Fjalë të çuditshme...

Exp

Kalorës
Fjala zhaponè nuk ekziston në fjalorin e gjuhës shqipe, por megjithatë përdoret në to folur.
Iu referohet bluzave pa mëngë. E ka orgjinën nga fjala frënge japonais (lexohet zhaponè) dhe që do të thotë, japonez, dhe e mori kuptim edhe për rrobat e tilla pasi japonezët kishin të tilla rroba.
catalog.jpg
 
Fjala robot, vjen nga çekishtja robota që do të thotë punëtor, e cila vjen nga rusishtja rabót (робот) që do të thotë punë.
 
Kë fjalë dini dhe përdorni për këtë trimin këtu.
kandar-pallenxe-zigj.JPG


Unë di tre dhe i përdor që të treja. Dini ndonjë tjetër ju?
kandar me etimologji nga turqishtja kantar
pallënxë me etimologji nga italishtja balanzo (balanco)
zigj me etimologji nga greqishtja ζύγι (zigji) (më duket se zigj është ai me pjatë por nejse)
 
Kë fjalë dini dhe përdorni për këtë trimin këtu.
View attachment 213

Unë di tre dhe i përdor që të treja. Dini ndonjë tjetër ju?
kandar me etimologji nga turqishtja kantar
pallënxë me etimologji nga italishtja balanzo (balanco)
zigj me etimologji nga greqishtja ζύγι (zigji) (më duket se zigj është ai me pjatë por nejse)
Quhet edhe peshore me etimologji nga shqipja peshë.
 
wattle.jpg

rezhdë
Nga fjalori encikopedik shqiptar
Lapë që i varet dhisë nën gushë (FESH)

Nga fjalori i Konstadin Kristoforidhit
rezhdë.jpg

rezhdë (Përmet) = τα σκουλαρίκια της γίδας τα οποία κρέμανται υπό το λαιμόν. - të dy vathët e dhisë që i ka ndën nofullat

Në anglisht iu thonë wattle
Po ju si iu thoni ju këtyre?
 
në Elbasan i thonë cys
në Përmet i thonë gëcit

por fjala të përdoret tani në të gjithë Shqipërinë është nga Shkodra
bëhet fjalë për fjalën NGAS
cys.jpg
 
fjala të çuditshme

fjala maçok e ka etimologjinë
nga fjala në shkodrançe që i thonë maçorri
dhe kuptimi i saj është ma(ë) çorri
maçok.jpg
 
Lokdaun (anglisht> lockdown)
Kjo është fjala që përdoret botërisht nga shtetet anglishtfolëse dhe jo, për shtet-rrethimin që kemi tani me sebepin e pandemisë.
Por cili ëshë kuptimi i kësaj fjale?
Ja çfarë thotë fjalori Merriam-Webster
(lockdown : the confinement of prisoners to their cells for all or most of the day as a temporary security measure)
lokdaun: izolim i të burgosurve në qelitë e tyre për gjatë gjithë ditë apo pjesën më të madhe të saj si një masë e përkohshme sigurie.

pra me pak fjalë e gjithë bota është burgosur dhe izoluar.
:dead:
 
Një tjetër fjalë e regjistruar nga Kristoforidhi që nuk është futur tek fjalori i shqipës është fjala
dirk = derrkuc

dirk- u (Myzeqeja) shumësi. dirqtë, këlysh derri

dirk.jpg
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 2, Anëtarë: 0, Vizitorë: 2)

Back
Top