Dokumentarë

Exp

Kalorës
Përveç filmave të bazuar në ngjarje reale, ka edhe dokumentarë që ia vlen të shihen. Gazetarja bullgare Adela Peeva ka bërë një dokumentar vërtet interesant. Duke qënë në një darkë në Stamboll me miq të saj nga vende të ndryshme ballakanase, dëgjuan një këngë të secili thoshte e ishte e tyrja. Prandaj edhe dokumentari titullohet e kujt është kjo këngë.

(E gjeta dhe në youtube, shikojeni sa është akoma online.)
 
Burri që shpëtoi botën (The man who saved the world 2015)
Në 26 Shtator 1983, sistemi kompjuterik i mbrojtjes bërthamore të Bashkimit Sovjetik, dha alarmin se Rusia po sulmohej me raketa bërthamore nga Amerika. Oficeri Stanislav Petrov ishte në detyrë, dhe nuk e dha alarmin dhe tha se ishte alarm i rremë. Mirëpo pas kësaj erdhi një sulm i dytë, një i tretë dhe i katërt. I gjithë pesha dhe presioni i marrjes së vendimit ishte tek ky. Ai refuzonte t'i besonte kompjuterit, ndërsa stacionin hapësinor as nuk e mohonte dhe as nuk e pohonte dot një sulm të tillë. Ai kishte dy mundësi të prisnin konfirmimin me radar, i cili do të ishte një vendim pothuajse vetëvrasës pasi nuk do të kishte kohë që raketa të asgjesohej dhe shumë njerëz do të vdisnin, nëse do jepte alarmin do fillonte lufta bërthamore, dhe mendohej që do të shfarrosej gjithë bota e qytetëruar dhe me miliarda njerëz do vdisnin.
Ai mori riskun dhe vendosi për konfirmimin me radar, i cili tha se ishte alarm i rremë dhe bota shpëtoi nga katastrofa.
Në këtë dokumentar është edhe vetë oficeri i cili është ftuar në vizitojë Amerikën ku shprehu dëshirën të takohet me De Niron dhe Costner.
 
Sot e kësaj dite nuk e di askush pse kompjuteri e dha alarmin kot.
Mbaj mend që kam parë një film, por që kishte diçka të kundërt. Një person që e zuri korrenti në një qendër serveri mori njohurinë e database të serverit qendror të amerikës. Pastaj jepte alarm fals sikur rusia sulmoi amerikën. Por përfundimi ishte se ishte një lojë shau.
 
hahaha. epo mosha bën të sajën dhe memoria i shkon sipas avazit. nuk e zuri korrenti jo. është ky këtu. Wargames (1983)
 
hahaha. epo mosha bën të sajën dhe memoria i shkon sipas avazit. nuk e zuri korrenti jo. është ky këtu. Wargames (1983)

Po e saktë :right::10x:
Duhet ta rishikojë.
Megjithëse ngatërrova hyrjen me një film tjetër. Bëhet fjalë për një djalë të ri që ashtu si thashë e zuri korrenti në një server në mos gaboj, të shkollës, dhe u bë gjeni.
 
Na jep ndonjë informacion më shumë se mbase e gjejmë...
Filmi bënte fjalë për një student i cili në një natë me shi vajti në shkollë, nuk e di arsyen, por aty më duket se vajti në bodrum dhe vuri re që ishte shkëputur një kabllo. Kur u munda që ta lidhte e zuri korrenti pasi ishte i njomur. Tani komplet database e kompjuterit i kaloi në trurin e tij. Kështu ai nga një nxënës i dobët u bë një gjeni. E vendosën në grupin e nxënësve më të mirë për një konkurs që bëhet midis shkollave. Aty nga pyetjet e fundit filloi që të humbiste memorien. Dhe në pyetjen e fundit u kthye në djalin normal që ishte para se ta zinte korrenti.
E shkruajta të gjithë përmbajtjen e filmit tani.
 
E gjeta Thanas, Ashtu Lefter!
Është ky. The Computer Wore Tennis Shoes. Por ka dy versioni një në 1969 një në 1995
 
versioni i 95-ës është film televiziv. po përfitoj nga rasti dhe po e shoh se qënka në youtube
 
Ky dokumentar i kushtohet mbikqyrjes se jeteve tona nepermjet rrjeteve te ndryshme sociale dhe quhet "Asgje per te fshehur"
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,284
1,318
Çuçuritje 2022
5,246
271
Çuçuritje 2021
16,533
688
Çuçuritje 2020
6,551
303
Çuçuritje 2019
5,802
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top