Informacione rreth Avicenas

Dr. Luka

Ushtar i lartë
Anëtarë stafi
Avicena mund të themi që ishte një nga personat që ka ndryshuar historinë. Nëse ndiqni një shkollë për mjeksi, sigurisht që keni dëgjuar për Avicena. Por kush ishte Avicena dhe çfarë e ka bërë kaq të njohur atë? Në këtë artikull do ju tregojmë disa informacione për Avicenën.

Avicena, emri i tij është Ibn-Sina por në botën perëndimore ai njihet si Avicena. Avicena ka jetuar 890 – 10347 e.s. Avicena ishte një filozof dhe mjek i zoti. Avicena shkroi dhjetëra libra mbi një sërë temash, duke filluar nga etika e logjika e deri te mjekësia e metafizika. Përmbledhja e tij madhështore, Traktati i mjekësisë, bazohej te njohuritë mjekësore të disponueshme në atë kohë, përfshirë idetë e mendimtarëve të shquar grekë, Galenit dhe Aristotelit. Traktati mbeti teksti mjekësor bazë për rreth 400 vjet.

Vicena ishte me origjinë nga qyteti i Buharës, në Uzbekistanin e sotëm. Ai u bë një nga mjekët, filozofët, astronomët dhe matematikanët e mëdhenj të shekullit të 11-të. Avicena shkroi një enciklopedi, Traktati i mjekësisë (ose Kanuni i mjekësisë), që përfshinte krejt dijet mjekësore të gjeratëhershme.

Në Traktat, ai thoshte se tuberkulozi është ngjitës, se sëmundjet mund të përhapen nëpërmjet ujit e dheut, se ndjenjat ndikojnë te mirëqenia fizike dhe se nervat transmetojnë si dhembjen, edhe impulset për tkurrjen e muskujve. Avicena përshkroi në Traktat rreth 760 preparate farmaceutike—vetitë, veprimin dhe përdorimin e tyre—dhe parashtroi parimet se si të provoheshin barnat e reja. Si e referuam ky tekst u përkthye në latinisht dhe u përdor për qindra vjet në fakultetet e mjekësisë në Evropë.

Avicena mbas vdekjes së babait të tij udhëtoi për në Xhurxhan ky aty ai takoi bashkëkohësin e njohur të tij Ebu Reihan el- Beiruni. Më vonë ai shkoi në Raj dhe më pas në Hamad, ku ai shkruajti librin e tij të famshëm "El-Kanun fi el-Tibb". Aty, ai kuroi mbretin e Hamadanit, Shems el-Deulah, për dhimbjet e barkut. Nga Hamadan ai kaloi në Isfahan (Irani i sotëm), ku aty përfundoi shkrimet e tij të shumta të shquara. Megjithatë , ai vazhdoi udhëtimin ku lodhja mentale dhe trazirat politike dëmtuan shëndetin e tij. Përfundimisht, ai u kthye në Hamadan ku edhe vdiq në vitin 1037.
 
Rregullimi fundit:

Kjo temë po shikohet nga (Gjithësej: 1, Anëtarë: 0, Vizitorë: 1)

Back
Top