Flagship ne shqip

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Në gjuhen e sotme shqip po futen shumë fjalë të reja. Dhe nuk është diçka e pazakontë pasi si çdo gjuhë tjetër edhe shqipja duhet të pasurohet me fjalë të reja. Por këtu nuk po flasim për një fjalë të re e dalë nga gjuha shqipe, por për një fjalë angleze.
Është fjala flagship që ka kuptimin e produktit më të shitur. Por meqenëse jemi tek forumi më i madh i fjalorëve shqip dua të bisedojmë pak rreth kësaj fjale. Kuptohet që nuk duam ta ndalojmë, por të kemi një kuptim sa më të mirë të kësaj fjale. Këtë fjalë mund ta ndeshni shpesh bëhet fjalë për telefon te ri. Por përdoret edhe ne vende të tjera.
Tani nëse keni ndonjë ide më tepër rreth fjalës flagship ne shqip ju lutem le ta diskutojmë.
 
Flagship nuk është telefoni më i ri. Flagship është produkti më i suksesshëm dhe më i shitur në një kompani.
Kuptimi i parë i kësaj fjale është për anijen e parë, zakonisht me armatosjen më të mirë, më e shpjeta dhe më e madhja
dhe natyrisht që kishte flamurë (flag) kjo anije që ishte krenaria e një flote. Ky term ka kaluar si metaforë në biznes dhe në industri,
për produktin bazë të një kompanie. Jo çdo term mund të përkthehet. Informatika dhe biznesi tani flasin anglisht
dhe detyrimisht çdo shtet që do të jetë i përditësuar dhe të arrijë Amerikën do mësojë dhe përdorë këto terma.
Nuk është gjithmonë e mundur përkthimi dhe shqipërimi i terminologjisë.
 

Ja dhe disa tema interesante

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top