• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Dokumente per bashkim familjar në Greqi.

Poshnjari

Administrator
Staff member
#1
Bashkim-familjare-ne-grqei.jpg
Çdo vit ka qindra shqiptarë që kërkon të bëj bashkim familjarë në Greqi. Shumë prej tyre sfiliten për ditë të tëra duke mbledhur dokumentet e duhura për bashkim familjarë. Problemi qëndron edhe tek fakti që edhe kur venë në një zyrë punonjësi nuk e shpjegon na fillimi se çfarë dokumentesh duhen.
Këtu në Shqipopedia do ju tregojmë hapat dhe procedurat që duhet të ndjekë si personi që ndodhet në Greqi edhe personi ose personat që ndodhen në Shqipëri.

Dokumentet që duhet të mbyllë për bashkim familjarë personi në Greqi
I/e interesauari/a që kërkon të bëj bashkim familjarë që ndodhet në Greqi duhet të ketë të paktën 2 (dy) vite me dokumente të rregullta ne Greqi.
1. Fotokopje të faqes së parë të personit që bënë kërkesën për bashkim familjarë.
2. Fotokopje të lejes së qëndrimit.
3: Fotokopje faqes së parë të personit/ve që kërkon të bëj bashkim familjarë.
4. Deklaratë e të ardhurave vjetore ( Eforologjiki dhilosi) me të paktën 10000 (dhjetëmijë) euro
5. Fotokopje të librit të shëndetit.
6. Fotokopje të kontratës së shtëpisë.


DOKUMENTACION QE KERKOHET PER BASHKIM FAMILJAR

1. Pasaporta e te interesuarit.
2. Çertifikatë Familjare e legalizuar nga Prefektura përkatëse dhe nga Ministria e Jashtme e Republikës se Shqipërisë.
3. Çertifikatë Martese e legalizuar nga Prefektura përkatëse dhe nga Ministria e Jashtme e Republikës se Shqipërisë.
4. Çertifikatë lindje e legalizuar nga Prefektura përkatëse dhe nga Ministria e Jashtme e Republikës se Shqipërisë.
5. Dëshmi Penaliteti nga Ministria e Drejtësisë së Shqipërisë e legalizuar nga Ministria e Jashtme e Republikës së Shqipërisë.
6. Çertifikatë shëndetësore nga e cila vertetohet se nuk vuani nga sëmundje ngjitëse (forma tërhiqet pranë Zyrës Konsutlore) + analizat përkatëse për të rriturit, ndresa per femije nën moshën 14 vjec fotokopje të librit të vaksinave.
7. Fotokopje e pasaportës së bashkëshortit/es në të gjitha fletet.
8. Pasaportat e vjetra, (ne raste mos disponimi) Vërtetim nga Policia Shqiptare, Drejtoria e Kufirit dhe Emigracionit, nga sistemi shqiptar « TIMS » mbi hyrjet dhe daljet nga teritori i Republikës së Shqipërisë nga viti _ deri ditën e dorëzimit të dokumentave për bashkim familjarë.
9. Deklarimin e fundit të të ardhurave vjetore të bashkëshortit/es në Greqi.
10. Fotokopje te librit të sigurimeve shëndetësore të bashkëshortit/es apo vërtetim nga institucioni përkatës i sigurimeve në Greqi.
11. Fotokopje e kontratës së shtëpisë të bashkëshorti/es në Greqi.
12. Nëse kërkesa bëhet dhe për fëmijet dhe ato ndodhen në moshë shkollore, kopje të deftesave shkollore apo vërtetime shkollore për tre vitet e fundit.
13. (Ne rast qendrimi të paligjshëm në Greqi) vërtetime nga pikat e Kontrollit Kufitar të Greqisë të pagesave në raste gjobash për qendrimin e mëparshëm të pa ligjshem, kopjet se bashku me origjinalet.

Shënim : Zyra Konsullore e Ambasadës së Greqisë në Tiranë është e detyruar që brenda një afati 3 mujor nga data e mbërritjes së dokumentacionit zyrtar të kërkesës për bashkim familjar të paraqitur nga i/e interesuari/a në prefekturën përkatëse në Greqi, t'ju dërgojë një mesazh në numrin e telefonit të deklaruar nga i/e interesuari/a apo duke ju njoftuar për datën e intervistës pranë kësaj Zyre. I/e mteresuari/a duhet të ketë të gjithë dokumentacionin e lartpërmendur gjatë intervistës për Bashkim Familjar.
 

Shefi

Administrator
#4
Por aq dokumenta që duan ata për bashkim familjare në Greqi është sikur do marrësh gjithë fisin. :angry::bhow:
Në fakt një nga projekt-idetë që kam patur më parë ishte kjo e proçedurave që nevojiten për gjëra të ndryshme por puna është që këto nuk para i gjen në sajtet përkatëse dhe nëse nuk ke një hall konkretisht do shumë punë të për të mësuar çfarë dokumentacionesh të duhen për të bërë një punë.
 

Poshnjari

Administrator
Staff member
#5
Në fakt një nga projekt-idetë që kam patur më parë ishte kjo e proçedurave që nevojiten për gjëra të ndryshme por puna është që këto nuk para i gjen në sajtet përkatëse dhe nëse nuk ke një hall konkretisht do shumë punë të për të mësuar çfarë dokumentacionesh të duhen për të bërë një punë.
Po, kjo është e vërtetë. Për bashkim familjare në Greqi u futa tek siti zyrtar i ambasadës Greke por nuk kishte as gjysmat e dokumenteve që duheshin. Aty tregonte vetëm pesë të parat, por faktikisht duhen edhe tetë të tjera.