Fjalor greqisht - arumanisht - shqip nga Teodor Kavalioti

Fjalori i Teodor Kavaliotit (1770) 2019-06-11

Për të shkarkuar duhet të replikoni

Shefi

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Fjalori i Teodor Kavaliotit
Greqisht - Vllahisht - Shqip

Ky është një tjetër fjalor shumë i rëndësishëm i albanologjisë i Teodor Kavaliotit i cili ishte një prift ortodoks nga Voskopoja, gjithashtu mësues, studiues dhe leksikograf dhe më pas bëhet drejtori i Akademisë së Re në Voskopojë. Ky fjalor ka rreth 1200 fjalë, në të janë edhe fjalë në vllahisht pasi Teodori duhet të ketë qenë vllah. Ky libër me emër PROTOPIRIA (ΠΡΩΤΟΠΕΙΡΙΑ) ka dhe mësime fetare përveç fjalorit që fillon në faqen 13, ka numrat, muajt dhe fjalë të urta. Ne këtu për momentin do e publikojmë ashtu siç është skanuar në formatin pdf.

Shembull nga fjalori:
982
gomar
qumësht
dasma
dhëndër
gudulis
ponicë
mace
leh
rrjep
zhvesh
ura
fqinj
qesh
mbush
soj


Nja dy fjalë të urta:
983

Farmak (helm) është gruaja e ligë.

984

I urtë është ai që ka frikë Perëndie.
Të ligjtë nuk duan dijen dhe mësimin.
 
Interesant ky fjalor. Bravo qe e mundesove per shkarkim. Une po sjell edhe disa informacione per Teodor Kavalioti
Informacione per Teodor Kavalioti
Teodor Kavalioti u formua në kolegjin Maruzian të Janinës, nën ndikimin e një personaliteti me famë ballkanike, Eugjen Vulgaris 1716-1806, arbëresh nga Greqia, përkrahës i flaktë i ideve iluministe dhe i pikëpamjeve të reja filozofike të filozofëve të shquar të kohës si, Volterit, Volfit, Lokut e të tjerë. Ai nguliti në nxënësit e tij koncepte filozofike të reja, duke nxitur mendimin liberal, tolerant e kritik. Ngjarje e rëndësishme në jetën kulturore të Voskopojës në fillimet e shekullit XVIII, ishte ngritja e “Akademisë së Re”, në të cilën u përfshinë pedagogë të shquar. Një ndikim të dukshëm në këtë aspekt, pati dhe Patriarku voskopojar i Ohrit, Joasafi, që u përfshi së bashku me një grup intelektualësh voskopojarë për të kontribuar për qytetin e tyre, deri dhe me kontribute ekonomike e financiare në fushën e arsimit. Rektori i parë i kësaj Akademie në vitin 1744, ishte Sevans Leontiadhi, ndërsa Teodor Kavalioti ishte pedagog, edhe pse në moshë shumë të re. Në vitin 1748, kur ishte 30 vjeç, Teodor Kavalioti u bë rektor i Akademisë dhe shumë shpejt u vu në krye të lëvizjes kulturore iluministe në Voskopojë, e në krahinat e tjera të Shqipërisë së mesme e të jugut. Ai, në fillimet e tij, u mbështet dhe nga një personalitet i dëgjuar i Voskopojës në fushën e dijeve, Grigor Voskopojari, i njohur më pas si, Grigori i Durrësit, pasi u bë i shquar dhe në këtë qytet të lashtë bregdetar. Teodor Kavalioti u shqua kryesisht në fushën e dijeve arsimore e kulturore. Veprat e shkruara prej tij ishin kryesisht tekste shkollore si: “Logjika”, shkruar në vitin 1743, “Fizika”, në vitin 1752 dhe ”Metafizika”, në vitin 1767. Ai jepte leksione dhe në filozofi, logjistikë, matematikë, fizikë, e filologji. Kavalioti hodhi bazat racionaliste të një kulture të re, kundër skolastikës mesjetare. Përktheu gjithashtu dhe “Dhiatën e Re” në gjuhën shqipe dhe botoi në Venecia të Italisë në vitin 1770, fjalorin e parë tri-gjuhësh, greqisht – vllahisht – shqip me 1070 fjalë, të cilin e ribotoi dhe në Leipzig të Gjermanisë vite më pas. Teodor Kavalioti u orvat që dhe kishës sonë ortodokse t’i jepte karakter kombëtar, duke dëshiruar të fuste gjuhën shqipe në predikimet fetare. Jeta akademike e tij është e pasqyruar në kodikët e Manastirit të Shën Prodhomit, ndër kishat më të vjetra të Voskopojës në fillimet e shkëlqimit të saj në shekullin XVII. Për prejardhjen e kësaj familjeje të dëgjuar fisnike, në vitin 1808, studiuesi voskopojar Gjergji Roza, shkruan se, “Kavaliotët janë me origjinë nga Gopeshi i Oparit”. Këtë të dhënë e ka marrë nga i biri i dijetarit, Anastas Kavalioti, ato kohë prift dhe mësues në Mishkole të Hungarisë. Këtë të dhënë për prejardhjen nga Opari të Kavaliotëve, e përforcon dhe studiuesi e shkrimtari ynë, Dhimitër Shuteriqi.
 
Fjalori i Teodor Kavaliotit
Greqisht - Vllahisht - Shqip

Ky është një tjetër fjalor shumë i rëndësishëm i albanologjisë i Teodor Kavaliotit i cili ishte një prift ortodoks nga Voskopoja, gjithashtu mësues, studiues dhe leksikograf dhe më pas bëhet drejtori i Akademisë së Re në Voskopojë. Ky fjalor ka rreth 1200 fjalë, në të janë edhe fjalë në vllahisht pasi Teodori duhet të ketë qenë vllah. Ky libër me emër PROTOPIRIA (ΠΡΩΤΟΠΕΙΡΙΑ) ka dhe mësime fetare përveç fjalorit që fillon në faqen 13, ka numrat, muajt dhe fjalë të urta. Ne këtu për momentin do e publikojmë ashtu siç është skanuar në formatin pdf.

Shembull nga fjalori:
View attachment 982gomar
qumësht
dasma
dhëndër
gudulis
ponicë
mace
leh
rrjep
zhvesh
ura
fqinj
qesh
mbush
soj


Nja dy fjalë të urta:
View attachment 983
Farmak (helm) është gruaja e ligë.

View attachment 984
I urtë është ai që ka frikë Perëndie.
Të ligjtë nuk duan dijen dhe mësimin.
Si mund ta shkarkoj kete material?
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top