• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Filma dhe serialë në gjuhën greke

Exp

Administrator
#1
Një tjetër ndihmesë në mësimin e një gjuhe të huaj është edhe nëpërmjet filmave, serialëve, dokumentarëve dhe videove të ndryshme, sidomos kur nuk jeton në shtetin ku flitet gjuha. Përveç disa filmave që kemi mundësuar për shkarkim këtu, herë pas here mund të sygjerojmë edhe materjale të tjera shtesë, si seriali i mëposhtëm. Αστέρας Ραχούλας


shikoni komplet 28 episodet e serialit
 
Last edited:

Uriel

Freelance Developer Uriel
#2
Jam rritur me serialet greke, edhe gjuhen nepermjet atyre e kam mesuar.

Sidomos kjo

kam shume seriale qe kam pare edhe akoma i ndjek sepse vertet jane te bukur ti shohesh edhe mbas shum viteve.
 

Exp

Administrator
#3
Jam rritur me serialet greke, edhe gjuhen nepermjet atyre e kam mesuar.
Sidomos kjo
kam shume seriale qe kam pare edhe akoma i ndjek sepse vertet jane te bukur ti shohesh edhe mbas shum viteve.
Ky është seriali i dytë që do sygjeroja. Dhe do të shtoja se ky serial është nga ata që gjithnjë do t'ju nxjerrë ndonjë fjalë apo shprehje të re, dhe të panjohur. Pra Eleni flet gjuhën në zhargon (γλώσσα αργκό) gjuhën e rrugës që flasin të rinjtë me shprehje dhe kuptime që nuk gjenden në fjalorin standart, dhe Kostandini flet gjuhë dijetari (λόγια γλώσσα) apo deri diku katharevusa. Edhe pse nuk është se njerëzit flasin kaq shumë në zhargon, dhe në katharevusa mund të themi se tani përdoren vetëm shprehje apo fjalë të ndryshme.
Shprehjet në zhargon që flet Eleni nuk është se janë gjithnjë në përdorim, madje shumë dhe nuk përdoren, ndërsa gjuha akademike përfshin shprehje dhe fjalë nga Greqishtja e Lashtë (800-300 para Krishtit) nga gjuha Helenistike (apo Greqishtja e Dhiatës së Re. 330 para Krishtit - 700 pas Krishtit) dhe Katharevusa e cila ishte gjuha zyrtare e Greqisë deri më1976 (ndërsa sistemi politonik u hoq më 1982).
Pra që dikush të njohë mirë një gjuhë duhet të ketë njohuri si në aspektin e gjuhës së rrugës por edhe atë akademik. Nëse e kuptoni këtë serial, lojën e fjalëve mund të themi se e njihni gjuhën greke.
shembuj fjalësh
λόγιo
Ηθελέστα και παθέστα - Ήθελες τα και τα έπαθες.
αργκό
Τα πήρα στο κράνιο - Εκνευρίζομαι, βγαίνω εκτός εαυτού.
 

Uriel

Freelance Developer Uriel
#4
Mua me pelqen nje shprehje e Elenit, tsaperdonosfirixtra (nuk di ta shkruaj greqisht) eshte nje moment qe me pelqen shume tek ky serial, Eleni i perdorte shume.
 

Exp

Administrator
#5
Mua me pelqen nje shprehje e Elenit, tsaperdonosfirixtra (nuk di ta shkruaj greqisht) eshte nje moment qe me pelqen shume tek ky serial, Eleni i perdorte shume.
Bukuria e gjuhës greke është plasticiteti i saj dhe përsa i përket fjalëformimit është gjuhë e jashtëzakonshme. Shumë fjalë mund të krijojë çdokush por kjo nuk do të thotë janë fjalë në përdorim nga të gjithë. Por nëse dëgjon ata që flasin pa pushim gjuhën e rrugës (τη γλώσσα του λιμανιού) është me të vërtetë e bezdisshme dhe nuk besoj se ja vlen t'i futesh atij sporti. Dhe kjo fjalë që thua ti, mund të duket e lezeçme në dëgjim por nuk është dhe fjalë aq e bukur po t'i dish kuptimin.
një tjetër shprehje që përdoret shpesh do thoja
σε τα μας - "σε μας τα λες αυτά".
 

Uriel

Freelance Developer Uriel
#8
Edhe ky eshte vertet i bukur, me nje adoleshent qe cdo kohe ka "kyrigma"

@Exp shume ide e bukur kjo e filmave greke, uroj te vazhdoj mire. :)
 

Exp

Administrator
#14
Por seriali që bëri bujë, po dhe aq ndër shqiptarë është Η αγάπη ήρθε από μακρυά - Dashuria erdhi nga larg.
Ku një greke dhe një shqiptar bien në dashuri edhe pse ishin të martuar dhe kjo theu pak tabunë.
cd_agapi.jpg
Lista e episodeve
(meqë po flasim për serialët, përveç serialit të parë që e kam parë komplet, të tjerët nuk i kam parë, apo mund të kem parë ndonjë pjesë tek-tuk)
 

Exp

Administrator
#15
Edhe ky serial sikur pati ca sukses Το Καφέ της Χαράς
to-kafe-tis-haras.jpg
Lista e episodeve këtu

një intervistë me një aktore
 
Last edited:

Exp

Administrator
#16
Një tjetër serial që mu kujtua dhe që ka patur goxha sukses te mega është edhe Εραστής Δυτικών Προαστίων
Εραστής Δυτικών Προαστίων.jpg
Lista e episodeve këtu
 

Exp

Administrator
#17
Ndërsa nga serialët dramatikë Κλείσε τα μάτια ka patur më shumë shikueshmëri dhe famë
klise-ta-matia.jpg
Lista e episodeve këtu