Folja "pa" midis dukjes dhe zhdukjes

Uriel

Ushtar mjeshtër
Folja “appareo” e latinishtes ka dhene “apparire” ne italisht dhe “appear” ne anglisht, qe do te thote ‘shfaqem’ ose ‘behem i dukshem’ ose thjesht “dukem”. Por a eshte “appareo” thjesht nje bashkim i cfaredoshem tingujsh, qe u krijua rastesisht ne gjuhen latine per te lidhur dualizimin fjale-fenomen. Per tu pergjigjur kesaj, do studjome strukturen e kesaj fjale.
Folja ‘appareo’ ne fakt eshte nje strukture ku rrenja e fjales eshte ‘par’ kurse tingulli parafjale ‘a’ ka funksionin e formatizimit dhe konkretizimit te veprimit si ne fjalen tjeter italiane : abbronzare, ose ne fjalen angleze ‘allocate’, ku fjala ‘locate’ ndjek parafjalen funksionale ‘a’.
Natyrisht diftongu ‘eo’ eshte fundorja e foljes ne veten e pare latinisht dhe ska te beje me kuptimin e vete fjales.
Tani, pjesa “par” eshte ajo qe bart kuptimin e fjales, qe edhe pse mund te duket e cuditshme, per skeptiket dhe ata qe vuajne nga inferioriteti i te voglit, eshte ne fakt pjesorja “par-ë” e foljes “pa”.
Me fjale te thjeshta a(p)par(eo), do te thote : “është parë” ose “shfaqem”, qe ne dialektin geg, behet “asht par” ose “a par”. Folja “asht” e cila ne dialektin geg, shfaqet ne nje forme te folme te shkurter nepermjet tingullit te thjeshte “a”, ne gjuhet e tjera shfaqet si tingull i ngjashem zanoresh. Psh italishtja "e", perdoret per te fjalezuar idene e foljes “asht”, por ashtu sic u permend me siper, a-ja nistore, nuk ka rol vendimtar ne semantiken e fjales “a-p-par-eo”. Folja “appareo”=dukem, apparire ne italisht, ka nje antonim ne kete gjuhe, fjalen: scomparire, ose thjesht sparire=zhdukem. Le te veme ato perballe:
(1)Appareo=dukem
(2)Sparire=zhdukem
Sic lehtesisht e verifikueshme, ndersa a-ja nistore ne foljen aktive (1), sherben per te drejtuar idene drejt fenomenit kryesor te perfaqesuar nga pjesorja par-ë=shikoj, ne antonimin e saj, funksionin e kundert, pra ate negatizues, e luan nistorja ‘s’, duke formuar nje fjale shqipe primitive s’parë=s’dukem~zhdukem, qe per arsye “te panjohura” gjendet ne leksikun e italishtes, ose te themi latinishtes.
Themi “te panjohura”, sepse per gjenerata te tera, jemi vene ne poziten, per te besuar, qe latinishtja ka qene e folmja e nje populli te lashte, por e verteta eshte, qe shpjegimi i mundshem i vetem, i ketij paradoksi, eshte ideja e natyrshme, qe latinishtja, eshte nje gjuhe e kultivuar, qe per me teper, eshte kultivuar mbi gjuhen e folur te nje populli, qe mesa duket ka menduar dhe folur nje shqipe te lashte.
 
Interesante është, por nuk besoj se mjafton. Edhe unë jam i mendimit se ka shumë mundësi që shumë fjalë që mendojmë që ne i kemi huazur nga latinishtja mund të jetë e anasjellta.
Jam dakort me pjesën par e cila ka lidhje, por lind pyetja pse nuk u krijua folja në shqip apar.
Ndërsa në lidhje me këtë
(2)Sparire=zhdukem
Kjo më shum ka lidhje me s'dukem (nuk dukem) dhe nga kjo do ketë lindur folja zhdukem

Megjithatë sipas Vladimir Oriel vjen nga gjuha Indo-Evropiane peh dhe do të thotë:
1. Mbroj
2. Ruaj (delet)

prej kësaj sipas këtyre ka dalë dhe pa/pashë
Përfundimisht nuk qënka nga latinishtja por fjalë rrënjë nga I.E. dhe qënka në shumë gjuhë të tjera.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top