Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Shark Tank. Në fakt nuk është film është një reality show me persona që kanë biznese
apo ide të cilat paraqiten përpara disa investitorëve të suksesshëm me shpresë të kenë bashkëpunim.
 
Shiko @Exp, dihet që është një film, por në përgjithësi jemi mësuar që super heronjtë janë meshkuj dhe kur shijojmë ndonjë femër sesi na duket.
Por interesante duken edhe sugjerimet e tua.

Kur dalin këta filma unë jam disi kështu :swearing::finger::drunk::dull::rolleyes::mad::angryred::tired::tmi:
Tani që një femër të bëjë çudira duke zhdëpur meshkujt mund të pranohet tek filmat me superheronj si wonderwoman, por jo tek filmat e zakonshëm aksioni. Hajde mo edhe një femër agjente mund të bëjë namin, por është dhe mënyra sesi bëhet se po trashemi fare :puke:
dmth një shembull i mirë është filmi Nikita. Por jo tani një copë femër anemike që i kap apo jo 49kilogram me gjithë rroba, haet dhëmbë për dhëmbë dhe i rreh burrat e botës sikur të jenë thasë me patate dhe t'i bëjë :idea: kallame e tju bëjë supleksin. Po nejse thuaj, kemi nevojë dhe për përralla, nëse tregohen bukur.

Ky filmi i fundit që të thashë më si sipër, është interesant, një profesor në orën e filozofisë, orën e parë të mësimit i vë studentët të fimosin se zoti ka vdekur që të mos merren me atë çështje. Një studetn kristian nuk pranon dhe i reziston profesorit, ata më pas bëjnë një tip gare kush fiton debatin
por nëse studenti humb debatin, do marrë notë të keqe dhe do humbasë bursën. Ai nuk pranon ta lërë këtë mësim as të firmosë dhe debati fillon.

_________
meqe ra llafi supleksi është kjo
supleks.jpg
 
Një tjetër film relativisht i panjohur është dhe Hereafter (2010)
Edhe pse unë me linjën kryesore të filmit, të komunikimit me njerëzit në botën tjetër nuk e besoj.
ky film është i realizuar bukur dhe pa egzagjerime, flet për përvojën që kanë njerëzit që vdesin dhe rikthen në jetë
e cila deri diku mendohet që jetë njëlloj për të gjithë.

Ndoshta më shumë @Uriel e pëlqen këtë.
 
The brave 2019
e pashë këtë mo, prodhim rus.
interesant ishte, kishte nja dy pjesë të mira. kishte aq aksion saqë mund të quhet film me luftë.
Skena e fundit nuk besoj të jetë xhiruar në Shqipëri se nuk besoj të kemi vila të tilla këtej.
 
At Sword's Point (1952) - Në majën e shpatës
ky është për @niki -in. Është me djemtë e muskëtjerëve...
 
Një tjetër film që rekomandoj është filmi Premtimi "The promise" (2016)
Filmi trajton Ballkanin, gjë që nuk e shohim shpesh në kinema,
dhe flet për Perandorinë Otomane dhe krimet e saj.
Por për çudi o @Dr_Luka u vërtetua përsëri ajo teoria jote për Anat...
 
Togo 2019 me titra shqip një film shumë i bukur i bazuar në ngjarje të vërtet.
E pashë dhe unë me titra anglisht, se kuptohet më mirë.
i bukur ishte aq më tepër që bazohet në ngjarje të vërtetë
vetëm ajo skena e detit të ngrirë m'u duk pak e ekzagjeruar
çdo gjë tjetër super
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,485
1,318
Çuçuritje 2022
5,317
271
Çuçuritje 2021
16,667
688
Çuçuritje 2020
6,608
303
Çuçuritje 2019
5,891
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top