postoheshin dhe ngarkoheshin gjera kot me kot dhe qe te marresh para per kete eshte nonsens. Dhe gjithe keto demtonin dhe pengonin te gjithe ata si puna jote qe punonin fort per te mbajtur gjalle nje kanal.
I vetmi ndryshim qe do te doja do ishe se nese je i kualifikuar per nje kanal, te kesh dhe kanale te tjera pa u dashur kualifikimi nga e para, por gjithsesi edhe kjo gje mund te jete per me mire.
Te shohim nese do kete ngritje cpc-je, cpm-je apo cpv-je tani qe keto para do te jene per nje numer me te kufizuar personash. Teknikisht duhet te kete, realisht duhet te shohim pasi nuk eshte hera e pare qe google ndeshkon publikuesit me preteksin e nje rrjeti sa me te paster dhe cilesor.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top