Burri që shpëtoi botën (The man who saved the world 2015)
Në 26 Shtator 1983, sistemi kompjuterik i mbrojtjes bërthamore të Bashkimit Sovjetik, dha alarmin se Rusia po sulmohej me raketa bërthamore nga Amerika. Oficeri Stanislav Petrov ishte në detyrë, dhe nuk e dha alarmin dhe tha se ishte alarm i rremë. Mirëpo pas kësaj erdhi një sulm i dytë, një i tretë dhe i katërt. I gjithë pesha dhe presioni i marrjes së vendimit ishte tek ky. Ai refuzonte t'i besonte kompjuterit, ndërsa stacionin hapësinor as nuk e mohonte dhe as nuk e pohonte dot një sulm të tillë. Ai kishte dy mundësi të prisnin konfirmimin me radar, i cili do të ishte një vendim pothuajse vetëvrasës pasi nuk do të kishte kohë që raketa të asgjesohej dhe shumë njerëz do të vdisnin, nëse do jepte alarmin do fillonte lufta bërthamore, dhe mendohej që do të shfarrosej gjithë bota e qytetëruar dhe me miliarda njerëz do vdisnin.
Ai mori riskun dhe vendosi për konfirmimin me radar, i cili tha se ishte alarm i rremë dhe bota shpëtoi nga katastrofa.
Në këtë dokumentar është edhe vetë oficeri i cili është ftuar në vizitojë Amerikën ku shprehu dëshirën të takohet me De Niron dhe Costner.