• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Dita botërore e fareve

Poshnjari

Administrator
Staff member
#1


Data 19 Gusht është dita botërore e fareve. Kjo ditë është vendosur ne vitin 2003 me kërkesë të detarëve.
Farë quhet një ndërtesë e ndërtuar në vende të ndryshme të kontinentale dhe ishuj ose edhe mbi shkëmbinj ku mbi të vendoset një mekanizëm ndriçues ku ndizet dhe fiket. Arsyeja kryesore e fare është që të njoftoi, paralajmëroi ose drejtojë marinarët.
Me emrin farë përkufizohet si ndërtesa edhe mekanizmi ndriçues që është instaluar në të.
Faret ndahen në tre kategori. Kategoria e parë i referohet fareve të cilët orienton anijet ne det të hapur.
Kategoria e dytë i referohet fareve te cilët i paralajmëron anijet të kenë kujdes nga shkëmbinjtë ose cekëtira në breg.
Kategoria e tretë janë faret drejtues të cilët ndodhe në porte.
Faret më të famshëm në lashtësi kanë qenë fari i Aleksandrisë dhe fari i Koloseut në Rodos. Kurse në ditët tona fari më i famshëm është Kulla e Lirisë në SHBA, edhe pse realisht nuk ndriçon më.
Me evoluimin e teknologjisë dhe futjen e GPS në përdorim rëndësia e fareve ka rënë ndjeshëm. Gjithsesi, faret kanë qenë dhe do të ngelen një nga metodat më të rëndësishme për drejtimin e marinarëve në ditë të vështira kur GPS-ja e tyre të pësoi probleme.
 

Poshnjari

Administrator
Staff member
#3
Kushedi sa jete kane shpetuar faret
View attachment 197
Po kjo është e vërtetë. Faret kanë qenë një ndihmë shumë e madhe për mijëra detarë ndër shekuj. Një lajmë interesant është se në Greqi nesër ne rastin e dites boterore te fareve do të jenë hapur të gjitha faret për tu vizituar nga publiku i gjerë. Aty do të kenë mundësi të shikojnë nga afër se si funksionojnë dhe pak histori më të detajuar të fareve.
 

Shefi

Administrator
#5
Fari i Aleksandrise ka qene i gjate rreth 137 metra dhe drita shihej deri ne 47 kilometra dhe ka qene ne funksion per rreth 1700 vjet
The-Pharos-of-Alexandria.jpg
 
Last edited:

Poshnjari

Administrator
Staff member
#6
Shqipëria edhe pse ka një pjesë të madhe bregdetare, për sa i përket fareve nuk është e njohur. Madje, edhe kur bej kërkim në google për fare më thotë mos e ke fjalën për fara? :rofl2:
 

Shefi

Administrator
#7
Shqipëria edhe pse ka një pjesë të madhe bregdetare, për sa i përket fareve nuk është e njohur. Madje, edhe kur bej kërkim në google për fare më thotë mos e ke fjalën për fara? :rofl2:
Ne anglisht iu thone lighthouse.
ketu ke listen e fareve ne Shqiperi
en.wikipedia.org/wiki/List_of_lighthouses_in_Albania