Exp
Kalorës
Gjuha shqipe ka një obsesion me qimet e fytyrës dhe këtë e tregojnë fjalët e shumta që kemi për vetullat dhe mustaqet. Vetëm për mustaqet në fjalorin e gjuhës shqipe kemi 23 fjalë dhe për vetullat 24.
Fjalë për përshkrimin e mustaqeve dhe vetulla jam mëse i sigurt se ka dhe të tjera. Por pyetja qëndron përse na nevojiten kaq shumë fjalë për vetullat dhe për mustaqe. Pse ne paskërkemi obsesion qimet e fytyrës ndoshta ka të bejë me faktin se që në lashtësi na ka pas pëqyer e bukura dhe çështë e vërteta vetullat e një gruaje simbolizojnë bukurinë e saj dhe mustaqet e një burri hijëshinë dhe burrërinë e tij.
1. MUSTAKOÇ
Që ka mustaqe të trasha e të dendura, mustaqemadh.
2. MUSTAQEBARDHË
Që i janë thinjur mustaqet; me mustaqe të bardha.
3. MUSTAQEBIGË
Që i ka mustaqet të ngritura përpjetë e me majë si bigë.
4. MUSTAQEDIRSUR
Që sapo ka hyrë në moshën e djalërisë, që sapo i ka
djersitur mustaqja.
5. MUSTAQEFSHESË
Që i ka mustaqet të dendura, të drejta e të gjata si
fshesë.
6. MUSTAQEGJATË
Që i ka mustaqet të gjata.
7. MUSTAQEGJEMB
Që i ka mustaqet me majë të mprehtë.
8. MUSTAQEHOLLË
Që i ka mustaqet të holla.
9. MUSTAQEKUQ
Që i ka mustaqet si të kuqe.
10. MUSTAQEMADH
Që i ka mustaqet të mëdha, mustakoç.
11. MUSTAQEMI
Që i ka mustaqet të rralla, me mustaqe si të miut.
12. MUSTAQEPADIRSUR
Që është ende i mitur, që është në moshë të njomë, që
s'i ka djersitur ende mustaqja.
13. MUSTAQEPËRDREDHUR
Që i ka mustaqet të përdredhura.
14. MUSTAQEPËRPJETË
Që i ka mustaqet të ngritura përpjetë.
15. MUSTAQEPOSHTË
Që i rrinë mustaqet të varura me majat poshtë,
mustaqevarur.
16. MUSTAQERRUAR
Që i ka rruar mustaqet, që nuk i lë mustaqet t'i rriten.
17. MUSTAQESPICË
Që i ka mustaqet të drejta, shumë të holla e me majë.
18. MUSTAQESHTËLLUNGË
Që i ka mustaqet të trasha e të buta si shtëllungë.
19. MUSTAQESHTIZË
Që i ka mustaqet të gjata, të shtrira e me majë si shtizë.
20. MUSTAQETHINJUR
Që i ka mustaqet të thinjura, mustaqebardhë.
21. MUSTAQEVARUR
Që i rrinë mustaqet të varura me majat poshtë,
mustaqeposhtë.
22. MUSTAQEVERDHË
Që i ka mustaqet të verdha.
23. MUSTAQEZI
Që i ka mustaqet të zeza.
1.) VETULL
Pjesa e fytyrës mbi sy, që është pak e ngritur dhe e mbuluar me një hark qimesh të dendura; harku i qimeve mbi gropën e syrit. Me vetulla të zeza (të trasha, të holla). Me vetulla kaleshe (leshatore).Mblodhi (rrudhi, uli) vetullat. Shkulin (heqin) vetullat.
2.) VETULLAN
Që i ka vetullat të trasha e të gjata, me vetulla të dendura e të mbledhura. Njeri vetullan.
3.) VETULLARËNË
Që e ka bishtin e vetullave të varur poshtë, me vetullat të rëna.
4.) VETULLASORRË
Që i ka vetullat shumë të zeza si pendët e sorrës, vetullzi.
5.) VETULLASH
Vetullan.
6.) VETULLBARDHË
Që i ka vetullat të bardha ose të zbërdhulëta.
7.) VETULLFISKAJË
Që i ka vetullat të holla si fiskajë, vetullhollë. Nuse vetullfiskajë.
8.) VETULLGAJTAN
Që i ka vetullat të holla e të gjata si gajtan. Djalë vetullgajtan.
9.) VETULLGJILPËRË
Që i ka vetullat shumë të holla si gjilpërë. Vajzë vetullgjilpërë.
10.) VETULLHEQUR
Që i ka vetullat të holla pasi i ka hequr; vetullhollë (për vajzat e gratë).
11.) VETULLHËNË
Që i ka vetullat të kthyera hark si hëna e ngrënë (për vajzat e gratë). Vajzë vetullhënë.
12.) VETULLKALEM
Që i ka vetullat të holla, të gjata e të bukura si të shkruara me kalem, vetullshkruar (zakonisht për vajzat e gratë). Vajzë vetullkaleme.
13.) VETULLKALESH
Që i ka vetullat të trasha e të zeza; vetulltrashë, vetullzi.
14.) VETULLKURORË
Që i ka vetullat të kthyera hark si kurorë (kryesisht për vajzat e gratë).
15.) VETULLNGRITUR
Që i ka vetullat të ngritura lart.
16.) VETULLNGRYSUR
I vrenjtur, i zymtë, me vetulla të ngrysura. Pleqtë vetullngrysur. Rrinte vetullngrysur.
17.) VETULLOR
Që i ka vetullat të trasha,vetullan. Burrë vetullor.
18.) VETULLOSH
Që i ka vetullat të trasha, vetullan. Burrë vetullosh.
19.) VETULLOSHE
Dhi me rrathë të kuq anës syve.
20.) VETULLRRUDHUR
Që i ka vetullat të rrudhura.
21.) VETULLSHKRUAR
Që i ka vetullat të holla e të bukura. Vajzë vetullshkruar.
22.) VETULLTRASHË
Që i ka vetullat të trasha.
23.) VETULLVRENJTUR
Me vetulla të vrenjtura, i zymtë, vetullngrysur.
24.) VETULLZI
Që i ka vetullat të zeza. Djalë vetullzi. Vajzë vetullzezë.