Fitoni para duke bërë pyetje

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Po po e dëgjuat shumë mirë! Fitoni para duke bërë pyetje. Megjithatë nuk është aq e lehtë sa duket. Pra me pak fjalë faqja e njohur Quora që është një platformë shumë e veçantë e krijuar nga persona të larguar nga facebook, funksionon me pyetje dhe me përgjigje. Krijimi i llogarisë është ose me një llogari gmail apo fb-je.

Tani le të futemi tek të vështirat. Ky program mesa di unë ka pothuajse një vit që ka filluar.
1. Që të bëhesh pjesë e këtij programi nuk mund të aplikosh gjëkundi por të kontakton vetë quora & ofron këtë mundësi.
2. Pyetjet duhet të jenë unike dhe nëse një pyetje e re është e njëjtë apo shumë e ngjashme me një më të vjetër kanë për tu ngjitur.
3. Kini parasysh se pothuajse çdo gjë është pyetur atje dhe deri vjet kishte mbi 38 milionë pyetje të bëra.
4. Nuk besoj se është në të gjithë shtetet, dhe për pagesat ose me paypal ose me një llogari stripe.
5. Momentalisht për një pyetje paguesh vetëm një vit.


qu.jpg



Me aq sa pashë unë deri tani mesatarisht 10K shikime i bie 1$ por kjo varet nga lloji i pyetjes dhe lloji i reklamës që është parë apo klikuar. Normale që nëse trafiku është i jashtëm është më cilësor si trafik dhe ka më shumë pare, dhe nëse është trafik i brendshëm është shumë herë më pak dhe që më vonë pothuajse humbet. Megjithatë nëse gjen pyetjet e duhura, ajo rankohet mirë në SEO dhe duke pasur trafik të lartë dhe cilësor mund të kapë disa qindra apo dhe mijëra dollarë. Por këto pyetje janë të gjitha të kapura pasi thamë 38 milionë pytje deri tani janë bërë. Megjithatë nëse kapen 50-100$ në muaj nuk janë keq pasi ti vetëm pyetjen bën dhe pasi dërgon ca kërkesa te disa persona të cilët nëse përgjigjen pyetja mund të rankohet të gjenerojë trafik dhe $

Por deri tani është vetëm me ofertë partneriteti vetëm nga quora, dhe ata që janë në program nuk mund të bëjnë akoma ftesa.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top