Fjalë të çuditshme...

Exp

Kalorës
Fjala zhaponè nuk ekziston në fjalorin e gjuhës shqipe, por megjithatë përdoret në to folur.
Iu referohet bluzave pa mëngë. E ka orgjinën nga fjala frënge japonais (lexohet zhaponè) dhe që do të thotë, japonez, dhe e mori kuptim edhe për rrobat e tilla pasi japonezët kishin të tilla rroba.
catalog.jpg
 
Por ajo që më bëri më shumë përshtypje është se të paktën fjalori shqip mund ta referonte se fjala zhapone është një fjalë e huazuar nga frëngjishtja.
 
Fjala lajthis/ lajthit është e çuditshme pasi duket sikur e ka orgjinën nga lajthitë, dhe çfarë lidhje kanë lajthitë me të gabuarit askush nuk e di...
.
..
në fakt etimologjia e kësaj fjale çuditërisht vjen nga greqishtja nga folja lanthano (λανθάνω -gaboj)
 
Fjala lajthis është e çuditshme pasi duket sikur e ka orgjinën nga lajthitë, dhe çfarë lidhje kanë lajthitë me të gabuarit askush nuk e di...
Kurse unë mendoj të kundërtën. Lajthia është e mirë dhe ai që e ka provuar i pari ka ngelur pa fjalë. Dhe kanë pyetur: po ky ç'pati?
Lëre do ketë shtuar ndonjë tjetër lajthiti.
Dhe kështu ka ngelur lajthi. :rofl2:
 
  • Haha
Reagimet: Exp
Fjala dialektore mollois (me theksin tek i-ja) do të thotë tregoj. Shembull. -Hajde të të mollois.
Dihet që shumë fjalë të huaja pasi janë futur në gjuhën shqipe janë shkuar.
Kjo fjalë vjen nga fjala greke (μολοώ/ moloo' shkurtim i ομολογώ/ omologo') që do të thotë tregoj, dëshmoj.

Edhe pse është fjalë shuuumë e vjetëruar ka ende plaka që e përdorin kur kanë diçka që ja vlen të thuhet. :talking:
 
Kisha hapur një kategori për fjalore dialektor, do ishte mirë ta zhvendosje atje këtë
 
Fjala misrec. Një fakt jo shumë i njohur i gjuhës shqipe janë dhe fjalët e përbashkëta që kemi me gjuhën rumune. Janë një numër i madh fjalësh, edhe pse shpesh herë fjalët nuk kanë të njëjtin kuptim, kanë lidhje midis tyre & shqiptohen njëlloj.
Jam mëse i bindur se fjala shqip mistrec e ka prejardhjen nga rumanishtja mistreţ (mistrec) dhe që do të thotë derr i egër.
Arsyeja pse mendoj që ne e kemi marrë nga rumanishtja është se fëmijët që nuk sillen mirë (mistrecët dmth) janë me të vërtetë si derra të egër.
:rofl2:
Për disa tipa kjo fjalë mund t'i ketë të dyja kuptimet apo jo o @Dr_Luka
 
A e dini si i thonë në shqip, gishtit të madh të dorës.
është fjala pulqer me orgjinë nga latinishtja pollex
 
Pisika është fjala e radhës. A e di pse iua vëmë këtë emër maceve? Në fakt kjo fjalë e ka etimologjinë nga rumanishtja (pisică) dhe do të thotë mace. Është njëlloj sikur ta quajmë qenin psh. dog. :cwl:
 
Fjala misrec. Një fakt jo shumë i njohur i gjuhës shqipe janë dhe fjalët e përbashkëta që kemi me gjuhën rumune. Janë një numër i madh fjalësh, edhe pse shpesh herë fjalët nuk kanë të njëjtin kuptim, kanë lidhje midis tyre & shqiptohen njëlloj.
Jam mëse i bindur se fjala shqip mistrec e ka prejardhjen nga rumanishtja mistreţ (mistrec) dhe që do të thotë derr i egër.
Arsyeja pse mendoj që ne e kemi marrë nga rumanishtja është se fëmijët që nuk sillen mirë (mistrecët dmth) janë me të vërtetë si derra të egër.
:rofl2:
Për disa tipa kjo fjalë mund t'i ketë të dyja kuptimet apo jo o @Dr_Luka
:cwl::lol::rofl2::right: Kjo i bie që beratasit të jenë shumë derra të egër?
 
  • Pëlqej
Reagimet: Exp
:cwl::lol::rofl2::right: Kjo i bie që beratasit të jenë shumë derra të egër?
Prandaj jane forumet per te gjetur te gjitha variantet. E kisha harruar qe beratsit jane te specializuar ne kete fushe:cwl:. Do pare ky muhabet....
Mund te jene disa variante.
Psh.
1. Ndoshta ne Berat ka patur shume derra dhe kur kane ardhur romunet(vlleherit) mund te kene thene Berati eshte plot me mistrecë.
2. Berati mund te kete patur derra cilesore, dhe mund te qene i njohur për "mistrecë" Berati, njelloj sic themi tani pula Boboshtice apo patate Stëbleve.

Mund te kete dhe variante te tjera ca mendoni ju...
 
:hmm: Kjo e para më duket interesante. Dhe ka mundësi të ketë një farë të vertete së paku për dy arsye:
Megjithëse është shumë e njohur shprehja mistrec Berati, asnjëri nuk e di me siguri se nga se ka ngelur.
E dyta, në Berat ka shumë Rumunë, dhe ata mund ta kenë hapur këtë pasi malet e Beratit kanë pasur shumë derra të egër.
 
Që ka rumunë andej e di, biles kemi edhe soj andej, por për derrat nuk është se kisha informacion, thjesht në supozim bëra.
Ka shumë mundësi që për këtë të bëhet fjalë, dhe gradualisht e ka ndyshuar kuptimin...:selfie:
:yo:
Shumë shumë interesante, ja u sqaruan edhe derrat e egër të Beratit, ashtu mistrecët e Beratit.;)
 
Fjala kastravec, është fjala që shpesh përdorim për trangullin.
Është huazuar nga bullgarishtja краставица (kastravica).
 
Fjala sus. Shumë nga ju e keni dëgjuar edhe shprehjen Rri sus! ka nga ata që kujtojnë se është rri sustë :cwl:
Fjala sus e ka orgjinën nga latinishtja sūrsum që do të thotë lart. Dmth është Rri sus! - Rri lart; rri pa lëvizur. ose për kafshët kur rrinë mbi dy këmbë.
gatto_george_video.jpg

Gjithashtu kemi edhe kuptimin sus! - hesht!, por kjo është huazuar nga turqishtja susmak që do të thotë hesht, rri urtë.
 
Fjala ţânţar nga rumanishtja me orgjinë nga italishtja zanzara ka hyrë edhe në gjuhën shqipe dhe është fjala xanxare, që do të thotë i pa zbutur, i egër, mistrec.
angry_ass_2547955.jpg

Ndërsa në italisht dhe rumanisht do të thotë mushkonjë.
 
Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top