• Kjo faqe përdor cookies. Duke vazhduar të përdorim këtë faqe, ju jeni duke rënë dakord me përdorimin tonë të cookies. LEXO ME SHUME

Filma dhe serialë në gjuhën greke

Exp

Administrator
#28
Është edhe një i Finos Film me Iliopoulos.
Epo ty të kemi ekspertin e kinematografisë greke. Ti e di që numri i filmave grekë që kam parë unë është shumë i limituar. Unë e kam ekpertizën tek filmat amerikanë.
Megjithatë e bëra një kërkim, ky që them unë qënka një remake i atij filmi që thua ti i prodhuar në 1961. Ke të drejtë kur thua se filmat e vjetër grekë janë cilësorë. Gjeta dhe një klip që qënka pothusje identik me versionin e ri.
 

Exp

Administrator
#29
Këtë film nuk e kisha parë, madje nuk i dija as titullin. Në fakt jam mëse i bindur se ky film është pothuasje i panjohur për shumicën prej nesh.
Thjesht dija që ekzistonte dhe thashë se mos e kishin ngarkuar në youtube, ca klikime andej ca këtej dhe gjeta cili ishte dhe ku ishte.
Flet për emigrimin e shqiptarëve-minoritarë në Greqi dhe duke qënë film mjaft i vjetër (26 vjet) ka interes.
Ndoshta jo dhe aq për mësimin e gjuhës por më shumë nga ana kinematografike, sesi ishte gjendja atëherë,
çfarë vështirësish ekzistonin dhe ç'kanë hequr emigrantët një çerek shekulli më parë...

Απ'το χιόνι (1993) - Nga dëbora
(shikojeni sa është akoma online...)