Fjalor alternativ

Exp

Kalorës
Një numër i madh kërkesash nga ana juaj te fjalori greqisht shqip, ishte edhe për çështjen e shkrimit të shkonjave greke me gërma latine, që të lehtësohej leximi shqip... Interesimi dhe kërkesat për bërjen e një gjëje të tillë ishte aq i madh saqë fillova të merrja në konsideratë një nismë të tillë...

Në hapat fillestarë shkrimi me gërma latine i një fjale greke është mëse i domosdoshëm, për të kuptuar sesi lexohen dhe shqiptohen shkonjat greke,
por vetëm kaq, pasi i vetmi qëllim për tu bërë kjo është shpjegues, por jo për të bërë një fjalor të gjithë.

Derisa doli në sipërfaqe ky fjalori këtu, i cili është komplet me gërma latine dhe pasi cilido që di greqisht ka për t'u qorruar krejt nga sytë, u vendos që nuk duhet bërë një gjë e tillë. Nuk duhet bërë pasi kjo gjë jo vetëm nuk ndihmon, por jam mëse i bindur që pengon në mësimin e mëtejshëm të gjuhës. Nëse dikush mund të mësojë rreth një mijë fjalë në greqisht me këtë mënyrë, nuk e ka problem fare të mësojë të lexojë në greqisht.
s-l1600 (2).jpg
 
Rregullimi fundit:

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top