Fjalet e reja

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
fjale-te-reja.png
Çdo vit në gjuhë të ndryshe futen fjalë të reja. Shpesh herë frymëzimi i këtyre fjalëve është evoluimi në teknologji ose krijimi i diçkaje të re, e cila shpesh herë kërkon që të ketë edhe një fjalë specifike për ta përcaktuar.
Një fjalë e re që u futë në fjalorin e Oksfordit më 2009 ishte fjala unfriend
Shumica prej nesh këtë fjalë e ka ndeshur në rrjetet sociale, dhe faktikisht nga aty e edhe rrënjën kjo fjalë. unfriend ka kuptimin që heq dikë nga lista e shokëve ose e kontakteve.
Tani për sa i përket përkthimit në shqip të fjalës unfriend ne një fjalë të vetme nuk ka. Prandaj le ta diskutojmë se çfarë fjale mendoni se i përshtatet më mirë kësaj fjale.
Disa nga alternativat mund të jenë: zhbëj shok ose heq shok
Mendoni se mund të ketë ndonjë fjalë tjetër më konkrete për të përkthyer në shqip unfriend?
 
Gjuha shqipe dhe gjuha angleze nuk janë paralele por të kithta...:rolleyes:. Në ndryshim me italishten apo greqishten që huamarrja e fjalëve ka vazhdur prej shekujsh ne anglishten nuk kemi lidhje shumë. Që do të thotë se shpesh herë (në fjalët informatike, shkencore apo teknologjike) kur marrim fjalë nga anglishtja, nuk mund ta përkthejmë apo shqipërojmë lehtësisht në shqip. Një tjetër problem është jo vëtëm marrja e fjalës por edhe përdorimi i saj në fjali, pasi nuk mund të kthehen në folje etj. Psh fjala print fillimisht thuhej bëj print, por nuk është problem të themi printoj se në këtë rast funksionon. Por psh fjala save nëse dikush do ta përdorë në shqip nuk mund të krijojë folje me të, por ose do përdorë një fjalë shqip, ruaj, regjistroj, ose do thotë bëj save. I njëjti rast është edhe te kjo unfriend mund të thuhet heq shok.
 
Po kjo është e vërtet. Por mos harro pasi ne nuk kemi një fjalë në shqip për print, dhe rrjedhimisht huazohet dhe lakohet. Kurse për fjalën save kemi në shqip fjalë konkrete, por edhe sinonime. Për këtë arsyeje edhe nuk lakohet. Kurse fjalën unfriend mund ta shpjegojmë, por nuk kemi fjalë konkrete. Mjerisht shqipja është e varfër në krijimin e fjalëve të reja që ta kenë rrënjën nga shqipja.
 
ne nuk kemi një fjalë në shqip për print, dhe rrjedhimisht huazohet dhe lakohet.
nuk është kjo arsyeja, kryesisht varet edhe nga mënyra sesi tingëllon fjala apo nga mbaresa. Në fakt ekziston fjala shtyp në vend të printoj mbase duhet filluar të përdorim atë. Psh fjala lidhje për link në fillim më dukej zëvendësim i vështirë por tani sikur u mësova dhe fillova ta përdor.

fjalën unfriend mund ta shpjegojmë,
Jo çdo përkthim mund të bëhet në mënyrë absolute si në gjuhën fillestare. Pra ndonjëherë përkthimi nuk mund të jetë monolektik (vetëm me një fjalë) por disa fjalë.

Megjithatë për unfriend vetëm me një fjalë mund të themi joshok:slap:
 
Megjithatë për unfriend vetëm me një fjalë mund të themi joshok
Më pëlqen kjo fjalë.
Në fakt ekziston fjala shtyp në vend të printoj mbase duhet filluar të përdorim atë. Psh fjala lidhje për link në fillim më dukej zëvendësim i vështirë por tani sikur u mësova dhe fillova ta përdor.
Mendoj se shtyp mund të jetë një sinonim i fjalës printoj. Pse? Sepse nuk mund të themi printo hundën që të dali gjak, por shtyp hundën që të dali gjak. Ose nuk themi: kam link familjar me atë, por kam lidhje familjare me atë.
Pra, si e kam përmendur edhe lart, kuptimi i një fjale duhet të jetë sa më specifik. Pastaj jemi ne që duhet të biem dakord se cilën fjalë mund të perdorim.
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top