Fjalori i Kostandin Kristoforidhit 1904

Fjalori i gjuhës shqipe nga Konstandin Kristoforidhi 2019-09-17

Për të shkarkuar duhet të replikoni

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
fjalori-i-gjuhës-shqipe-nga-konstandin-kristoforidhi-athine-1904.jpg

Fjalori i Gjuhës Shqipe
nga Konstandin Kristoforidhi
Në Athinë
Shtypur P. D. Sakerariu
1904


Babai i gjuhës shqipe Konstandin Kristoforidi, botoi në Athinë Fjalorin e Gjuhës Shqipe. Është një nga veprat më të mëdha të tij, e cila zgjati 20 vjet.
Është botuar me alfabetin grek, dhe është me të vërtetë një fjalor i mirëfilltë. Ka shumësin e fjalës, shpjegimin gramatikor, shpjegimin kuptimor në greqisht,
shembuj, dhe mbi të gjitha tregon origjinën e fjalës pra në cilin qytet përdoret, psh, nga Gjirokastra, Vlora etj dialektin geg, toskë apo çam, veçori të cilën
nuk e gjejmë në fjalorët që kemi sot....

Një shembull
vazhdë.jpg

vazhdë-a (Berat - Përmet) [fjalë baritore] = η σείρα, η συνέχεια των ιχνών περασμένων προβάτων ή άλλων ζώων.
sërë, vazhdimi i gjurmëve të deleve apo kafshëve të tjera që kanë kaluar.
(μεταφορικώς επί ανθρώπων) γραμμή εξ ιχνών επί του εδάφους
(metaforë për njerëzit) vijë nga shënjat në tokë
i rashë prapa vazhdësë edhe gjeta delenë =
ηκολούθησα την σειράν των ίχνων και εύρον το πρόβατον

Prej kohësh dëshiroja ta sillja edhe këtë fjalor ta kishim këtu për të gjithë ata që dëshirojnë të shohin të gjallë një pjesë të historisë sonë.
E gjetëm dhe erdhi koha ta kemi. Ky fjalor mund t'ju interesojë dhe mësueses së greqishes @Angela AS apo @Dr_Luka .
Është në fakt pak i vështirë në lexim pasi fjalori nuk shoqërohet me alfabetin e krijuar nga Konstandini, më vonë po patëm mundësi mund ta nxjerrim ne.
 

Attachments

  • fjalori-i-gjuhës-shqipe-nga-konstandin-kristoforidhi-athine-1904.pdf
    14.5 MB · Shikuar: 223
Rregullimi fundit:

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top