Gjëra që mbase s'i dimë

o @Dr_Luka po hë mo burrë i dheut nga humbe. shiko ça bëhet këtu,
po ce o kot rri gjithë ditën ti mo, rri ti rri se ne Gjirokastër u bë Festa e brumit


Festa e Brumit që u organizua për dy ditë në Gjirokastër risolli në vëmendjen e shefave, amvisave dhe vizitoreve shijet e thjeshta e të munguara të brumit me përbërës bazikë dhe aroma shtëpie.

Petullat, petët, pitet, mumuliga, kulaçi, bobollaqet dhe shume receta të harruara u prezantuan nga shefat e ftuar nga disa rajone të vendit. Organizimit nuk i munguan ritet e kënduara të brumit, enët qindravjeçare të zënies së brumit dhe ceremonitë ku produktet e brumit mbanin peshë qendrore. Matriona Shahini nga Permeti tha se zbulimi i shijeve autentike dhe ruajtja e tyre mbetet një vlerë origjinale e kuzhinës së Jugut.
Ndërsa Armando Kikino që gatoi brombullat e famshme mbi 200 vjeçare të Gjirokastrës thotë se recetën e ka huazuar nga familja.
Edhe ballokumet e Elbasanit u gatuan dhe u poqën tek furra e njohur qindravjeçare e Premtos në pazarin e Gjirokastrës.
Ilir Lluri tha se qëllimi i organizimit është ndërgjegjësimi për këtë traditë të rrallë gatimi me bazë grurin, misrin dhe miellin. Ideja që do ta pasojë organizimin është ajo e çeljes se një dyqani online ku amvisat mund të shesin në kohë rekord prodhimet e brumit brenda ditës.
Festa e Brumit do të vijojë të jetë pjesë e kalendarit të aktiviteteve kulturore edhe për vitin e ardhshëm. Profesionistet e brumit ranë dakord se një listë recetash historike duhen njohur zyrtarish, regjistruar dhe mbrojtur për t’u përcjellë më tej me origjinalitet.
/Top Channel
 

Ja dhe disa tema interesante

Çuçuritje 2023
11,288
1,318
Çuçuritje 2022
5,249
271
Çuçuritje 2021
16,535
688
Çuçuritje 2020
6,552
303
Çuçuritje 2019
5,805
148

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top