Diskutime te lira shtator 2018

Uriel

Ushtar mjeshtër
Mirseerdhët tek tema e diskutimeve të lira për këtë muaj. Këtu mund të diskutoni pak a shumë çfarë të doni, gjithmonë brenda rregullores se forumit..
 
A mund te quhet e drejte kjo ?

FB_IMG_1537225756009.jpg
 
na duhet nje buton [spëlqej] se janë ca postime që nuk i pëlqej :cwl:
A mund te quhet e drejte kjo ?

tani nuk e di unë nga e gjete dhe ç'qëllim ka artisti që e ka bërë këtë montazh
por normale që e ka një plan i cili është shumë i dukshëm.
një foton andej ka një person që vuan mendërisht e cila e pëlqen veten ashtu.
në foton këtej ka një vajzë me një besim fetar që akuzohet për terrorizëm.

janë disa pista bisedimi
Pra kjo vampirja etiketohet me fjalën FREEDOM (ca pa lidhje por nejse),
është marrë një rast shumë shumë ekstrem pasi njërëz të tillë nuk kemi parë ndonjëherë rrugës dhe nuk ka shumë të tillë
(këta njerëz bëjnë pjesë tek grupi Extreme Body Mutilation - Sakatim Ekstrem i Trupit është sëmundje mendore)
kurse e dyta është një modele (arabe) nga më të bardhat që kam parë dhe në foto lë të nënkuptosh se mund të jetë emigrante e gjorë e akuzuar.
vampirja është person real (quhet Maria Jose Cristerna),
kurse tjetra është një modele në rolin e një emigrante që etiketohet TERRORISM.
(vetëm duke u nisur nga kjo kuptohet që nuk bëhet llafi për një bisedë të baraspeshuar)

ideja është e qartë, kjo do të sulmojë shoqërinë që të mos paragjykojë njerëzit për terrorizëm, dhe sipërfaqësisht mund të ketë rezultat.
por gjërat janë më serioze se kaq.
psh sikur kjo bukuroshja të ishte terroriste në realitet, ça do thoshim pastaj ne.
---
një pistë tjetër është
nga etiketimi Freedom edhe Terrorism
Dmth të jemi ne kundra lirisë sepse çdo një milionë veta na del një çyryke dhe pro terrorismit meqe kjo çupa qënka e lezeçme....
--
dhe e treta është për veshjen
pra kur një femër bëhët/vishet si vampire ska gjë kemi liri
por kur vesh hixhab obobo kemi terrorizëm.

Për mua është kot nuk ja vlen u zgjata shumë. Si shumë gjëra të tilla që krijohen për të ndryshuar vëmendjen dhe mendimin për disa gjëra.
Ka shumë rëndësi këndvështrimi dhe intepretimi i gjërave
@Dr_Luka ka bërë një postim këtu https://sq.siteluka.com/sa-ndikohemi-nga-paraqitja-e-jashtme.html
por unë nuk jam aspak dakort me shpjegimet që jepen aty.

ca mendimi keni pra për këtë video
 
E kemi diskutuar njëherë këtë video.
Ka disa arsye se përse është e vështirë të ndihmosh një të pastrehë.
Duke filluar nga mundësia për tu infektuar me ndonjë sëmundje deri tek problemet që mund të hasësh me atë. Këtu mund të them një përvojën time që pata në një zonë të Athinës. Isha në super market dhe vjen një i pastrehë. Vinte një erë aq e keqe sa isha gati të vjedh. U detyrova u largova pasi nuk po duroja dot më. Jam tip që më vjen keq për të tjerët dhe interesohem sinqerisht, por aty nuk durova dot më. Pra nuk është gjë e lehtë që t'i afrohesh një të pastrehu.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
India mund të jetë vendi më i populluar.
(Ky nuk është ndonjë parashikim kushedi pasi tani është mbi një miliardë dhe është nr.2. Mund të bëhet numër një edhe për 15 - 20 vite)
Për veturat numri duhet të jetë shumë më i lartë.
Printi 3d i organeve nuk përjashtohet por nuk besoj se është dhe aq e lehtë sa çthonë këta.
Kolonizimi i Marsit ka për të ndodhur por 40 vite duhet shumë afër. Megjithatë Elon Musk është prototip kështuqë edhe mund të ndodhë.
 
Jam kureshtar te kjo pjesa e teknologjise se sa mund te perparoj, deri aty ku shohim neper filma fantashkence :thinking:
 
Jam kureshtar te kjo pjesa e teknologjise se sa mund te perparoj, deri aty ku shohim neper filma fantashkence :thinking:
Ekziston edhe një skenar i frikshëm. Dhe ka mjaft argumenta që mund të ndodhë. Robotët dhe Robotika do avancojnë aq shumë saqë mund të jenë rrezik për njerëzit.
 
Ekziston edhe një skenar i frikshëm. Dhe ka mjaft argumenta që mund të ndodhë. Robotët dhe Robotika do avancojnë aq shumë saqë mund të jenë rrezik për njerëzit.
Personalisht nuk kam frike nga robotet dhe robotika, per aq kohe se jane te programuar, por nese atyre u integrohet inteligjenca artificiale atehere jemi vertet ne rrezik.
Pra une kam frike avancimin e kesaj teknologjie si ne filmin EX Machina
 
Film interesant, e kam parë. Nësë roboti bëhet i aftë dhe i shkathët fizikisht siç është njeriu, plus Inteligjencën Artificiale është superior ndaj njeriut.
 
Si mund te jete superior kur vet shkenca eshte krijuar nga njeriu, filmat jane dicka tjeter madje skane lidhje fare me realitetin.
 
Si mund te jete superior kur vet shkenca eshte krijuar nga njeriu, filmat jane dicka tjeter madje skane lidhje fare me realitetin.
Superioriteti është në informacionin që kanë, një kompjuter mund të flasë dhe të kuptojë shumë gjuhë, dhe ka informacion apo përpunim informcioni sa hap e mbyll sytë, një makineri apo mekanizëm është më i fortë se dhjetra njërëz së bashku. Akoma nuk kemi arritur në lidhjen e aftësinë mekanike, kompjuterike dhe inteligjencë artificiale. Kur të arrihen dhe të bashkohen të gjitha këto në një të vetëm, një robot ka për të me të android i vërtetë, një superhuman i cili do të ketë llogjikë dhe pavarësi totale.
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,288
1,318
Çuçuritje 2022
5,249
271
Çuçuritje 2021
16,535
688
Çuçuritje 2020
6,552
303
Çuçuritje 2019
5,805
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top