Google vs Facebook

Google vs Facebook, i cili është më i keq dhe i mërzitur?
Shiko, faktikisht jane dy gjera te ndryshme. Une mendoj se pa facebook mund te bejme. Madje nuk mund te ndjejme fare mungesen e tij nese mbyllet. Kurse Google, dhe ketu i referohem vetem motorrit te kerkimit, do na i veshtirsonte shume gjerat.
Tani i pergjigjem pyetjes tende. Facebook eshte me i merzitshem per shume arsyeje, nga njoftimet qe nxjerre deri tek detyrimi i instalimeve te aplikacioneve te tjera.
 
Për mendimin tim të dyja, në njërën anë, Google zbulon të dhënat tuaja 24 orë pasi të krijoni një llogari. Dhe përdorni këtë m** harte për t'ju gjetur kudo. Në anën tjetër në Facebook që rrjedhin të dhënat tona, duke bllokuar përmbajtjen në internet jo sepse është e drejtë apo jo, por vetëm për shkak se kam pikëpamje politike. Pra të dyja janë të këqija dhe të mërzitshme.
Të jesh i sinqertë nuk ka fjalë për të thënë atë që ata vërtet janë.
 
. Une mendoj se pa facebook mund te bejme. Madje nuk mund te ndjejme fare mungesen e tij nese mbyllet. Kurse Google, dhe ketu i referohem vetem motorrit te kerkimit, do na i veshtirsonte shume gjerat.

Bën ti dhe unë që e përdorim vetem për sajtin por janë me qindra miliona që nuk bëjnë dot ta të.
Ndërsa guglli është njësh për gjërat që ka arritur dhe sesa shumë ka ndihmuar njerëzit me shërbimet e saj. Facebook është rrjet social vetëm komunikim dhe shpërndarje pa ndonjë vlerë reale prapa saj.

Por tani gjërat kanë ndryshuar, është fiks si nëpër filma, si njëra dhe tjetra kanë pushtet dhe ndikim të paparë në jetën tonë.
Nuk e di nëse e patë atë videon e gugllit që kishte rrjedhur (është një mbledhje që ata e bejnë çdo javë) dhe është me të vërtetë e frikshme pasi ata kanë axhendën e tyre dhe duan të na imponojnë ato që duan dhe të çensurojnë ato që nuk pëlqejnë.

Në një dhjetëvjeçar facebooku besoj ka për të rënë shumë shumë dhe uroj të ketë fatin e myspace. Ndërsa për gugllin nuk e di. Ata në fakt po bashkëpunojnë shumë me Shtetin Kinez, ku janë më të lirë të përgjojnë dhe të shfrytëzojnë më shumë lirinë dhe të dhënat e personave që jetojnë atje. Për momentin këto thuhen si thashetheme por ka shumë gjasa të jetë e vërtetë. Kjo është një temë serioze dhe duhet të flasim më gjerësisht.
Kush është më i keqi.
Googli pasi ka më shumë fuqi, ka
motorrin e kërkimit, ku vendos cili lajm, informacion etj do dalë i pari, ato që nuk i do i nxjerr në faqen e 50-të, ka youtubin, ka chrome, por mbi të gjitha ka androidin!!!
 
Kot nuk thonë zë në gojë qenin bëj gati shkopin. fiks pas këtij muhabeti videoja e parë që doli në youtube është pikërisht për Sistemin e Pikëve të Kreditit Social, që po fillon të instalohet në Kinë. Fiks për këtë çështje vite më parë është folur në një miniserial britanik BLACK MIRROR. (do hapur dhe ndonjë temë për serialet) dhe është vërtetë shumë shqetësuese sikur 10% të tyre të realizohen në realitet, por mesa duket gjërat atë drejtim ka marrë.
 

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top