Efektet vizuale e filmave në vite

Exp

Kalorës
Pa efektet vizuale, shumë skena filmash do ishin thjesht të pamundura. Në videon e mëposhtme janë filmat me efektet më të bukura që kanë fituar.
Cili është filmi më i vjetër që mbani mend. Për mua më mbresëlënësi është Haduti i Bagdatit (The thief of bagdad 1940)
 
Mendoj më shumë bëri bujë nga tematika, pastaj nga efektet.
Në fakt bëri bujë nga të dyja. Por dhe grafika bëri të sajën. Shumica ende nuk e di tematikën, nuk e dinë që është film i thellë filozofik.
pilula-e-kuqe-pilula-blu.jpg

Fillon me mundësinë që i japin Neos të zgjedhë pilulën e kuqe dhe të mësojë të vërtetën sido që të jetë ajo,
apo të marrë atë blu dhe të jetë rehat në gjumë.
Tani termi red pill, apo redpilled përdoret gjerësisht për personat që janë në djeni të gjërave dhe të vërtetave reale
dhe jo atyre që na kanë servirur si të vërteta...
 
Në fakt bëri bujë nga të dyja. Por dhe grafika bëri të sajën. Shumica ende nuk e di tematikën, nuk e dinë që është film i thellë filozofik.
View attachment 403
Fillon me mundësinë që i japin Neos të zgjedhë pilulën e kuqe dhe të mësojë të vërtetën sido që të jetë ajo,
apo të marrë atë blu dhe të jetë rehat në gjumë.
Tani termi red pill, apo redpilled përdoret gjerësisht për personat që janë në djeni të gjërave dhe të vërtetave reale
dhe jo atyre që na kanë servirur si të vërteta...
Por është interesante se kam biseduar me persona që e besojnë një gjë të tillë.
 
Sikur te ishte jeta si ne matrix :nerdy:

Nje pyetje naive, lidhet ky film me ateizmin?

Jo, përkundrazi filmi ka lidhje me fenë dhe me mitologjitë. Në të gjithë popujt anembanë botës, në dijeninë time, nuk mendoj se ka ekzistuar ndonjë popull të mos ketë në një mënyrë apo në një tjetër besim te një apo shumë perëndi. Ateizmi në fakt është shfaqur edhe në lashtësi, por është zhdukur dhe është rikthyer përsëri. Dhe nuk është se gjithmonë ka pasur të njëjtin kuptim, psh a-theos ka patur kuptim negativ - njeri i pafe, njeri i keq pa frikë perëndie. Ateizmi është besimi se nuk ka zot, në vetvete ky është një besim me vete pasi askush nuk mund të vërtetojë me prova mosekzistecën apo edhe ekzistencën e zotit. Kjo gjë është në disfavor për ateistët pasi një ateist bazohet vetëm në shkencë dhe shkenca nuk e ka mohuar mundësinë e ekzistencës së zotit, ndërsa besimtarët bazohen te besimi që nuk ka nevojë për prova. Ky term ka marrë një nuancë ndryshe në shekullin e XX në periudhën marksiste-komuniste, sepse është një dogmë totalitare dhe nuk e le njeriun të vendosë vetë se çfarë të besojë. Sipas mendimit tim termi më i përshtatshëm është agnosticizëm, që do të thotë se nuk e dimë nëse ka apo jo zot, U zgjata pak tek ajo fjalë pasi besoj se kishte rëndësi.

Tani të kthehemi tek filmi, në fakt ky film ka shumë elementë biblikë, filozofikë, nga mitologjia greke, skandinave, hebraike madje edhe budizmi. Shpjegimi i filmit është në shtresa, thjesht përmbajta dhe interpretimi i saj i thjeshtë është shtresa e parë. Kjo është ajo pjesë filmi që kanë parë shumica dhe grafike mbresëlënëse. Shtresa e dytë është çfarë fshihet pas personazheve, kë personifikojnë? Dhe shtresa e tretë pastaj është për ata që mund të shohin edhe më tej filmit, që kanë inteligjencën dhe urtësinë e duhur. Psh një shpjegim që i japim është: Merovingiani është djalli, Arkitekti është zoti, Neo është Jezui (por edhe secili prej nesh), Orakulli është shpirti i shenjtë. Matrix 1 flet për lindjen. Matrix 2 për jetën dhe matrix 3 për vdekjen. Zioni është real jo matriksi. Filmi është shumë simbolik dhe çdo gjë ka një kuptim dhe asgjë nuk është rastësisht. Dmth ky film është aq i thellë saqë duhen bërë seminare dhe duhen orë të tëra vetëm për të shpjeguar një pjesë të tij. Nuk mbaj mend shumë gjëra por nuk do ishte keq ta rishikoja besoj se ka ardhur koha.
 
Rregullimi fundit:
Ke shume te drejte, sinqerisht keto filma jane nje pjese e reales duke mare parasysh fenomenet qe ndodhen ne jete, si prsh magjia:



Personalisht kete magjistar ose quani si te doni une do e quaja nder me original ne menyren se si i ben tricket e tij dhe besoj kjo ska lidhje me besimin dhe nuk jane efekte ndaj zotit ?
 
hahaha
kjo mo
këto janë truke. dhe 99% e tyre janë sharlatanë.
magjistarët (nëse ekzistojnë) nuk kanë nevojë për reklamë apo për show
 
Ja gjeta edhe këtij trimit shpjegimin, sepse qënka "magjistar" i madh në Londër ky. hidhi një sy
 
come on..

Mos me thuaj qe i beson keto qe kane nxjere keta sepse eshte shume e thjesht qe sjane te verteta ja edhe nje opsion tjeter

 
ok ok. secili beson atë që do të besojë. por nëse dikush ka vendosur se çfarë do besojë
nuk ka rëndësi sa fakte iu paraqiten dhe që vërtetojnë të kundërtën, ata e kanë marrë vendimin dhe bindja e tyre vetëm përforcohet.

tani kjo videoja këtu. 2 variante
1. Nëse e marr 100% të saktë dhe të vërtetë një çun ngriti më shumë nga ç'mund të ngrinte, e ça pastaj, nuk ka ndonjë fuqi superhumane këtu
2. Është manipulim. Por mendimin tim, kjo vetëm sesi punon kamera lë për të dëshiruar dhe në momentet që bëhet zoom in
shtanga zëvendësohet shumë kollaj dhe gjithë të pranishmit janë pjesë e lojës dhe bëjnë të habiturin.
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,285
1,318
Çuçuritje 2022
5,246
271
Çuçuritje 2021
16,534
688
Çuçuritje 2020
6,551
303
Çuçuritje 2019
5,802
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top