Filmi i fundit që keni parë...

Poshnjari

Administrator
Staff member

Eye in the sky ( sytë në qiell )
Një film interesant.
Një thënie nga filmi: asnjëherë mos i thuaj një ushtaraku (i cili ka marrë pjesë në misione luftarake) çmimin që ka lufta.
 
  • Like
Reactions: Exp

Exp

Administrator
Colombina me titra shqip
Një film aksion interesant.
hm do parë dhe ky
edhe pse po ja fusin kot kohët e fundit dhe e kanë ekzagjeruar me këta filmat aksionë
me protagoniste femra të thuash ti këto bëjnë namin.
:lol::rofl2::dead:
femra më e fortë mezi rreh burrin më të dobët, dhe ndonjëherë as atë nuk e rreh dot...
Madje marrëzia në shtetet e bashkuara arriti në kohën e obamës kur bënë komandante të forcave
ajrore një femër (pasojë e korrektësisë politike) por e pushuan disa ditë më parë për paaftësi
:cwl::evilgrin::facepalm:
 

Shefi

Administrator
Aquaman mjaft film i bukur edhe pse fantastiko-shkencor.

View attachment 439
Nuk qe i keq, kishte pjesë të bukura.
Tani të gjithë filmat (kryesisht këta me superheronj) sa vijnë e ngjajnë me njëri tjetrin.
Edhe pse teknologjia është në nivele jashtëzakonisht të larta, dhe vizualisht një film është perfekt. Problemi qëndron se nuk ka më histori origjinale, por ripunimet
e historive të vjetra. Marrin personazhe të mitologjive dhe i kombinojnë me teknologji dhe gomarllëqe të këtij lloji. Ka kohë që flitet që Hollivudi mund të bëjë filmin Skënderbeu, që është gjë e mirë, por nga ana tjetër është një lloj hezitimi që mund ta katranosin...
 

Poshnjari

Administrator
Staff member
The brave 2019 me titra shqip
The brave 2019 ose ndryshq filmi per Lazaratin eshte nje film me tematik korrupsioni ne Shqiperi. Filmi eshte i mire realizuar, me perjashtim te disa skenave te ekzagjeruara, por perseri ngelet nje film.
 

Shefi

Administrator
Colombina me titra shqip
U përpoqa ta shikoja këtë film por ishte e pamundur. Më mirë me pa Liza në Botën e Çudirave, se të paktën e di që është përrallë, këtu duan të të tregojnë përrallat si të vërteta.
Përveç kësaj desha të shtoja se ato skenat e fillimit që ajo çupa bën namin me akrobacira dhe iu shpëton gansterrave është totalisht kot plus që nuk është orgjinale por është e kopjuar. (dmth kopjuar nga shumë filma jo vetëm ky)

E kam fjalën për atë që quhet Jakamasi (Yamakasi) ndryshe quhet Parkour apo Freerunning. Është ky sporti që hidhesh e vërvitesh duke vrapur e duke bërë akrobaci në qytet. Dhe kjo është krijuar në Francë nga fundi i viteve 90. Madje u bë i famshëm me filmin
Yamakasi - Les samourais des temps modernes - 2001 - Jakamasi Samuraj të kohërave moderne.

video te tilla gjen me mijëra në internet
 

Exp

Administrator
Ndërsa ky është vërtet interesant sesi janë dhe bëhen gjërat
 

Poshnjari

Administrator
Staff member
Shiko @Exp, dihet që është një film, por në përgjithësi jemi mësuar që super heronjtë janë meshkuj dhe kur shijojmë ndonjë femër sesi na duket.
Por interesante duken edhe sugjerimet e tua.
 
Top