Filma dhe serialë në gjuhën greke

Është edhe një i Finos Film me Iliopoulos.
Epo ty të kemi ekspertin e kinematografisë greke. Ti e di që numri i filmave grekë që kam parë unë është shumë i limituar. Unë e kam ekpertizën tek filmat amerikanë.
Megjithatë e bëra një kërkim, ky që them unë qënka një remake i atij filmi që thua ti i prodhuar në 1961. Ke të drejtë kur thua se filmat e vjetër grekë janë cilësorë. Gjeta dhe një klip që qënka pothusje identik me versionin e ri.
 
Këtë film nuk e kisha parë, madje nuk i dija as titullin. Në fakt jam mëse i bindur se ky film është pothuasje i panjohur për shumicën prej nesh.
Thjesht dija që ekzistonte dhe thashë se mos e kishin ngarkuar në youtube, ca klikime andej ca këtej dhe gjeta cili ishte dhe ku ishte.
Flet për emigrimin e shqiptarëve-minoritarë në Greqi dhe duke qënë film mjaft i vjetër (26 vjet) ka interes.
Ndoshta jo dhe aq për mësimin e gjuhës por më shumë nga ana kinematografike, sesi ishte gjendja atëherë,
çfarë vështirësish ekzistonin dhe ç'kanë hequr emigrantët një çerek shekulli më parë...

Απ'το χιόνι (1993) - Nga dëbora
(shikojeni sa është akoma online...)
 
po shikoj se gjysma e videove të jutubit janë hequr, kështuqë
që të ketë muhabeti kuptim nëse një video fshihet, të shkruajmë edhe titullin e videos
se jutubi qëllimisht i heq edhe titullin...
 
po shikoj se gjysma e videove të jutubit janë hequr, kështuqë
që të ketë muhabeti kuptim nëse një video fshihet, të shkruajmë edhe titullin e videos
se jutubi qëllimisht i heq edhe titullin...
Atë e kam thënë edhe unë para disa kohësh. Nuk e kuptoj se përse janë fshirë gjithë ato video.
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top