Fjale me shume shume kuptime

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Pothuajse çdo gjuhë ka fjalë me disa kuptime edhe gjuha shqipe nuk bënë përjashtim. Nuk po flasim për ato fjalë që e marrin theksin në vende të ndryshe, si fjala pára dhe pará ose ári dhe arí, por për fjalë që theksohen njësoj.
Këtu mund të bëjmë një listë të plotë të këtyre fjalëve. Momentalisht nuk është se më vijnë shumë në mëndje, por kjo listë do na ndihmojë.
Fjala re
Mund të themi sot qielli paska re. Por mund të themi edhe re nga biçikleta.
Fjala jetë
mund të themi ai do të jetë paqësor, por mund të themi edhe ai ka jetë të gjatë.
Fjala dhe
Mund të themi u bëra me dhe, ose dhe kështu mund te më mirë.
 
Në fakt në shqip nuk bien shumë në sy homonimet pasi ne vetëm një mënyrë shkrimi kemi dhe kur gjejmë një homonim shpesh herë themi ky është kuptimi i dytë apo i tretë i fjalës. Por homonimet anglisht apo gjuhë të tjera bien më shumë në sy pasi shkruhen ndryshe (ndoshta qëllimisht)
 
Ne fakt une do sugjeroja qe disa nga keto fjale te perdoreshin me theksin siper si ne gjuhen frenge.psh:dhe,si lidhez,dhé,kur behet fjale per token.gjithashtu do isha i mendimit qe fjalia qe fillon me i te madhe ose ë te madhe,t'i mbaje pikat mbi vete
 
Nuk besoj se janë shumë fjalë që kualifikohen për të qënë me è por nuk do ishte keq të përdorej. Ndërsa Ë-ja e madhe nuk e di pse e kanë bërë atë rregull dhe përdoret pa pika. (Ndoshta ngaqë bëheshin shumë parrulla në kohën e xhaxhit)

Ndërsa për I-në nuk jam dakort pasi nuk ka nevojë. Vetëm gjuha turke e ka atë lloj shkrimi, dhe e ka sepse i nevojitet ngaqë ka dy lloj i-rash. (İ i) (I ı)
 
E mira kështu do të ishte, si për shqiptarët por edhe për të huajt që duan të mësojnë shqip.
 
Nuk besoj se janë shumë fjalë që kualifikohen për të qënë me è por nuk do ishte keq të përdorej. Ndërsa Ë-ja e madhe nuk e di pse e kanë bërë atë rregull dhe përdoret pa pika. (Ndoshta ngaqë bëheshin shumë parrulla në kohën e xhaxhit)

Ndërsa për I-në nuk jam dakort pasi nuk ka nevojë. Vetëm gjuha turke e ka atë lloj shkrimi, dhe e ka sepse i nevojitet ngaqë ka dy lloj i-rash. (İ i) (I ı)
Kam parasysh fjalite qe fillojne me I te madhe dhe l,duket si ll,Ilda psh...
 
Kam parasysh fjalite qe fillojne me I te madhe dhe l,duket si ll,Ilda psh...

Po është e vërtetë. Mbaj mend që kur isha i vogël, nja dy herë emrin Iliri e lexova LLIRI.
Edhe pse qëndron si argument nuk mendoj se përbën një problem shumë serioz.
Zakonisht I-ja e madhe ose është pak më e shkurtër se L-ja Ilir ose ka kokë dhe këmbë Ilir.
Megjithatë në shkrim shtypi varet nga lloji i gërmave që përdoren.

Ilir (Book Antigua)
Ilir (Courier new)
Ilir (Georgia)
Ilir (Tahoma)
Ilir (Times New Roman)
Ilir (Verdana)

Në alfabetin latin nuk ekziston i-ja kapitale me pikë. Madje psh në anglisht mund të kemi një kombinim të tillë.
- How is he?
- Ill.

Pra ideja është që nxënësi apo studenti me kalimin e kohës ka fituar eksperiencë në shkrim dhe lexim.
sepse raste të tilla ka. Sipas fjalorit të shqipes nuk janë as 30 fjalë që fillojnë me il.
ilaçi - Ilaçi, ilegal - Ilegal, ilegalisht - llegalisht, ilik - Ilik
(por me një lloj tjetër stil gërme lexohen më mirë.)
ilaçi - Ilaçi, ilegal - Ilegal, ilegalisht - Ilegalisht, ilik - Ilik,

Këto janë gjithej gjithë fjalët.
ilaçi, ilaritet, ildis, ildisje, ildiset, ilegal, ilegalisht, ilegalitet, ilet, ilir, ilirik, ilirishte, ilnjë, ilqe, ilqishtë, iluminist, iluminizëm, ilik, ilustrim, ilustrohet, ilustroj, ilustruar, ilustrues, iluzion, iluzionist, + ilda

Puna është, se me sa prej këtyre fjalëve mund të fillojë fjalia, që do jenë në fillim që të shkruhen me të madhe...

Nuk besoj se ja vlen barra qiranë që të kemi një i ndryshe e cila, akoma edhe përsa i përket përdorimit në botën e informatikës
do krijonte shumë belara dhe dhimbje koke ashtu siç janë ë-ja dhe ç-ja.
 
Argumenti eshte goxha bindës,por meqë gjuha shqipe është shumë më e pasur,mund t'ja lejonim vetes disa avantazhe ose pse jo dhe korrigjime.për këtë citim mua prsh,m'u desh te shpenzoja shumë më tepër kohë,vetëm sepse pikat mbi "i" ky lloj formati i ka,kurse pikat mbi "e"duan nje histori te formohen.
 
Ndërsa për shkronjën ç mund të kishim patur një version mbase më të lehtë.
Në alfabetin e Shkodrës ç-ja është bashkimi c+h=ch dhe meqënëse nuk ka fjalë në shqip me c dhe h ngjitur nuk ishte problem për ngatërrim.
Psh. Chimi u ngjit në chati (ose chatí).
 
Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top