• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

E ardhmja ishte dje ?!

Uriel

Active Member
#1
2fe560995571d707aecb04f9beb6dc32dfed7fb2.jpg

Me shpejtësinë me të cilën zhvillohet sot bota e teknologjisë pa frikë mund të themi se shpikjet më të mëdha të epokës së informacionit i kemi pasur përpara syve dhe thjeshtë nuk i kemi vënë re,kruajmë ballin dhe pyesim veten si na shpëtoi edhe kjo…
I tillë është dhe rasti i monedhave dixhitale e cila filloi atë që sot quhet nga ekspertët dhe entuziastët si revolucioni financiar i shekullit tonë.
Bitcoin e shumë monedha të tjera janë valuta të sistemit dixhital të cilat i mundësojnë njerëzve marrëdhënie financiare të decentralizuara duke përdorur cryptography,kanë kosto shumë të ulta transfertash si dhe zero kosto për hapjen e një llogarie, coinwallet. Janë të pavarura nga sistemet tradicionale të ndërmjetësimit sic janë bankat,institucionet financiare dhe të transferimit të parave. Mjafton të keni smartphone dhe një coin wallet.
Kush e krijoi Bitcoin ?
Ndër vite janë ngritur shumë pikëpyetje por deri më sot dihet thjeshtë pseudonimi Satoshi Nakamoto.
Si u krijua Bitcoin ?
Satoshi Nakamoto krijoi programin dhe protokollin e gjenezës së Bitcoin në 2009 duke qënë i pari që u shpërblye me 50 monedha. Rezerva e minierës virtuale së Bitcoin është 21 milionë,sot në qarkullim janë rreth 16.000.000 monedha.
Monedhat dixhitale ose Cryptocurrency formohen dhe nxirren prej “minierave” virtuale me anë te kompjutërve të cilët zgjidhin probleme matematikore dhe si rezultat “minatori” shpërblehet me monedha virtuale. Në të njëjtën kohë “minierat” shërbejnë edhe si mjedise virtuale që mundësojnë realizimin e të gjithë transfertave.
Kur u krye blerja e parë dhe a pritet rritje e tregut global ?
Një vit pasi koncepti i Bitcoin u publikua në vitin 2009,Laszlo Hanyecz një programues nga Florida kreu transaksionin e parë jashtë botës virtuale duke blerë dy pica me 10,000 monedha Bitcoin. Po ti këmbejmë ato monedha përafërsisht me vlerën e sotme picat do të kushtonin 25 milionë dollarë.
Nëse në vitin 2009 një monedhë vlente asgjë,në muajin maj të këtij viti dhe fillimin e qershorit Bitcoin arriti majën e çmimit të saj $ 3000 për monedhë.
Sot vlera totale e tregut së Bitcoin llogaritet të jetë 41Bilion $ përafërsisht e njëjtë me pasurinë e Llary Page, co-founder GOOGLE.
Padyshim si çdo inovacion tjetër dhe monedhat dixhitale nuk i shpëtojnë hezitimit, skepticizmit të publikut si dhe burokracive shtetërore.
Por zhvillimet e fundit sjellin një frymë optimiste po të konsiderojmë që :
  • Rusia po diskuton për ta kaluar në procese rregullatore ,megjithëse nuk e njeh ende si valutë por si njësi llogarie.
  • Australia pritet të kalojë legjislacionin i cili e njeh Bitcoin si valutë monetare dhe e përjashton nga taksat duke parë zhvillimin fenomenal së bizneseve që operojnë me Bitcoin në Japoni , Kore e Jugut , Kinë.
  • Skandiabanken,banka më e madhe online në Norvegji integron Bitcoin për klientët e saj.
Këto janë vetëm disa shembuj që tregojnë se revolucioni vërtetë ka filluar vite më parë dhe të gjitha shenjat tregojnë për rritjen dhe transformimin e sistemeve tradicionale në çdo fushë që ne njohim.
Po në Shqipëri cfarë bëhet ?!
Të mendosh që Shqipëria varet nga të ardhurat e emigrantëve të cilat janë rreth 550-700 Milion Euro në vit,
të duket e pabesueshme indiferenca që shikon në tregun financiar shqiptar.
Po të kishim infrastrukturën ligjore,inkurajimin e sipërmarrësve,bashkëpunimin e operatorëve financiarë (biznese,bankat) potencialisht shqiptarët mund të kursenin miliarda lekë në vit nga transfertat që mbajnë gjallë Shqipërinë.
Fatkeqsisht ne jetojmë të bllokuar në një kuti xhami nga e cila shohim botën.
Ndoshta do zgjohemi një ditë por do të jetë shumë vonë pasi “e ardhmja ishte dje”…
 
Last edited by a moderator:

Exp

Administrator
#3
Si çdo gjë edhe e ardhmja e bitcoin-it është e paparashikueshme. Normalisht ata që iu futën këtij sporti si duke krijuar bitkoin në fillim fare apo edhe blerë kur qe lirë, kanë fituar shumë ndërsa të merresh tani duhet t'i kesh paratë me qese.
Kjo quhet monedhë por, faktikisht funksionon si letër me vlerë.
Funksionon si bursa dhe fiton lekë kur e blen lirë dhe e shet më shtrenjtë.